me të ngarkuarin me punë të Britanisë së Madhe, zotin Stefan Nesh...
Më 3 mars kryetarët e subjekteve të Lidhjes së Djathtë patën një takim me të ngarkuarin me punë të Britanisë së Madhe, zotin Stefan Nesh.
Kryetarët e subjekteve të Lidhjes shpjeguan arsyet e ngutshme që diktojnë nevojën e krijimit të saj, duke theksuar se Lidhja çmon së tepërmi lidhjet e vjetra miqësore ndërmjet dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të Britanisë së Madhe, në arenën evropiane. Zot Stiven Nesh tha se ka ndjekur me vëmendje në shtyp krijimin e Lidhjes si një dukuri e re në politikën shqiptare dhe shfaqi dëshirën të degjonte më tepër shpjegime për alternativat që ofron Lidhja, për spektrin në të cilin qëndron, për zonat ku Lidhja shtrihet më tepër, për elektoratin që e mbështet, për qëndrimin ndaj kushtetutës dhe sidomos për qëndrimin e Lidhjes ndaj çështjes kombëtare shqiptare që është me shumë rëndësi në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit. Kryetarët e Lidhjes shpjeguan se qëllimi kryesor i saj është të ndalojë rikthimin e social-komunistëve në pushtet, të vendoset një sistem demokratik i vërtetë sipas standarteve evropiane dhe të kryhet një reformë ekonomike që të garantojë iniciativën e lirë të individit të bashkuar në pronën private ligjore. Kjo është alternativa e kërkuar nga populli. Lidhja është shprehimisht e djathtë në kuptimin evropian të fjalës. Ajo i përjashton ekstremizmat dhe revanshizmat, por kërkon gjykimin e kriminelëve komunistë sipas ligjeve të demokracisë së vërtetë. Me subjektet e saj Lidhja shtrihet në çdo rreth të Shqipërisë dhe do të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Ajo kërkon referendumim popullor për zgjedhjen e formës institucionale të shtetit dhe pastaj miratimin e kushtetutës. Lidhur me çështjen kombëtare Lidhja deklarohet për Shqipërinë etnike, brenda kuadrit evropian dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e popujve për vetëvendosje. Zoti Nesh tha se biseda ishte shumë e dobishme për të dhe shfaqi dëshirën për takime të tjera.
Për kryesinë e Lidhjes së Djathtë Shqiptare
Kryetari
KURT KOLA
me të ngarkuarin me punë të Zvicrës z.
Asgjë befasuese nga konferenca e sotme
Sot fillon punimet Konferenca e Jashtëzakonshme e PD-së.
Zakonisht tubime të një niveli të tillë paraqesin interes të madh për qarqet politike në vend, aq më tepër kur është fjala për partinë në pushtet. Në raste të tilla janë në diskutim probleme kardinale për partinë, apo kthesa të rëndësishme dhe ndryshime thelbësore në programin apo statutin e saj. Por, në këtë rast, duke pasur parasysh zhvillimet që kanë çuar në mbajtjen e kësaj konference të jashtëzakonshme të PD-së, nuk ka pse pritet ndonjë gjë e rëndësisë që të ndikojë në jetën politike në vend, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike.
Sipas fjalëve të Selamit dhe të kundërshtarëve të tij, tre mund të jenë problemet me të cilat do të merret konferenca e sotme: shkarkimi i Selamit, diskutimi i propozimeve të fundit të kryetarit të PD mbi bashkimin e postit të kryeministrit dhe të kryetarit të partisë të partisë dhe mënyrën e diskutimit të kushtetutës. Siç shihet, asgjë nga ato që përmendëm më sipër.
Pavarësisht nga kjo, interesj apo kurreshtja për ato çka do dalin nga punimet e kësaj konference do triumfojë vija e këshillit Kombëtar ose e Berishës për miratimin e kushtetutës apo ajo e shprehur nga Selami (tani së fundi, do të shkarkohet Selami apo do të vazhdojë të mbetet në postin e liderit të partisë pavarësisht nëse mund të mbetet formal. Mirepo edhe në këtë aspekt është vështirë të besh parashikime, duke u nisur nga veprimet e dy krahëve, pasi pothuaj në çdo hap do të ndeshesh me paradokse banale.
Pasi nuk nxorri gjë në dritë me propozimin e janarit për bashkimin e postit të kryetarit të partisë me atë të kryeministrit, Selami lëshoi bombën tjetër tymuese, atë të miratimit të kushtetutës me parlament, gjë që u bë shkak për thirrjen e mbledhjeve të njëpasnjëshme të kryesisë së PD, Këshillit Kombëtar dhe tani konferencës së jashtëzakonshme. Me këtë të dytën, me qenë se mbështeten opcione e forcave të mata mbi miratimin e projektkush-
(vijon në f. 4)
Legjenda e ujit realitet
Dje u përurua nisja e punimeve për rikonstru ksionin e ujësjellësit të Tiranës
Tirana ka vuajtur shumë gjatë për ujë. Aq gjatë sa qytetarët e saj shumë herë e kishin humbur shpresën se do të gjendej një zgjidhje.
Uji vjen vetëm 2-3 orë në ditë dhe vetëm katet e ulta. Shumë herë është i ndotur. Mungesa e ujit shoqërohet dhe me shumë vështirësi të tjera që janë të lidhura me të. Por edhe për qytetarët e Tiranës tani nuk është më afër një shpresë, por një realitet që fillon rrugën e zbatimit. Ministria e Ndërtimit dhe e Rregullimit të Territorit dhe Drejtoria e Infrastrukturës, në zbatim të programit financiar me kredi dhe ndihmë, filluan zbatimin e një projekti prej 13 miliardë lëkash për të bërë krejtësisht të ri rrjetin kryesor të furnizimit me ujë në një gjatësi prej 20 km. Pas tenderit që u organizua nga ky dikaster me 12 firma italiane, fitoi firma “Falcione”, e cila filloi punimet më 4 mars 1995 dhe do t’i përfundojë brenda një afati 20 mujor. Është hera e parë që nga viti 1939 që ujësjellësi i Tiranës do t’i nënshtrohet një ristrukturimi kapital. Të gjitha makineritë që do kryejnë punimet dhe tubat e përmasave 200-600 m që do të bëjnë lidhjen nga Burimi i Bovillës e deri në skajin fundor të rrjetit furnizues, do të sillen nga pala italiane dhe janë të cilësisë rezistente në tokë deri në 80 vjet. Kjo do t’ia ndryshojë Tiranës dhe për ujë krejtësisht të pastër, që ka qenë një shqetësim i vjetër.
Punimet në ujësjellësin e Tiranës do të bëjnë normalizimin dhe zgjerimin e rrjetit ujësjellës të Tiranës. Nga 2 atmosferë që është sot presioni i ardhjes së ujit në tubacione, do të shkojë 6 atmosferë çka do të thotë se kryeqyteti do të ketë ujë 24 orë rresht. Faza e parë do të përfshijë kredisë dhe ndihmën prej 8 miliard liretash duke përfunduar punimet brenda 14 muajsh dhe faza e dytë prej 5 miliard liretash do të zbatohet brenda 6 muajve duke punë-
Foto: Armando Babani
Epidemi e "qetë" e gripit
Tiranën pothuajse e ka pushtuar gripi. Janë të tëra shkollat e Tiranës që kanë ndjerë efektet e këtij gripi.
Në çdo shkollë fillore, tetevjeçare apo të mesme numri i nxënësve të sëmurë shkon nga 5 deri në 20. Më e rënduar është shkolla “Lasgush Poradeci”, e cila nga mungesat e shumta rrezikohet të mbyllet për disa ditë. Por gripi ka përfshirë dhe fëmijët e porsalindur, në pavionet e maternitetit, ose në ambulancat e lagjeve. Urgjencat me këto raste në Tiranës janë shtuar së tepërmi, konfirmon doktor Ramiz Kociun në Qendrën e Urgjencës, dhe kjo si pasojë e gripit. Janë përfshirë të tëra moshat dhe në veçanti moshat e vjetra sepse ky grip është me veprim destruktiv kardiak. Nëse tek fëmijët shenjat e gripit janë temperaturë, dhimbje fyti, teshtitje dhe prerje oreksi, tek moshat madhore shoqërohet dhe me shqetësime kardiake. Urgjencat në çdo ambulancë lagjeje janë 3-4 fishuar. Për të mësuar diçka më tepër për emërtimin e gripit ju drejtuam doktor Medi Cani pranë Spitalit Infektiv në Tiranë. “Është një grip që s’d uhet të merret lehtë - pohon ai. Meqë ne na mungojnë laboratorët për përcaktimin e saktë nga rastet që kemi trajtuar e trajtojmë këto ditë themi se është ‘virozë’ e grupit A. Bota njeh 3 lloje gripesh. A, B, C, dhe vetëm grupi A ka 20 lloje gripesh të prejardhjeve të ndryshme, megjithatë s’përshtahoshet mundësia që të jetë ‘Virozë Flame’. Të sëmurët shtohen çdo ditë. Ambienti e favorizon gripin më shumë, por po qe flame më shumë e kanë favorizuar qentë dhe minjtë (vijon në faqen 2)
me të ngarkuarin me punë të Zvicrës z. Kristian Hauswirth
Më 3 mars kryetarët e Lidhjes së Djathtë Shqiptare, u takuan me të ngarkuarin me punë të Zvicrës z. Hauswirth.
Isht[e] i pranishëm edhe këshilltari z. Kristian Shmed. Kryetari i radhës, z. Kurt Kola dhe kryetarët e subjekteve të tjera shpjeguan pikat kryesore të programit dhe alternativat që shtron ajo për zgjidhjen e situatës së ndërlikuar dhe të mbrojtjes së demokracisë. Zotërinjtë Hauswirth dhe Shmed shfaqën kënaqësinë e veçantë për takimin dhe bënë pyetje për një sqarim më të plotë. Meqë PD deklarohet për luftën kundër komunizmit, përse Lidhja e Djathtë nuk bashkëpunon me këtë parti, u pyet përqëndrimin ndaj letrave me vlerë, për konsideratat rreth qëndrimit të qeverisë ndaj Maqedonisë etj. Kryetarët e Lidhjes sqaruan se s’mund të flitet për bashkëpunim me PD, e cila ndjek një politikë të kundërt me zhvillimet e demokracisë, në reformën ekonomike dhe demokratizimin e problemitt themelor të Kosovës. Lidhja e Djathtë konsideron si kundërshtar të hapët Partinë Socialiste me aleatët e vet dhe në të njëjtën kohë është në opozicion të qartë me PD-në dhe pushtetin e saj. Dekretet që përgatiten në fshehtësi për shpërndarjen e pasurisë kombëtare, Lidhja i konsideron si veprime arbitrare. Lidhja mendon se Qeveria Shqiptare duhet të kishte kërkuar një marrëveshje me shkrim me qeverinë e Maqedonisë për të drejtat e shqiptarëve para se të bëhej njohja e asaj republike. Lidhja vëren se hapës së gjerë të Qeverisë Shqiptare, pala maqedonase i është përgjigjur me vrasjen e kufi dhe me shtypjen e popullsisë shqiptare deri në mohimin e të drejtave më elementare, siç është arsimi në gjuhën amtare.
Nga ana e Lidhjes u pyet rreth lajmeve se Zvicra do të marrë masa për dëbimin e emigracionit shqiptar, gjë që bie ndesh me rezultatet e referendumeve të bëra në Zvicër herë-herë lidhur me emigracionin. Zoti Hauswirth tha se nuk shtrohet çështja posaçërisht për emigrantët shqiptarë, por për interpretimin e ligjeve mbi të drejtën e strehimit politik. Të dyja palët shfaqën dëshirën për bisedime të mëtejshme.
A ËSHTË E GATSHME TOKA E SHQIPËRISË TE PRESË ESHTRAT E KONICES?
Mund të gjesh me të tepërt debate që dëshmojnë se shqiptarët vazhdojnë të jenë një popull i lidhur në mënyrën më të pazgjidhshme, njëherësh me të dhimbshme, me politikën e vendit të tyre.
Duke lënë mënjanë arsyet që lidhen me traditën dhe ngushtësinë fataliste të kufizuar gjeografike, me gjithë dëshirën e mirë, zyrtaren dëshirë, pas një analize të përciptë del lehtësisht në konkluzionin që na duket se e sintetizon saktë fjala “ku dhemb dhëmbi, vete gjuha”. Me fjalë të tjera, dërrmuesja pjesë e shqiptarëve, e konsideron politikën e politikanëve të vet, një dhëmballë të prishur, që nuk është në gojën e fqinjit, po thjesht dhe me gjithë tmerrin e pasoja, në gojën e tij të pashqyqërur, në duart dhe në pasqyrën që na flet të lirë e, domosdo cilesore.
Gjithfarë arsyesh mund të gjeni, falamënit dhe grafomanët për të justifikuar këtë politizim aspak karakteristik për popujt aspak të lagët, që shekullin po e mbyllin të emancipuar e, pse jo, në mirëqenie. Po askush nuk mund të mohojë se politizimi deri në tifozi dhe në popullit, është as më shum, as më pak, po një atmosferë e vazhdueshme elektorale fakt, një pasion bosh, një mitër sterile që punën e ka të huaj si foshnjën... Është tepër e vështirë të gjesh sot në botë, veçmos në një fiset që ende grada kanë numërin e paplave, një popull që të ndihet e të ngurset me sytë caker-ryr mbi gazetë dhe veshët llapushë nga ekranet dhe mikrofonët, me gjumë të trazuar për fatin e nesërm të një kryetari partie, të një ministri, a deputeti. Fatkeqësi vërtet, po kjo dëshmon dhimbshëm se ene ende fatin tonë, në kuptimin e ngushtë të fjalës, e mbajnë lidhur pas fatit të politikanëve, ende parajsën e tyre e quajmë parajsën tonë, dhe theqafjen e tyre e quajmë buzën e varrit tonë. Rrallë e tek ndonjë shqiptar nëpërmjet punës së tij, politikës së tij, e ka shkëputur fatin e tij nga qerrja e politikës. Rrallë e tek ndonjë shqiptar e ka kuptuar se Shqipëria është shtëpia e, po që se shtëpinë e ke në rregull, është edhe Shqipëria në rregull. Në të kundërt, janë me qindra ata që paralament kanë kafenetë ku zgjërgjen nga mengjezi në darkë, duke brejtur kokalla e duke gromësitur raki. Kjo s’kote kancerore, për çudi tepër e aftë për të mbjellë si hithër pikëllimin dhe errësirën e perspektivës shoqërore (Vijon në faqen 4)
DIVORCI - Shkaqet janë pronësia dhe leja e banimit
Në pamje të parë problemi i zgjidhjes së martesave të duket si një problem vetëm social.
Por, ky problem, i cili ka marrë përmasat më të mëdha kohët e fundit, po bëhet shumë shqetësues për gjykatat, për brenda një dite një gjyqkatës ka arritur të bëjë një zgjidhje martese. Ndërsa duke bërë një mesatazim të gjy... të mart... [pjesa e mbetur e tekstit nuk lexohet qartë] LA
Para se të vijë PAPULIASI
Vizita e afërme në Tiranë e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias, është padyshim ngjarje në marrëdhëniet mes dy fqinjëve më të lashtë në Ballkan.
Por vetëm ekzistenca e vullnetit dhe dëshirës së mirë midis qeverisë së z. Meksi dhe të z. Papandreu, dhe deklaruar shpesh nga të dyja palët, nuk është e mjaftueshme. Rendësi të veçantë do të ketë diskutimi i ndershëm dhe zgjedhja e problemeve që ekzistojnë midis të dy vendeve.
Lidhur me problemin e minoritetit grek në Shqipëri, zotit Papulias duhet t’i thuhet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe shqetësimi i saj për gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin duhet të arrihet në një marrëveshje të mirëpritur të qeverive greke dhe shqiptare, duke ndihmuar me sinqeritet, pa paragjykime, dhe në mënyrë të pakushtëzuar Shqipërinë për një integrim të shpejtë të saj në Evropën e Bashkuar. Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare duhet gjithashtu të shqetësohet se nuk do të pësohet me keqtrajtime dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të shtetasve shqiptarë në Greqi. Fakti që mjaft shqiptarë ndodhen në Greqi në mënyrë të paligjshme nuk justifikon kurrsesi shkeljet flagrante të të drejtave elementare të njeriut të kryera në kurriz të tyre. Jo vetëm që raste të tilla shpesh dhe të përsëritura cenojnë marrëdhëniet e mira tradicionale midis dy popujve, por ato demonstrojnë së tepërmi imazhin ndërkombëtar të demokracisë greke dhe përbëjnë një shkelje serioze të akteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të nënshkruara nga vetë shteti grek.
Një problem tjetër që kërkon vëmendje diplomatike është çështja e pakicës çame. Zotit Papulias duhet t’i shpjegohet me durim se problemi çam nuk është një çështje e ngritur vetëm si kundërpërgjigje dhe në momente konjukturale të caktuara. Përkundrazi, atij duhet t’i thuhet se zgjidhja e drejtë e çështjes çame përbën një orientim përparësor të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Palës greke duhet t’i shpjegohet se idealet e larta të humanizmit dhe shpirti demokratik i popullit grek janë faktorë që vijnë në dobi të përpjekjeve për korrigjimin e një padrejtësie të pafalshme historike të kryer ndaj një popullsie të tërë indigjene e të pafajshme nga ana e elementëve keqbërës e të dyshimtë.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare nuk duhet të hezitojë aspak që të kërkojë nga qeveria greke njohjen dhe respektimin e të drejtave që lidhen me identitetin historik, kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve të Greqisë. Kontributi i heronjve Arvanitas në themelimin dhe forcimin e shtetit modern grek është një fakt historik i pamohueshëm dhe i huqshëm për të cilin të dy popujt tanë janë krenarë. Por asnjë përpjekje nuk bëhet prej qeverisë greke që arvanitasit në shënim të njëtën etnik grek, dhe të lejohen që të mësojnë lirisht gjuhën e lashtë shqipe dhe kulturën dhe historinë e mëmedheut të tyre. Ashtu sikurse arvanitasit nuk kursyen gjakun e tyre në Luftën për Bavarinë të Greqisë më 1821 dhe më vonë, ashtu edhe sot ata mund të japin një ndihmesë të çmuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.
Për këtë nuk janë të vetmet pengesa midis të dy vendeve. Shqipëria duhet të bëjë të qartë fqinjit të vet të jugut se, në politikën e vet të zhvillimit ekonomik të vendit, ajo nuk mund të rrije indiferente ndaj një pjese të konsiderueshme greke ne jug në të cilat bien ne my... [pjesa tjetër është prerë/paqartë] (vijon në faqen 2)
Nga kronikat
Vëndimet që janë të destinuara për t’u marrë sot, do të ishin më të shkojnë në referendum.
S’ka gjë pse është vendim partiak. Edhe vendimet e partisë mund të mirren me referendum P.sh. Statuti i Partisë mund të aprovohet me referendum, votëbesimi ndaj kryetarit të partisë mund të bëhet me referendum. Edhe kryetari, nuk besoj se do të ishte kundër! Ai nuk do referendume për këtë radhë se i pëlqen.
Në kuadrin e reformës së partive une propozoj që partia të ketë një kryetar dhe një president. Presidenti do të ishte në post formal. Kryetari do të bënte të gjitha punët, ndërsa vendimet do t’i merrte presidenti.
Në 25% të temave që do të pranohen në parti time gjysma do të jenë intelektuale, ndërsa gjysma tjetër duhet patjetër të jenë të bëjnë ndonjë punë. Pas disa viteve përqindja mund të shtohet edhe disa përqind më shumë.
Në referendumet e ardhshme propozoj që votimi të bëhet me lehtë. Votimi i thjeshtë kishte kuptim vetëm në diktaturë, kur njerëzit kishin frikë të votonin hapur “kundra”, ndërsa tani nuk ka vend për frikë.
Disa tipa jo të pamajtë të vendit tonë thonë se Evropa na ka kthyer shpinën. Po kjo nuk është e vërtetë! Në vendin tonë ka shumë të mëdhenj që siç deklarojnë vetë janë evropianë. A na e kanë kthyer shpinën këta? Jo! Jo! Nëse pra, paska evropanë që na duan. Këta janë jo të pamajtë tanë. Pse këta evropianë nuk ia kthejnë shpinën këtij vendi. Përse evropianët tanë jo të pamajtë bëhen kaq evropianë? Çdo i mat është një evropë e vogël në vendin tonë. S’ka kala që nuk marrin evropianët tanë. Edhe evropianët e morën tamam ashtu siç parashikonte sh. E.H. co sh p.k.
Ah sa dëshirë do të kisha t’ua shoh shpinën si gjithë evropianëve tërë!
KRONIKANI
A ESHTE E GATSHME TAKA E SHQIPERISE
TE BRENDE ESHTRAT E KONVOJES
Në këtë numër
Mund të jesh me të tepërt date që dëshmojnë se shqiptarët vazhdojnë të jenë në popull lidhur në mënyrën më
Në këtë numër
Çfarë është prona intelektuale? f3
Urbanët e Tiranës f2