PR bën thirrje për të thënë JO ligjit për shitblerjen e tokës
Konferencë shtypi e kryetarit të PR z. Sabri GODO
Qeveria po gatit ligjin për shitblerjen e tokës, që të sanksionojë konfiskimin e përgjithshëm dhe rishpërndarjen e vendosur me Ligjin komunist Nr.7501.
Partia Republikane është e bindur se kjo do të sjellë ndërlikime sociale të mëtejshme, siç janë të rënda dhe i kërkon Qeverisë të mos e bëjë këtë hap. Ka ende kohë të anullohet Ligji Nr.7501, datë 19.07.1991, dhe të rivendësohet me projektligjin e janarit 1994 të Partisë Republikane, të cilin, duke shembur haptas paketën e ligjeve kushtetuese, kryesia e Parlamentit as që denonjoj ta marrë në shqyrtim. Po nëse Qeveria dhe Parlamenti s’mund të ndjekin një rrugë të tillë, le t’ia lënë ligjin e shitblerjes së tokës Qeverisë dhe Parlamentit të ardhshëm. Toka mund të hyjë në tregun e lirë vetëm pasi t’i jetë kthyer pronarit të ligjshëm. Në Konferencën e shtypit të 22 marsit, Presidenti Berisha e deklaroi “pothuajse” tërësisht të përfunduar procesin e ndarjes së tokës dhe dhënien e tapive. Kjo është mosnjohje e realitetit. Në pjesën verilindore fshatarët janë kthyer me kohë në tokat e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur në heshtje edhe në disa rrethe të Jugut. Kurse ligji komunist i ndarjes së tokës për frymë është zbat uar me dhunë kryesisht në Shqipërinë e Mesme. S’ka një ligj unik për tërë vendin, por ka një ligj që nuk i trajton barazisht shqiptarët. Gjithsesi s’mund të flitet për ne zbatimin të ligjit nga parlamenti. S’ka parlament në këtë botë, veç atyre të vendeve komuniste, që të marrë të drejtën e shpërndarësit të një shtetasi në dobi të një tjetri. Presidenti kërkon të lehtësojë sadopak pronarët kur thotë se janë përgatitur dosjet për kompensimin e tyre me anë të letrave me vlerë. Partia Republikane nuk beson se do të gjenden në Shqipëri pronarë që të mohojnë tokën e trashëguar e ta japin atë me çmimin qesharak të diktuar nga qeveria dhe sidomos në letra me vlerë, këmbimi i të cilave ra deri në 60% në rastin e shëmbëllimit të ish-të përndjekurve. Është e qartë se çdo të ngjasë kur të vazhdojë prerja e letrave me vlerë për kompensimin e tokës dhe privatizimin e pasurisë kombëtare. Në këtë rrugë, nisur nga realiteti ynë, shteti po i përgatit vetvetes një disfatë të pashembullt inflacioni. Gjithsesi ne themi se pronarët e tokave do të mbeten jashtë kësaj loje, në mos tjetër për të mos marrë mbi vete mallkimin e etërve. Partia Republikane ka theksuar vazhdimisht se Ligji Nr.7501 i vitit 1991 i përket filozofisë komuniste të shpronësojë total të individit. Ky ligj, që pretendon të ketë vënë në start të njëjtë fshatarët, dikujt i ka dhënë katër herë më tepër tokë se tjetri. Ky ligj ka lënë dërrë një pjesë të madhe të tokës dhe ka penguar bonifikimet, me një dëm të rëndë të inventarizimit të tokës. Në përgjithësi them se problemi i tokës në Shqipëri ndryshon nga ai i vendeve të tjera. Në Shqipëri ka pasur gjithsej 7 familje pronarë të mëdhenj tokash, që po t’i marrim së bashku kishin një pronë prej 140 mijë ha. Në Projektligjin e Alternativa SD: Ju keni thënë se të gjithë shqiptarët kanë qenë pronarë tokash, megjithëse forca të tjera politike thonë se Shqipëria ka pasur vetëm pronarë të mëdhenj dhe shumica kanë qenë bujq. Mund të na sqaroni thënien tuaj se “gjithë shqiptarët ishin pronarë mijë ha. Në Projektligjin që ky pronar do ta humbasë dhe vërejtimet që do të shikojë se toka e tij, që i është dhënë një tjetri, në bazë të ligjit në fuqi, do t’i shitet një të treti. Kjo sjell një ndërlikim të madh dhe them se pjesa më e madhe e atyre që kanë marrë tokë nga shteti, me të dalë ky ligj, puna e parë që do të bëjnë do të jetë të gjejnë një shitblerës për një grusht para, sepse nuk është e tyre. Duke e parashikuar kështu, them që do të ndodhë një anarki e madhe dhe konflikte tragjike, që ndodhin dhe sot por që me mjetet e informacionit nuk i trajtojnë ashtu si duhet. Duke parashikuar një zhvillim të tillë të termin “akt kriminal”, po a jeni konsultuar me forcat e tjera dhe nëse po, a keni gjetur konsensus nga ato? - PR ka dërguar një projektligj për këtë punë në Parlament para se të hynte në Lidhje dhe vazhdon të jetë në këtë pozita. Në Lidhje kemi rënë dakord në vija të përgjithshme në lidhje me pronën, por çdo parti do të ndjekë në politikë të saj sipas programit të vet, duke u bashkuar në ato 14 pika që na vënë në të njëjtat pozita. Ne do ta parashtrojmë këtë çështje në mbledhjen plenare të Lidhjes, por ne besojmë se çdo subjekt i Lidhjes është i lirë të zhvillojë një veprimtari politike të tillë sipas programit partiak që ka. Unë shpresoj që kjo deklaratë të gjejë edhe përkrahjen e Lidhjes, por gjithsesi kjo është deklaratë e PR. Unë e quaj ligj kriminal, sepse do të çojë deri në fund grabitjen e tokës pronarit të ligjshëm, dhe nuk më duket se duhet të marr përqindje e partive të tjera për të thënë në gjë që e kemi thënë prej kohësh. - Radio Tirana: Ju thatë se ligji aktual duhet anulluar dhe për këtë keni paraqitur një projektligj në Parlament. Mund të na thoni diçka më tepër rreth këtij projektligji? - Projektligji është bërë në një broshurë që e kemi shpërndarë në tërë Shqipërinë. Tiparet kryesore të ligjit të sotëm janë se nuk ka gjetur zbatim në tërë Shqipërinë dhe Qeveria gënjen haptas se ka arritur të zbatojë ligjin 90%, kur dihet se në krejt Shqipërinë Verilindore, bile edhe në disa rrethe të Jugut, fshatarët janë kthyer me kohë në pronat e tyre. Atëherë Qeveria e quan këtë një zbatim të ligjit të saj dhe e përfshin në të. Këtu është loja. Në qofte se përfshin në të, atëherë Qeveria vihet përballë një fakti tjetër, që një pjesë të shqiptarëve u njeh të drejtën për të marrë pronën e tyre. Më tej në f.2
…këtë fakt e thotë. E lëja është zbatuar i trajton barazisht shqiptarët. Gjithsesi s’mund të flitet për zbatim tërësor të ligjit.
Në konferencën e përmendur të shtypit, Presidenti Berisha tha se ka një ligj të shitblerjes së tokës, por investitori i huaj e dashka këtë ligj nëpërmjet Parlamentit. Investitori e huaj e dinë mirë se parlamentet ndryshojnë, kurse prona ligjore është e përjetshme.
Cilido investitor i huaj, pa qenë naiv, nuk do të investojë paratë e veta në një tokë me tapi të dhënë nga qeveria, qoftë edhe
Alternativa SD: Ju keni në përbërje themelues e thënien tuaj se “gjithë shqiptarët kanë qenë pronarë tokash, pavarësisht nga madhësia”?
- Unë kam thënë, duke u bazuar në statistikat që ka pasur shteti shqiptar në vitin ’45, se 87% e fshatarëve kanë qenë pronarë tokash dhe vetëm 13% e tyre mund të konsiderohen si të patokë. Në këtë 87% përfshihen pronarët e mëdhenj, të mesëm dhe pronarët e vegjël që përbëjnë shumicën. Këto janë shifra zyrtare të dhëna nga regjimi komunist me rastin e Shqipëri ka pasur gjithsej 7 familje pronare një pronë prej 140 mijë ha. Në Projektligjin që kemi paraqitur në Parlament kemi thënë shprehimisht që PR kufizon pronat e pronarëve të mëdhenj në 60 ha; do me thënë që ne i njohim Parlamentit shqiptar të drejtën që të bëjë një reformë të vetme përsa i takon pronave të mëdha, kurse gjithë të tjerëve duhet t’u kthehen pronat e tyre.
Dua të shtoj diçka që nuk kam arritur ta them mirë në deklaratë. Meqenëse pronari deri tani ka pritur të shohë se ç’do të bëhej më tej, unë them…
Në Shqipëri ka pasur gjithsej 7 familje pronare
- Deklarata është e PR, apo edhe e LDSH-së? Ju përdorni
blerës e parashikuar kështu, them që do të ndodhë një ankark i madh dhe konflikte tragjike, që ndodhin dhe sot por që parashikuar një zhvillim të tillë të ngjarjeve, ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit që të hedhin dorë nga adoptimi i një ligji të tillë. Kryesisht për të ruajtur paqen sociale deri në zgjedhje dhe pas tyre dhe për të lënë një shteg për të ndrequr këtë paudhësi të madhe që është bërë. Ligji i shitblerjes së tokës do ta komplikonte edhe më tej problemin e, duke folur thjesht, unë them se nuk e di se ku mund të dilte puna.
-
Godo duke iu përgjigjur gazetarëve në konferencën e djeshme të shtypit
Dje paradite në selinë qendrore të PRSH-së, kryetari i PR z. Sabri Godo për më tepër se një orë dha një konferencë shtypi. Në fillim z. Godo lexoi një deklaratë, tekstin e së cilës po e botojmë të plotë. Më pas z. Godo iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve, të gazetave, ATSH, radios, televizionit dhe radiove të huaja...
“Unë e quaj ligj kriminal, sepse do të çojë deri në fund grabitjen e tokës pronarit të ligjshëm”