Shqipëria duhet të mendohet dy herë para se të lejë avionin e z. Papulias të zbresë në Rinas
Neser Papulias do të vijë në Tiranë për të mbajtur premtimin se do të vizitojë Tiranën kur të plotësohen kushtet e vena nga Greqia.
Pra, Greqia të gjitha kërkesat ndaj Shqipërisë i ka realizuar ende pa shkelur në Tiranë. Sipas kësaj rezulton se vizita e Papulias do të jetë më shumë një vizitë formale se një vizitë pune. Spiunët grekë u liruan, shkolla greke u hapen gjithandej... të gjitha u bënë, që në fund të vijë z. Papulias dhe të na falenderojë në emër të qeverisë greke. Apo mos vallë, Papulias do të vijë për të na pyetur se cilat janë kërkesat tona të cilat duhet t’i plotësojë pala greke?
Megjithatë është shumë vështirë për t’u besuar se kjo do të jetë thjesht një vizitë kortezie. E vështirë për t’u besuar gjithashtu se Papulias do të vijë të mbajë shënim kërkesat e Tiranës.
...ka greke të këtë menduar ndonjë kërkesë në lidhje me minoritetarët. Në këtë rast mbetet vetëm një mundësi! Mbetet mundësia që grekët këtë radhë Tiranës do t’i bëjnë kërkesa që kalojnë interesimin për minoritetin grek në Shqipëri. Këtë radhë grekët e matur për të mos ua prishur, mund të kalojnë edhe në kërkesa territoriale. Letra e sekretarit amerikan të shtetit z.Kristofer, dërguar grekut Papulias paralajmëron për një gjë të tillë. Së paku kështu e kanë transmetuar letrën mediat greke dhe zëdhënësit e tyre në Shqipëri. Ndërsa indiferenca e zyrtarëve shqiptarë për atë së çka i shkruan Kristofer z. Papulias, mund t’a çpengojë këtë të fundit nga turpi që mund të ndiente kur të bënte një kërkesë të tillë. Plotësimi i të gjitha kërkesave i ka
Me gjithëatë e Tiranës.
Papulias, është e sigurt se në çantën e tij diplomatike sjell me vete kërkesa të reja. Se çfarë kërkesash mund të jenë këto është shumë vështirë të imagjinohet, pasi nuk dihet se ç’e pabarë i ka mbetur minoritarëve pa bërë në Shqipëri. Pra, vështirë se për një kohë kaq të shkurtër politi-
tareve shqiptare për atë se çka i shkruan Kristofër tillë. Plotësimi i të gjitha kërkesave i ka hapur dritën jeshile grekëve që në Tiranë të vijnë me kërkesa të reja.
Por, meqenëse për të marrë angazhime të reja do të ishte e tepërt, Tirana do të duhej të mendojë dy herë para se të lejojë avionin e z.Papulias të zbresë në Tiranë.
Arben POPOCI
PD ka shumë gjynahe për të larë
Toleranca e tepruar ndaj komunizmit, mosrealizimi i një pjese të premtimeve të bëra para 22 Marsit, mënyra autoritative e drejtimit të partisë duke injoruar format dhe hallkat e ndryshme të saj, fryrja e kulteve të personave të caktuar në PD etj., përbënin pjesën kryesore të kritikave të drejtuara ndaj udhëheqjes së partisë në Konferencën e Jashtëzakonshme të saj.
Toleranca e tepruar ndaj komunizmit, mosrealizimi i një pjesë të premtimeve të bëra para 22 Marsit, mënyra autoritative e drejtimit të partisë duke injoruar format dhe hallkat e ndryshme të saj, fryrja e kulteve të personave të caktuar në PD etj., përbënin pjesën kryesore të kritikave të drejtuara ndaj udhëheqjes së partisë në Konferencën e Jashtëzakonshme të saj. Këto i janë thënë me kohë PD-së nga ana e forcave politike të djathta, po atëherë, duke qenë në kulmin e euforisë, përgjigjet e saj kanë qenë etiketime e tipit “ekstremist”, “fashist”, “ju bëni lojën e komunistit” e deri dhe “agjenturë e PS”. Por, ajo që paraqet interes, ishin thirrjet e bëra në konferencë për “ta zhvendosur qendrën e gravitetit djathtas”, se “e Djathta duhet të jetë politikë permanente e PD” e deri për të krijuar aleancë me forcat e Djathta, në mënyrë të veçantë me LDSH.
Se ç’vije politike ndjek PD, s’nga e kthen timonin, është punë e saj, por lidhur me thirrjet apo dëshirat e disa për të vendosur bashkëpunim apo për të krijuar aleancë me LDSH e ndonjë forcë tjetër të djathtë, është me vend të ndalesh pak.
Së pari, duhet shqyrtuar nëse një lëvizje drejt së Djathtës e PD është një vijë konsekuente apo, siç u shpreh njëri nga folësit në konferencë, “një kartë politike për t’u përdorur si varkë shpëtimi”. Në këtë aspekt, politika e deritanishme e ndjekur nga PD të bën ta shikosh me pesimizëm një spostim të saj permanent nga e Djathta. Përveç kësaj, duke pasur parasysh agresivitetin e PD, mendja ta do, se thirrjet për ta orientuar busullën djathtas, janë më tepër një veprim taktik, që më parë u bë për të bashkëpunuar me të Djathtët në përpjekje për të shmangur rrezikun e kthimit të komunistëve në pushtet, synon që, me votat e të Djathtës të vazhdojë të mbetet në pushtet. Këtë synim e shfaqsi si padhashur edhe njëri nga folësit në konferencë, i cili, përveç të tjerash, iu drejtua edhe pronarëve të vegjël, të cilët, sipas tij, nuk kanë pse hidhen në një grupim tjetër politik (nënkuptohet LDSH) kur PD, me legjislacionin e miratuar prej saj ua siguron atyre pronën, ose duke u kujtuar “konkurencën” e pronarëve të mëdhenj. Nuk ka si shprehet më qartë synimi për “të grabitur” elektoratin nga e Djathta, në një kohë që do të kishte qenë më mirë të shmangte sa më shumë të jetë e mundur ndonjë rrjedhje të elektoratit të PD nga e Majta. Përveç kësaj është e nevojshme të sqarohem ata që lehtësojnë sofizma si më sipër se, Ligji për Token apo dhe ndonjë ligj tjetër nuk janë drejtuar vetëm kundër pronarëve të mëdhenj, por penalizon edhe ata të mesëm apo të vegjël, pa përmendur pronarët e trojeve, të cilëve janë uzurpuar nga ndërtimet e paligjshme, si pasojë e indiferentizmit të qeverisë së tyre. Mb i të gjitha, poli i djathtë nuk përbëhet vetëm nga ish-pronarët, por nga të per-sekutarit, kontributi i të cilëve në zgjedhjet e 22 Marsit nuk mund të erresohet, si dhe ata që aspironin për një demokraci të vërtetë, por mbeten të zhgënjyer nga qeverisja e PD.
Nuk kanë kaluar shumë kohë, kur ndonjë eksponent i PD, duke përçmuar, deri edhe fyer subjektet e djathta, i binte gjoksit, duke thirrur: “E Djathta jemi ne!”
Mund të flasësh sa të duash për antikomunizëm, mund të betohesh për të gjithë shqiptarët se je i djathtë etj., por, duke pasur parasysh eksperiencën e këtyre viteve të fundit, njerëzit duan vepra konkrete. Do të gënjejë në radhë të parë vetveten, duke kujtuar se ke kaluar djathtas vetëm duke u ç’vorrasur e virrarosur apo duke hequr dekoratat e disa të vdekurve politikisht.
Kështu idetë, mendimet e shfaqura për të kaluar djathtas, duke qenë se u mungonte një bazë politike, konkretja, dukeshin gjashtë në supe të kapërcenin kufijtë e dëshirave. Askush në konferencë nuk ngriti nevojën e modifikimit të programit të partisë, askush nuk kërkoi rishikimin e disa qëndrimeve leniniste, që zhytnin PD-në në moçalin e majtë. Veç këtyre, që të mendohet seriozisht mbi mundësinë e një spostimi të PD më djathtas, elektorati në radhë të parë ai i djathtë, duket ta ketë të qartë se. A do të jetë vallë në gjendje PD t’u kërkojë publikisht ndjesë ish-pronarëve për dhunën e perorur mbi ta në grevën e urisë dy vjet më parë? A do të marrë guximin për të hedhur poshtë deklaratën e stilit komunist të bërë në drejtim të ish-të per-sekutuavrve në ngjarjet e gushtit të vitit të kaluar? A do të anulojë PD grabitjen e pasurisë shtetërore të shitur në dorë me anën e bordeve famkeqe të privatizimit? A do të kërkojnë deputetët e PD abrogimin e Ligjit 7501 për Tokën, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me të Djathtën, apo do të vazhdohet me shpalljen e “suksesve” në ndarjen e tokës sipas këtij ligji komunist?
Në udhëheqjen e lartë të PS ka njerëz me dosje
Edhe anëtarët e qeverisë hije “të prekur”
Çështja mjaft e përfolur e hapjes së dosjeve duket se po bëhet në një mënyrë tepër origjinale. Përjashtuar një letër të mi ka filluar në udhëheqjen e PS.
Udhëheqës së lartë të kësaj partie janë ardhur me dosjet e tyre të kryesuara.
Burime të brendshme dhe tepër të konfirmuara thonë se zbulohеt se në udhëheqjen e PS ka mjaft njerëz me dosje. Denoncimet për njeri-tjetrin sapo kanë filluar dhe do hedhin dritë mbi shumë dosje të tjera.
Në këtë listë më shumë me dosje ka në komitet drejtuese të PS nëpër rrethe. Për të përballuar gjendjen e rëndë është vendosur të thirret shpejt një konferencë e jashtëzakonshme për të sqaruar gjithçka rreth këtyre dosjeve. Dosjet kanë qenë të ruajtura nga shumë drejtues Sigurimi dhe komitete partie të cilat në periudhën e fundit i kanë fotokopjuar dhe fotokopjet i dërgojnë në kryesi.
Korsep. i “Republika”
Vazhdon kthimi i refugjatëve nga Greqia
Dje në mesditë në pikën kufitare të Kakavijës ka vazhduar kthimi i refugjatëve shqiptarë nga Greqia.
Është dita e dytë që vala e kthimeve vazhdon pareshtruktur me autobusë. Deri dje në mbrëmje numri i të kthyerve shkoi 700 vetë. Janë refugjatë kryesisht nga lagjet në afërsi të lagjes “Ajus Sanargios” ku ndodhi incidenti midis të rinjve shqiptarë dhe grekë. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë valë kthimi s’janë përfillur as dokumentet e rregullta dhe as të qenit ortodoks.
Të gjithë ata që janë kapur në qendrën e Athinës “Omonia” dhe në lagjet kryesore “Ajus Parashqevi”, “Ajus Fanurios”, “Paristeri”, “Ajus Nikola”, pas identifikimit që janë shqiptarë, pa asnjë lloj diskutimi janë përshirë në listën e të kthyerve. Kryesisht të kthyerit kanë qenë të rinj të moshave 18-35 vjeç dhe midis tyre ka pasur shumë të keqtrajtuar. Sidomos pohime për keqtrajtime bëjnë refugjatët e kthyer nga ishujt e Greqisë.
Korresp. i “Republika”
A do të përdorë z. Papulias në Tiranë si në Zyrih të njëjtat argumenta për “kolaboracion-istët” dhe “kriminelët” çamë.
Me tej në faqen tre
“Vetëdija që jam shqiptar është një nga gjërat më të mëdha në këmbë”
Zotit Servet Pëllumbi
Në intervistën e “Dita informacion” të datës 9 mars, keni deklaruar se unë paskam thënë “më vjen keq që jam shqiptar” dhe se ju jeni dakord me mua në këtë pikë.
Në kalim e sipër, si njëri që mbahet i qytetëruar, unë iu përgjigja përshëndetjes suaj dhe më duket të kem thënë vetëm kështu: “me atë qëndrim mbrëmë në ambasadën gjermane më erdhi turp si shqiptar”. S’mund të them kurrë “më vjen keq që jam shqiptar”, ashtu si s’mund të them “do të doja të isha eskimez”. Vetëdija që jam shqiptar është një nga gjërat që më mbajnë në këmbë. Besoj se kemi bërë një shtrëmbërim të pahijshëm të fjalëve. Gjithsesi, herë tjetër, nëpër pritjet e ambasadave ku na çon puna të këmbëjmë edhe ndonjë fjalë, do të kujdes. Do të them vetëm “mbrëmëra, profesor” dhe “natën e mirë, profesor”.
SABRI GODO
Takime në degët e PR në rrethe
faqe 2
Deklaron Rugova Pavarësia e Kosovës nuk prek, por afirmon kufijtë
Në konferencën e shtypit, të mbajtur dje në Prishtinë, presidenti Rugova i kujtoi bashkësisë ndërkombëtare se në Kosovë nuk kemi të bëjmë me një bashkësi shqiptare ose minoritet, por me një njësi ish-federale.
Ai kërkoi që të çohet vullneti politik i dy milionë shqiptarëve për pavarësi dhe rezistenca e tij paqësore, që po eviton konfliktin më të gjerë në rajon. Me poshtë, pasi theksoi se Shqipëria, presidenti i saj, qeveria demokratike dhe forcat politike të Shqipërisë kanë të drejtën legjitime të interesohen për shqiptarët dhe te angazhohen për një bashkëpunim me të mirë me Kosovën, ai shtoi se Shqipëria është treguar e matur dhe mjaft e qetësia e Kosovës të zgjidhet me mjete politike.
Bashkësia ndërkombëtare dhe të gjithë ne,
Me tej në faqen 4
Vdiq akademiku Gazmend Zajmi
Akademiku Gazmend Zajmi, kryetari i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, vdiq papritmas, në moshën 58-vjeçare, gjatë një qëndrimi në kryeqytetin e Kroacisë - Zagreb.
Akademiku Gazmend Zajmi lindi në Krumë të Shqipërisë në vitin 1937. Një kohë ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, profesor në Fakultetin Juridik të këtij Universiteti e ku ushtruar edhe funksionin e sekretarit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës.
Si shkencëtar me reputacion evropian akademik Gazmend Zajmi është autor i shumë librave dhe punimeve shkencore, që në pjesën më të madhe i kushtohen çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare. Ishte një ndër bashkëautorët e Apelit të mirënjohur të 215 intelektualëve të Kosovës të vitit 1990 për mbrojtje dhe ngritje në shkallë edhe më të lartë të vetëdijes së Kosovës.
Akademiku Zajmi ishte nder intelektualët shqiptarë që punoi shumë për jetësimin e pavarësisë së Kosovës, Republikës së Kosovës. Autori i Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut të vitit 1990 të shpallur nga deputetë të kuvendit të Kosovës, bashkëautor në hartimin e kushtetutës së Republikës së Kosovës të shpallur me 7 shtator 1990 e kontribuoi edhe në referendum për pavarësinë e Kosovës, të mbajtur në shtator të vitit 1991.
Akademiku Gazmend Zajmi, intelektual me kulturë të gjerë, në veprën e tij jetësore kontribuoi edhe si kompozitor i muzikës zbavitëse.
Me vdekjen e akademikut të Kosovës dhe anëtarët korrespondentë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Evropës, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi humbën një shkencëtar të zellshëm e të frytshëm me virtyte të larta njerëzore, kombëtare e intelektuale.
Me rastin e vdekjes së akademikut Gazmend Zajmi, Akademia e Shkencave e të Arteve të Kosovës dhe familja e Zajmit po i arrijnë telegramë të shumta ngushëllimi. Ndër telegramet janë edhe ato të udhëheqësve më të lartë të Republikës së Kosovës, të Universitetit të Prishtinës, të institucioneve shkencore e kulturore e të tjera.
Dhunë në Mitrovicë - nuk kursehen as fëmijët
Muaji shkurt shënoi në Mitrovicë një bilanc të dhimbshëm të dhunës serbe.
Statistikantët flasin në këtë gjuhë: 24 shqiptarë janë torturuar egërsisht, janë bastisur 14 familje, ndërsa në 30 shtëpi është vërejtur një ndërhyrje e policisë serbe.
Kësaj dhune sistematike i organizuan nuk i kanë shpëtuar as fëmijët, pese prej të cilëve janë keqtrajtuar gjatë këtij muaji.
ATSH
Shteti tallet me ish-pronarët...
f2
“Vërtetë që jam shqiptar është në nga gjërat më mëdha në këmbë”
Zotit Servet Pëllumbi
Deklaratë e degëve të partive dhe shoqatave të djathta të Bulqizës
Partitë dhe shoqatat e Djathta të rrethit Bulqizë, që janë dakord me programin e paraqitur nga Lidhja e Djathtë Shqiptare, e panë të nevojshme të bëjnë bashkarisht një deklaratë më 7.03.1995, ku u shprehet të 14 pikat e programit të Lidhjes së Djathtë Shqiptare të programuara në Tiranë para një muaji.
Të 14 pikat e programit të LDSH janë baza themelore të cilat i thonë ndal rikthimit të komunizmit që e çoi vendin në një mjerim të paparë.
Bashkërendimi i punës për një Shqipëri etnike dhe harmonizimi i mendimit për mosnjohejn e vendimeve të Kongresit të Përmetit si dhe para aprovimit të kushtetutës të mbahet një referendum mbarëpopullor për të zgjedhur formën e qeverisjes republikë parlamentare apo monarki kushtetuese, bëri të mundur bashkimin tonë me Lidhjen e Djathtë Shqiptare.
Partitë e Djathta në Bulqizë ranë dakord që të bëjnë mbledhje të vazhdueshme për të analizuar konkretisht gjendjen në rrethin e Bulqizës dhe punën e bërë.
Partia Bashkimi Demokrat, Bulqizë
Partia Lëvizja e Legalitetit, Bulqizë
Partia Republikane, Bulqizë
Shoqata ish-të Përndjekurve Politikë, Bulqizë
Nga kronikat
“Kam zbuluar se mundjen nga e cila po vuam Shqipëria. Nga studimet më të fundit me rezulton se e keqja këtij vendi po i vjen nga epidemia e Mencurisë.
E ka marrë ferra uratën atë vend ku të gjithë mendojnë se janë të mencur. Kot e kanë akuzuar racën tonë për stabilitet. Shqiperinë tradicionalisht e kanë marrë në qafë ata të cilët u është mbushur mendja se janë të mencur. Megjithatë edhe unë e kam gjetur zgjidhjen. Të gjithë këtyre njerëzve u duhet bërë thirrje, t’i bëjnë thirrje mendjes, ç’kanë qenë, ç’janë dhe ç’do të jenë.
Skleroza që ka zënë popullsinë është rrezik tjetër për fatet e vendit. Po harron jo vetëm ata që u është mbushur mendja se janë të mencur, por edhe mileti i thjeshtë ka harruar se ç’kanë qenë njerëzit që befjas po bëhen të mencur, të zgjuar, kompetentë, autoritare, shpëtimtare etj.
Njeriu Pa pula s’do të hape konferencë shtypi për vjedhjet që i janë bërë...
Ai do të vijë dhe do të takohet me dy pula të lagura dhe do të kthehet në vendin e vet. Pas ndjeshjes do të shkojë në Varro Epir.
Janë zbuluar disa dosje në hije. Zakonisht dosjet mbahen në errësirë. Së voni kanë filluar te dalin edhe në hije. Shpresoni kot se do të dalin edhe në dritë të diellit. Dosjet kanë filluar të rrjedhin nga e majta. Dosjet po u kthehen të parëve të vet.
Sot është dita e fundit e robërisë sonë. Që nesër ne do të jemi të lirë sipas standardeve më të përparuara evropiane. Ky është një hap mbrapa në krahasim me kohën e kaluar kur ishim vendi i vetëm më i vërtetë. Kur do të kthehet ajo kohë? Nuk është nevoja të fitojë e majta për tu kthyer ajo kohë. Mjafton që e majta të bëhet e djathtë dhe çdo gjë bëhet sipas fjalëve të shokut enver, ho, që në kongresin e tretë do të thoshte se kapitalizmi ia kemi vënë kufirin te tana.”
KRONIKANI