Takim i Presidentit Hercog me kryetarët e Partive Parlamentare
Z. Godo i uro(i) mirëseardhjen Presidentit Hercog dhe bëri një prezantim të shkurtër të Partisë Republikane si parti e Djathtë.
Z. Godo i uroi mirëseardhjen Presidentit Hercog dhe bëri një prezantim të shkurtër të Partisë Republikane si parti e Djathtë. Prej kohe, tha z. Godo, shikojmë me shqetësim aktivizimin e disa vendeve për një aleancë sllavo-ortodokse, rrjedhimisht e rrezikshme të së cilës mund t’i vuajë Ballkani dhe që kërcënojnë veçanërisht Kombin tonë. Në këtë kontekst Partia Republikane gjithnjë ka kërkuar që politika e shtetit shqiptar në Evropë të orientohet drejt shteteve që janë aleatët tanë natyralë, në radhë të parë Gjermania, Italia, Austria, Turqia etj. Në planin e brendshëm shtrohet problemi i të ardhmes së demokracisë. Shohim qartë rrezikun e rikthimit të socializmit. Kohët e fundit është krijuar Lidhja e Djathtë Shqiptare si një forcë politike që do t’i kundërvihet këtij rreziku. Persa i takon [teksti vijon jashtë kornizës]. Përsa i takon pyetjes së z. President se në ç’drejtim kërkohet ndihma e Gjermanisë, tha z. Godo, s’kam ndonjë kërkesë specifike, sepse bashkëpunimin e kërkojmë të gjithanshëm dhe në çdo fushë. Në fjalën e mbylljes Presidenti Hercog foli për gjendjen në ish-Jugosllavinë e cila është kthyer në vitet 1920. Aty luftohet për kufijtë, dukuri që i përket mentalitetit Ballkanas. E kemi vështrirë të bisedojmë me serbët, tha Presidenti, prandaj erdha në Shqipëri ku gjejmë njerëz për të biseduar. Duke folur për Shqipërinë Presidenti tha se problemi juaj është kryesisht ekonomik dhe nga kjo pikëpamje jeni vendi i fundit i Kontinentit. Gjermania do të japë çdo ndihmë të mundur, por nuk na vjen mirë kur flitet për një rol udhëheqës të Gjermanisë në Evropë. Koha e hegjemonive ka kaluar dhe s’mund të ecim kundër politikës që kemi ndërtuar gjatë 40 vjetëve. Presidenti theksoi veçanërisht marrëdhëniet e shkëlqyera me Francën dhe vendet të tjera të Evropës. E gjithë biseda e tij ishte e çiltër, largpamëse dhe dashamirëse.
Nga Shtrausi tek Hercog
Ka ardhur të harrojë dhimbjen e shkatërruar nga vdekja e së shoqes, do të thonë atë verë të vitit 1984, kur personaliteti i politikës gjermane, Franc Jozef Shtraus shkeli për herë të parë në tokën shqiptare.
-Ka ardhur të harrojë dhimbjen e shkaktuar nga vdekja e së shoqes,- do të thonë atë verë të vitit 1984, kur personaliteti i politikës gjermane, Franc Jozef Shtraus shkeli për herë të parë në tokën shqiptare.
I njohur deri atëherë, nëpërmjet propagandës së regjimit të E. Hoxhës si “ultrareaksionar”, “neonazist”, “armik i betuar i komunizmit” e natyrisht edhe i Shqipërisë socialiste etj. as që mund të mendohej për motive politike të ardhjes së Shtrausit në Shqipëri, në vendin e komunizmit më ortodoks në Evropë. Madje përpjekjet e politikanit të shquar nuk shkuan dem. Nuk kaloi shumë kohë dhe midis dy vendeve u lidhën marrëdhënie diplomatike.
Në njërën prej vizitave të tij në Shqipëri, ndërsa po ngjiste me këmbë njërën prej rrugëve të pjerrëta të qytetit të shumta prapa Italisë, që falë afërsisë gjeografike dhe televizionit ka hyrë shumë më tepër se ne në vendin e lirive të fundit”, shkruante shtypi gjerman atëherë, duke komentuar vizitën e paharrueshme të Gensherit në Tiranë.
Ajo vizitë ishte shumë e rëndësishme [vijon jashtë kornizës].
Evropë. Madje nuk mungoi të flitej edhe për një “kalim tranzit të Shtrausit nga Jugosllavia në Greqi, nëpërmjet Shqipërisë. Pak kohë kishte kaluar nga botimi i librit të diktatorit “Imperializmi dhe revolucioni” ku sulmohej edhe “fashisti” Shtraus, për më tepër vetë diktatori ishte akoma gjallë.
Por ardhja e Shtrausit edhe dy herë të tjera në Shqipërinë totalitare tregoi se shkaku i vizitës së tij të parë në Shqipëri nuk ishte as vdekja e së shoqes, as shfrytëzimi i territorit shqiptar si rrugë kalimi, por diçka më shumë.
Në atë periudhë, kur E. Hoxha nuk kishte vdekur, kur procesi i dekompozimit të sistemit komunist nuk kishte filluar (Gorbaciovi akoma nuk ishte ngjitur në majën e piramidës së shtetit sovjetik), Shtrausi ngjasojte në një farë mënyre me paraardhësit e tij Hahn, Thumann etj. Por, ndersa ata gërmonin në shtresën opake të shekullit për të gjetur lidhjet e shqiptarëve me paraardhësit e tyre ilirë, Shtrausi eksploronte në errësirën e totalitarizmit enverian për të gjetur mundësinë e hapjes së një dritareje, kur Shqipëria i izoluar të shikonte Gjermaninë e fuqishme e nëpërmjet saj Evropën, ku edhe sot e kësaj dite po rreket të hyjë.
Gjirokastrës, dikush nga një grup turistësh gjermanë do t’i drejtohej me shpotì:
-Zoti Shtraus, më duket se keni vendosur të bëheni një komunist fanatik!
-Unë kam qenë s dhe ne Kinë dhe nuk jam bërë maoist.- do t’i përgjigjej aty për aty kryeministri i Bavarisë.
Deri këtu dukej se kishim të bënim më tepër me një anë personale të Shtrausit, me një preferencë apo dobësi të tij për Shqipërinë, por ardhja e ministrit të Jashtëm gjerman Hans Dietrith Gensher, në vjeshtën e vitit 1987, tregoi se nuk ishte thjesht një punë preferencash personale apo nostalgjie. Vizita e Gensherit akoma pa ardhur ambasadori vendit të tij, dçka jonormale përsa i përket procedurave diplomatike, tregonte se Shqipëria e vogël komuniste, zinte një vend jo të papërfillshëm në politikën e Gjermanisë së madhe.
“Duhet të shpejtohemi. Jemi tuese, qoftë për angazhimet germane ndaj Shqipërisë qoftë nga premtimet e R. Alisë për një pozitë të privilegjuar të Gjermanisë në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën, veçanërisht me Perëndimin të bëra gjatë asaj vizite.
Shqiptarët e thjeshtë, që ndiqnin me vëmendje të madhe vizitën e parë të një ministri të jashtëm perëndimor në vendin e tyre komunist, për një moment morën frymë të lehtësuar. Zoti po i ndihmonte t’u shpejtonin vuajtjeve gjysëmshekullore. Shqipëria do të ishte vendi i parë komunist, që do të çante perden e hekurt”, i mbështetur nga lokomotiva e Evropës.
Por, këto shpresa do të mbeteshin në cakun e iluzioneve, o të vetëmbështetim shumë shpejt. Fjalët e thëna në bisedimet nga R. Alia do të mbeteshin në letër. Shqipëria do të vazhdonte të qëndronte në bunker dhe
mbit. Korresp “Republika”
Presidenti gjerman Hercog, duke takuar dje qytetarë të Kavajës Foto: Armando Babani
LDSH i hap rrugën të djathtës drejt pushtetit
Nga fjala e z. Godo mbajtur në mitingun e Durrësit
Të martën më 28 shkurt në Pallatin e Sporteve në Durrës, në praninë e mbi një mijë vetave, Lidhja e Djathtë Shqiptare mbajti mitingun e saj të dytë, pas atij të Elbasanit, me anëtarët e subjekteve të lidhjes dhe simpatizantët e saj.
Në këtë prezantim të dytë të LDSH para elektoratit shqiptar, fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës së ish-Persekutuarve për Durrësin Agron Hidri. Pas kësaj, duke filluar nga kryesuesi i radhës së LDSH, z. Kurt Kola, morën fjalën të gjithë liderët e Lidhjes. Në fjalët e tyre ata shtjelluan pikat më kyçe të platformës së lidhjes dhe u munduan të sqarojnë të gjitha dilemat e shtruara rreth këtij koalicioni në shtyp e gjetiu. Takimi vajti më gjatë nga ç’shiste parashikuar, dhe pas mbarimit të fjalimeve nga kryesia e LDSH, pasi që nga publiku pati një interesim të veçantë dhe kishte shumë pyetje drejtuar liderëve të së djathtës. Interesimi i publikut ishte veçanërisht i përqëndruar në programin dhe platformën e lidhjes si dhe rrugën e zgjidhjes të disa problemeve kapitale të kombit. Korresp. “Republika” Socialistët po mbledhin fshatarsinë për zgjedhje të ardhshme. Servet Pëllumbi ka ftuar për koalicion Aleancën Demokratike dhe socialdemokratët. Të parët lënë të kuptohet se për “hir të Shqipërisë” do të bëjnë koalicion me fitojnë, kurse Gjunushi e shtyn përzgjedhjen mbas Këshillit Kombëtar, që do të thotë se edhe ai e pranon, por duke rritur çmimin e vetvetes. Socialistët kanë formuar qeverinë hije, duke shpallur edhe programin e qeverisjes. Çdo gjë është gati, pritet vetëm dita e zgjedhjeve, e sulmit frontal, që socialistët të kthehen në pushtet. Elektorati shqiptar, që votoi mbi dy të tretat për demokracinë, nuk e pranon kthimin e socialistëve në pushtet në çdo formë të paraqitur. Por ky elektorat është i dëshpëruar e i përçarë. Reforma e nisur me mohimin e pronës që e futi ekonominë në rrugë pa dalje, burokracia e tipit komunist, korrupsioni mbytës dhe mungesa e rendit, e bënë atë më të papranueshëm pushtetin e Partisë Demokratike. Prandaj shumica e elektoratit, që s’do t’i shohë me sy socialistët, madje nuk i pëlqen më të mendojë për ta, në pjesën më të madhe nuk do të votojë as për parlament dhe as për qeveri që sollen coroditjen. Nisur nga ky vlerësim i përgjithshëm ne themi se rreziku social-komunist është i vërtetë. Ata që nuk duan ta besojnë këtë s’janë të aftë të gjykojnë politikisht, ose janë tepër të zënë me punë të tjera që nuk lidhen me interesat e vendit e të demokracisë. Ne kujtojmë Lidhjen e Djathtë Shqiptare, me vonesë, por prapë e krijuam dhe jemi elektoratin të mbledhë rreth nesh. Çdo parti e shikon veten si qëndër e botës dhe deklaron dhjetëra mijë anëtarë e anëtarë të simpatizantë. Por të vërtetën mbi vetveten e mëson kur je numëruar votat. Ne të Lidhjes do të dalim të bashkuar në zgjedhjet dhe kjo na forcon besimin se mund t’i hapim të Djathtës rrugën e pushtetit. Mos na gjykoni dhe aq nga zotësitë personale si kryetarë të Lidhjes, por nga qëllimet që ndjekim, të shpallura në program. Kemi forca, ekipe të mjaftueshme pushtetare në programin e gjerë. Kemi formacione të gjera, në radhët e cilave gjenden njerëz të ndershëm, të kulturuar e të aftë për të qeverisur. Më ne fund kandidatët tanë për deputetë, ministra e gjykatës, do të jenë njerëzit më të mirë të vendit, më ne kush të vetëm, të jenë për pronën private, për iniciativën e individit dhe tregun e lirë dhe të jenë kundërshtarë të qartë të socializmit. Kohën për t’u marrë vesh e kemi të paktë dhe mjetet për t’u shpjeguar shumë të kufizuara. Por dimë se elektorati mund të na kuptojë shpejt. Ne mendojmë se vendi mund të gjejë rrugën e mëkëmbjes nëpërmjet sipërmarrësve tanë dhe investitorëve të huaj. Prej katër vjetësh këta vijnë këtu nga anë të ndryshme të botës, ndonjëri dhe dhjetë herë radhazi, sepse dinë që Shqipëria ka pasuri të mjafta dhe një pozitë gjeografike që lehtëson tregtinë, transportet dhe ndërlidhjen. Por nuk shohin stabilitet politik, kuadrin juridik, një sistem të përshtatshëm financiar dhe rend të mirë. Mbi të gjitha nuk gjejnë pronarin ligjor me të cilin [vijon në faqen 3].
Hercog për Kosovën
Presidenti gjerman Roman Hercog, mbështeti aspiratat për autonomi të shqiptarëve etnikë të Jugosllavisë së cunguar në komunitetin botëror.
“Ne e dimë se gynsma e popullit shqiptar jeton në vendet e tjera dhe e kuptojmë shqetësimin tuaj për shpërnguljen e vazhdueshme të shqiptarëve në Kosovë”, deklaroi Hercogu në Parlamentin Shqiptar në ditën e parë të vizitës së tij dyditore. “Ajo nuk mund të justifikohet”.
“Një zgjidhje e problemeve të Kosovës mbetet pjesë e zgjidhjes së përgjithshme për ish-Jugosllavinë, pa të cilën ringritja e Serbisë dhe i Malit të Zi në Komunitetin e shteteve nuk do të bëhet”, shtoi ai midis duartrokitjeve.
ATSH
Kërkohet takim me z. Papulias
U mb lodh Këshilli i Përgjithshëm i SHPA Çamëria
Në mbledhjen e tij të djeshme, Këshilli i Përgjithshëm i Shoqërisë Politike Atëdhetare “Çamëria”, analizoi punën e kryesisë që nga mbledhja e shkuar e tij dhe veprimtarinë e delegacionit të Çamërisë në UNPO, të cilën e quajti shumë të suksesshme. Në kushte të tilla, kur po sensibilizohen edhe organizma e organizata ndërkombëtare me problemin çam, këshilli e quajti të rëndësishëm hapëgjeshëm të qeverisë, lënien pa zyrë që prej një viti të shoqërisë “Çamëria”.
Në mënyrë të veçantë Këshilli i Përgjithshëm i SHPA “Çamëria” u ndal në vizitën e pritshme të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Ai shprehu besimin se vizita e Papuliasit do t’i shërbejë frymës së mirëkuptimit mes dy popujve tanë. Deklaratën paraprake të zotit Papulias se qeveria greke do ta legalizojë refugjatët shqiptarë në Greqi, Këshilli i Përgjithshëm i SHPA “Çamëria” e përshëndeti dhe e quajti portë e sigurtë për në rrugën e zgjidhjes së problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve, ku, padyshim, i rëndësishmi është problemi çam. Duke e patur në konsideratë vendin e rëndësishëm që ky problem do të zërë edhe në bisedimet Serreqi-Papulias, Këshilli autorizoi kryesinë për t’i kërkuar një takim zotit Papulias, ku të bisedohet për mundësitë dhe rrugët e zgjidhjes së problemit çam.
Zëdhënësi i SHPA “Çamëria” NEXHAT MERXHUSHI
Nga kronikat
Më kanë lënë në diell. Nuk më kanë futur në hije. Si është e mundur gjithë ata burra në hije e mua të shkretën të më lënë në diell. Pse unë të qëveris në diell e ata në hije. Burrat në hije... por deri kur kështu. Një kohë nuk ka qenë kështu. Gjithë ata burra shteti e hije. Turp të keni. Ç’kanë ata më tepër se unë, që të më lënë në diell? Apo mos janë më të meçur? Apo kanë kontribuar me shumë për demokracinë? Vetëm kanë përshpjetuar reformën më shumë se unë. Këtë e pranoj! Nuk më fusin mua në listat e hijeve po një gjë duhet të dini! Listat e mia gjithmonë kanë qenë më të sakta se të tyret. Listat e mia kanë quar në flakë. Do të formoj qeverinë në flakë. Do të marrin pjesë të gjitha partitë e majta dhe kuazi të majta. Nuk do të futen ato parti që pretendojnë se janë të majta e në të vërtetë nuk janë.
Nuk duhet të habiteni nëse ndonjëri nuk i përmbahet protokollit. Populli nuk është popull më dhe miqtë nuk kanë shkuar ndonjëherë protokolle. Të miqtë qytet të dielat pa protokoll se përndryshe nuk do të ishin miq. Të miqtë, kryesorja të kesh mandatin.
Zgjedhjet e ardhshme janë parakohshme, se bash në vitin 1352 të Projektkutetutës të shkruar nga unë, do të mbahen jashtë shtetit. Të gjitha votuesit me të drejtë vote do të shkojnë në një shëtitje jo më afër se 1502 km për të votuar. Votat do të transportohen në shtetin fqinj dhe do të numërohen, pas një viti.
Nuk lejohet pjesëmarrja në zgjedhje e personave që nuk mund të shkojmë jashtë shtetit. Të tillët nuk e meritojnë as të zgjedhën as të zgjedhin.
Nuk mund të thuash se unë nuk e di se cila kushtetutë është më e mirë. Kjo e fundit është shumë e mirë për më vjen zor ta pranoj sepse nuk është ftuar te marrë pjesë edhe fraksioni me hartimin e saj. Fraksioni i ftuar i partisë sime ka shkruar kaherë nga e...
Universiteti, e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve në Maqedoni
Në një konferencë shtypi të mbajtur në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, para më se 200 gazetarëve, emëluari i pushtetërit i OKB-së për të drejtat e njeriut në ish-Jugosllavi, M. Zaviçeki, u bëri thirrje autoriteteve të Shkupit që të ndërmarrin hapa konkretë për të ulur tensionet që janë krijuar në Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë lidhur me hapjen e shkollave publike në universitetin e Tetovës. Në një prononcim të shkurtër, theksoi se është një e drejtë e ligjshme dhe e patjetërsueshme e shqiptarëve.
Ai shprehu keqardhjen për gjendjen e rëndë që është krijuar në atë republikë pas hapjes së universitetit në gjuhën shqipe, duke vënë në dukje se republika ish-jugosllave e Maqedonisë duhet të korrigjojë duke respektuar të drejtat e veta, të cilat, siç theksoi Mazoviecki, janë në përputhje me popullsinë e Maqedonisë.
Duke bërë fjalë për situatën aktuale në Kosovë, gjendja e rëndë e së cilës, tha ai, ka qenë paragjykuar gjatë në raportin e tij më të fundit, Mazoviecki theksoi se faktet janë ballafaquar me një rritje të represionit, duke përmendur se në kushtet e tilla ekzaltohen rreziqet e shpërthimit të një konflikti.
Gjermania dhe Shqipëria kanë në plan të zhvillojnë marrëdhëniet
Me ftesë të Presidentit shqiptar Sali Berisha, mbërriti në Tiranë, Presidenti gjerman Roman Hercog, për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.
Hercog bisedoi gjatë ditës së djeshme me Berishën dhe me Kryeministrin shqiptar Aleksandër Meksi. Ai gjithashtu mbajti një fjalim përpara parlamentit shqiptar.
Kjo vizitë konkretizohet edhe me nënshkrimin e një “deklarate të përbashkët”, e cila, sipas ambasadorit gjerman në Shqipëri, Klaus Veler, “ka vlerën e një traktati miqësie”. Dokumenti u nënshkrua nga ministri i Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Dieter Kantrip.
Njoftim i zëdhënësit të Partisë Republikane Shqiptare
Televizionit Shqiptar
Duke ndjekur kronikën televizive për mitingun e Lidhjes së Djathte Shqiptare, organizuar më 27 shkurt 1995 në qytetin e Durrësit, zëdhënësi i Partisë Republikane Shqiptare vuri re se zotit Sabri Godo, kryetari i PRSH, i cileua nga gazetari si lider i LDSH.
Nisur nga ky qëndrim, jemi të detyruar të ritheksojmë se kryetari i radhës i LDSH është z. Kurt Kola, kryetar i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Përsa i përket zotit Sabri Godo, ai kryetar i PRSH, ai është vetëm përfaqësuesi i një prej grupeve subjektive që përbëjnë Lidhjen e Djathte Shqiptare.
Këto fakte duhet të njihen paraprakisht nga organet e shtypit dhe të medias.
Zëdhënësi i PRSH
Në këtë numër
Mbrojtja e së vërtetës f3
SIDA është e vjetër në vendin tonë f2
Krizë identiteti në Shqipëri f2
"REPUBLIKA" u uron besimtarëve muslimanë festën e
“REPUBLIKA” u uron besimtarëve muslimanë festën e Bajramit