16/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 mars 1995

Edhe këtë radhë vetëm premtime

Sic pritej, shtypi dhe qarqet politike në Shqipëri, i kushtuan një vëmendje të madhe vizitës së shefit të diplomacisë greke në Tiranë. Kjo ishte e natyrshme pas ngrirjes njëvjeçare, që përjetuan marrëdhëniet shqiptaro-greke, si pasojë e peripeceve tashmë të njohura. Njëfarë ekzaltimi, si nga ata që e kanë parë Greqinë si të vetmen portë për të hyrë në Evropë apo gjetkë, por edhe nga një pjesë e atyre, të cilët nuk i toleruan disa sjellje të Greqisë ndaj Shqipërisë, përbënte tiparin kryesor që dominonte atmosferën e krijuar lidhur me këtë vizitë. Do të ishte një absurditet të injoroje apo mohohej rëndësia e marrëdhënieve të mira me Greqinë për shumë arsye, ndër të cilat spikasin situata në Ballkan, nevojat e ngutshme të vendit tonë në fusha të ndryshme dhe përpjekjet për t’u integruar në bashkësinë evropiane, por edhe marrëdhëniet e tensionuara të Greqisë me fqinjët. Duke pasur parasysh ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke të këtyre viteve të fundit, do të ishte gabim të hidheshim në eufori, duke mos menduar rikthimin e një dimri tjetër në këto marrëdhënie. Në këtë aspekt, më shumë se problemet e trajtuara në bisedimet e zotit Papulias me qeveritarët tanë, do të [pritet në skajin e poshtëm të imazhit] kishte rëndësi të bëhej institucionalizimi i disa parametrave për të shman­tur. Edhe përgjigjja që dha ministri i Jashtëm grek për këtë çështje ishte një përsëritje e qëndrimeve të mëparshme greke. Në qoftë se flasim për qëndrueshmëri në marrëdhëniet shqiptaro-greke, kjo nuk do të arrihet kurrë pa praninë e barazisë dhe reciprocitetit.

Nuk është e djathtë gjithçka që nuk është komuniste

Në aktivin e PS të Matit, lideri aktual i PS, Servet Pëllumbi, ndërmjet të tjerash, ftoi në një sfidë televizive presidentin Berisha, lidhur me akuzat e këtij të fundit ndaj PS dhe programit të saj, të cilësuar si neokomunist. Ideja e z. Pëllumbi për një debat të hapur televiziv nga njëra anë duhet cilësuar si pozitive, pasi përfaqëson një përpjekje për të demokratizuar RTSH-në, i cili, me gjithë ndonjë përpjekje minimale, vazhdon të mbetet në shërbim të pushtetit dhe Partisë në pushtet. Përveç kësaj, debatet e hapura, qoftë në formë tryezash të rrumbullakëta apo në forma të tjera në radio ose televizion, do të ndihmonin jashtëzakonisht zhvillimet demokratike, në radhë në strukturimin e mendësive të reja. Njëkohësisht debati i hapur për një gamë të gjerë problemesh, pa dyshim do të sillte edhe në gjetjen e rrugëve optimale në operë të cilat do të zgjidhen problemet e të sotmes dhe ato të perspektivës. Por parë nga një këndvështrim tjetër, ideja e zotit Pëllumbi për një debat televiziv me Berishën duket gjithsesi. Vetë mënyra e të shprehurit “debat me Berishën” të krijon përshtypjen se lideri socialist e koncepton skenën politike shqiptare të përbërë prej dy polesh: ai i Majtë i përfaqësuar nga PS, dhe ai i Djathtë i përfaqësuar nga një njeri i vetëm, Berisha. Një konceptim i tillë mund të ishte real para 22 marsit dhe në muajt e parë pas ardhjes në pushtet të PD-së, kur të gjitha forcat antikomuniste i kishin bashkuar armët kundër PPSH si trashëgimtare e Partisë së Enver Hoxhës. Por sot një gjë e tillë është shumë larg realitetit. Me kalimin e kohës, si pasojë e veprimeve dhe qëndrimeve jokonseguente e sipërfaqësore të PD-së në luftën kundër komunizmit dhe të metave në qeverisje, subjektet e djathta që e kishin mbështetur u distancuan prej saj njëri pas tjetrit, deri sa u arrit në krijimin e LDSH. Kështu sot tjetër gjë përfaqëson LDSH dhe tjetër gjë PD në pushtet. Për këtë arsye, duke iu kthyer idesë së një debati televiziv, ky do të ishte i mangët madje i padobishëm nëse ndokush do të merrte më lehtë jashtë subjektet e djathta. Synimi i forcave të majta për ta paraqitur të Djathtën shqiptare në një front të përbashkët me PD-në kësi qëllimi dy gjëra: nga njëra anë t’i heqë të Djathtës të drejtën për të kritikuar gabimet e PD-së duke e bërë këtë monopol ekskluziv të PS-së dhe, nga ana tjetër, duke i paraqitur gabimet e PD-së si pasojë e “djathtizmit”, të ulë besueshmërinë e forcave të djathta para elektoratit. Është e kuptueshme që synime të tilla, që kërkojnë t’i heqin të drejtën e fjalës të tjerëve për ta konfiskuar në favor të tyre, nuk mbajnë erë demokracie. Edhe njerëzit e LDSH kanë të drejtë të paraqesin zgjedhjet e tyre, të shoqëruara me vullnetin për t’i zbatuar si një alternativë që do të shpëtonte vendin nga disa procese regresive.

Sot fillon aksioni për heqjen e kioskvave pa leje

Sipas bashkisë... Është vendimi Nr.8 i datës 15.03.1995 nga Këshilli Regjullues i Territorit të qytetit të Tiranës me firmën e kryetarit të Bashkisë z. Sali Kelmendi, që urdhëron në mënyrë të prerë qendrën administrative të Lagjes Nr.5 dhe shumë qendra të tjera administrative të Tiranës që në bashkëpunim me Komisariatin Nr.2 duhet të heqin dhjetëra kioska të vendosura pa leje, sidomos në lulishte e Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Sot, po bëjmë lajmërimin për të qenë konform ligjit, thotë kryetari i lagjes Nr.5 z. Androkli Xhaferi, dhe nesër do të fillojë puna për heqjen e tyre në mënyrë të dhunshme nga pushteti lokal dhe bashkëveprimi me forcat e Rendit me anë të shumë vinçave dhe makinerive që janë gjetur për t’i transportuar. Ishte e pamundur, thotë z. Besnik Petrela, kryetar i Këshillit Bashkiak. Tirana s’ka më kapacitet të mbajë kioska. Po s’u veprua për të parandaluar shtrëngimin e tyre, Tirana rrezikohet seriozisht. Korresp. i “Republika” G. L

“Republika” ka ruajtur dinjitetin e një gazete serioze

Redaksia organizoi një pritje për intelektualë dhe bashkëpunëtorë të saj Krejt natyrshëm gazeta “Republika” dhe ata që për katër vjet me firmat e tyre kanë shkruar në faqet e saj me korrektësi e dinjitet u mblodhën në Lidhjen e Shkrimtarëve në një shkëmbim të lirë mendimesh për pozicionin e deritashëm të gazetës dhe atë që do të bëhet në të ardhmen. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Forumit të Intelektualëve të Pavarur Shqiptar, Prof. Dr. Pandeli Cina. “Ajo që ka bërë deri më sot gazeta për t’u bërë një gazetë e lexueshme nga të gjithë, ka qenë përpjekja për një gazetë me kulturë, informacion të gjerë e bashkëkohor dhe, mbi të gjitha, vërtetësia e gjuhës që shkruhet në faqet e saj”, tha ndërmjet të tjerash kryeredaktori i “Republikës” në fjalën e hapjes. Më e rëndësishmja në përmbajtjen e kësaj bisede ishte e ardhmja e gazetës, e cila është e lidhur ngushtë me intelektualët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të saj. Gazeta do të dalë më shpejti tri herë në javë dhe me një format të ri, më të përshtatshëm dhe me ide më shumë shpejt të bëhet ditore, që do të thotë ajo ka nevojë më shumë se kurrë për intelektualët dhe gjithë dashamirësit e saj. Për kulturën e gazetës, për gjuhën e kulturuar që rrallë gjendet nëpër faqet e gazetave, për problemet që sot shqetësojnë kombin, foli z. Sabri Godo, kryetar i PRSH, i cili ftoi tërë intelektualët shqiptarë të gjejnë te “Republika” gazetën ku të shprehin lirisht problemet e çështjes kombëtare. Gazeta duhet të futet me plot guxim edhe në çështjet që diskutohen sot në organizmat ndërkombëtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, theksoi juristi Nafiz Bezhani. Në emër të vetmi komb në botë, theksoi ai, që kufizohemi nga të gjitha anët me shqiptarë. Për kombin dhe çështjen shqiptare që sot është një gjendje e tillë, foli edhe shkrimtari Fatos Arapi. Ne s’duhet të lemë, cilësoi ai, që gazeta të hyjë në vulgaritete, por ajo të afirmojë firmat dinjitoze si deri më sot, që lexuesi ta blejë atë. Nga të pranishmit në takim u këmbëbyen idetë për mardhënie tematike dhe linjën konsekvente në qëndrimin politik. Ajo çfarë u bisedua aty premton shumë se intelektualët dhe bashkëpunëtorët që shkruajnë në “Republika” për gjithçka që ndihmon në median shqiptare dhe që shqetëson Athuеn, do të rrisin përgjegjësinë që e ardhmja e gazetës të jetë serioze.

Dudajev kërcënon Rusinë me atentate

Presidenti çeçen, Dudajev, bëri të ditur se ka formacione grupesh atentatore gati për të shpërthyer në veprime konkrete në Rusi. Në intervistë ai shtoi se “këto grupe janë formuar për t’u hakmarrë për njerëzit e shumtë të vrarë gjatë bombardimeve ruse, dhe se këta vullnetarë kanë adresat e personave për përgjigjen për masakrat mbi civilët në Çeçeni”. Ndërkaq në Moskë u hap një “konferencë për paqen” organizuar nga qeveria e rusë, por që janë filoruse, domethënë dakord për luftën.

Shoqata e Femrëve i bashkohet LDSH-së

Shoqata e Bashkimit të Femrere Private të Shqipërisë, duke parë domosdoshmërinë aktuale dhe rëndësinë e veçantë që mëri mbi supë LDSH, si e vetmja forcë bashkëvepruese në lëmin politik dhe ekonomik për përmirësimin dhe forcimin e demokracisë shqiptare si dhe luftën kundër korrupsionit të çfarëdo lloji ngyrë që do të jetë ashtu edhe për luftën e vendosur kundër komunizmit të hapur apo të kamufluar. Kryesia e kësaj shoqate u informua plotësisht dhe i studion një nga një të 14 pikat e Deklaratës së LDSH dhe deklaroi me konkluzionin se kjo Lidhje është e vetmja forcë levizëse dhe organizuese për të ngritur vendin nga kaosi politik dhe kriza ekonomike e sociale që ka pllakosur vendin. Theksojmë me forcë që gjendja e femrëve shqiptare ka rënë në nivelin e domosdoshëm jetësor dhe vazhdon me shpejtësi keqësimi i vazhd­ueshëm i tyre thjesht nga paaftësia e Qeverisë dhe kor­rupsioni ekonomik. Vendosëm njëzëri që të bashkohemi me LDSH dhe të përkrahim fuqishëm programin ambicioz të kësaj Lidhjeje. Të gjithë femrët shqiptare janë të vendosur që të luftojnë vazhdimisht për të drejtat e tyre të cilat ju janë mohuar vazhdimisht. Kjo shoqatë do të luftojë që të jetë gjithmonë prezent dhe e gatshme pranë kësaj Lidhjeje që programi i saj të realizohet 100%. Shoqata e Bashkimit të Femrëve Private të Shqipërisë

Maqedonia zien nga shqetësimet etnike

Maqedonia ka shpërthyer në mosmarrëveshje etnike. Ekonomia e saj është në rënie si rezultat i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Jugosllavisë dhe bllokadës tregtare të imponuar nga Greqia. Gjithashtu ekziston dhe një armiqësi midis sllavëve të Maqedonisë, që përbëjnë shumicën, dhe pakicës së shqiptarëve etnikë. Maqedonia, ky vend i vogël prej 2,2 milionësh, i pavarur tashmë prej më se dy vjetësh, është duke shkruar drejt një lufte civile që fare lehtë mund të çojë në katastrofë - në një luftë rajonale duke përfshirë kështu ish-Jugosllavinë, Greqinë, Shqipërinë dhe në mënyrë të pashmangshme Evropën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Çështja që bie më shumë mbi të gjitha të tjerat, është ajo e shqiptarëve etnikë. Qysh nga zgjedhjet e tetorit të kaluar, lidhjet midis dy grupeve janë keqësuar vazhdimisht; si pasojë e kësaj, politika në Maqedoni po i ngjan politikës së viteve 1990-1992 në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Rreziqet janë evidente, por interesi i Perëndimit në lidhje me ekuilibrin e brendshëm në Maqedoni është i vogël për shkak të preokupimit të tij në Bosnjë. Problemi kryesor që polarizon sllavët e Maqedonisë me shqiptarët është një Universitet. Gjatë vitëve të fundit, të ekzistencës së Federatës Jugosllave, autoritetet komuniste të Maqedonisë vazhdimisht u mohuan shqiptarëve të mësuarit në gjuhën e tyre. Por pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, shqiptarët kërkuan që t’u rikthehet kjo e drejtë si dhe të drejta të tjera me pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë dhe Parlamentin e ri, dhe ata arritën të bindin diku. Në krahinat ku predominojnë shqiptarët - në perëndim të Maqedonisë, e cila shtrihet me Shqipërinë, në kryeqytetin e saj, Shkup, studentët mësojnë shqip në mënyrë të dub­luar. Kështu brenda 30 vjetëve të fundit vetëm 100 nga 5000 të diplomuarit nga fakulteti i Filozofisë në Universitetin e Shkupit janë shqiptarë. Mungesa e të drejtës së arsimit u krijua nga mungesa akute e mësuesve të kualifikuar shqiptarë. Qysh nga dalja e Maqedonisë në republikë më vete, partia shqiptare me më influence e detyroi qeverinë e koalicionit në krijimin e një Kolegji për trajnimin e mësuesve për shqiptarët. Por sllavët e Maqedonisë i akuzojnë shqiptarët se ata janë duke u përpjekur për krijimin e një autonomie politike, si hap i parë, duke

Homazhi i Fidel Kastros për Napoleonin

Ka filluar nga varri i Napoleonit, xhiroja turistike e liderit kuban, Fidel Kastro, në Paris. Pas një dite takimesh zyrtare në kryeqytetin francez, Kastro “rigjen” uniformën e tij tradicionale të ushtrisë. Pas homazhit ndaj Napoleonit, një vizitë në kullën Eifel, e më pas në Luvër. Vizita e Kastros ka provokuar polemika të shumta tek forcat politike të intriguara në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale. “Është një diktator, mes nesh”, tha kandidati socialist Jospin.

Diplomatë amerikanë vizitojnë Prishtinën

Dje në Kosovë Sekretarja e dytë e ambasadës së SHBA në Beograd, Elisabet Bonkovsky, që vizitoi këto ditë Prishtinën, u prit nga presidenti Rugova. Në bisedimet e zhvilluara me këtë rast, ajo u njoh me gjendjen e rëndë politike, ekonomike e sociale në Kosovë dhe me represionin e ashpër serb kundër shqiptarëve. Në këtë takim u fol gjithashtu edhe për zhvillimet e reja rajonale. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zonja Bonkovsky u takua dhe zhvilloi bisedime edhe me përfaqësues të disa partive politike shqiptare si dhe drejtues të mjeteve të informimit në gjuhën shqipe.

Tëbimi i policisë serbe në Kosovë

Përsëri vritet një shqiptar Qendra për Informim e Kosovës njofton se policia serbe qëlloi për vdekje një të ri shqiptar nga fshati Bunicë i Ferizajt. Shqiptari Ejup Kasumi, 26 vjeç, që ka kishte kohë që nga policia serbe, u qëllua me armë zjarri më 12 mars dhe vdiq në spitalin e Prishtinës. Kjo është viktima e dytë midis shqiptarëve në këta muajt e parë të këtij viti. Duke atrembëruar të vërtetën e kësaj ngjarjeje, agjencia serbe e lajmeve, TANJUG, pretendon se i riu shqiptar “ka qenë i armatosur me armë gjuetie dhe ka sulmuar patrullën e policisë në fshatin Greme të Ferizajt, duke u detyruar këtë të fundit të hapë zjarr”. Por Qendra për Informim e Kosovës e referohet pohimeve të një dëshmitari okular, vëne duke se Ejup Kasumi u vra nga policët serbë, të cilët vazhduan të qëllonin mbi të edhe kur ai ishte shtrirë përtokë.

Në këtë numër:

Për Nolin tonë - ikona e Kombit f.3 Shkollat braktisen - asnjë gjobë e vënë f.2 Aktivitete të PR në rrethe f2 Zhduket bashkë me 42 milionë lekë f2 Fjalëkryq, futboll, kuriozitete... f4 Dudajev kërcënon Rusinë me atentate

Deklaratë e degëve të partive dhe shoqatave të djathta të Përmetit

Më 22.02.1995 u mblodhën përfaqësuesit e Shoqatës së Përndjekurve Politikë, të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe Ekonomikë, të Shoqatës Pronësi e Drejtësi, të Partisë së Ballit Kombëtar, të Partisë së Lëvizjes e Legalitetit dhe të Partisë Republikane për problemin e krijimit të LDSH. Mbledhja vendosi njëzëri të prononcohet plotësisht dakord me deklaratën e subjekteve të Durrësit të datës 15.02.1995. Tregu Pana (kryetar i degës së PR), Vasil Logo (kryetar i degës së Shoqatës Pronësi me Drejtësi), Ylli Kasa (kryetar i degës së Partisë së Përndjekurve Politikë), Spartak Ismaili (sekretar i Ballit Kombëtar), Kastriot Hasani (kryetar i Lëvizjes së Legalitetit), Mehmet Meco (kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe Ekonomikë)

Nga kronikat

“Ne kemi mendimin se punët e Hyqymetit nuk po ecin mirë. Siç ve ne dukje një gazetë autoritative, fajn për këtë e ka (o) pozita destruktive, anakronike, shkërratimtare, obskurantiste, jodemokratike. Në zgjedhjet e ardhshme edhe zgjedhës, edhe atë zgjedhur do të kenë imunitet, që sipas analistëve do të sjellë forcimin e demokracisë së brendshme në Shqipëri. Bravo i qoftë gazetarit të gazetës së pavarur. E mbrojti si burrat Shqipërinë dhe ku pa, në mes të Tiranës! Kjo tregon edhe një herë se nuk i kanë vdekur trimat këtij kombi të lashtë. Ka ndodhur edhe herë të tjera në historinë e tranzicionit që Shqipëria është mbrojtur, por është mbrojtur në Bon, Nju Jork, Londër e jo në Tiranë. Ka edhe nga ato gazeta e gazetare që e mbrojnë hapur Greqinë në mes të Tiranës, por kjo nuk është burrëri. Një gjë e tillë tashmë është bërë bajate. Dosa ime është e barabartë. Unë edhe nëse kam bërë ndonjëherë ndonjë punë të raportimi, të vërtetën kam thënë. Nuk kam shuar ndonjë gjë. Ditën që do të hapen dosjet do të merret vesh se më shumë se gjysma e atyre që kanë dosje kanë dhënë informacione të vërteta për atë që Uomosti-nin njerëzit nëpër rrugë e kafene. Duan të më heqin kllosken. Do të protestoj deri në OKB. Kioskën time, megjithëse është pa leje, është e lejuar me kohë e me vakt. E ardhmja e kryeqytetit janë kiosk at. Po bëhet tmakat i madh që po i prishin. Tani që kiosk at nisen të bëhen dykatëshe duan t’i prishin. Mbas gjashtë muajsh edhe 15 katëshi do të kthehet në kioskë. Luftën e ardhshme ballkanike do ta bëjnë socialistët. Socialistët janë njerëz të pushkës. Atyre u shkrep koburja edhe pa fishekë. Pse të mos ketë shkolla greke në Bosë të Kukësit? Është vërtetuar edhe me gjyq se më 1974 në atë trevë ka kaluar me shërbim një gjyqtar. Zakonisht do që të ngrihet një universitet këtu rast më rast e parapërgjegjshmëria do t’jep? nacionaliste greke që jeni na lejohte t’i thyejnë disa rregulla. Kujt i kanë borxh shqiptarët? Kronikani