Kush janë mëkatarët?
Sic pritej, Konferenca e Jashtëzakonshme e PD, në vend që të merrrej me diskutimin e hollësishëm të opinioneve të paraqitura nga kryetari i saj, më së shumti u angazhua me evidentimin e të metave e dobësive në veprimtarinë e strukturave partiake, me analizimin e tyre, duke kritikuar dhe vënë politikë të ndjekur gjatë kësaj kohe. Në këtë kontekst, pjesa dërrmuese e diskutantëve vunë në dukje rishqyrtijen majtas të PD-së. Si Selami, ashtu dhe kundërshtarët e tij, kritikuan qëndrimet e mbajtura kundër subjekteve të djathta si ish-pronarëve, ish-të përsekutuarve dhe forcave të tjera të këtij krahu. Shumica e fjalimeve përshkohej nga fryma e afrimit me të Djathtën, duke kritikuar mangësi të ndryshme në luftën e PD dhe pushtetit të saj kundër komunizmit. Kështu, vetë protagonisti Selami, duke vënë në dukje se “rrjedhja e elektoratit të PD ka qenë nga e Djathta”, kritikoi partinë për një politikë të gabuar ndaj ish-pronarëve dhe qëndrimin jofleksibël ndaj ish-të persekutuarve”. Madje në kohën që P. Arbnori i kërkonte atij “vetëm ta kthente timonin pak djathtas”, Selami do të përgjigjej se “sapo e ktheva djathtas, miqtë e mi m’u kundërvunë”, duke aluduar për kryesinë e partisë.
Tregues tjetër që vlen të përmendet është edhe duartrokitjet e gjata në mbështetje të tezave në favor të së Djathtës apo kritikave ndaj veprimeve me karakter majtist të konstatuara në politikën e PD gjatë këtyre viteve, ku nuk u la pa përmendur edhe lufta e bërë nga drejtuesit e PD kundër të djathtëve në radhët e saj duke i etiketuar si “ekstremistë” etj.
Në PD ekzistojnë ende, pavarësisht nga zhvillimet në atë parti, elementë me ide e botëkuptim të djathtë, por pavarësisht nga numri i tyre, përcaktues është fakti se ata janë larg posteve drejtuese për të ndikuar në vijën politike të partisë. Ky është një nga faktorët që kanë çuar në rrëshqitjen e PD majtas. Krijimi i LDSH dhe forcimi i saj do të bëjë që një pjesë e mirë e këtij kongjestioni të kalojë në llogoren e LDSH, duke gjetur terren më të përshtatshëm për zhvillimin dhe triumfin e ideve të tyre. Në këto kushte, deklarimet në mbështetje të së djathtës, mund të jenë një mjet i nevojshëm për të shmangur hemorragjinë, për të cilën bëhet fjalë.
Nga ana tjetër, vetë Selami, duke qenë kohët e fundit heroi kryesor i faqeve të shtypit të majtë, gjë të cilën jo pa qëllim do t’ia përmendte Berisha, duke i sulmuar kundërshtarët e tij për “majtizëm”, do të neutralizonte efektivin negativ të simpative të shprehura nga socialistët dhe e Majta në drejtim të tij. Madje kjo mund të ketë ndikuar që diskutimet t’i ngjanin një gare për të fituar flamurin e djathtizmit. Por, megjithëse u fol shumë kundër “majtizmit” dhe tolerancës ndaj komunizmit, nuk u përmendën cilët ishin “mëkatarët” që e çuan partinë në qëndrime të tilla. Një pozicionim, por për të vepruar, i PD-së me në të djathtë pa dyshim që është pozitiv në aspektin e pëjekjeve për të shmangur restaurimin e komunizmit, por nuk duhet harruar se një pjesë e qëndrimeve të PD, si ato ndaj pronës dhe një pjesë e qëndrimeve të PS, si ato ndaj pronës dhe pushtetit, janë shumë të largëta me vlerat e së Majtës në luftën për t’u ngjitur në pushtet.
G. LEVONJA
Dekorohen viktimat e shkurtit ’91...
Dy në seancën e Parlamentit
Dy në seancën e paraditës Parlamenti hodhi për miratim dekretin e presidentit për shpalljen “Heronj të Demokracisë” të tetë personave të vrarë gjatë ditëve të fundit të shkurtit të vitit 1991 si dhe ngritjen e një memoriali për nder të tyre. Sherri plasi, kur duhet të caktohej komisioni parlamentar për zbatimin e këtij dekreti. Gjithçka filloi me leximin e deklaratave nga grupet parlamentare të PS e PD me akuza të ndërsjella në lidhje me atë se kush është shkaktari i atyre viktimave. Pastaj debati vazhdoi me atë se sa asetar duhet të kishte çdo parti në këtë komision.
Me në fund u caktua edhe ky komision, me pesë nga PS, nga PSD dhe një nga të tjerët.
...Verifikimi i qesesë së drejtuesve dhe të zgjedhurve
Parlamenti në seancën e pasditës miratoi ligjin për “Deklarimin e pasurisë të drejtuesve dhe të zgjedhurve”. Sipas këtij ligji, deklaruan disa nga deputetët, nuk parashikohet deklarimi i pasurisë së Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kontrollit të Shtetit. Po ashtu sipas disa deputetëve deklarimi i pasurisë së politikanëve, shkelën të drejtat e njeriut. Kështu ky ligj rrezikon të shpallet antikushtetues nëse këtë deputetë arrijnë të provojnë se ligi me të vërtetë kufizon liritë e tyre të njeriut. Ndërsa këtë problem si duket nuk do ta kenë ata për të cilët edhe ekziston kurioziteti më i madh për pasurinë e tyre.
I.A
Dështon përpjekja për TV publik
“Dështon edhe përpjekja nga ana e Bashkisë së Tiranës për ngritjen e një TV publik. Në relacionin që dis- radios lokale”, mekanizmi i votës i Këshillit Bashkiak, nuk e kthen në vendim mepretek- stin se “dokumentacioni nuk
Deklaratë e degëve të partive dhe degëve të shoqatave të
Deklaratë e degëve të partive dhe degëve të shoqatave të Djathta të rrethit të DELVINËS
Ditën e martë, më 21.02.1995, në Selinë e Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë të rrethit të Delvinës, nisur nga interesat e larta të kombit, që është Mesia e të gjithë shqiptarëve kudo qofshin ata, në partitë dhe shoqatat politike të spektrit të Djathtë të rrethit të Delvinës, mbasi diskutuan në mënyrë të gjithanshme gjendjen sociale, ekonomike dhe politike të vendit dhe rrezikun e rikthimit të komunizmit, subjektet e poshtëshënuara vendosën të bashkëpunojnë në këto çështje themelore:
1. Problemi kombëtar dhe bashkimi i Shqipërisë në kufijtë etnikë është detyrë e të gjithë shqiptarëve kudo qofshin ata.
2. Një shqiptar i vërtetë duhet të ketë për nënë e babë vetëm vërtetën, për të Perëndinë, ligjet dhe Atdheun e vet.
3. Komunizmi dhe barbaritetet e tyre janë si vëllazërit siamëze, prezent tek ne, prandaj e ardhmja dhe garantimi i demokracisë kërkon bashkimin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave antikomuniste.
4. Para hartimit të kushtetutës, me referendum popullor të përcaktohet forma e regjimit (republikë parlamentare, republikë presidenciale, monarki).
5. Për hartimin e projekt-kushtetutës të marrin pjesë të gjitha forcat politike dhe shoqatat e ndryshme, brenda dhe jashtë parlamentit.
6. T’u njihet prona dhe e drejta e fitimit në Atdhe si sipërmarrës, ashtu edhe familjarë të interesuar.
7. Të shpronëstrohet pushteti nga ish-funksionarët e pushtetit komunist.
8. Të hapen dosjet për gjitha ata që merren me punët e shtetit.
9. Të bëhet verifikimi i pasurisë dhe të deklarohet vena e tyre.
10. Formacioni pararësor i demokracisë në vendin tonë të jetë Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë.
11. Prona është e shenjtë, që duhet t’i kthehet pa kushte ish-pronarit të ligjshëm.
12. Të zgjidhet problemi i strehimit duke dhënë kredi pa interes për një periudhë të gjatë kohe (25-30 vjet).
13. Të mbështeten ekonomikisht arsimitet që përgatitasi të ardhmen e kombit, pensionistët, invalidët, fëmijët jetimë e të shtresave të veçanta të shoqërisë.
14. Ne deklarojmë dhe do të kërkojmë që shteti nuk është vetëm për të marrë barra taksa e ushtare, se ka përgjegjësi për popullin vuan dhe se detyra e shtetit është të zhdukje mjerimin e popullit. Shteti duhet të punojë si një makinë e re e të synojë për përmirësimin e kushteve të jetesës së mbarë popullit. Kur qeveria nuk plotëson nevojat me rëndësi që ka kombi, duhet ta bëjmë ne atë ndarje. Ne do t’i tregojmë grushtin qeverisë duke i thënë: në këtë vend të duhen edhe ushqim, në të tjera të qarta dhe pa vullnetin e duhur që kërkojnë nevojat e kohës për përmbushjen e aspiratave me imediate.
15. Subjektet e degëve të partive dhe degëve të shoqatave të Djathta të Delvinës janë të hapura për të gjitha ato subjekte, shoqata e individë të rrethit tonë që aspiron për këto ide që parashtruam më lart.
16. Shqipëria nuk është Somal[i] dhe nuk duhet të behet fushë e intrigave, se ligu duhet të gjeje venin e tij, në burg ose në litar. Ne, demokratët, të përvuajtur nga regjimi komunist, duhet të qërojmë gjembat e rrezikshme për të mirën e kombit. Ne e ndjejmë pjesë të detyres tone dhe i kemi borxhe të mëdha këtij populli, prandaj luftën e nisur do ta çojmë deri në fund pa asnjë ekuivok. Shqiptarët dhe të këqijat nuk do t’i harrojmë asnjë çast, por nga to kemi nxjerrë mësime dhe detyra.
Njerëzit nuk janë të gjithë në një menje, por ideali do të jetë një: Lartësimi i Atdheut, pakica do t’i binet shumicës. Ne kemi mendimin se dashuria për Atdheun duhet të jetë pa kondita. Ne i besojmë një perëndie të plotfuqishme që ka Shqipëria - popullit të saj të pavdekshëm e të përjetshëm, që ka ditur ta ruajë e ta mbrojë. Kjo besë e lidhur bën që Shqipëria të mos vdese, të mos shuhet, të mos zhduket nga faqja e dheut dhe të rrojë përgjithmonë.
Publikimi i programit të LDSH më dt. 7.02.1995 në median shqiptare u prit me entuziazëm dhe kënaqësi të veçantë nga forcat politike analoge të Vlorës dhe perëndeshet si një arritje politike me rëndësi të madhe në të mirë të çështjes sonë kombëtare.
LDSH është dhe do të jetë një garanci reale për demokracinë e vërtetë dhe për realizimin e aspiratave mbarëkombëtare.
LDSH në Vlorë mbështet fuqimisht krijimin e kësaj lidhjeje dhe mbi këtë bazë filloi menjëherë aktivitetin praktik për të bërë të njohur në detaje programin e Lidhjes në rrethin tonë.
Dega e Partisë së Ballit Kombëtar, Delvinë
Dega e Partisë së Legalitetit, Delvinë
Dega e Partisë Republikane, Delvinë
Dega e Shoqtes së ish-të Përndjekurve Politike, Delvinë
Dega e Shoqtes së ish-të Përndjekurve Ekonomike, Delvinë
Dega e Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Delvinë
15 shtëpi - 45 autorizime
Tiranë. Dy ish-kryetarë lagjesh drejt Prokurorisë
Bashkia e Tiranës i është drejtuar organit të Prokurorisë për shkeljet që ka konstatuar për dy ish-kryetarë lagjesh në vitet ’89-’92.
Dy të këta ish-kryetarë, për apartamentet që kanë përfunduar në këto vite, u kanë shpërndarë, rishpërndarë dhe shpërndarë për së treti autorizime qytetarëve në ndryshim për të njëjtin apartament. Gjithashtu kanë mundësuar dhe zënien e apartamenteve nga një palë e katërt pa asnjë lloj dokumenti, të cilët po banonin që prej tre vjetësh në këto hyrje. Dy ish-kryetarët e qendrave administrative të ish-Lagjeve Nr. 5 dhe Nr. 6 kanë detyruar mbi 50 familje që prej dy vjetësh t’u drejtohen organeveve gjyqësore për vërtetuar vlefshmërinë e autorizimeve të tyre që e mbrojnë me vulë e firmë shumë të rregullt, por nuk mund të kthehen në kontrata shtëpie. Ka raste që 45 autorizime janë për 15 hyrje.
Këshilli Bashkiak, pasi i mblodhi të gjithë këto vendime, i shqyrtoi një për një për mënyrën e dhënies, kohën e dhënies, arsyet pse janë dhënë, duke zbuluar një seri makinacionesh nga dy ish-kryetarët dhe vendosi me mjaf kujdes që banorë të këtyre pallateve të bëhen qytetarët që autorizimin e kanë marrë së e meritorin. Vetëm në një pallat të tillë, si rezultat i shkeljeve të renda të ish-kryetarit Pali Xhori, 17 hyrje duhet të lirohen me forcën e organeve të Rendit për të hyrë në to një palë tjetër. Për palën që mbetet “me gjashtë në gojë” Bashkia ka bërë regjistrimin si të pastrehe, duke u ardhur mundësinë me të afert për t’i rregulluar. Këtyre makinacioneve nga ish-kryetarët nuk u kanë shpëtuar as palaltë e ndërtuara nga Ministria e Mbrojtjes, e cila bëri të njëjtën punë ai Bashkia për të futur njëherë apartamente punonjësit e ushtrisë, që u takonte saktësisht.
Korresp. “Republika”
Kremtohet 85 - vjetori i shkollës normale “Luigj Gurakuqi”
Pardje paradite, shkolla normale “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, e para shkollë e mesme kombëtare shqipe, kremtoi 85 - vjetorin e themelimit të saj.
Në veprimtarinë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë ish-normalistë nga të gjitha rrethet e vendit e nga diaspora, pedagogë e mësues, nxënës e studentë si dhe të ftuar të tjerë. Ndodhej edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha, me bashkëshorten, i shoqëruar nga ministrat Xhaja e Teliti si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli.
Nga kronikat
“Sot feston e gjithë Evropa. E majta ka pësuar edhe një humbje, pas asaj të Estonisë. Kjo që ndodhi në Sh... është e pabesueshme! Një person deshi të bashkohet me një parti të majtë dhe nuk u pranu[a]. I thanë se duhet të bëjë stazhin e partisë në një parti të qendrës. Mundësisht të jetë parti e pushtetit. Kjo tregon se partitë e majta vuajnë për kuadro. Derdhja e trurit që e bën nga partia e madhe në partitë e tjera demokratike nuk mund të mos reflektojë në forcën e së majtës. Fatkeqësisht rrjedhja e trurit nuk u ndal me kaq. Ky tru vazhdon të rrjedhë gjithnjë e më djathtas.
“Sot feston e gjithë Evropa. E majta ka pësuar edhe një humbje, pas asaj të Estonisë. Kjo që ndodhi në Sh... është e pabesueshme! Një person deshi të bashkohet me një parti të majtë dhe nuk u pranua. I thanë se duhet të bëjë stazhin e partisë në një parti të qendrës. Mundësisht të jetë parti e pushtetit. Kjo tregon se partitë e majta vuajnë për kuadro. Derdhja e trurit që e bën nga partia e madhe në partitë e tjera demokratike nuk mund të mos reflektojë në forcën e së majtës. Fatkeqësisht rrjedhja e trurit nuk u ndal me kaq. Ky tru vazhdon të rrjedhë gjithnjë e më djathtas.
Nëse nuk do të jemi më vigjilentë do ta pësojmë shumë keq. Një gazetë e djathtë shumë mirë kishte vërejtur se një president që ka vizituar Sh... nuk ishte nacionalist shqiptar aq sa duhet. Ai ishte një modernuar, opcione të cilit ishin një cikë më djathtas se të ndonjëje kozmopolit tone. Në një vend na e shk-koj të gjithëve, kur nuk përmendi aktet ndëk-komëtare dhe Helsinkin. Mirë që ndonjë nuk i tregoi sa shumë e kemi përkrahur në bashkimin e vendit të tij.
Sot ka ardhur koha e vendit të tij. Nëse do të merren me politiken duhet të deklarosh pronën. Për të deklaruar unë paratë? Si qenka kjo punë? Paska njën që nuk di sa para kam unë? Ai që nuk di sa para kam unë të jetë pjesë kombshme? Po, mos... është ushqëhrin. Edhe unë ai i pagesë kar me atëherëna ndonjëherë heshtet. Pastaj kjo është edhe shkelje e të drejtave të njeriut. Edhe në politikanët jemi njerëz, apo jo? Jemi pakëz të çmendur që sakrifikohemi në nxjerrim këtë popull mosmirënjohës nga mjerimi, por megjithatë nuk mund të lejojmë të na kërkohet të mbajmë mëndjen edhe të pasuria jonë. Me to merret tetëkush. Ne merremi me hallet e kombit.
Sikur të isha edhe një herë e re dhe me mend në kokë, do të bëhesha politikan. Mirëpo po të isha me mend në kokë, me siguri do të mendoja në mënyrë tjetër këtë problem. Nuk dihet asnjëherë kur vendos njeriu të merret me politikë.”
KRONIKANI
Deklaratë e degëve të partive dhe
Në këtë numër:
Modele të marrëdhënieve shqiptaro - greke f.3
Kërkesa të shumta për ndërtimin e emrit f.3
Malarja ka marrë rregullisht jetë njerëzish f.2
Rrezikohemi përsëri nga KOLERA f.2
Boni dhe Beogradi lidhur me kthimin e 400 mijë refugjatëve shqiptarë në Kosovë f.4
Në Durrës nuk mund të luhet futboll f.4
Kremtohet 85 - vjetori i shkollës
Deklaratë e degëve të partive dhe degëve të shoqatave të djathta të rrethit të VLORËS
Ne Selinë e Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politike Vlorë, më 15.02.1995 u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike që aderojnë në LDSH dhe konfirmuan: qysh më Prill të vitit 1994, në Vlorë është krijuar bashkimi i këtyre forcave të djathta ndaj të keqes dhe funksionuar si të tilla nëpërmjet Këshillit koordinativ që mbledh për çdo problem politik me theks kombëtar.
Publikimi i programit të LDSH me përshëndetet Lidhjes në rrethin tonë.
Per LDSH Vlorë
Partia e Ballit Kombëtar, Vlorë
Partia Levizja e Legalitetit, Vlorë
Partia Republikane, Vlorë
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politike, Vlorë
Shoqata e ish-të Përndjekurve Politike dhe Ekonomike, Vlorë
Bashkim përpjekja për TV publik
ngritjen e një TV publik. Në relacionin që diskutoi mbledhja e Këshillit Bashkiak thuhet: “Të miratohet një TV publik në varësinë e Bashkisë së Tiranës për të pasqyruar problematikën e shumanshme që ka kryeqyteti në të gjitha sferat e jetës; puna që bëhet për zgjedhjen e problemeve nga sektorët e Bashkisë; pasqyrimin e aktiviteteve politike, ekonomike, të biznesit, të ndërtimeve, të kulturës dhe sporteve…”. Megjithëse kjo përpjekje është plotësisht e mbështetur në Ligjin nr. 133, datë 18. 4. 1994 “Mbi vendosjen e kanaleve televizive dhe të kthen në vendim me pretendimin se “dokumentacioni nuk është i plotë”. Është përpjekja e tretë që dështon brenda dy muajve për hapjen e TV publik në Tiranë. Pas përpjekjes së Këshilllit Bashkiak për të hapur një kanal të dytë, pas atij shtetëror, dhe pas përpjekjes së dy subjekteve private, edhe Këshilli Bashkiak nuk miraton dot në parim hapjen e TV publik.
Publiku i Tiranës dhe gjithë publiku shqiptar ka tre vjet që dëshirojnë një kanal të dytë, cili do të plotësonte dukshëm atë që nuk arrin dot ta thotë kanali i vetëm shtetëror.
Korresp. “Republika”