Ideja e krijimit të një grupimi të forcave të djathta, është ide që të gjithë e dëshirojmë. Në thelb, kjo ishte ideja me të cilat partitë e krahu demokratik formuan koalicionin antikomunist për të rrëzuar diktaturën. Mirëpo, me rënien e komunizmit dhe me marrjen e pushtetit nga Partia Demokratike, si partia më e madhe në atë kohë e bllokut antikomunist, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin kërkesat e popullit në momentin kur ai u ngrit për të rrëzuar diktaturën komuniste. Gjendja e rënduar politike dhe ekonomike, si pasojë e qeverisjes së gabuar të PD, dhe moszbatimit të reformës në atë shkallë që ishte premtuar popullit para marrjes së pushtetit, lindën nevojën që e Djathta të bashkohet edhe një herë në mënyrë që, e bashkuar, të ndalojë këtë mbrapa. Komentet me të cilat u prit ideja e krijimit të një blloku të djathtë dhe sidomos konkretizimi i kësaj ideje me formimin e Lidhjes së Djathtë Shqiptare me gjithë subjektet politike, tregojnë se ky koalicion u formua në momentin e duhur, për të mos thënë në momentin e fundit. Parashikimet dhe shprehjet e disa forcave politike dhe gazetave “të paparuara” për dështimin e shpejtë të kësaj lidhjeje tregojnë më mirë se çdo gjë tjetër efektin që shkaktoi te forcat e majta dhe ultra të majta formimi i këtij koalicioni. Parashikime të tilla për dështimin e të Djathtës të kujtojnë parashikimet e kahershme komuniste për dështimin e kapitalizmit. Dihet mirë se ku janë tashmë ata dhe ku është në këto pika, përkundrazi, sepse qëndrimi i tyre në lidhje me atë është komunist dhe antikomunist mbetet. Partia Demokratike kohëve të fundit ka provuar të reflektojë hapur në lidhje me pronën, por nuk shkon aq larg sa të mund quhet një ndryshim i rëndësishëm. Aq më tepër që PD ka qeverisjen dhe puna e saj mbetet me vepra më shumë se me qëndrime. Qëndrimi ndaj pronës nuk është vetëm vija kardinale në mes të Majtës dhe të Djathtës. Ajo është vija kardinale që ndan demokracinë nga komunizmi. Qëndrimi i të Majtës evropiane mbi pronën, nga të majtët tanë do të quhej “ekstremizëm i djathtë”. Qëndrimi aktual i të Majtës, dhe fatkeqësisht edhe i qendrës, në lidhje me pronën ende nuk arritur të çlirohet nga kuadri komunist. Shkaqet që, sipas këtyre “analistëve” do të sjellin dështimin dhe shkatërrimin e të Djathtës nuk përmenden fare, nëse si shkak nuk marrin dëshirën e tyre të sëmurë që të ndodhë një gjë e tillë. Në Lidhjen e Djathtë, janë Partia Republikane dhe Partia Lëvizja e Legalitetit. Qëndrimi i kundërt i këtyre dy partive në lidhje me formën e rregullimit institucional të shtetit nuk është asnjë arsye që këto dy parti të mos jenë në një krah. Për më tepër qëndrimi i tyre sa i përket kësaj çështjeje është identik për formën institucionale të shtetit duhet të mbahet referendum. Dhe ashtu siç është Lëvizja e Legalitetit parti legale sot, kur Shqipëria është republikë, edhe në rast se opcion i mbretërisë kushtetucionale do të fitonte në një referendum popullor, Partia Republikane do të ishte shumë e interesuar që ky variant të ekzekutohej, sepse interesi i kombit e ka në plan të parë. Një tentim tjetër në luftimin e së Djathtës është edhe karta e bajraktarizmit që më kot po mundohen ta luajnë forcat politike të majta përmes gazetave të tyre. “... në pritje të Godos”, tituj e komente të ngjashme, ku mundohen t’i mvishiet ndonjë lideri të gjithë subjektëve anëtare të Lidhjes së Djathtë se po mundohen të marrin frerët e së djathtës, nuk janë asgjë veç iluzione se e Djathta mund të përçahet duke nxitur ndjenjat bajraktare të subjektet tjera. Partia Republikane nuk është as themeluese, as ideatore e koalicionit të së Djathtës. Ajo është njëra nga gjashtë subjektet e barabarta të një koalicioni që është i hapur për të gjitha forcat tjera që do të pajtohen me platformën e emërtuar. Koncepti i “Partisë mëmë” nuk ka ekzistuar kurrë për partitë e djathta, aq më pak për Partinë Republikane. Dihet mirë që Partia Republikane, që në ndërtimet e saj gjithmonë në plan të parë ka pasur interesin kombëtar, duke hequr dorë me vetëdije nga interesi egoist. Dhe koha ka treguar që nuk ka gabuar. Ndonjë gazetaru që guxon të thotë “Kurt Kola flet me mendjen e ndonjë tjetri”, nuk arrin të fyejë një burrë si Kurti, i cili ka ditur të flasë vetë më mirë se shumë të tjerë, politikanë të sotëm dhe të djeshëm, 45 vjet më parë, duke e provuar këtë me vepra dhe me jetën e tij. Në përpjekje për të minimi minimizuar peshën e partive të Koalicionit të Djathtë në jetën politike shqiptare, ndonjë politikan i modës i ka quajtur ato “arkaike”. Orientimi konservator i këtij orientimi është orientim i ri në Evropë. Suksesi që ky orientim ka korrur për përparimin e shoqërive perëndimore, ka bërë që konservatorët dominojnë edhe më tutje politikën evropiane. Politikanët e modës që parapëlqejnë ide të reja, që parapëlqejnë
komunistëve ata dhe ku është kapitalizmi.
Çështja kombëtare dhe legjitimiteti i pronës, nuk përmenden as si shkaqe që do të sjellin dështimin e të Djathtës, as si elemente të suksesit e saj. Qëllimisht e Majta nuk sulmon në këto dy shtylla të së Djathtës. E Majta kurrë nuk ka pranuar të diskutojë hapur për këto dy pika që janë më rëndësi kardinale për t’i hapur rrugë përparimit të kombit. Ata nuk e sulmojnë të Djathtën në këtë çështje, jo pse pajtohen me të.
Qeveria e dalë nga Parlamenti, me shumicën e deputetëve të PD-së, ndërtuar me një administratë komuniste dhe me ligjet e majta, ka krijuar një situatë me konflikte shoqërore të rrezikshme dhe e ka zhytur vendin në një korrupsion shkatërrues.
Për t’i ndalur dorën kësaj veprimtarie të dëmshme, që po krijon kushtet për rikthimin e komunizmit në Shqipëri duke i përçarë shqiptarët, lind nevoja urgjente e grupimit të forcave të djathta anti-
LDSH e hapur për të gjithë forcat e djathta
Deklaratë e LDSH, mbajtur në konferencën e shtypit të ditës së premte nga z. Kurt Kola
Zotërinj, siç jeni në dijeni nga shtypi, më 7.02.1995, u krijua Lidhja e Djathtë Shqiptare. Historia i ftoi forcat e djathta të marrin mbi supe përgjegjësinë që ta nxjerrin vendin nga vështirësitë ekonomike, anullia dhe korrupsioni dhe nga situatat e ndërlikuara politike.
Partia Demokratike, me përbërjen e saj me shumicën dërrmuese me origjinë gjysmëshkek-ullore komuniste, krijoi një Qeveri neokomuniste me kuadro që trashëgon mendësitë dhe përvojën e regjimit të shtetit totalitar. Ajo nuk mund të realizonte ekonominë e tregut të lirë dhe një demokraci të vërtetë perëndimore në Shqipëri. PD-ja nuk mund të bëhej kursersi e Djathtë, as brenda nates, as brenda mandatit të saj elektoral, duke pasur në udhëheqje elementë me formim marksist. Kështu ajo as mund të reformohej me ata demokratë që përballë udhëheqjes së tyre ishin të pafuqishëm.
Reformat ajo nuk mund t’i realizonte dhe premtimet nuk mund t’i mbante, sepse kushtëzoheshin nga program i ma-
komuniste.
Pak histori mbi këtë krijim:
Më 8 janar 1994, Shoqata Pronësi me Drejtësi e degës së Shkodrës, në një tubim të saj, mori nismën e krijimit të së Djathtës Shqiptare. Kjo ide u pasua nga tubimet në të gjitha qytetet e vendit. Pas fazës së mitingjeve, forcat politike u ulën në tavolinën e rrumbullakët, për të vendosur konfirmimin zyrtar të grupimit të Djathtë. Në muajin korrik u bënë tri takime radhazi dhe, duke mos rëndë dakord për emërtimin u krijuan dy grupe të Djathta: Lidhja Shqiptare Antikomuniste dhe Fronti i Djathtë Antikomunist.
Në kuadrin e vendimit të marrë për pranin subjekt-kesh të reja, LSHA-së i erdhi kërkesa për pjesëmarrje nga Partia Republikane dhe Bashkimi Demokratik. Më 14 janar u bë takimi i parë midis gjashtë subjekteve politike të Djathta.
U thirrën në këtë takim (vijon në faqen 3)
Nga konferenca e shtypit e LDSH
Ditën e premte në Pallatin e Kongreseve liderët e subjektëve politike në përbërje të Lidhjes së Djathtë Shqiptare, mbajtën një konferencë shtypi.
Pas leximit të një deklarate për gazetarë nga z. Kurt Kola, ai dhe liderët e tjerë, z. Hysen Selfo i Ballit Kombëtar, z. Guri Durrollari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Sabri Godo i Partisë Republikane, z. Haki Hajdari i Shoqata e Ish-përndjekurve Politikë dhe Ekonomike dhe z. Remzi Ndreu i Partisë Bashkimit Demokrat.
Interesi i gazetarëve ishte përgjithësisht në drejtim të funksionimit të LDSH dhe marrëdhënies së saj me forcat tjera të djathta, me PD dhe qëndrimit ndaj të Majtës.
U informua se në zgjedhjet e ardhshme LDSH do të dalë me kandidatët e përbashkët, ku në çdo zonë do të përkrahet kandidati i atij subjekti që ka shtrirje më të mirë. Sa i përket zgjerimit të këtij koalicioni, liderët deklaruan se LDSH është e hapur ndaj gjithë forcave të djathta programi i të cilave nuk bie ndesh me platformën e saj.
Çështja Kombëtare dhe prona u pohua, si në deklaratë dhe në përgjigjet e veçanta, se do të jenë shtyllat kryesore të këtij fronti.
Ndërsa, aluzionet e një gazetari se Lëvizja e Legalitetit kishte mohuar pjesëmarrjen në LDSH, kryetari i saj i kualifikoi si falsifikime, duke konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së vet në koalicion.
Korresp. i “Republika”
Foto: A. Dhimitri
“Albpetrol” shkatërrohet . “Besa” fiton jashtë
f. 4
Një hap që duhet pasuar nga të tjerë
Ndryshimet në qeveri kohët e fundit, kontrastet brenda PD lidhur me këto dhe problemet të tjera që diskutohen në qarqet tona politike, diskutimet për imunitetin e ish-ministrave PD-së, ofensiva kundër Ministrisë së Mbrojtjes dhe tullarit të saj për implikim në kontrabandë armësh dhe cigare, “çështja Brozi” dhe dështimi i pushtetit në këto duel, kërkesat e llogarisë ndaj kryeministrit Meksi, Ilirimi i pesë shqiptarëve me origjinë greke, mënyra si u trajtua problemi i tyre, tani së fundi, edhe mocioni i mosbesimit kundër kryetarit të Kuvendit Popullor, flasin për intensifikimin e përpjekjeve e opozitës në radhë të parë kundër të Majtë, për ta hapur edhe më të carën e krijuar nga rezultati i referendumi në anijen e pushtetit, me qëllim që të shpëtojnë fundosjen e saj.
Për arsye të mbështetjes së PD-së gjatë fushatës për rrëzimin e qeverisë komuniste dhe fitore se 22 marsit, duke u ndodhur në nje front, (pavarësisht nga ndryshimet për probleme të tjera) si pasojë e mendimit e saj.
(Vijon në faqen 3)
Censurohet deklarata e Selamit për Kushtetutën
Një deklaratë befasuese e Selamit në aktivin e PD-së në Shkodër tërhoqi vëmendjen e shtypit dhe të opinionit.
Selami në aktivin e PD-së në Shkodër se miratimi i Kushtetutës duhet bërë përmes Parlamentit.
Ajo që tërheq vëmendjen është kronika televizive, e transmetuar mbrëmë. Në edicionet televizive jo vetëm që u injorua deklarata e kryetarit të PD-së për çështjen e Kushtetutës, por në edicionin e mbrëmjes, ndryshe nga ai i orës 16.00 u “pastruan” kritikat e bëra në adresë të PD-së nga kryetari i degës së PD-së së Shkodrës.
Censura, e cila shtrihet deri edhe në mbulimin e kronikave të kryetarit të PD-së e bën pak të besueshëm televizionin publik, për të cilin po flitet gjithnjë e më tepër. Për fat njerëzit nuk e kanë tashmë televizionin të vetmin mjet të informimit për atë çka ndodh në vend. Televizioni me mostransmetimin e deklaratave të tilla nuk bën asgjë tjetër veçse vihet në rolin e strucit.
Korresp. “Republika”
102 kandidatë për çmimin NOBEL
Komiteti norvegjez për dhënien e çmimit “Nobel” njoftoi sot se ai ka marrë deri tani 102 emra për çmimin e vitit 1995, duke përfshirë 25 organizata dhe 77 individë.
Si zakonisht instituti nuk do të bëjë asnjë nga emrat. Sipas procedurës së komitetit, të vendosur nga themeluesi i tij Alfred Nobel, procesi i seleksionimit është sekret.
Por disa emra janë shpallur tashmë, njofton agjencia DPA. Ato janë politikanja kurde Lejla Zana, e cila është burgosur për mbrojtjen e të drejtave të kurdëve në parlamentin turk, ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, mbrojtësi i të drejtave të njeriut në Rusi, Sergej Kovalov i cili ka kritikuar luftën në Çeçeni, disidenti kinez Wei Jingshen, ish-kryeministri irlandez Albert Reynolds dhe presidenti çek Vaclav Havel.
Sa peshon kuleta mujore e shqiptarëve?
Sipas një studimi të bërë në janar 1995, është përcaktuar se sa peshon kuleta mujore e shqiptarëve.
Pagat e punonjësve ndahen në 22 klasa, duke filluar nga klasa më e ulët 3000 lekë dhe duke përfunduar te klasa më e lartë - 9000 lekë.
Paga mesatare e punonjësve është 4090 lekë, ajo e klasës 13-të. Të gjitha firmat e huaja në Shqipëri paguajnë nga klasa e 19, domethënë 5340 lekë deri në 9000 lekë në muaj. Shteti ynë është me i varfëri. Ai paguan më pak se 3000 lekë dhe mesatarja mujore është 3890 lekë. Por më ndryshe paraqitet kuleta e hierarkëve të vertikales shtetërore. P.sh. Presidenti i Republikës 41.000. Kryetari i Këshillit të Ministrave 35000. Kryetari i Kuvendit Popullor 30.000. Prefekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës 26.000. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Gjykatës Kushtetuese, Shërbimit Informativ Kombëtar 30000. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kasacionit 25.000.
Mu. Malli
Karikaturë: aeroplani “41000lek”, makina “9000lek”, karroca “3000lek”.
Në këtë numër
“RILINDJA” shembull i punës në kushtet e okupimit
faqe 3
E gjithë Tirana - një treg i madh plot baltë
faqe 2
Një pikëpamje tjetër për Islamin
faqe 4
Mësime nga historia për të ardhmen e Princit
Nga kronikat
“Populli nuk e ka ndjerë mungesën e sheqerit në tregun e Tiranës, pasi nga goja e qeveritarëve tanë rrjedh vetëm mjaltë. Mungesa e dritave elektrike tregon se ne jemi dhe do të jemi edhe për disa kohë një popull me shkallë të lartë qytetërimi, civilizimi dhe zhvillimi. Sikundër e dini, popujt me shkallë të lartë zhvillimi dhe me demokraci të konsoliduar përdorin vetëm qirinj për ndriçim. Madje ne jemi vetmi vend evropian që konsumin e qirinjve, nga e ardhur edhe si rezultat i punës kërkapatëse të qeveritarëve dhe në përgjithësi të administratës shtetërore të cilët po treten si qiri për hallet e popullit.
Tani që katër fajtorët grekë janë të lirë të bredhin në të gjitha Evropën. 70 mijë shqiptarët e dëbuar do të kthehen në Greqi. Vizat këtë e tutje do të kenë dhe vullnet e qigakatës së kasacionit. Kjo masë merret pas disa akuzave që janë bërë në shtypin e pavarur për tregti me viza dhe falsifikimin e tyre. Përveçse e gjykatave tona është garancia më e mirë për këtë gjë.
Deputetët shqiptarë në Maqedoni kanë folur në parlament shqip, ndërsa kryetari i parlamentit ka bërtitur në gjuhën maqedonase, kur e ka parë se nuk e kuptonte njëri me këtë gjuhë, ka nisur të flasë shqip.
Jemi në prag të luftës së katërt botërore! Jam munduar t’ua them rrotull e rrotull, por nuk më keni kuptuar. Tani po ua them shqip: mbildhëni kallaballëkun! Luftën do ta nisë Greqia dhe do ta mbarojë Shqipëria. Tirana zyrtare do ta marrë vesh lajmin e luftës në fund të saj.
KRONIKANI