19/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 shkurt 1995

Vendosmëria për Universitet në Tetovë u vulos me gjak

Gjaku i derdhur në ditën e hapjes së Universitetit të Tetovës, futi përpjkeljet e shqiptarëve për shkollim në Maqedoni në një rrugë që nuk le kthim prapa. Më nuk mund të diskutohet se do të ketë apo jo Universitet shqiptar në Maqedoni. Gjaku i derdhur pardje mund të arsyetohet vetëm në këmbënguljen për të mbajtur Universitetin gjallë me çfarëdo çmimi. Se me çfarë çmimi, çmim ky që do ta paguajnë shqiptarët dhe maqedonët, varet vetëm nga këta të fundit. Nëse edhe gjaku shqiptar që maqedonët derdhën pardje, nuk është i mjaftueshëm për t’i bindur të gjithë se Universiteti në Tetovë është hapur dhe kjo punë ka marrë fund, shqiptarët duhet të jenë gjithnjë të gatshëm e japin edhe argumente me bindëse që nuk do të jenë më pasoja vetëm për shqiptarët. Ndonjë hezitim për vazhdimin e punës së Universitetit, nga maqedonët do të kuptohej vetëm si frikë dhe sinjal që të vazhdojnë politikën e vrasjes në komunikimin me shqiptarët. Me aktin e fundit ata treguan se maturinë e shqiptarëve dhe predispozicionin për dialog e kanë marrë gjithnjë si dobësi të tyre dhe shenjë frike. Më në fund është e qartë për të gjithë se nga ç’logjikë nisen ata kur kanë të bëjnë me shqiptarët. Gjuha e forcës, që ata preferojnë ta përdorin gjithherë në mosmarrëveshjet me shqiptarët, dëshmon se kjo është gjuha e vetme të cilën ata marrin vesh dhe gjuhë me të cilën duhet komunikuar me ta. Maqedonët refuzuan gjithnjë të diskutonin haptas kushtet me të cilat shqiptarët pranojnë të jetojnë në një shtet me ta. Të trimëruar nga politika shqiptare e dialogut për çështjet e hapura, ata gjithnjë dhe sistematikisht kanë luajtur rolin e budallait, duke i sjellë shqiptarët në një pozitë absurde të nënshtremimit. Kjo politikë nuk dha asnjë rezultat, jo vetëm në raport me Maqedoninë, por edhe me asnjë prej shteteve tjera. Dhe, nëse deri dje kishte ndonjë arsye për të bërë një politikë të tillë ndaj Maqedonisë, vazhdimi i saj edhe në të ardhmen do të ishte absurd. Nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë që shqiptarët të vriten për çdo kërkesë të tyre, qoftë ajo edhe më elementare. Statusi i shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë i barabartë i çfarëdo marrëdhënieje me këtë shtet. Çdo marrëdhënie me Maqedoninë duhet të shihet nga ky prizëm. Statusi i shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë barazisht i çfarëdo marrëdhënieje me këtë shtet.

Pajtim apo përçarje e mëtejshme

Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së “Fenomeni Selami” ishte njëra nga hallkat e fundit të një zinxhiri eventimentesh që pasuan referendum in e 6 nëntorit të vitit të kaluar. “Fenomeni Selami” ishte njëra nga hallkat e fundit të një zinxhiri eventimentesh që pasuan referendumin e 6 nëntorit të vitit të kaluar. Ashtu si rezultati i referendumit, edhe “rasti Selami” ka shërbyer si një katalizator në fermentimin e disa proceseve, deri tani të fjetur, si brenda PD ashtu dhe jashtë saj. Ka ditë që mjetet e informacionit, sidomos ato të Krahu të Majtë dhe të afërt me të po u kushtojnë një vend të madh kontrasteve të fundit në gjirin e PD, ndërmjet Selamit dhe ndjekësve të tij, nga njëra anë, dhe krahut tjetër, për të cilin thuhet se ndodhet nën ndikimin e Presidentit Berisha. Madje zhvillimet në fjalë po trajtohen si një duel midis Berishës dhe vetë Selamit. Duke ndjekur me vëmendje të gjitha ato çka po ndodhin në PD, është e mundshme çdo hipotezë lidhur me “rebëlimin” e kryetarit të partisë në pushtet kundër vijës së saj, diçka pak si absurde! Duke gjykuar nga momenti, kur nisi rrugën “fenomeni Selami”, është i besueshëm versioni sipas të cilit ai pretendon për më shumë pushtet në partinë e tij, duke ridimensionuar atë të kryetarit të sh-

Deklaratë e degëve të partive dhe degëve të shoqatave të djathta të Durrësit

Subjektet e djathta, degë të partive dhe degë të shoqatave që veprojnë në rrethin e Durrësit, në takimin e bërë me datën 15.02.1995, nga përfaqësues të këtyre subjekteve, u prononcuan për sa më poshtë: Duke u nisur nga interesat e Kombit e të demokracisë për gjendjen politike, ekonomike, shoqërore të krijuar në vendin tonë, ku vërehen se janë lënë qëllimisht pa u zgjidhur një varg çështjesh kryesore, për të cilat populli shqiptar u ngrit kundër diktaturës komuniste, subjektet e poshtëshënuara deklarojnë të bashkëpunojnë për këto çështje: 1. Çështja kombëtare është çështje e shenjtë dhe detyrë e të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur për të krijuar mundësinë e bashkimit në kufijtë etnikë. 2. Partitë dhe shoqatat e djathta duhet të jenë të vetëdijshme për rolin historik të bashkimit të tyre, duke lënë mënjanë dhe përkohësisht specifikat e veçanta të programeve të tyre, duke bërë të mundur plotësimin e aspiratave për krijimin e një shteti përparimtar ligjor demokratik. 3. T’i paraprijmë çështjes të së ardhmes së vendit dhe të pushtetit duke përmbushur dëshirën e popullit për krijimin e komunizmit dhe kundër ringjalljes së tij. 4. Me anë të referendumit mbarëpopullor të përcaktohet forma e pushtetit republike apo monarki, para hartimit të kushtetutës. 5. T’u njihet prona dhe e drejta e kthimit në Atdhe, si dhe diasporës, edhe familjes mbretërore. 6. Për hartimin e projekt-kushtetutës, të marrin pjesë specialistë në fushën e legjislacionit dhe të së drejtës nga të gjitha forcat të përfaqësuara në Parlament, ato që nuk përfaqësohen në Parlament, si dhe shoqatat “Lidhët Përndjekurit Politikë”, “Pronësi me Drejtësi” dhe “Ish-të Përndjekurve Ekonomikë (Kulakëve)”. 7. Të luftojmë me vendosmëri korrupsionin dhe burokracinë shtetërore që kanë bllokuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe të vendoset kuadri ligjor për aparatin administrativ, duke bërë të mundur pastrimin e pushtetit nga funksionarët e ish-shtetit komunist dhe pushtetarët e korruptuar të sotëm. Të hapen dosjet pa përjashtim për kuadrot drejtues në parti, pushtet e shoqata. 8. Të bëhet verifikimi i pasurive të vëna gjatë tranzicionit dhe mënyra e privatizimit të pasurisë shtetërore. 9. Shoqata e të Përndjekurve Politikë, si trashëgimtare e luftës mbarëkombëtare kundër komunizmit, e martirizuar me vuajtje të pashembullta, të jetë formacion parësor për demokracinë e vërtetë në vendin tonë. 10. Të njihen e të kthehen të gjitha pronat e patundshme e të tundshme të rrëmbyera me dhunë nga shteti komunist me anë të konfiskimit, sekuestrimit, shtetëzimit, shpronësimit ose të marra me çdo mënyrë tjetër pas datës 28 nëntor 1944. Të anullohet Ligji 7501, dtë 07.09.1992 “Për Tokën”, si ligj komunist e antikombëtar. Të hartohet një projektligj i ri që të sanksionojë njohjen dhe kthimin e pronës pronarit të ligjshëm. Fshatarësia pa tokë t’i njihet e drejta për të marrë tokë nga ajo shtetërore sipas një studimi të thellë të mirëfilltë. Të korrigjohet Ligji 7698 datë 15.04.1993 për mangësitë që ka, t’i njihet pronarit të ligjshëm kthimi i trojeve sipas vërtetimit pronësie pa kufizim. 11. Qytetarëve që nuk përfituan banesë sipas Ligjit 7652 date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” si dhe të pastrehëve, t’u krijohet mundësia për blerje banesash nga një fond i krijuar nga vjelja e një takse të përkohshme prej atyre që morën banesa sipas Ligjit 7652, dt. 23.12.1992. 12. Për punëtorinë, të krijohen kushtet për punësimin e saj sipas një studimi në fushën ekonomike. Të përkrahet organizimi i tyre në sindikata të tipit perëndimor. Të tregohet kujdes i veçantë për arsimtarët që kontribuojnë me përkushtim në përgatitjen e ardhmes së Kombit. Të mbështeten ekonomikisht pensionistët, invalidët, fëmijët jetimë, handikapatët etj. 13. Shteti të rrisë detyrimin e tij dhe t’u dalë zot të drejtat e të emigrantëve kudo që ndodhen. Të përkujdeset për zgjidhjen e problemeve të tyre familjare. T’u kushtohet kujdes kodit moral dhe traditave tona shoqërore kombëtare duke luftuar anët e këqija që ka sjellë me vete e kaluara e hidhur e vendit dhe periudha e tranzicionit. 14. Subjektet e degëve të partive të djathta të shoqatave të djathta në rrethin e Durrësit të punojnë për afirmimin, konsolidimin dhe rritjen e reputacionit të këtyre formacioneve për t’i paraprirë përgatitjes së fushatës së zgjedhjeve. Dega e Partisë Balli Kombëtar, Durrës Dega e Partisë Legalliteti, Durrës Dega e Partisë Republikane, Durrës Dega e Shoqatës Ish-të Përndjekurve Politikë, Durrës Dega e Shoqatës Ish-të Përndjekurve Ekonomikë, Durrës Dega e Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Durrës

Përçarje të Prokurorit të Përgjithshëm

I nxituar njeriu që duhet të mbrojë ligjin… Gjatë interpelancës së tij në Parlament z. Prokuror i Përgjithshëm, duke folur për personat politikë që janë denoncuar, përmendi dhe kryetarin e Degës së PS në Elbasan z. Arben Burburia. Duket se me këtë pohim Prokurori i Përgjithshëm ngatërron kartat dhe në shprehje kërkardhje për konfuzionin që ekziston në organet më të larta të Drejtësisë shqiptare. E vërteta është që organet e prokurorisë nuk kanë hapur proces ndaj zotit Arben Burburia, por është z. Burburia që i është drejtuar prokurorisë së Elbasanit për rastin e konfliktit të tij me ish-kryetarin e Rendit të Elbasanit zotin Mit’hat Haviari. Për sqarim po citojmë një pjesë nga protesta që ka bërë KDI i PR për këtë çështje dhe që është botuar në gazetën “Republika” më 19 maj 1994 “KDI i PR SHK kërkon hetimin e menjëhershëm ndaj z. Haviari, si edhe ndaj punonjësve të tjerë të komisariatit të rendit në Elbasan, që zbatojnë urdhëra të jashtëligjshme deri në absurd…”. Me sa duket z. Prokuror i Përgjithshëm në këtë rast i ka rënë çekanit dhe jo kudhrës. Gjithsesi na duket e habitshme që një grindje ndërmjet dy personave në Elbasan, për një çështje thjesht ordinere të trafikut rrugor të interpretohet si një ndër aksionet lidhur me korrupsionin që paska shqetësuar z. Prokuror të Përgjithshëm. Ajo që mund të bënte zoti Dragoshi, është rishqyrtimi i kartave lidhur me këtë çështje, të prononcohej publikisht për të thënë si është e vërteta dhe t’i kërkonte ndjesë Parlamentit, që e angazhon me punë të kota. Gjithsesi kjo është punë e tij. Në të njëjtin prononcim të Prokurorit të Përgjithshëm, përmendet edhe marrja në hetuesi e z. Bitinca për falsifikim dokumentesh lidhur me tenderin e Telekomit. Tashmë dihet që akuza për falsifikim dokumentesh ka rënë plotësisht duke u përgënjeshtruar në rrugë zyrtare nga vetë kryeministri. Ndërsa për akuzën e dytë me të cilët po merret grupi i ekspertëve, ne formulin që bëri z. Prokuror i Përgjithshëm, ndjehet qartë një lloj paragjykimi. Kjo na duket tepër e nxituar për një njeri që duhet të jetë tepër i kujdesshëm në prononcimet e tij si mbrojtës i ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Hiqen dekoratat për ish-homenklaturën e lartë komuniste

Një akt i vonuar E mirpritur dekretin e Presidentit për heqjen e dekoratave të Enver Hoxhës që deri më sot ka qenë dy herë Hero Kombëtar. Këtë çështje PR e ka ngritur me kohë dhe e denoncon publikisht sidomos në Kongresin e saj të Dytë në tetor të kaluar ku është thënë shprehimisht: “Por b’ka si të pathemi me faktin që Enver Hoxha të jetë dy herë ‘Hero Kombëtar’ dhe sigurisht familja gëzon pensionin e posaçëm të këtyre dekoratave.”

Arbnori kundër mocionit për vetveten

Sipas koncepteve që kemi ne për demokracinë, mocion mosbesimi mund të paraqitet ndaj cilido person që kryeson një institucion, por ajo që na habit është fakti që vetë personi ndaj të cilit drejtohet mocioni e quan atë të paligjshëm. Më e pakta që mund të thuhet në këtë rast është mungesa e modestisë te z. Arbnori, për të mos thënë se ky është një akt arbitrar dhe sado përpjekje të bëhen s’mund të interpretohet i ligjshëm. Në vend të një sqarimi Më 12. 02. 1995 nga arka e PR u vodhën 84.000 lekë. Ndodhen gazetë ka shkruar se vjedhja është bërë nga vetë ndonjë drejtues i PR - së dhe se kjo shumë parash qenka vjedhur për të blerë ndonjë parti për të hyrë në Lidhjen e Djathtë. Dihet që në këtë kohë ka gazetë që botojnë shkrime gazetaike lojake kujtëse e fantazise, por mendojmë se artikujshkru esi si qytetar duhet të ndihmojë organet e Rendit që merren me këtë çështje duke thënë se cili është personi për të cilin mund të dyshohet dhe cila mund të jetë parja e blerë me këtë shumë parash. Kjo do të ishte një ndihmë konkrete sidomos për të lehtësuar dy personat e ndaluar nga policia lidhur me këtë ngjarje dhe personat e tjerë që thirren në hetime për këtë çështje.

Presidenti gjerman do të vizitojë Shqipërinë

Gjatë datave 9 dhe 10 shkurt ishte në Shqipëri një delegacion gjerman i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera të RFGJ. Qëllimi i ardhjes së këtij delegacioni ishte përgatitja e vizitës zyrtare të Presidentit gjerman, zotit Herzog, më 28 shkurt dhe 1 mars në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri ata patën takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare mbi organizimin e kësaj vizite zyrtare.

Nga kronikat

“Kam konstatuar se zhvillimet e demokracisë në Shqipëri në përgjithësi po ecin në rrugë të mbarë, - tha e çmendura. Në kryeqyteti, të shtunën pasdite para selisë së Partisë Socialiste. Kur të marrin socialistët pushtetin atëherë do t’ia ndjejë lezetin ky popull demokracisë. Socializmi që do ndërtojnë socialistët do të jetë socializëm demokratik. Enver Hoxha fliste për demokraci socialiste, ndërsa Servet Pellumbi flet për socializmin demokratik. Kjo tregon se kur të ulen në karrike socialistët do ta kthejnë përmbys socializmin e parë dhe do të ndërtojnë një socializëm të paparë. Partitë dolën jashtë mode. Tani në modë janë aleancat, lidhjet, polet, frontet, bashkimet, kuvendet dhe pleqësitë. Edhe shkollat do të bashkohen. Shkolla fillore do të bashkohet me shkollën e lartë të Partisë. Kuadrot që do dalin do jenë instruktorë të Komiteteve të PS në qendër e në bazë. Maqedonasit ende nuk janë mësuar me shtet. Se shpejti ata do të bëhen pishman për ditën që kanë menduar të punojnë kundër shqiptarëve, por do të jetë vonë. Shkupi do kërkojë që Tirana të jetë e përmbajtur, gjë e cila edhe mund të arrihet, por hajde e mbaj Dibërën dhe rrethet fqinjë. Gjirokovë mendon që me shqiptarët të marrë çmimin për Festën e 1 Prillit. Ishalla ia mbërrin asaj dite, se burri plak është i zi. Ku i dihet ç’ndodh. Megjithatë mjekët e tij kanë dhënë garanci se nuk do të ketë sëmundje të mallkuar. Se shpejti unë do t’ju njoftoj për ndryshimin e orës lokale dhe asaj qendrore. Me ndryshimin e orës Shqipërisë do t’i trokasin në derë në fat i shumë më i mirë nga ai që ka pasur deri më sot. Tetë milionë shqiptarët që po jetojnë të ndarë në pesë shtete po rakordojnë orët.” KRONIKANI

Në këtë numër:

Disa struktura mendore (m - l) në programin e PSSH Faqe 3 Sarajeva rron... edhe pasi e kanë vrarë Faqe 3 TITO Faqe 3 E Djathta merr iniciativën Faqe 2 Gjakmarrje apo vetëgjyqësi? Faqe 2 “Oktapodi 7” në ekranin e RAI UNO-s Faqe 4 “Premiere” dhe kontribute për luftën kundër SIDA-s Faqe 4

Përç a tje të Prokurorit të Përgjithshëm

I nxituar njeriu që duhet të mbrojë ligjin…

Arbnori kundër mocionit