29/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 dhjetor 1994

Asnjë shkelje nga ana e ministrit republikan

Ish-ministri Transportit, z. Fatos Bitincka, u thirr më 27 dhjetor në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve. Si shpërdorim detyre konsiderohet fakti që ministri ka anulluar vendimin e Telekomit për tenderin në favor të një firme të huaj kundrejt një firme tjetër. Shifrat flasin qartë në favor të vendimit të ministrit, i cili në gjykimin e çështjes është bazuar në raportin e komisionit prej pesë vetësh të ngritur nga Ministria me në krye zv. ministrin. Si shpërdorim detyre interpretohet edhe ajo se jo ministrit për të vendosur ndryshimin. Në bazë të ligjit dhe interpretimeve me dokumente zyrtare që i ka bërë çështjes Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet të tjera, është në kompetencë të plotë të ministrit të qartësojë dhe vendosë për konkurrencën e vetë favorshme. Pra, në rastin e dhenë s’ka asnjë shkelje e shpërdorim detyre nga ana e ministrit. Edhe me euditshme është akuza e dytë për “falsifikim dokumentesh”. Bëhet fjalë për vendimin e kësaj mare Këshilli i Ministrave lidhur me këtë çështje. Vendimi është nënshkruar nga vetë Kryeministri, bazuar në diskutimin e regjistruar gjatë mbledhjes së Qeverisë. Ndërhyrja e ministrit Bitincka, që vendimi të përgatitet saktësisht sipas konkluzioneve të mbledhjes, ku rreshtin s’mund të interpretohet si “falsifikim”, aq më tepër sepse nuk është ai që ka nënshkruar vendimin. Me kaq mund të përmblidhet tema e thirrjes së parë në Prokurorinë e Tiranës e ish-ministrit Bitincka. Për zhvillimet e mëtejshme do të informojmë lexuesit tanë.

Kukësi buzë shpartërrimit

Maj 1991 apo dhjetor 1994? Kërkohet dorëheqja e Qeverisë Meksi Po bëhet gati një muaj që greva e Kukësit po vazhdon pa ndërprerje dhe, sipas të dhënave të fundit, ngjarjet po shkojnë drejt përkeqësimit. Më 27 dhjetor 1994, rreth orës 21.15 deri 22.30 grevistët, të përkrahur dhe nga mijëra banorë të qytetit dhe fshatrave përreth, janë përleshur me forcat speciale që kanë sulmuar godinën ku janë ngujuar grevistët, pa paralajmëruar. Sipas kryetarit të grevës, z. Trota, forcat speciale përdorën pushkë automatike si dhe lëndë djegëse. Nga ana e grevistëve janë tre të plagosur me lëndë djegëse, ndërsa nga forcat speciale një numër i madh por ende i paditur. Sipas shefit të policisë, e gjithë ngjarja është filmuar nga një qytetar gjerman i cili ndodhet aty me mision humanitar. Sipas për të t’u theksuar qëndrimi i prefektit të rrethit, organizimeve të pushtetit lokal si dhe partive politike të rrethit, të cilat i quajtën të treja kërkesat e grevistëve dhe dolën në një deklaratë të përbashkët për plotësimin e këtyre kërkesave. Sipas zotit Trota, kryetar i grevës, me iniciativën e shatarëve të rrethit, sot në orën 11.00 do të mbahet një tubim solidariteti me grevistët si dhe me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Meksi dhe qeverisë së tij. Zoti Trota tha dhe deklaroi për korrespondentin tonë, ku theksoi se “në qoftë se Qeveria nuk jep dorëheqjen deri në datën dhe orën e caktuar, ne nuk mbajmë përgjegjësi për incidentet që mund të ndodhin, pasi kemi shtatë muaj që mashtroni nga Qeveria e Aleksit”. Lajmë alarmante vijnë nga greva e urisë së Kukësit. Lajme si nga fundi i botës apo më afër nga Azia, për përleshjen e policisë me qytetarët. Për të lënduar, të plagosur, të djegur... Lajme që akuzojnë qeverinë në rradhë të parë, pastaj të gjithë. Akuzojnë për indiferencë një grevë që po zgjate gati një muaj. Për grevën që u tentua të shuhet me forcë pa sukses (përsëri). Lajme që sjellin mesazhe se qytetarët e indinjuar nga indiferenca nuk kanë më besim te qeveria. Pa marrë parasysh se sa në këto akuza bëhen të vërteta e sa halli i pamohueshëm i këtyre njerëzve, një dialog i sinqertë mund të zgjidhte shumë punë. Edhe nëse kërkesat e tyre është e pamundur të përmbushen. Akuza kundër qeverisë për përgjegjësitë rëndojnë më shumë se ato për indiferencë, me shumë se forcat speciale të dërguara për të shpërndarë grevën e “paligjshme”. Këta malësorë kërkojnë me pak ... mrekullim... të sinqertë!

Paradosk demokracie Ish i persekutuari ndihmës-gjyqtari i persekutorit

Edhe pse e kish burgosur para moshës 14 vjeç, ish i persekutuari politik Artur Kici, nga rrethi i Lushnjës, sot ai gjykon me një trup gjykues me Sotira Nakon, e cila vazhdon të mbajë postin e një gjykatëses, post në të cilin kishte dënuar në vitin 1976 Arturin për agjitacion e propagandë, pasi kish shkruar në muret e qytetit të Lushnjës “Rroftë Amerika!”

Asistencë për Administratën Publike

Në kuadrin e programit PHARE për vitin 1994, Komisioni Evropian ka miratuar programin për Mbështetjen e Administratës Publike, me një fond prej 1.2 milionë ECU. Ky program synon të mbështesë nëpërmjet një asistence teknike të vazhdueshme dhe të specializuar, Grupin Permanent të ngarkuar me Reformën Administrative të japë mjetet për forcimin e Administratës së Kryeministrit, duke krijuar për këtë një rrjet informativ dhe administrativ dhe një Qendër Dokumentacioni, të kontribuojë në adaptimin e ministrive dhe Agjencive Qeveritare me mënyrat e drejtimit modern në kohët e ekonomisë së tregut si dhe të ndihmojë në forcimin e mjeteve dhe kapaciteteve të pushtetit lokal në aktivitetin e tyre. Ky program do të vihet në zbatim nga Kompania TDI e cila fton tenderin e quajtur për këtë qëllim në gjuhë të këtij viti.

Një ditë terri informativ për nder të 65-vjetorit të zymtësisë informative

Dje Agjencia Telegrafike Shqiptare kremtoi 65-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor u festua me një solemnitet të rastit. Përveç përurimit të sistemit të ri të kompjuterit të përpunimit të lajmeve u organizua edhe një koktej i pasur. Margaritari më i madh i këtij përvjetori ishte ... ATSH. Këtë ditë nuk u përgjigjën telefonat për të transmetoi asnjë lajm. Pra, dje kur do të ishte normale që në shenjë të këtij përvjetori ATSH të distribuonte informacion me vëllim të dy-tre fishuar, ajo bëri pushim. Sipas kësaj logjike, lufta në Bosnjë e Ceceni kishte marrë ditë pushimi së bashku me “ATSH”-në. Edhe presidenti Berisha nuk do të duhej të bënte konferencë shtypi këtë ditë etj. etj. Çka i shtojmë kësaj? ATSH me (mos)punën e vet 65 vjeçare bëri që opinioni shqiptar të jetë tejët i painformuar për atë që ndodhi në botë. Edhe sot e kësaj dite sipas informacioneve të ATSH, nuk dihet se kush me kë lufton në Bosnje, ngase ngatërronen emrat e palëve në konflikt. Nuk dihet kryeministri i Turqisë quhet Ciler apo Ciller. Se a është Cecenia Ceceni apo Cecenë. A quhet Jelcin Jelcin apo Jelcin. ATSH-ja sot zyrtësinë e saj informative 65 vjeçare e shënoi me ditë terri informativ, me një ditë mos pune totale. Simbolikë e qullur!

Nga kronikat

E çmendura N e kryeqytetit, kishte marrë një lopatë dhe një kazmë dhe kishte dalë në kodrat pranë liqenit dhe po haptë një gropë. “-Ç’po bën kështu? - pyeti një nga kurreshtarët që menjëherë u mbodhën rreth saj. -Po bëj themelët e Universitetit të ri shqiptar, tha e çmendura N duke hedhur kazmën në këmbë, - ky universitet do të edukojë kokat më të çmendura të kombit këndej e andej kufirit. Ky universitet do të mbështetet në traditat me të ndritshme të emancipimit shqiptar pa marrë para asnjë bindjet politike, fetare, racore, sportive etj. -Ky Universitet do të pranojë edhe studentë të huaj. Do të vijë të mësojnë, burri më të spikatur nga gjithë bota dhe diaspora. Të marrin mendje nga ne. Aty do të kemi edhe iniciativa për aty më të rëndësishme strategjike së neutralitetit dhe dinamizmit. Zhvlera dhe India do t’i dërgojnë politikanët e tyre në kurse verore në këtë univer. -Kurs special do të jetë respektimi i të drejtave të minoritetit. Në këtë pikë nuk do të kemi konkurrencë në botë. Këtu do të na lakmojë gjithë bota. -Ku e të skatuin e universitetit tënd? - pyeti një pensionist socialist që kishte dalë për ajër të freskët. -Statutin e kam të gatshëm, - tha e çmendura N, - Karta e Helsinkit do të jetë statuti i këtij universiteti. Po pra vetëm edhe ca muaj sa të heq Evropa dorë nga ai. Kam adoptuar edhe kodin moral të sjelljes së studentëve dhe pedagogëve në universitet. Ky do të jetë Karta Universale e të Drejtave të Njeriut. Pasi hoqi edhe disa lopata dhe e çmendura u largait hodhi lopatën larg në pyll dhe iku duke bërtitur: -Ku e dall Universiteti kuah e do këtë vend per kioske? E ahs lerë, nuk e kite universiteti për te menduar.

Konferencë shtypi e presidentit Berisha “94-ta me vështirësi dhe arritje serioze”

Me këtë fjalë filloi presidenti Berisha përgjigjen në pyetjen e parë të konferencës së tij për shtyp në fundin e këtij viti. Në sukseset e qeverisë presidenti berisha rradhiti: rritjen e rolit të Shqipërisë në planin ndërkombëtar, konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e ekonomisë së tregut, integrimin politik si kurrëherë më parë me shtete si Gjermania, SHBA, sidomos në fushën e mbrojtjes, aprovimi i rezolutës mbi Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në lidhje me investimet e huaja plan më të cilin Shqipëria nuk mund të krenohët se ka arritur atë që është pritur, presidenti identi si faktor kryesor për mosardhjen e investitorëve të huaj përmendi mungesën e infrastrukturës. Duke mos lënë asnjë shans të teknologjinë e vjetruar dhe afatshkurtër të sistemit e legjislacionit etj. Në objektivat e qeverisë brenda ’95-shit presidenti Berisha shprehu bindjen se prurorit duhet të kishin privatizimi i mëtejshëm sa më i madh, ndarja e letrave me vlerë, zbatim me rigoroz i ligjeve, stimulimi i iniciativës së lirë duke i dhënë hapësirë më të madhe individit dhe toka e fermave bujqësore t’u ndahet fshatarëve në mënyrë që të shtohet interesi i tyre për prodhimin me të madh. Në lidhje me statusin e TVSH, presidenti shprehu opinionin se ai duhet të fitojë një status publik dhe të mos jetë në vartësi të asnjë organizatori. Prona private duhet (vijon në faqen 2)

Deklaratë

Me hidërim dhe indinjatë të thellë mëshuam lajmin se policia maqedonase ka arrestuar në mënyrë krejt të pajustifikueshme një numër deputetësh të Parlamentit të Kosovës, që ka marrëdhënie e madhe se ka shpallur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më tepër policia maqedonase ka kryer aktin e shëmtuar që këta deputetë të strehuar në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për shkak të persekutimit të Serbisë, ia ka dorëzuar policisë serbe. Policia maqedonase ka bastisur zyrat e Universitetit Shqiptar të Tetovës për të penguar regjistrimin e studentëve shqiptarë. Këto veprime dëshmojnë se autoritetet maqedonase e kanë shkelur me paramendim politikën e dhunimit të të drejtave të shqiptarëve, gjë që shkon haptas ndesh me parimet dhe normat ndërkombëtare dhe ato të KSBE-së. Qëndrime të tilla konjcionojmë me shkallëzimin e politikës së dhunës së Serbisë kundër popullit të Kosovës. Në i denoncojmë para opinionit publik këto akte antishqiptare dhe kërkojmë që autoritetet maqedonase t’u japin menjëherë fund atyre. KRYESIA E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË FORUMI I INTELEKTUALËVE TË PAVARUR TË SHQIPËRISË 28.12.1994

GAZETA REPUBLIKA GJITHË LEXUESVE TË SAJ U URON GEZUAR VITIN E RI 1995!