Në të gjitha “gjyqet” që po i bëhen korrupsionit, prej gazetave, parlamentit, mbledhjeve të mbyllura të partive, dhe nga një herë edhe aty ku duhet, nëpër sallat e gjyqeve, pretendohet fryma e antikorrupsionit. Se sa konkrete është fryma antikorrupsion, e tregon cinteresimi total për fatin e milionave të përfolur në këto skandale.
Pjesa më konkrete e çdo korrupsioni, paraja, në zbërthimet e skandaleve shqiptare gjithmonë mbetet në plan të dytë. Edhe atëherë kur bëhen pu-
Punonjësit Padisin në gjyq për parregullsi në korrruarë
Milionat janë pjesa konkrete e korrupsionit
tikorrupsion, dytë. Edhe atëherë kur bëhen pu-etle për parat, zakonisht është fjala për parat që ndonjë pushtetar ka marrë nga të huajt. Ndërsa, kur është fjala për parat që të huajt ja marrin shtetit dhe qytetarit shqiptar, siç është rasti i Arsidi[t], askujt, as gjyqit, nuk i intereson ku janë parat dhe a ka mundësi që parat t’i kthehen pronarit.
Të flasësh konkretisht për korrupsionin është të flasësh për milionat dhe fatin e tyre. Si t’i kthejmë ata miliona? Kjo është pyetja. Si t’i ruajmë të tjerët që i kemi? Është pyetja tjetër edhe me e rëndësishme. Nuk ndalohet korrupsioni me disa vite burg të shqiptuara, me arsyetime të tipit “ka nënshkruar këtu”, “ka dëm tuar shtetin kaq”. Shumë shqiptarë (dhe pushtetarë) disa vite burg nuk do t’i ndalin nga venja dore në paratë e shtetit (dhe qytetarëve). Mosgëzimi i milionave të korrupsionit i ndal të tjerët të hyjnë në këtë valle!
Prandaj, korrupsioni nuk janē nënshkrimet e takimet në Paris e gjetiu. Korrupsion janë milionat e dollarëve. Të kthehen!
E këputëm dhe ne të korrupsionit!
“Politika mund të bëjë çudira”
Brozi i trembet politikës
- Si e pritët vendimin e marrë nga grupi parlamentar i PD?
- Unë respektoj çdo vendim të parlamentit dhe të grupit parlamentar të PD, në atë masë që ky vendim të mbështesë të vërtetën para ligjit, si dhe respektimin e ligjeve nga kushdo qoftë. Por mua më vjen keq që në mbledhjen e grupit parlamentar ka marrë pjesë dhe Presidenti dhe unë si jurist mendoj se ai nuk duhej të merrte pjesë në mbledhje të tilla. Gjithashtu më vjen shumë keq që nuk më kanë thirrur për të më dëgjuar në grupin parlamentar dhe në parlament kur unë e kam kërkuar një gjë të tillë.
- Ju sapo u ndatë nga z.Spahia. Cili është qëndrimi i tij për këtë çështje?
- Z. Spahia është i vendosur që unë të mos dal para grupit parlamentar të PD dhe po kaq i vendosur në drejtësinë e akuzës që më bëhet mua, pavarësisht se unë ja argumentova se ajo është e trilluar.
- Si e mendoni veten para trupit gjykues?
- Në radhë të parë duhet t’ju them se akuza nuk ka bazë ligjore, por politika mund të bëjë çudira. Kjo është arsyeja që unë e ndjej dhe do ta ndjej veten të qetë dhe kam bindje se gjykata nuk do të zbatojë urdhërat që i japin, por do të vendosë drejtësi në emër të ligjit dhe kjo do të jetë pafajësia ime.
I. Alia
Mblidhet Parlamenti i Kosovës?
Në një intervistë dhënë radios “Deutsche Welle” në gjuhën shqipe, kryetari i Partisë Parlamentare dhe deputeti i zgjedhur i Parlamentit të Kosovës, Bajram Kosumi, kërkoi mbledhjen sa më shpejtë të Parlamentit të Kosovës.
Bajram Kosumi deklaroi për këtë radio se nuk ka koncepte të qarta për të dalë nga ky korr-sokak. Ai kërkoi zgjedhjen e qeverisë së re në këtë mbledhje sepse kjo aktualja nuk arrin të vërë në funksionim institucionet e krijuara paralele.
Pozita e Shqiptarëve në Maqedoni
Biseda të Arensit
Ambasadori Gert Arens, i ngarkuar nga Konferenca e Gjenevës për ish-Jugosllavinë, u takua dje në Shkup me ministrat maqedonas të Punëve të Brendshme dhe të Arsimit e Jurisprudencës, njofton gazeta “Bujku” e Prishtinës.
Spas njoftimeve bisedimet janë përqendruar rreth pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Arens vizatoi edhe televizionin e Shkupit, ku bisedoi për prezentimin e emisioneve në gjuhën shqipe në këtë televizion shtetëror. shqiptar. Mbrëmë ai takoi përfaqësuesit e Universitetit shqiptar të Tetovës si dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare lidhur me funksionimin e këtij universiteti. Njoftohet gjithashtu se ambasadori Arens ka arritur në Maqedoni për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.
Kontrata të falsifikuara?
Punonjësit Padisin në gjyq për parregullsi në korrruarë
Punonjësit Padisin në gjyq për parregullsi në kontratë
Kontrata të falsifikuara?
Është rikthyer për rigjykim në shkallën e parë në Gjykatën e Tiranës konflikti mes punonjësve të farmacisë Nr. 2 në Tiranë dhe shoqërisë anonime Ital-Farmacët për parregullsi në procedurën e ndjekur. Punonjësit e farmacisë e kishin paditur shoqërinë italiane për parregullsi në një pikë të kontratës, si dhe për falsifikim të firmave të punonjësve në nënshkrimin e kontratës që në vitin 1991. Sipas punonjësve të farmacisë ata kishin kërkuar që në fillim bashkëpronësi me palën italiane dhe në këtë pikë janë parregullsitë.
Korresp. "Republika"
Frikë për t’u kthyer në Shqipëri…
Frikë për t'u kthyer në Shqipëri…
Edhe pse i larguar nga Shqipëria prej më shumë se 2 vjetësh, së bashku me familjen, ish-drejtori i Albturizmit, Ruhi Sheqi kërkonte që të mbante shtëpinë në të cilën kishte jetuar, edhe pse me vendim të komisionit të kthimit të pronave kjo shtëpi i kishte kaluar pronarit legjitim. Por me sa duket arsyeja fitoi. Në gjyqin e hapur për këtë problem familja Sheqi nuk u paraqit dhe pse kish deklaruar se kjo shtëpi nuk i takon pronarit, sepse atij i janë rikthyer shumë prona.
Një shans për të shkuar në Amerikë
Çdo vit, Shtetet e Bashkuara organizojnë një lotari për persona që dëshirojnë të emigrojnë
në SHBA. Për të marrë këto viza zgjidhen në mënyrë të rastësishme me kompjuter një numër i kufizuar personash. Për të pasur një shans për t'u zgjedhur, personat duhet të regjistrohen për programin. Personat e zgjedhur duhet që ose të kenë përfunduar shkollën e mesme, ose të kenë një përvojë dyvjeçare në një vend pune që kërkon dy vjet përgatitje. Dokumentet për lotarinë duhet të merren ndërmjet periudhës 31 janar 1995 - 1 mars 1995. Dokumentet e marra përpara apo pas këtyre datave do të skualifikohen. Secili person mund të dërgojë vetëm një palë dokumente. Për të hyrë në lotari nuk ka pagesë. Personat që përfitojnë viza në kuadrin e këtij programi do të paguajnë taksa normale vize kur t'u lëshohet viza. Udhëzimet e hollësishme në lidhje me hyrjen në lotari dhe dërgimin e dokumenteve janë ekspozuar jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
USA, 20 janar 1995
Krijohet një gardë kombëtare
Për të mbështetur presidentin gjatë një krize politike…
-Sipas Izvestias-
Presidenti Boris Jelcin po përgatit një dekret lidhur me krijimin e një Garde Kombëtare, “Instrument luftë për pushtet politik”, në periudhë krize dhe i parashik- [pjesë e prerë/paqartë] drejtpërdrejtë kryetarit të shtetit, -zbuloi sot e përditshmja Izvestia duke botuar pasazhe të dokumentit që po përgatitet.
“Në një periudhë të qen- [teksti i prerë] Gardë Kombëtare është një mbështetje e armatuar për kryetarin e Shtetit”, thekson ky dokument, që sipas disa burimeve të besueshme të Izvestias, ndodhet në zyrën e presidentit Jelcin.
Ky formacion i ri i armatosur “me efektive të pakta”, ndodhet me do të ngarkohet për zgjidhjen e konflikteve të brendshme dhe krijimi i tij përbën një tjetër përpjekje interesante të krerëve të shtetit për të penguar interesat e ndryshme të Sherbl… (teksti vazhdon në faqen 6)
Paradokset në zhvillimet e sotme italiane
Ngjarjet që kanë ndodhur në Itali, pas përmbysjes së klasës së vjetër politike të atjeshme, e cila dominoi skenën politike italiane gjatë këtyre gjysmëshekullit të fundit së Dyte Botërore, janë karakterizuar nga të papritura e deri dhe paradokse në momente të rëndësishme.
Kështu ndonëse dalja nga politika e protagonisteve të atëhershëm të mbërthyer në qerthullin e “tangjentopolit”, mënyra si u krye zëvendësimi i tyre ishte i paparashikuar: ndërsa partitë ardhja më se fundi në pushtet e komunistëve të moderuar të Akile Oketo[s], që kishin qenë forca kryesore e opozitës italiane, gjë, që u konfirmua edhe me fitoren e tyre në zgjedhjet lokale të zhvilluara nga fundi i 1993-shit, papritur, del në skenë fenomeni “Berluskoni” me “Forza Nazionale” (ish-MSI) e Xhanfranko Finit marrin pushtetin, duke mundur të ashtuquajturit “progresistë” të së majtës.
Pikërisht në këtë koalicion ndeshemi me një paradoks; kanë bashkuar armët Bosi dhe Fini, i pari me pikëpamje deri diku të majta, dhe i dyti i djathtë (disa e quajnë dhe neofashist) dhe kundër çdo dobësimi të unitarizmit në Itali.
Atëherë, kur mendohej se qeveria “Berluskoni” i kaloi me sukses provat e vështira, pas disa ballafaqimeve si për ndryshimet në RAI, pas grevave të punëtorëve kundër politikës ekonomike të qeverisë, papritur vjen tek dalja prej koalicionit e legistëve të Bosit. Paradoksi në këtë rast është se ndërsa normalisht qeveria duhet të binte si pasojë e aktiviteteve të opozitës, goditjen e merr nga brenda, nga një aleat i koalicionit.
Është e kuptueshme se Bosi me këtë veprim të tij synonte të krijojë një klimë politike të paqëndrueshme në Itali për të gjetur më lehtë zbatim idetë federale të “Lega Nord”, por më e shumta se në plan kombëtar italian, Bosi me lëvizjen e tij të fundit, që coi në rrëzimin e qeverisë, me tepër shkaktoi dëm në grupimin e tij, duke çuar në një frakturë të thellë; nga njëra anë ndodhet ai me përkrahësit e tij, në anën tjetër një nga personalitetet më në zë të Legës, profesor Negri dhe ministri i Brendshëm në qeverinë Berlusconi, Roberto Marroni.
Në periudhën post-Berluskoni, kur po zhvilloheshin përpjekjet për t’i gjetur vendit një qeveri, aspekti më i rëndësishëm ishte përplasja Skalfaro-Berluskoni; ndërsa Skalfaro ishte kundër një qeverie “Berluskoni bis”, ish kryeministri, i mbështetur fuqimisht… (vijon në faqen 3)
GREQI: Erèra të reja politike?
Duket se janë në ajër ndryshime në erërat politike të Greqisë. Nga njëra anë Greqia është duke u përpjekur të përmirësojë veprimtarinë e politikës së jashtme të saj dhe, nga ana tjetër, ajo është duke hyrë në një erë të re të politikës së brendshme dhe largimin e pashmangshëm të dy emrave me të mëdhenj të politikës hakmarrëse greke të pas-juntës: Presidenti Kostandin Karamanlis dhe Kryeministri Andreas Papandreu. Në prill do të zgjidhet një president i ri dhe nëse ndodh dëshmitë i plotë, i paparashikuar, kjo do të thotë automatikisht zgjedhje të reja në qershor.
Evropianët mendojnë rreth këtij vendi njëkohësisht ballkanik, mesdhetar dhe evropiano-perëndimor ose kur planifikojnë një dënderr pushimi ose kur në mënyrë skeptike… [vijon në faqen 3]
Por është pak të kuptojmë se Greqia është duke hyrë në një epokë të re të politikës së brendshme, me politikës hakmarrëse greke të pas-juntës.
Sidomos, një zhvillim nuk do të ndryshojë problematikën e vet partiake kryesore: pikerisht nevojën e tyre per të… (teksti i dukshëm i fundit i prerë)
Rugova priti një delegacion të PPD-së
Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti dje në Prishtinë delegacionin e njërës krah të Partisë së Prosperitetit Demokratik të kryesuar nga kryetari Abdurrahman Haliti.
Delegacioni e njohu presidentin Rugova me zhvillimet aktuale politike në Maqedoni dhe me përpjekjet e kësaj partie për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.
U fol gjithashtu për bashkëpunimin e përbashkët politik shqiptar në Maqedoni dhe për veprimet e përbashkëta e mirëkuptimin e partive politike dhe të institucioneve në botën shqiptare. U theksua nevoja e aktivizimit më të mirë të Këshillit Koordinues të partive politike shqiptare në ish-Jugosllavi.
Edhe në Prizren janë planifikuar të ndërtohen koloni serbe
Në fshatin Dushanovë të komunës së Prizrenit administrata serbe ka planifikuar ndërtimin e kolonisë serbe, të cilëve do t'u jepen nga një deri në tre hektarë tokë. Gjithashtu është parashikuar që kolonëve serbë t'u jepen edhe 40 banesa në qytetin e Prizrenit.
Nga kronikat
Doli nga mbledhja e për-lotur, me flokë të shprishur dhe me fustan gati të grisur, “Ma hoqën imunitetin, edhe mua. Mua që kam pasur imunitet edhe në kohën e Zogut. Mua do të ma vënë para përgjegjësisë. Do të ma vënë mendjen time para gjykatave. Me thënë: ke dy gjyqë, o përgjegjësi juridike e përgjegjësi politike. Preferova gjyqin. Më mirë të shkoj në burg se sa të më shpallin ekstremiste të tërbuar e qendrës.”
“Une jam vetëm një peshk i vogël. Pse nuk i kapin peshqit e mëdhenj, po merren me mua, peshk…”
“Sipas statistikave asn- [teksti i paqartë] je i dënuar për korrupsion nuk ka ikur nga burgu shqiptare 12 shekët e fundit. Sipas analistëve, kjo shpjegohet me faktin se të gjithë janë amnistuar 2 ditë para ikjes, ndërsa veshguesit kanë tjetër mendim”
“Ne sondazhet e fundit, që janë bërë nga një institut i respektuar ndërqë nuk deshi të identifikohej, shanset më të mëdha për të fituar zgjedhjet i ka Partia e Punës e cila do të marrë gjithë elektoratin Partisë Socialiste dhe ndonje partie që nuk është as djathtas as majtas. Nuk është fjala për qendrën. Tjetërkund e kam fjalën. Jeni aq të mençur sa ta kuptoni.”
Qeverisët demokratike. Nga kjo nuk përfitojnë ish-pronarët, pasi ata kanë qenë një herë të tillë. Komunistët do të marrin dyfishin e pronës së caktuar për koke banori. Kjo është një masë riedukimi për ta. T’ju hyjë edhe atyre në qejf prona!” Ndërsa ish-pronarët do të paguajnë dëshpër-blim për vitet e shfrytëzimit të tokave të veta. Nuk pranohen letrat me vlerë. Para të thata!” Ish-te burgosurit do të paguajnë për qëndrimin e tyre nëpër burgje, për çdo ditë në shumën e një nate në hotel. Me çmime të liberalizuara.”
“Ne sondazhet e fundit, që janë bërë nga një instit- [teksti i palexueshëm] shton: ‘Bilë po të më shikosh nuk ngjaj fare në peshk. Jam si ngjalë’”
Kronikani
Në këtë numër:
Numri i pensionistëve sa dyfishi i numrit të punësuarve f2
Panteoni një shaka? f3
Populli dhe liria f3
Vazhdojnë përpjekjet diplomatike në Bosnjë f4
Qëndrimi i cuditshem i Galit f4
Të fundit nga bota f4
Tirana dhe Partizani drejt