12/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 janar 1995

Letrat me vlerë nuk janë punë kabinetesh

Më 9 dhjetor u mbajt në Presidencë një takim me katër nga partitë që përfaqësoheshin në Parlament. Kërkohej një mendim se kush do të përfitonte nga ndarja e pasurisë kombëtare nëpërmjet letrave me vlerë dhe si. Në pamje të jashtme, kjo mund të quhej një gjë e mirë. Konsultimi është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve të mëdha. Por mbrapa fshihet diçka që nuk shkon. Nuk ishin thirrur në konsultë gjithë partitë që përfaqësojnë sot opinionin shqiptar dhe nuk u ftua për diskutim ndonjë lloj materiali, që do të shërbente si pikënisje për diskutim. Kërkohej vetëm një mendim i përgjithshëm, në një tavolinë në ngushtuar së tepërmi, për disa parime të rrumbullakuara. Meqë në komunikimin e Televizionit mbi këtë çështje kishte disa pasaktësi, jam i detyruar të sqaroj parashtresat e Partisë Republikane në këtë konsultë: - Ndarja e pasurisë kombëtare u intereson gjithë shqiptarëve, prandaj konsultat duhej të zgjerohesh prej partive e tjera që kanë deputetë në Parlament, me partitë jashtëparlamentare që morën pjesë në zgjedhjet lokale, si Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit etj., dhe me shoqatat që përfaqësojnë shtresat e gjera të lidhura drejtpërdrejt me problemin e vendeve të paraprara në privatizim në gjysmën e botës. Nuk u kuptoj përse kemi kërkuar përvojë në Meksikë, Argjentinë e Malajzi, në vende që s'kanë pasur kurrë ekonomi komuniste, megjithatë le të ekspozojë Qeveria përfundimet që ka arritur. - Të sqaroh et në do të konsiderohen të mirënqena letrat, si Shoqata e Ish-të Përndjekurve dhe Shoqata Pronës me Drejtësi. - Qeveria ka punuar dy vjet me institute të posaçme për këtë çështje dhe duhet të parashtrojë projektin e vet, si bazë për diskutim. Thuhet se Qeveria ka studiuar përvojën e privatizimit e bëketo. Këto qendra të korruptuara janë pritur hapur, nën titullin “objekte të veçanta”, do gjejnë paraqitje një vlerë të përgjithshme. Nëse këto shtete konsiderohen të miraqena, çfarë mbetet në fundin e pa-

E Djathta bashkë me të persekutuarit, do ta thyejë të majtën

Intervistë me Kurt Kolën, kryetari i Shoqatës së ish-të persekutuarve dhe ish-të përndjekurve politikë Kryesia mori mandatin për të vazhduar bisedimet me forcat e djathta që janë Balli, Legaliteti, PR, Demokrastiania e ndonjë tjetër që do të bashkohet me këtë front antikomunist dhe që në zgjedhjet e ardhshme mund të vijë në pushtet Lexoni në faqen 3

Çështja kombëtare ka qenë në plan të parë

Partia Republikane Shqiptare në 4-vjetorin e krijimit të saj Me z. Fatmir Mediu, nënkryetari i PRSH - Ç'hapësirë ka zënë dhe cili është kontributi i PRSH në spektrin politik shqiptar gjatë këtyre viteve të ekzistencës së saj? - Të mendosh që katër vjet kaluan shpejt, domethënë të ndjesh preokupacionin se cili ka qenë roli i PR në këto vite. Është i pamohueshëm pozicioni permanent që ka pasur PR në politikën shqiptare, i cili ka filluar me një luftë pa kompromis në pushtetin e atëhershëm komunist, mendmentalitetin sokol-komunist dhe, nga ana tjetër me prirjen për bashkëpunim dhe bashkëren-dimin e forcave demokratike për të realizuar fitoren e 22 Marsit. Pas arritjes në pushtet të forcave demokratike, PR themeloi veprimtarinë e saj si një opozencë konstruktive me Qeverinë, e bindur në idenë e saj se iniciativa e lirë dhe prona private janë baza për zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Mbrojtja e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut, zbatimi i vullnetit të shumicës dhe respektimi i minorancës kanë qenë për ne bazën për një zhvillim normal të demokracisë në Shqipëri. Për vetë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, çështja kombëtare ka qenë në plan të parë dhe kërkesa e vazhdueshme për bashkimin e një politike të përbashkët kombëtare. Kjo do të bënte që diplomacia shqiptare të kishte një qëndrim unik për çështjen e shqiptarëve me tendencë për bashkim kombëtar. Me këtë ne dëshirojmë dhe trajtimin e tyre të vazhdueshëm, dua të theksoj rolin e PRSH për çështjet më preokupuese të vendit. Ide të tona si partitë konservatore, qendra-mi mbi pronën, kthimi i pronës ish-pronarëve, përmirësimi i raporteve shtet-individ ne favor të individit, zhvillimi i mendimit politik duke u nisur nga koncepti i lirisë dhe jo i barazisë, kërkëria e përhershme dhe këmbëngulëse e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, sidomos në grevat e tyre të urisë, e përkushtuan Partinë Republikane në një Parti me identitet të qartë në spektrin politik shqiptar. E Djathta është një forcë me ide të qarta të perspektivës, e cila kërkon bashkim dhe bashkëpunim për ta ndërtuar kështu elektoratin që të shkohet drejt një rritjeje të ekonomisë. Kjo politikë dhe qëndrimet e PR kanë bërë që në aspektin organizativ të jemi të shtrirë në të gjithë rrethet e Shqipërisë, të përgatitur për fushatën e ardhshme elektorale me bindjen që PR të ketë një pushtet politik bindës. - Së bashku me fundin e vitit 1994, PR mbuloi përfundimisht kapitullin e koalicionit qeveritar. Cilat ishin shkëputjet që çuan në prishjen e këtij koalicioni? - Në Kongresin e Dyte të PRSH, u mor në analizë të gjitha të thelluar i gjithë aktiviteti politik i përbashkët midis PR dhe PD, i cili kishte arritur kulmin me 22 Mars 1992. Diversiteti i mëtejshëm i mendimit politik, zhvillimi ekonomik i vendit si dhe demokracisë krijuan ndarje.

Njoftim i zëdhënësit të PRSH

Zëdhënësi i PRSH njofton se më 10 janar 1995, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit Popullor, u zhvillua Tryeza e Rumbullakët e Partive Politike Parlamentare për Projekt-kushtetutën. Në këtë takim, ku merrnin pjesë përfaqësues të PS, PSD, PR, PAD dhe PDNJ u ra dakord që të krijohet një grup teknik pune i cili do të bashkëpunojë me projektuesit qeveritarë u paracaktuan në Referendumin e Nëntorit dhe në Projektin e përmirësuar të Janarit 1993. Zëdhënësi i PR njofton se në këtë takim nuk mori pjesë Z. A. Bri Godo. Z. Fatmir Mediu, i cili drejtonte përfaqësimin republikan, kërkoi që të zgjerohet baza politike e Tryezës së Rumbullakët me pjesëmarrjen e partive politike si Balli, Legaliteti e partu të tjera, që janë të përfaqësuara në pushtetin lokal. U ra akord që çdo kapitull i projektit që do të hartohet nga grupi i punës, t'u paraqitet edhe këtyre partive për të bërë vërejtjet përkatëse, të cilat do të merren parasysh. Gjithashtu, për përfaqësuesit republikanë do të ishte e rëndësishme pjesëmarrja e përfaqësuesve të PD dhe PDNJ. Zëdhënësi i PRSH thekson se Partia Republikane do të përmbahet rigorozisht qëndrimit të saj të vazhdueshëm që në Projektkushtetutë të pasqyrohen saktë të gjitha çështjet kryesore. 1. Aspirata e popullit shqiptar zgjedhjen e çështjes kombëtare. 2. E drejta e ligjshme për pronën. 3. Ndarja dhe balancimi i plotë i pushteteve si garantues i një Republike të mirëfilltë Parlamentare. Zëdhënësi i PRSH

Së shpejti para deputetëve Kodi i ri Penal

Mbledhjen e tij të parë për vitin 1995 Komisioni i përhershëm parlamentar i Ligjeve ia kushtoi zhvillimit të diskutimeve rreth Projektkodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili do të fillojë të shqyrtohet së shpejti në seancë plenare të Kuvendit Popullor. Ashtu siç pohói për ATSH-ën zoti Halil Shamata, kryetari i këtij Komisioni, diskutimet u përqëndruan në analizën e pjesës së posaçme të këtij Kodi të ri Penal. Struktura e kësaj pjese është e ndryshme nga ajo e Kodit ekzistues. Në fillim janë vendosur veprat që kanë të bëjnë me të Drejtat dhe Liritë Themelore të njeriut, e më pas krimet kundër pronës në ekonomi, krimet kundër pasurisë e rendit kushtetues, krimet kundër autoritetit të shtetit, kundër drejtësisë etj. Si model është marrë më tepër Kodi Penal i Francës, sigurisht duke bërë modifikimet e nevojshme për të përshtatur më tepër figurat e këtyre veprave penale në kushtet specifike të vendit tonë. ATSH

Kosova edhe më tutje pa prezencën ndërkombëtare

Frank Svalen i zhgënjyer nga bisedimet në Beograd Pas bisedimeve me presidentin serb, Slobodan Millosheviç, kryetari i Asamblesë së OSBE-së, Frank Svalen u deklaroi gazetarëve se “me presidentin serb dhe ministrin e jashtëm jugosllav kemi biseduar për mundësitë e kthimit të misioneve të OSBE-së në Kosovë”. Svanxh ak dhe Vojvodinë. Mirëpo, me vjen keq se udhëheqësit të hem se jemi plotësisht të zhgënjyer me këtë bisedime, sepse nuk kemi arritur asgjë. Ne konsiderojmë se misionet e OSBE-së mund të kontribuojnë për pengimin e shpërthimit të konflikteve eventuale në këto territore”, tha Svalen. - njofton gazeta “Bujku” e Prishtinës. Ndërkaq, po sipas kësaj gazete, Vili Vimer, nënkryetar i Asamblesë, së OSBE-së tha se Kosova duhet të gëzojë një shkallë të lartë të autonomisë me respektimin e kufijve ndërkombëtarë dhe integritetit territorial të vendit. ATSH

Eksodi i kosovarëve vazhdon me intensitet

Pas zbujtjes së sanksioneve në komunikacionin ndërkombëtar-mbëtar ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, u rihap linja detare Tivar-Bar, që lidh Malin Zi me Italinë. Në këtë drejtim janë njënjëra kundër disa herë në javë e udhëtarët që e frekuentojnë me shumë janë kosovarët, të cilët nisen prej këtij, për të kërkuar punë dhe strehim në shtetet e Evropës Perëndimore dhe më gjerë. Është ky një eksod i vërtetë dhe i dhimbshëm i cili po vazhdon pa ndërprerje. Këtu fillon odiseja e tyre për të mbërritur në vendin e caktuar. Janë qindra dhe mijëra të rinj dhe familje të tëra nga viset e ndryshme të Kosovës, të cilët udhëtojnë për në Itali. Për këtë shtet akoma nuk nevojitet viza hyrëse. Prej andej nëpër rrugë të njohura e të panjohura për ta shpërndahen në vende të ndryshme të Evropës, ose në Amerikë. Është kjo një rrugë e lodhshme, plot përpjejci dhe mundime e cila po vazhdon pa reshtur. Po t'i referohemi statistikave do të shohim, se duke filluar nga fundi i tetorit e deri tani, në të dy drejtimet kanë udhëtuar mbi 25 mijë vetë, midis të cilëve mbi 80% janë kosovarë. Ata janë pasagjerët më të shpeshtë nëpër agjencitë turistike dhe në portin e Tivarit. Skenat janë me të vërtetë engjëse. Secili rrëfim i tyre përbën një tragjedi më vete, por çdo njeri endërron për një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Por lind pyetja: A është kjo rrugëdalja më e përshtatshme? BBC

Greqia nuk merr parasysh propozimin e presidentit Klinton

Zëdhënësi i qeverisë greke, Evangelos Venizelos, tha se në deklaratën e presidentit amerikan nuk kishte ndonjë gjë të re dhe mbr ojtë qëndrimin e vendit të tij në marrëdhëniet e tensionuara me Tiranën. Zëdhënësi theksoi se qeveria e tij ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe shtoi se Athina pret që Tirana të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet së pari të tregojë respekt për të drejtat njerëzore të minoritetit grek në Shqipëri dhe të lirojë nga burgut vëllin e ... të dënuar. Presidenti Klinton e bëri thirrjen e tij në intervistë që ai dha të dielën gazetës greke “Kathimerini”. Ai kërkonte gjithashtu që Athina të mos tregonte e ngurtë. Ndërkaq, presidenti amerikan, Bill Klinton, Sal Berisha, i mirëpriti fjalët e presidentit amerikan. Udhëheqës shqiptarët i kërkojnë qeverisë greke të japë përgjigje në marrëdhëniet e rënda bashkëpunimi me Greqinë. ATSH

Mungesë gatishmërie për lëshime

Pas turneut të Nëndimsekretarit amerikan të Shtetit, Hollbruk Turneu i shpejtë i zotit Hollbruk në pesë vendet më shumë të përfshira në konfliktin në Evropën Juglindore dukej se ishte bërë për të informuar me palët në konflikt dhe për të informuar administratën amerikane të Shtetit përpara takimit të nesërmen me Kontakti që do të mbahet në Paris. Për me tepër ai diskutoi iniciativa dy palëshe amerikane veçanërisht me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Tirana dhe Shkupi po kërkonin lidhur me marrëveshjet e investimit me Amerikën, që kanë të bëjnë me programet e tyre të privatizimit. Maqedonia dëshironte gjithashtu t'i forcojë më tej lidhjet ushtarake me Uashingtonin. SHBA ka dhënë sigurinë e personelit për veprimet e kufirit të verës. Ai u shpreh nga të pakën në një bazë të NATO-s nga Greqia ose Turqia e deklaroi në vendin e ri. Maqedonia kërkon që e tërheqë luftën me Amerikën për ushtrinë e saj. Amerika duket se interesuar për të përkrahur Maqedoninë për ruajtjen e stabilitetit dhe rregullit etj. Z. Hollbruk shpresonte të konfirmonte rifillimin e bisedimeve ndërshtetërore në mes fronteve të këtij rajoni. Në të përfshihen çështjet që konfliktit si ajo e Qipros dhe negociatat për të frytshme midis Greqisë dhe fqinjëve të saj veriore Shqipërisë dhe Maqedonisë. Por, megjithatë mesazhi që ai mori në shumë vende ishte se palët nuk ishin të gatshme të bënin lëshime të rëndësishme. Diten e shtunë presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i tha z. Hollbruk se mosmarrëveshja me Greqinë lidhur me statusin e grekëve në Shqipëri dhe çështjen e emigrantëve shqiptare në Greqi duhet të zgjidhet pa marrëveshje greke. Mëgjithatë kryeministri grek, Papandreu, i hëdh i pohoi njoftimet duke ripërsëritur qëndrimin e tij të njohur. Turneu i z. Hollbruk kërcënoi me botimin e një intervistë të presidentit Klinton në gazetën e rëndësishme greke “Kathimerini”. Me anë të saj ai e nxiti Athinën të jetë më shumë elastike në qëndrimin saj ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe të parandalojë përpjekjet e saj për përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve me OSBE dhe me Bashkimin Evropian. Ai i bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë të çelin dialogun dypalësh për shpërndarjen e tensionit në detin Egje dhe për çështjen e Qipros. Ai tha se këto do të anënterë herëshme të NATO-s. Javën e kaluar gazeta “Nova Makedonija” njoftoi se bisedimet e fshehta kanë filluar tashmë me Athinën. Megjithatë, të dy vendet janë në favor të zhvillimit të bisedimeve të tilla, pasi në këtë mënyrë ata mund të evitojnë kundërpërgjigjet prej nacionalistëve militantë. STEPHEN ASHLEY, BBC

Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar se: Më 20 Janar, ora 10.00, te Muzeu Kombëtar, mbahet Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Republikane Shqiptare.

Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar se: Më 20 Janar, ora 10.00, te Muzeu Kombëtar, mbahet Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Republikane Shqiptare.

Nga kronikat

“…Në procesin e privatizimit është harruar një gjë që u futën në andrrand. Kushtetuta!” Në vend të fletëvotimeve të ndarë letra me vlerë. Cdo letër me vlerë të vlejë 5 lekë. Dhe këto do të jenë më të vlefëta letra me vlerë. Këto nuk do të shiten me 65% të vlerës apo 50%. Ato e kanë si kujtimin ku këto 3 250,26% dhe ndoshta edhe më shumë. Në një zonë të ngusht mund të arrinë edhe shumë rekorde. Bile ndoshta edhe vlerën e një vezë. Të shohim pastaj ata që janë kundër letrave me vlerë. Ata të gjathët që duan pronat e këto letra! I pyus unë ata: a doni kushte, apo letra me vlerë në vend të asaj? A doni një copë letër pa vlerë, apo një copë letër me 13552,26% të vlerës reale? Edhe titujt e lartë duhen bërë me letra me vlerë. Jo profesor apo doktor se këta nuk vlejnë më. Por p.sh, nëse doni t'u bëni interes hirësi. Duhet shpërndare letra me vlerë edhe për këto punë. Pse të kemi detyra në risi? Vejahu kanë para dhe do të investonin me dëshirë në këtë biznes që fëmijpëru. Të jesh i mirë mund të bëhën biznes të mirë me favor të dy vendeve dhe në dukë të suksesshëm për korrupsion. Bile edhe mund të thuash që je i përkohshëm, s'ka të bëjë po qe se ke paguar paratë e letrave me vlerë. Prona është e shenjtë sa edhe shenjtëria juaj. Privatizimi duhet të shkojë vetëm nga kushtetuta e vet, jo poshtë. Ç'u mor vesh të privatizohen letrat, nëder-marrje. Beton dhe tulla! Kush i do ato! P.sh. mund të privatizo- hen postet e larta), me letra me vlerë, natyrisht. Vlera e letrave për një post nuk duhet të caktohet sipas renditjet në sa matën të korrupsionit që mund të japë ajo karikik. Vlera duhet të caktohet sipas masatares së burgut që kanë marrë prarardhësit në atë post. Nëse ndonjëri e ka paguar me kokë, atëherë i shtohen dy mandate sipas posti përkatës. Nëse një post vite burg, atëherë mund të merrën paraqasyh edhe sh...