29/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 janar 1995

Të shpëtohet, ç’mund të shpëtohet

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Fati i do që shumica e njerëzve të mbajnë vesh se ç’do të dalë nga ky Këshill, meqë është i partisë që ka në dorë pushtetin. Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Fati e do që shumica e njerëzve të mbajnë vesh se ç’do të dalë nga ky Këshill, meqë është i partisë që ka në dorë pushtetin. Një pjesë tjetër, jo e pakët, as që duan të dinë, shikojnë punën e tyre, se politika nuk qenka mjeti që uldis bashkëqeverisjen e urtë qytetare, po një panajir ku s’mërret vesh se ç’shitët e blihet. Kështu erdhi puna. Partia Demokratike gjendet në “syrin e ciklonit” dhe normalisht ky Këshill duhet t’u jepte përgjigje një numër pyetjesh. Flihet se është në diskutim posti i Kryeministrit e ndofta edhe i kryetarit të Partisë. Sot flitet gjithçka dhe një gazetare që respekton veten nuk duhet t’u harxhojë kohën lexuesve me hamendjet e thashethemet e kafeneve. Por kur flitet me shumë insistim, diçka duket se zien. Në qoftë krejt e pavërtetë, një përgjegjështrim duhet të bëhet, se kur krijohet pasiguri fillon shtjulla. Gjithsesi, pushteti nuk punon edhe për arsye të tjera. Drejtuesit e institucioneve nuk firmojnë. Një gjë çfarëdo e kalojnë në një zyrë tjetër, sepse nesër mund të ndodhë që për konjukturën politike të gjendesh befasisht para prokurorit. A do t’i japë një rrugë çështjes Arsidi dhe imunitetit të deputetëve të vet PD-ja? A do të nisë luftë e vërtetë ndaj korrupsionit, apo pushteti do të vijojë të sillet zjarr rrotull? A do të shfaqë që prek rëndë sedrën e shqiptar it. Dhe deri kur do të duro me që vajzat tona të nën­drulohen me forcat e prostitucionit në shtetet e Evropës duke hyrë Shqipëria në garë për të dalë në vendet e para të këtij “eksporti”? Populli u lodh se tepërmi, Kombi po gjymtohet rëndë. Sado hollë të përgatiten skenarët që mbulojnë luftën e grupeve për pushtet, sado tym të bëhet për të mbajtur të zëna mendjet e njerëzve, pushteti le të dijë mirë se kështu nuk ecet më gjatë. Kolltuku i ministrit ose i deputetit, pozita në administratë që të jep mundësi të “qeverisësh” e të zhvatësh, nuk të lënë të shohësh realitetin e ashpër e të rrezikshëm: një gjysmë milion pensionistë që nuk arrijnë të paguajnë bukën dhe dhjetën, 300 mijë të papunë që sillen rrugëve të pashpresë, qindra mijë familje fshatare që marrin bukën me listë. Kur nuk i sheh këto dhe ze e me flet për “ritmet më të larta të zhvillimit në Evropë”, ti je një pushtetar i papërgjegjshëm. Kur mbi këto ti i shpenzon tere fuqitë e tua për luftën ndërmjet grupeve, bëhesh edhe i pamoralshëm. Me në fund, me këtë sjellje të papërgjegjshme e të pamoralshme, ti vazhdon t’u shkatrosh me lule rrugën drejt pushtetit social-komunistëve. Nuk duam kurrsesi t’u tregojmë demokratëve se çfarë të bëjnë në Këshillin Kombëtar e gjëtj. Por e ndjejmë detyrë te kujtojmë se pritet që të operojnë më thellë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, në mënyrë bindëse e serioze. Nëse problemet e shumta të pushtetit e qeverisë përsëri do të mbulohen me deklarime mbi sukseset dhe realizimin e programeve, nuk do të bëhet tjetër veç të shtyhet koha e shpresohet në mrekullira që s’mund të ndodhin. Ateherë do të ketë një përfundim të vetëm, bllokimin e plotë dhe dështimin. ndodhtë që për konjuktura politike të gjendesh bashkësht para prokurorit. A do t’i jape PD-ja? A do të nisë lufta sjellë zjarrin rrotull? A do të shfaqë më në fund PD qëndrimin e vet të qartë lidhur me kushtetutën? A do të zhvillohet realisht demokracia, apo do të shohim vetëm tryeza të rrumbullakëta mbi të ardhmen e televizionit? A do të përkrahet seriozisht prodhimi kombëtar që njerëzit të fillojnë punën? Dhe në fund, a do të kthehet së mbari ky pushtet ndaj pronës private dhe privatizimit? Po me rendin si do të bëhet? Kërçet automatiku si në Çikago e viteve njëzet e shtibhet edhe mbi të huajt, gjë

Marinsi amerikan në gjendje të rëndë

Arrestohet autori i krimit Mbrëmë rreth orës 20.00, marinsi i plagosur amerikan, 20 vjeçari Tony Miller, u largua me avion të posaçëm për në Itali. Transportimi i tij u realizua me një nga helikopterët e Flotës Gjashte Amerikane që merr pjesë në manovrat Sarax 96. Helikopteri bëri transportimin nga dera e spitalit të Durrësit deri në aeroportin e Rinasit. Nga Rinasi Miller u transportua me avion të posaçëm për në Itali. Gjendja shëndetësore e marinsit amerikan ishte tejet e rënduar. Gjatë operacionit, i cili zgjati rreth 3 orë e 30 minuta, atij iu hoq një veshkë, shpretka, iu qep pankreasi dhe një plumb i mbeti pranë shtyllës kurrizore. Krim për motive të dobëta E. D., 24 vjeç, personi që qëlloi mbi marinsat amerikanë të premten në mbrëmje në një lokal të Durrësit, tani është në duart e policisë. Zyrtarisht ende nuk është dhënë ndonjë hollësi për incidentin që coi në plagosjen e dy marinsave amerikanë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Në fillim dyshohej se mund të jetë fjala për një atentat të paramenduar, por nga dëshmitarët del se bëhet fjalë për një tentim vrasjeje nga motive të ulëta. Gjatë qëndrimit në lokalin “Olimpik”, fare pranë qendrës së Durrësit, marinsi amerikan, i cili kishte konsumuar alkool, bezdisi një vajzë të shoqëruar me të fejuarin. Grindja që nisi me atë rast mbaroi me pasoja të rënda për njërin nga marinsat, pasi E. D qëlloi në drejtim të marinsave shtatë herë me një pistoletë sportive. Policia po ashtu ka ndaluar edhe persona të tjerë që në momentin e incidentit kanë qenë në lokalin “Olimpik”. Marinsat amerikanë u qëlluan nga një jashtë lokalit. Me të dëgjuar të shtënat, marinsat janë shtrirë për tokë dhe disa prej tyre menjëherë kanë dalë jashtë lokalit. Njëri ka mundur të shquajë targën e makinës dhe ka shënuar atë në dorë. Duket se ky është filli që ka çuar në kapjen e autorëve të krimit. Marinsi i plagosur në momentin e transportimit me Helikopter nga spitali i Durrësit për në Rinas Foto: Armando Babani

U kap vrasësi i gjashtëfishtë

Berat I riu A. D., 24 vjeç, i cili akuzohet për gjashtë vrasje, u kap dhe herët në mëngjes në fshatin e vet në afërsi të Kuçovës. A. D. i cili kërkohej nga policia për një kohë të gjatë, konsiderohej shumë i rrezikshëm dhe, me në fund, është kapur pas një aksioni të njësive të Ndërhyrjes së shpejtë. Në momentin e arrestimit i pandehuri refuzoi të dorëzohej dhe iu kundërpërgjigj forcave të ndërhyrjes së shpejtë me armë zjarri. I pandehuri A. D. u plagos, por jeta e tij është jashtë rrezikut. Nga ana e forcave të policisë nuk pati të lënduar. Korresp. “Republika”

Komiteti Kosova kandiddoi Dr. Ibrahim Rugovën për çmimin “Nobel për Paqe”

Komiteti Kosova që vepron në Paris, ngriti kandidaturën e z. Ibrahim Rugova për çmimin Nobel për Paqe, njofton qendra për informim e Kosovës. Ky komitet e bëri këtë publike iniciativën e vet, në të cilën mes të tjerash thuhet se “figura e planit të parë të jetës politike në Kosovë (ish-Jugosllavi), Ibrahim Rugova është inspirues kryesor dhe garantues i ekzistencës joviolente ndaj aparteidit të ushtruar nga autoritetet e Beogradit kundër popullatës shqiptare, e cila herë shumicën me rreth 90%.” Në shtesë të kësaj kandidature komiteti kosova ka bërë një dosje për të përkuatuar situatën politike e sociale në Kosovë, sidomos pas vitit 1981, veçanërisht për të treguar hovin e lëvizjes paqësore të rezistencës dhe të vetëvendosjes së popullsisë shqiptare si dhe rolin që ka luajtur dhe luan Ibrahim Rugova në këtë lëvizje. ATSH

Po ra tërbimi, kolera do të na duket si grip

Rasti i fundit i tërbimit - 15 vjet më parë Nëpër rrugët e Tiranës qarkullojnë një numër i konsiderueshëm qenesh. Ata çdo ditë bëhen pre e rrotave të makinave. Ashtu me barkun e çarë endrojnë me ditë në anë të rrugës apo dhe në mes të saj deri sa transformohen vetë në mbeturina. Në plehërat e Tiranës ka shumë qen e mace të ngordhura që janë burim infeksionesh. Kjo që dhe mënyra e infektimit me tërbim të shumë qytetve evropiane. Por si do të përballohet një infektim viral, bakteral apo gripori i shkaktuar nga kafshët e ngordhura nëpër rrugë në vendin tonë. Në radhë të parë tek ne mungon elementi bazë i higjienës - ujë. Pse i shtojmë burimet e sëmundjeve? Me sa duket nga zyra veterinare pranë Ministrisë së Bujqësisë. A është e mjaftueshme puna e një veterineri apo ... Kontrollin ... Vete ... thonë që po ra tërbimi, do të jetë shumë më keq se sa kolera, pasi kolera kurohet me tetraciklinë dhe higjienë, kurse tërbimi është sëmundje e terapisë së gjatë. Fenomenit për të përhapjes së qenve të pakontrolluar duhet t’i bëhet barrikadë pushteti lokal që e ka dhe kompetencën funksionale. Por kur shkon në zyrat e tyre të thonë që fajin e kanë qytetarët, sepse ata lejojnë shumëzimin e tyre spontan. Masa e madhe e qenve detyrohet ta sigurojë jetën nëpër plehëra. Pasojat i paguajnë qytetarët. Asnjë ekzekutim s’ka bërë Shoqata e gjahëtarëve dhe Ministria e Brendshme këto 2-3 vjet. Ne vetëm kemi 15 vjet pa u sëmurur nga tërbimi, por kjo s’do të thotë aspak që të mos sëmuremi. Bejdo Malo Pamje në një nga minitregjet e Tiranës. Foto A. Dhimitri

U miratua Kodi i Ri Penal

Hym në fuqi më 1 Qershor 1995 Kodi i Ri Penal i Republikës së Shqipërisë, i miratuar të premten në Kuvendin Popullor, hyn në fuqi më 1 qershor të këtij viti. Kodi i Ri Penal i Republikës së Shqipërisë, i miratuar të premten në Kuvendin Popullor, hyn në fuqi më 1 qershor të këtij viti, ndërsa veprimi i tij fillon me miratimin edhe të disa ligjeve të tjera të veçanta, si Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal Ushtarak, Ligji mbi Sekretin Ushtarak etj. Afro 80 nenet e diskutuar u miratuan nënshkrimin e tyre me konsensus. Ato trajtojnë figurën e krimit që ka të bëjë me veprimtarinë shtetërore, rendin e sigurimin publik, të sistemit demokratik të zgjedhjeve në vendin tonë. Si pohol zëvendësministri i Drejtësisë Vladimir Kristo, ndryshe nga pjesët e tjera të Kodit të ri Penal, për veprat e lartpërmendura u caktuan masa dënimi kryesisht me masë gjobe dhe me burgim që nuk i kalon të 10 vjetët. Ashtu si me parë edhe në këtë seancë u bënë debate të shumta konstruktive, por dhe konsultime në komisione e grupe parlamentare si dhe me specialistët. Mjaft nga nenet e projektit u miratuan me konsensus, siç ishte rasti mbi llojin dhe masën e dënimit për shpërdorim detyre, duke vendosur gjobë ose burgim deri në 7 vjet.

“Republika” tri herë në javë

Së shpejti: Së shpejti gazeta “Republika” do të dalë tre herë në javë. Formati i gazetës do të ndryshohet, duke kaluar në formatin tabloid. Redaksia nuk arrin lehtësisht në këtë përfundim. “Republika” tashmë ka hyrë në vitin e pestë të botimit dhe lexuesi vetë është mësuar me këtë pamje të gazetës. Redaksia i premton lexuesit se edhe me formatin e ri, ana grafike e gazetës do të jetë e poqy- shme

Nga kronikat

“Skandali i fundit nuk mund të kalojë si skandalet e kaluara. Ky skandal është pika që mbush gotën. S’është e mundur, - merreni me vete duke dalë nga parlamenti, - që një njeri të bëjë të tilla gjëra?! Ky njeri ka qenë i vendosur të vetëdenoncohet. Do t’i tregojë të gjitha vetë para mediave të pavaruara. Do të thotë troç: unë s’kam bërë asgjë për vete. Do të flas për paaftësinë e vet për t’i krijuar vetes edhe privilegjin më të vogël. Dhe do të japë dorëheqje për paaftësi. Mirë ia bën. C’duhet posti kur nuk ka aftësi ta ushtrojë.” “Kane ardhur kohë të vështira. Jemi duke jetuar në një rreth njerëzish me frustracione. Dhe p.sh. lexova në një gazetë të respektuar opozitare, nga një gazetar i shquar për çështje të kësaj kohe se Greqia është vend primitiv, dhe se në nuk duhet të hidhemi me këmbët e primitivizmit. Si s’kanë turp. Greqia s’e priste prej një partie me gjethet e kulluar një sulm të tillë. Sot gjithë ditën kam qenë e acaruar i ç’qetë) kolegët e mi grek, si nuk do të përsëritet. Gjy- erjet e tilla janë primitiv- izëm.” “Dje u miratua edhe kodi i ri penal, sipas të gjitha standardeve të mundshme. I plotëson të gjitha kushtet për të qenë kod penal. Vetëm se në këtë kod penal nuk është sanksionuar kush do kujdeset për kafshët e buta dhe të egra, kush do merret me ushqimin e fzanit, këndezit, lepurit, gjelit, bibilit, luanit, gomarit, kaut, qyqes. A garantohen të gjitha të drejtat këtyre kafshëve në këtë kod penal? Mirë frymorëve mund t’i bëhet një amandament, por si do t’i vejë halli sendeve. E pra, këto arsye janë të mjaftueshme që Shqipëria të mos ta shohe dërën e Këshillit të Evropës edhe për 15 vjet të tjera. Shenjë e re në yjorin. Horoskopi do të ketë edhe një shenjë tjetër. Ajo do të jetë Penali. Të lindurit në këtë shenjë (prva dite që u miratua kodi Penal) do të kenë shanse për t’u ballafaquar me ligjin pa avokatë. Mundësia më e madhe është që të gjithë ata të bëhen avokatë, gjykatër, prokuror, KRONIKANI

70 vjet më parë

Plagosja e parmbremë e dy marinsave amerikanë na bën të kthehemi 71 vjet prapa, në marsin e vitit 1924. Edhe atëherë, diku pranë Mamurrasit, vriten dy qytetarë amerikanë. Vrasja e tyre e acaroi edhe më shumë situatën politike dhe ashtu tejet të tensionuar. Ish-kryeministri Ahmet Zogu, ende s’kishte mbushur dy muaj që kishte dhe nëndërqeverisjen për të qetësuar gjendjen, në kohën e kryeministrit fillim dyshohej se mund të jetë fjala për një operacioni. Drejtuesi i trupave shqiptare, komandanti i Brigadës, nënkolonel Sinan Shala, u shpreh: “Me operacionet sot synojmë koordinimin e bashkëveprimit me forcat e NATO-s në terren.” Me poshtë: “Kemi bërë punë të madhe përgatitore dhe jemi plotësisht të gatshëm për vazhdimin e operacionit.” “Gjerat po shkojnë tepër mirë, pavarësisht nga fakti se janë 4 ekipe që ndërlihen, tha për ATSH, kapiteni Armstrong, drejtues i trupave amerikane. Koordinimi me palën shqiptare po ecën sipas parashikimit dhe ne jemi tepër të kënaqur nga puna e tyre.” Veprimet e ditës megjithëse u zhvilluan në mot të keq, nuk i penguan ushtar- akët për kryerjen e tyre në kohë e me saktësi. Për të vëzhguar veprimet në terren të forcave shqiptare dhe amerikane, erdhi (vijon në faqen 4) mbaruar dy muaj që kishte dhënë dorëheqjen për të qetësuar gjendjen, në kohën që kryeministri tjetër Verlaci nuk po ia dilte të gjente një zgjidhje politike për të kënaqur opozitën, e cila kërkonte me çdo kusht të vinte në pushtet. Vrasja e dy amerikanëve po shfrytëzohej nga opozita dhe për të luftuar njëra-tjetrën, duke bërë fajtore për incidentin e Mamur- rasit, në kohën që nuk u mungua të akuzohet edhe A. Zogu, tashmë jashtë skenës politike.

Mbi flakët e MS lind AN

Faqe 3

Kursin grek në Ballkan nuk e ndryshon Evropa

Faqe 3

Sოპata që sfidojnë ligjet e shtetit

Sопata që sfidojnë ligjet e shtetit Faqe 2

Komiteti Kosova kandidon Dr. Ibrahim Rugovën për çmimin “Nobel për Paqe”