Kërcënimi me shpejtësi i gjendjes politiko-ekonomike dhe paaftësia në qeverisje, po vënë në kërcënim serioz interesat e Kombit e të demokracisë. Gjatë tre vjetëve Partia Demokratike nuk arriti të zgjidhë një varg çështjesh kryesore për të cilat populli shqiptar u ngrit kundër diktaturës komuniste. Në këto kushte partitë dhe shoqatat e nëshkruara, e shohin si domosdoshmëri themelimin e Lidhjes së Djathtë Shqiptare (LDSH), si e vetmja forcë që mund të mbrapsë rikthimin e komunizmit dhe të marksizmit në formë të hapur ose të kamufluar dhe në të njëjtën vëndin nga kriza që përjeton.
Veprimtaritë e Lidhjes do të realizohen në bazë të programit parimor të përbashkët, i cili qëndron mbi interesat partiake dhe konjukturale.
Secila nga palët ruan indentitetin e vet tradicional dhe programor, duke respektuar rigorozisht parimet e miratuara në këtë program.
Asnjëra nga palët s’mund të hyjë në aleancë me një subjekt tjetër politik jashtë kësaj lidhjeje. Veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të Lidhjes do të realizohen vetëm nga një përfaqësi e autorizuar prej saj.
Lidhja e Djathtë Shqiptare do të jetë e hapur për të gjitha forcat politiko-shoqërore që pranojnë programin në parim dhe që e konfirmojnë këtë me veprimtarinë e tyre praktike.
Gjithashtu është hapur për individë dhe deputetë që dëshirojnë të bashkohen me të.
Palët themeluese të Lidhjes ranë në ujdi për këtë program:
1. LDSH shpall si qëllim të shenjtë bashkimin e Kombit në kufijtë etnikë, në përputhje me aktet ndërkombëtare mbi të drejtat e popujve për vetëvendosje.
2. LDSH është për zhvillimin e plotë të demokracisë pluraliste për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit në të gjitha fushat dhe paçenueshmërinë e votës së lirë, si bazë të ndërrimit të forcave politike që vijnë në pushtet.
3. LDSH nuk njeh vendimet e Kongresit të Përmetit dhe shtron për zgjidhje formën institucionale të shtetit nëpërmjet referendumit popullor. Vetëm në bazë të reformës administrative, për të mënjanuar e ndëshkuar çdo tentativë korruptive. Institucionet shtetërore e juridike të spastrohen nga funksionarët e kuq dhe punonjësit e Sigurimit. Të hapen dosjet nën mbikqyrjen e një komisioni parlamentar pluralist për deputetët, titullarët kryesorë të institucioneve shtetërore dhe partive politike.
6 - Kushtetuta dhe kuadri i plotë ligjor të vihen në themelet e ndërtimit të shtetit. Pushteti lokal, bazë e demokracisë, të marrë të gjitha të drejtat e vetëqeverisjes që i njeh ligji, duke i dhënë fund koncentrimit të sotëm të pushtetit të tipit komunist. LDSH është për vendosjen e rendit të fortë publik që të garantojë jetën, lëvizjen dhe pronën e qytetarit, nëpërmjet zbatimit të rreptë ligjor.
7. Qëndrimi ndaj pronës së ligjshme e të trashëguar, është vija e demarkacionit që ndan të Djathtën nga e Majta.
LDSH e konsideron të shenjtë pronën private dhe do të anullojë gjithë konfiskimet e kryera në dëm të pronës ligjore nën regjimin komunist. LDSH do të rishikojë gjithë shitjet e bordeve të privatizimit të kryera pa ankand dhe si objekte të veçanta. Problemet që krijon rikthimi i pronave, në gjendjen aktuale, të trajtohen me ligjet e vërteta demokratike, duke harmonizuar të drejtën e pronarit me interesat e përgjithshme, pa shkelur në asnjë rast parimin e patundur se prona duhet t’i kthehet atij që e trashëgon dhe në rast pamundësie, t’i kompensohet fizikisht ose me vleftën reale, sipas tregut të lirë.
8. LDSH është pa ekuivoke për tregun e lirë dhe iniciativën e individit dhe për mënjanimin me shpejtësi të shtetit nga veprimtaritë ekonomike. LDSH është për një reformë racionale, që do t’i hapë rrugë prodhimit industrial e zhvillimit të fshatit në rrugën evropiane. Tërheqja e investimeve të huaja, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik, të harmonizohet me inkurajimin e gjithanshëm të sipërmarrësve shqiptarë dhe me politikën e duhur mbrojtëse ndaj prodhimit kombëtar.
9. LDSH e konsideron Shoqatën e të Përndjekurve Politikë si formacion parësor në jetën politike të vendit.
Të marrë fund qëndrimi neglizhent ndaj diasporës dhe të krijohen kushtet reale, që ajo të japë kontributin e vet intelektual dhe ekonomik në përparimin e Atdheut.
11. LDSH është për organizimin e sindikatave të tipit perëndimor. Ajo është për mbrojtjen e pensionistëve, fëmijëve pa strehë dhe grupeve të tjera shoqërore që kërkojnë mbështetje ekonomike. Kujdes i veçantë duhet të tregohet ndaj arsimtarëve, që punojnë me përkushtim në përgatitjen e të ardhmes së Kombit.
12. LDSH e konsideron detyrë të ngutshme rregullimin dhe marrjen në mbrojtje të emigracionit spontan. Shteti detyrohet t’u dalë zot të drejtave njerëzore të emigrantëve kudo që ndodhen, për t’u dhënë statusin konform ligjeve ndërkombëtare dhe për zgjidhjen e problemeve të tyre familjare. Identiteti kombëtar po pëson një goditje të pandreqshme nga gjendja e sotme e këtij emigracioni.
13. LDSH e konsideron detyrë të lartë ruajtjen dhe kultivimin e atdhedashurisë dhe të traditave tona fisnike si besa, miqësia, solidariteti, të cilat janë elemente bazë të përjetësisë kombëtare që po zymtohet. LDSH do të mbrojë familjen shqiptare, si vatra bazë e Kombit dhe e shoqërisë dhe do të imponohet pa rezerva në luftën ndaj të këqijave që mbart tranzicioni, si kriminaliteti i organizuar dhe spontan, droga, prostitucioni etj.
14. LDSH do t’i japë mbështetje të plotë elaborimit të një platforme kombëtare, që do të shërbejë si bosht i politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Në situatën e rrezikshme të rajonit, Shqipëria duhet të drejtohet ndaj aleancave të natyrshme që e çojnë në integrimin evropian si një komb i vetëm, faktori i ekuilibrit dhe paqes në Ballkan.
LIDHJA E DJATHTË SHQIPTARE, si forcë e qartë antikomuniste dhe e progresit demokratik, kërkon përkrahjen e elektoratit. Në këto kohë të vështira askush s’ka të drejtë, veçanërisht intelektualët, të rrinë mënjanë e t’i lënë punët e vendit në duart e të tjerëve, aq më tepër kur këto duar janë të dyshimta.
E Djathta në Shqipëri do të marrë përsipër barrën që i takon, si në çdo vend të demokracisë, dhe do të hapë
si bazë të ndërtimit njeh vendimet e Kongresit të Përmetit dhe as formën për zgjedhjen të rezultatit të referendumit do të hartohet kushtetuta.
4. LDSH është për pajtimin kombëtar dhe shuarjen e armiqësive që lindën gjatë Luftës II Botërore. Hapi i parë në këtë rrugë është gjykimi i krimeve komuniste gjatë luftës e deri në ditët e sotme, sipas ligjeve të shtetit demokratik.
5. LDSH do të luftojë me vendosmëri korrupsionin dhe burokracinë, që kanë bllokuar zhvillimin ekonomik dhe po e çojnë vendin drejt katastrofës. Në do të vendosim kuadrin ligjor, do të përpunojmë nenligjet dhe statuset e personelit juridik, atyre të rendit dhe aparatit industrial e zhvillimit të fshatit në rrugën europiane. në jetën politike të vendit. Të përndjekurit janë trashëgimtarë të luftës mbare-kombëtare antikomuniste tradicionalisht e djathtë, traditë e vulosur me martirizimin e vuajtjen e pashembullt të një të tretës së popullit.
LDSH u njeh të njëjtat atribute ish-kulakëve.
Pa pjesëmarrjen aktive të ish-të përndjekurve në jetën politike shqiptare, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë.
10. LDSH e konsideron Diasporën pjesë integrale të kombit, duke i njohur gjithë të drejtat e shtetasit shqiptar përfshirë të drejtën elektorale dhe të pronës së trashëguar.
industrial e zhvillimit të fshatit në rrugën europiane. me politikën e duhur mbrojtëse ndaj prodhimit kombëtar. të hapë realisht rrugët e vështira të përparimit.
PARTIA E BALLIT KOMBËTAR
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT
PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE
SHOQATA ISH-PERNDJEKURVE POLITIKE
SHOQATA ISH-PERNDJEKURVE POLITIKE DHE EKONOMIKE
Për hir të disa karrigeve...
Nuk ishin të pakët ata që “rastin Kallafatos” nuk e morën seriozisht. Kallafatos ishte në plan të dytë, në plan të parë i shin Brozi dhe Drejtësia shqiptare në rrezik.
Dje Gjykata e Kasacionit - domethënë Zef Brozi - liroi pese spiunë grekë, për shkak të të cilëve Shqipëria vuajti një presion të paparë gjatë gjykimit të tyre vitin e kaluar.
Vota e deputetëve borxhli ndaj Greqisë dhe atyre të betuar për solidaritet social-ist, pa përjashtuar këtu edhe ndonjë naiv që ka këndërruar se është duke mbrojtur “pavarësinë e pushtetit gjyqësor”, ia bëri të mundur Greqisë atë që nuk ia arriti dot “regjimi diktatorial i Berishës”: të shtrinte influencën e saj në Drejtësinë tonë të shkallës më të lartë.
Te kanbandisti Kallafatos u thye dinjiteti i një parlamenti të tërë. Aty nuk u përball gjuqësia e pavarur me antidmokracinë. Aty u përball dinjiteti i parlamentarëve me frikën e humbjes së karrikes. Si të qëndronte dinjiteti i brishtë i një kombi para pesë fanatikëve të helenizmit? Aq më tepër që ishte në duart e Brozit.
Gjykata jone e “depolitizuar” nxori një vendim tejet politik. Për hir të disa karrigeve, në “mbrojtje” të interesave të larta, duke shkelur Drejtësinë e lirori “me kusht” për një krim që në asnjë vend të botës nuk vihet kusht.
Brozi? Ai vuan nga sindromi grek.
Program-statut i ri i PRSH-së
Së shpejti
Programi i një partie, përveç çaktimit të linjave ideologjike, shpreh kundërshtimin dhe alternativën konkrete në momente të caktuara politike dhe ekonomike.
Meqenëse zhvillimet postkomuniste në Shqipëri kanë qenë të vrullshme, Partia Republikane, duke ruajtur bazën ideologjike të saj, është përpjekur t’i ndjekë këto zhvillime duke përmirësuar programin e saj në përputhje me problemet social ekonomike dhe faktorët psikologjikë të situatave.
Vendimet parimore të Kongresit të Dytë të PRSH dhe ndryshimet aktuale politike bëjnë të domosdoshme përpunimin e programit dhe statutit.
Komiteti Drejtues i PRSH ka ngritur një grup pune që po punon për këtë qëllim. Në programin e ri parashikohet të tregohen sipas një platforme konkrete problemet madhore si: çështja kombëtare, të drejtat e njeriut, prona dhe problemi social-ekonomik.
Në programin e saj PR do insistojë që zgjedhja e çështjes kombëtare të vendoset mbi bazë të një studimi aktual dhe perspektiv për të shmangur veprimet aventuriere të politikës, që jo rrallë po e dëmtojnë çështjen kombëtare.
Qëndrimi ndaj pronës do jetë në përputhje me normat ndërkombëtare sipas destinacionit të kësaj prone dhe të plotë “Prona është e shenjtë”. Ish-pronarët gëzojnë të drejtat mbi pronën si në qytet ashtu edhe në fshat, por prona e blerë t’u njihet edhe shqiptarëve të diasporës, familjes mbretërore, komuniteteve fetare etj.
Lidhur me problemet social-ekonomike, në programin e ri do jepen alternativa e Partisë Republikane për zgjidhjen e problemeve aktuale të të përndjekurve politike, të gruas, rinisë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.
Grupi i punës po punon njëkohësisht për përmirësimin e statutit. Mendohet që statuti të unifikoh(et) me programin. Në përpjekje për modernizimin e Partisë, statuti i ri do krijojë më shumë hapësirë për vetëprimin e strukturave organizative të bazës.
Format e zgjedhjeve nga kryetari i seksionit deri në drejtuesit nacional, do të jenë më demokratike. Rritja e kompetencave zgjedhore dhe organizative të bazës do të shoqërohet me forcim të centralizuar të disiplinës në Parti, deri në kompetenca për shkarkime dhe emërime.
Grupi i punës për t’i siguruar sa më shumë jetëgjatësi program-statutit të ri, do përpiqet ta hartojë atë edhe në planin perspektiv.
ALEKSANDER GARULI
Anëtar i KD të PRSH
Askush s’mund të privohet nga e drejta e pronës
Në nenin 22 të Ligjit mbi kthimin e pronave dhe kompensimin e ish-pronarëve thuhet se “Nga ky ligj përjashtohet ish-mbreti dhe të huajt”. Po të besohen këto thënie se “po ndërtojmë një shtet të së drejtës”, se “mbrojmë dhe respektojmë të drejtat dhe liritë e individit” neni i mësipërm që privon ish-mbretin e shqiptarëve, apo më saktë Ahmet Zogun dhe trashëgimtarët e tij, nga e drejta e pronësisë, duket kontradiktor ose të paktën i pashpjegueshëm.
Duke u nisur thjesht nga mënyra e formulimit të nenit të mësipërm, duket sikur Zogu është i privuar nga pronat e tij pasi ndoshta dikush mund të vërë në dyshim të qenët e tij shqiptar, gjë që nuk besohet nga askush. Duke qenë menjanë këtë supozim, nuk është aspak e qartë se për të ardhur në përfundimin se neni 22 është i rregullt ose se i paktën është i frymëzuar nga vendimet e Kongresit të Përmetit.
Mbretit Zog, para se të bëhej mbret, ka qenë një qytetar i zakonshëm, si gjithë të tjerët. Për arsye të refuzimit të kthehen pronat e fituara drejtë e pronësisë, nga çështja Ahmet Zogun po i privohet nga e drejta e pronësisë se trashëguar dhe jo vetëm me baza ligjore. Për këtë arsye mendoj se, siç thashë, neni është antidemokratik, anti... [tekst i palexueshëm/prerë]
Fak(i) që në nenin 22 bëhet fjalë për ish-mbretin dhe jo Ahmet Zogun të krijon përshtypjen se pronat e tij janë pronat e një familje aristokratike, që ka pasur prona, kështu që në qoftë se dikujt i pëlqen t’i mohojë të drejtat e pronësisë, që e ka pasur para një mbreti, është krejt e papranueshme që shqiptarët Ahmet Zogu të privohet nga e drejta e pronësisë së trashëguar dhe të vënë mbi është antidemokratik, anti… [vijon e prerë]
Zogun të krijon përshtypjen se pronat e tij kanë qenë frut i veprimeve të paligjshme dhe për këtë arsye nuk duhet t’i rikthehen ose të kompensohen. Por edhe në qofte se marrim në të vërtetë këtë fakt, (gjë që duhet dokumentuar), ai, si Zogu vinte nga qofte papranueshme.
Nesër LDSH -konferencë shtypi
Ditën e premte më 10.02.1995, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve (salla e konferencave të shtypit), kryetarët e subjekteve pjesëmarrëse të Lidhjes së Djathtë Shqiptare (LDSH) japin konferencë shtypi.
LIDHJA E DJATHTË SHQIPTARE
Partia Ballit Kombëtar
Partia Bashkimi Demokratik
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Republikane Shqiptare
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë dhe Ekonomike
U promovua libri i nënpresidentit amerikan AL GOR, në shqip
Dje në Prishtinë, në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u promovua libri “Toka në baraspeshë - ekologjia dhe fryma njerëzore”, i Al Gorit, nënkryetarit i SHBA, i botuar në gjuhën shqipe.
Duke marrë fjalën në këtë promovim, presidenti Rugova tha se është nderuar që ka rast të thotë disa fjalë për librin e nënpresidentit të SHBA dhe studiuesit Al Gor: “Toka në baraspeshë”, aq më tepër kur dihet se me vite të tëra si senator e tash si nënpresident e ka përkrahur dhe e përkrah çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare dhe se z. Gor është një njohës dhe mik i Kosovës.
ATSH
Lufta e ardhshme?
lexo: f. 3
Nga kronikat
“Ka ardhur ditë e keqe. Nuk e merr më vesh njëri - tjetrin. Ndodh që në mënyrë i zuri njerish - të partizan, në mbrëmje bëhet dezertor. Nga ekstremisti i djathtë kalon në ekstremist të majtë. Nga nacionalist në kozmopolit.
Këtër minoritarët u liruan nga Brozi me kusht, por ende nuk dihet se cili është kushti. Por, siç thonë analistët dhe siç vënë në dukje vëzhguesit katër musk(u)terët e liruar do të japin një kontribut të shquar në përmirësimin e marrëdhënieve dy-palëshe Shqipëri - Greqi. Madje ka mendime që ata që ishin katër të bëhen martirë. Pas shpalljes së martirit duhet shpallur dhe qafiri.
Grekët kanë protestuar pse seanc(a) gjyqësore nuk është zhvilluar në greqisht. Kjo është absurde me dy të dyja këmbët e kodit të procedurës penale.
Në kodin e ri penal është harruar një nen i rëndësishëm. “Asnjë grek që shkel ligjet e shtetit shqiptar nuk duhet të denohet”. jam prononcuar publikisht. As parashikime [tekst i paqartë]”
KRONIKANI
Grimca nga gjykata
• Ish-ministri i Tregtisë, Pajtim Azaj, do t’i paraqitet gjykatës për shkak të një padie që është ngritur kundër tij për veprimtarinë e parë. Shtetasi Adrian Ahmed Al Arnau’t është i dënuar me një letër Kontrollit të Shtetit me pretendim se një pjesë e parave me të cilat është privatizuar Hoteli i Burrelit nga ana e ish-ministrit është e tij. Shtetasi sirian me prejardhje shqiptare thotë se shuma e marrë në këtë mënyrë nga ish-ministri është rreth 35 milionë lekë të vjetra. Kjo çështje i është përcjellë gjyqit qysh në fund të 1993, por vetëm ... • Qytetari H. Zh. pretendon në një pjesë të ankestit të Sodimit “Qemal Stafa” dhe për këtë ka paraqitur padi pranë gjyqit. Sipërfaqja kontestuese aktualisht është në përdorim të Klubit Sportiv “Dinamo”. Në shkallën e ka paraqitur pati pranë gjykatës. Në shkallën e parë gjykata e kryeqytetit në favor të përdoruesit aktual, “Dinamos”, kështu që i mbetet në stancave më të larta që t’i përgjigjen ankesës së bërë nga qytetari H. Zh. • Një student kapet pasi kishte marrë motoçikletën e një punonjësi të policisë. Studenti het… [fundi i rreshtit i prerë] Fundi i fundit greket nuk shkëllin ligjet e Greqisë. Partia Socialiste, që para pak kohësh quhej Partia e Punës, ka shprehur dëshirën për t’u kthyer sërish në kohën e socializmit. Po arriti që të marrë votëbesimin është e sigurtë që në një gjë të tillë do ta realizojë me lehtësi, pasi i ka kuadrot e Partisë së Punës. “Ju për çdo gjë kërkoni gjykimin tim për gjërat që po ndodhin, por unë nuk mund t’i gjykoj këto gjëra sepse jam prononcuar publikisht. As parashikimet nuk mund të bëj më. Realiteti shqiptar është aq i real sa mendja ime e Krisur nuk është në gjendje të japë prognoza. Unë jam që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. E ç’na duhen? Më mirë pa to se na vrasin ushtarët, hapet proces gjyqësor dhe dënohen ushtarët tanë… Radhen tjetër do të marr me vete një tellall. Tellall të bindur. Se, siç thua, do të binden dhe tellall që nuk shesin atë që i zotë i e? [lexim i pasigurt]» Kronikani