02/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 prill 1995

Ne jemi të bindur që populli do të na mbështesë

Takim i z. Sabri Godo me banorë të Rubikut Ditën e premte, më 31 mars 1995, në kinemanë e Rubikut, degë e PR të rrethit Mirditë organizoi një takim të kryetarit të PRSH z. Sabri Godo me banorë të këtij qyteti. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e KD të PRSH, zëvendërit Gjok Beci, shefi i Propagandës, dhe Neritan Alibali, shefi i Shtypit dhe Informacionit të Partisë. Në fillim kryetari i PRSH foli për problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi e në mënyrë të veçantë Mirdita. Më pas ai u përgjigj pyetjeve të të pranishmëve. “Është tek ju vijnë shumë parti. Flasin, premtojnë dhe pastaj ikin, tha në fillim të fjalës së tij z. Sabri Godo. Por jeni ju ata që i gjykoni ato. Partia Republikane nuk është e parti që premton ato që nuk mund të realizohen. Ne i dimë hallet e mirditorëve. Mirdita është e varfër. 30% e njerëzve marrin bukën me lista. I vetmi burim i ardhurash është bakri. Por me miniera nuk punohet. Qeveria bën sikur nuk e di përse nuk punohet. Kjo është papërgjegjësi. Ajo ia hedh fajin punëtorëve kur në fakt fajin e ka vetë. Është paaftësia e shtetit dhe mungesa e organizimit që ka bllokuar funksionimin e minierave. Mirdita ka rezerva bakri për 20 vjet. Nëse minierat do të kishin punuar, do të ishin grumbulluar rezerva të tilla të cilat me këto çmime të favorshme të tregut botëror, sot do të ishin realizuar fitime të mëdha. Por strategjia e shtetit ka qenë të mbyllet çdo gjë që është dukur jo rentabel. Kjo ka sjellë 400.000 të papunë dhe mbylljen e gati të gjitha ndërmarrjeve. Tani qeveria na e quan sukses të madh vënien në punë të ndonjë ndërmarrjeje. Vendi do të ecë përpara vetëm duke nxitur prodhimin kombëtar. Dhe kjo kjo realizohet me anë të ligjeve që përkrahin punëdhënësit. Ligje të tilla nuk ka në Shqipëri. Ka vetëm taksa të larta. Dhe ky është një nga gabimet e shumta të qeverisjes.” Përsa i përket Lidhjes së Djathtë, z. Sabri Godo tha se krijimi i saj ishte një nevojë historike. “E Djathta duhej të bashkohej për të shmangur rrezikun komunist. Gjithashtu duhet theksuar se monopoli i dy partive PD dhe PS. Në themel të programit të PS është ekonomia sociale e tregut, si fazë tranzicioni për të rikthyer ekonominë e centralizuar. Ndërsa PD, me luhatjet e saj nga ekonomia sociale në shok terapi, nuk di çfarë kërkon. Socialistët kanë shpresë për pushtetin. Po erdhën ata në fuqi, Perëndimi do të na linte në fatin tonë. Kjo do të ishte katastrofë për kombin”, tha më tej kryetari i PRSH. “Nëse populli do t’i japë përkrahje LDSH-së, ajo do të bëhet barrierë ndaj ngjitjes së socialistëve në pushtet. Dhe ne kemi bindjen që populli do na mbështesë.” “Ndërsa socialistët po punojnë për pushtetin, PD kambëngul të qeverisë vetëm me anëtarë besnikë partie, shumica e të cilëve janë të paaftë.” Në lidhje me projektligjin për shitblerjen e tokës, që po përgatit Qeveria, lideri republikan deklaroi se PR e ka kundërshtuar dhe do ta kundërshtojë me forcë. “Nëse ky projektligj do të aprovohet nga Parlamenti pa u anulluar Ligji 7501 dhe pa i sh-qartë prona pronarit të vërtetë në Shqipëri, do të ketë konfuzion, tensione dhe konflikte sociale. Këtë nuk duhet ta lejojmë”, përfundoi kryetari i PRSH, z. Sabri Godo.

Projektligji për kullotat ?!

Një projektligj i ri komunist Pas kthimit të projektligjit të kullotave nga Parlamenti vitin e kaluar, këto ditë pritet të futet për diskutim në Parlament një projektligj i ri i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ajo që përben thelbin e këtij ligji është kthimi i kullotave ekzistuese pronarëve. Futja e këtij ligji për diskutim do të rëndojë pronarëve ngelën me gisht në gojë. Shqipëria kishte 1,15 milion hektarë kullota. Po të shikosh statistikën e marsit të vitit 1995, del se ato kanë mbetur ekzaktësisht 395.691 hektarë. Plot 854.309 hektarëve kullota nga ish-regjimi komunist u është ndërruar destinacioni. Statistikat thonë se janë shndërruar në tokë bujqësore, por dhe kjo mbetet e pabesueshme, sepse toka bujqësore ... Çfarë do të bëhet tani kur në veriun e Shqipërisë nga 500 mijë hektarë kullota kanë mbetur vetëm 110 mijë, kur në Shqipërinë e Mesme nga 300 mijë ha ka kanë mbetur vetëm 55 mijë, po ashtu dhe në Jug nga 400 mijë ha vetëm 230 mijë. Shkatërrimi tërësor i kullotave është një nga arsyet pse blegtoria e imët është me zhvillim tepër të ngadalshëm. Ministria e Bujqësisë s’ka asnjë dokument se të kujt kanë qenë. Kullotat vetëm në masën 24% kanë qenë private dhe pjesa tjetër ka qenë pronë komunale shtetërore, pronë fshati apo krahine. Vallë ky projektligj është në gjendje të zgjidhë këtë kontradiktë? Sipas nenit 3 dhe 4 të tij, ky do ta tejkalojë, do të hapë po atë problem për të cilin që në kohën e mbretit Zog (vetëm për mos përcaktimin e saktë të kullotave krahinore) ishin në gjyqe 300 krahina dhe shoqëroheshin me plot vrasje. A mund të ndahen ish-kullota e kthyer në tokë bujqësore me ligjin e PD, siç veprohet sot? Nëse pronari i vërtetë do të nxjerrë dokumentin e hipotekës se ajo ka qenë kullotë dhe jo tokë bujqësore, çdo do të thotë që ai pronari i ri i fermës së Vrines dhe gjithë fermave të tjera automatikisht të shpronësohet. Pra ai s’duhet pronësuar sot që të mos shpronësohet nesër. A duhet të përfundojë sipas projektligjit të propozuar nga PR problemi i tokës bujqësore pastaj të merren me gisht në gojë. dojë akoma më shumë problemin e lënë varur prej tre vjetësh nga PD, sepse në përmbajtje dhe ligji i kullotave është i njëjtë me atë të tokave. Në këtë projektligj janë ato të kthimit e kompensimit të pronave që zbatohen sot, vetëm se në vend të “tokë bujqësore” është vendosur fjala “kullotë”. Edhe nëse dëshirohet që sot për sot të bëhet ndarja e kullotave, kjo është krejtësisht e pamundur. Sipas statistikës së vitit 1944, është shtuar vetëm 170 mijë hektarë kullota, shtesat e tjera i ka pasur nga tharja e kënetave dhe format e tjera. Megjithëse ligji është përgatitur dhe është gati për Parlament, askush s’ka përpiluar evidencat se kujt pronari i përkasin këta hektarë të mbetur, çka do të thotë që edhe kullotat të futen në kolapsin e tokës bujqësore. Nga degradimet që u janë bërë kullotave këta 50 vjet dhe shkatërrimit këto katër vjet, 80% e tokës bujqësore në kushte normale do të kërkonte që ai pronari i ri fermës së Vrinës dhe gjithë fermave të tjera automatizisht nga PD problemi i tokës bujqësore pastaj të mendohet se si do të zgjidhet problemi i kullotave? Çdo tentativë e tanishme për një zgjidhje arbitrare të problemit është thjesht propagandë, sepse vetë realiteti është fakti më i mirë që e kundërshton. Bërja e projektligjeve dhe quarja në Parlament s’është plan që duhet zbatuar nga Ministria e Bujqësisë. Ajo duhet të argumentoje gjithçka që kur të dalë ligji, të zbatohet e jo të mbetet varur si ligji i tokës prej tre vjetësh. B. MALO

2 Prilli - ende enigmë

Katër vjet më parë, gjatë manifestimeve të protestës antikomuniste, u vranë në qytetin e Shkodrës katër të rinj. Pas viktimave të fundit shkurtit të po atij viti, këta të rinj do të shënonin numrin e të rinëve, me gjakun e të cilëve do të paguhej ndërrimi i pushteteve në Shqipëri. Partia Demokratike, atëherë në opozitë, një ndër flamurët që përdori në luftën e saj politike, ishte edhe Arben Broci në sho-kët e tij, që u vranë atë 2 prill. Deputetët e PD-së, në shenjë proteste, arritën të braktisin edhe punimet e parlamentit të zgjedhur më 31 mars të 1991-shit, megjithëse nuk vunë për të rizënë vendet në sallën e Parlamentit. Shumë u fol e u stërfol nga PD-ja sa ishte në opozitë për dëshmorët e demokracisë, sic u quajtën në atë kohë ata të katërt, ku nuk mungu-an akuzat e drejtpërdrejta edhe kundër disa prej pushtetarëve dhe të atërhershëm, deri dhe presidentit R. Alia. Në popull u krijua përshtypja se me të marrë pushtetin PD-ja, drejtësia demokratike do të vinte çdo gjë në vend, duke gjurur kriminelët e vërtetë për t’u dhënë dënimin e mer-ituar. Por, ashtu si dhe për gjëra të tjera, drejtuesit e PD nuk do ta çonin deri në fund çështjen 2 prilli!. U zhvillua edhe një proces gjyqësor kundër disa ish-policëve apo një ish kryetari të Degës së Brendshme, u dhanë edhe dënimet kundër ndonjë ish-funksionari të pushtetit dhe PPSH-së së dikurshme, po çdo gjë mbeti e mjegullt, duke lënë pa përgjigje disa pyetje thelbësore. Ekzekutuesit materialë të krimit të 2 prillit, nuk u kapën, madje u fol se kanë shkuar në Greqi. Në vend të tyre u dërguan në gjyq e më pas në burg disa drejtues të policisë lokale, duke u nisur nga fakti se “ishin ata, që kishin urdhëruar zgjedhjen mbi turmën”. Por, duke pasur parasysh centralizmin fanatik, që mbizotëronte në hallkat e pushtetit komunist, me këtë logjikë kriminelët e vërtetë duheshin kërkuar më lart. Po atëherë, pse u përdor si “tavan” për hetimet një ish-zevëndëkryeministër i Brendshëm? Edhe sot e kësaj dite pushtetarët e sotëm udhëheqësit e PD-së akuzojnë figura të tilla si Ruci, Nano, Alia, si përgjegjës për masakrën e 2 prillit, po siç është mundur që të jenë këta “jashtë loje” për një kohë kaq të gjatë? Ka dy gjëra: ose pushtetarët nuk kanë qenë në gjendje të grumbullojnë faktet e nevojshme kundër të sipër-përmendurve, ose dikush nuk do t’i shkojë çështjes deri në fund. Në çdo rast, edhe “çështja e 2 prillit” plotëson kuadrin e asaj tendence karakteristike për qeverisjen e PD-së për t’i lënë punët në mes të rrugës.

dhe e subjekteve të Djathta të Kavajës

Me 30.03.1995 në selinë e Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë në Kavajë u mbledhën përfaqësuesit e subjekteve që aderojnë në Lidhjen e Djathtë. Pasi diskutuan në mënyrë të gjithanshme mbi gjendjen në vend, duke parë rrezikun e madh të rikthimit të komunizmit, vendosën të bashkëpunojnë duke pasur si moto: 1. Atëdheu dhe çështja kombëtare mbi të gjitha. 2. Të konsiderojnë Shoqatën e të Përndjekurve dhe atë të Kullakëve si formacion parësor në jetën politike të vendit. Të përndjekurit janë trashëgimtarë të luftës demokratike antikomuniste tradicionalisht e thellë, traditë që u vendos me rrezikimin e vuajtjen e pafund për kohën e kaluar. 3. Të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave të djathta në këtë pjesë të Shqipërisë dhe konsolidimin e demokracisë së ardhshme në Shqipëri. 4. Problemin kombëtar të rikthimit të pronave pronarëve të ligjshëm dhe të parandalimit të ligjit të shpronësjes të tokës, duke parashtruar e bërë si ta takon nacionalistëve të vërtetë shqiptarë të mbrojnë kombin nga hipokrizia e majtë dhe nacionalkomuniste. 5. Të krijojë komisionin koordinues të Lidhjes që të diskutojë paraprakisht problemet e interesit të përbashkët për të gjithë anëtarët e Lidhjes. 6. U bëjmë thirrje të gjithë komisioneve koordinuese të Lidhjes në rrethe të vendit që të punojnë pa u lodhur në çdo rreth në fushatën elektorale të ardhshme të fitojë LDSH. 7. Mbështesim ekonomikisht armatimin e armatës e madhe që përgatitën të ardhmen e Kombit; pensionistët, invalidët, fëmijët jetimë e shtresat e vobekta të biogjenisë. 8. Të mos lejojmë që Shqipëria të bëhet fushë e intrigave dhe mashtrimeve të komunistëve dhe të social-komunistëve, sqaronjë masën e gjerë që parullat dhe propaganda e sheqerosur të socialkomunistëve të mos e pranojnë. Të bindim masat e gjera fshatare që të pranojnë zgjidhjet që afrojnë LDSH, pavarësisht se mund të jenë pak të sikletshme, por janë të përhershme dhe të qëndrueshme. 9. Luftën e ashpër ta çojmë deri në fund pa asnjë ekuivok dhe të mos lejojmë asnjë të çarë në LDSH. Për LDSH Kavajë Dega e Shoqatës e ish-të Përndjekurve Politike Dega e Shoqatës e ish-të Përndjekurve Ekonomikë Dega e Partisë Balli Kombëtar Dega e Partisë së Legalitetit Dega e Partisë Republikane

Deklaratë

Me 17.03.1995 në Laç të rrethit Kurbin u zhvillua një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike të Djathta të rrethit. Shoqata e ish-të Dënuarve dhe të Persekutuarve Politikë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia e Ballit Kombëtar, Partia Republikane, Partia e Bashkimit Demokratik, Partia Demokratikiane, Shoqata Pronësi me Drejtësi. Të gjithë pjesëmarrësit në takim u shprehën për një bashkëpunim të ngushtë të të gjithë forcave të djathta antikomuniste për të luftuar komunizmin dhe neokomunizmin. Vetëm e Djathta mund të shpëtojë kombin nga hienat e kuqe apo nga kameleonët shumëngjyrësh neokomunistë, tashmë “të demokratizuar”. Vetëm e Djathta mund të shkulë nga rrënjët korrupsionin që ka përfshirë deri dhe sferat më të larta të pushtetit të sotëm. Të gjithë subjektet u shprehën Shoqatës e ish-të Përndjekurve Politikë Republikane Dega e Partisë së Partisë Demokratike

Kosova me më se gjysmë milion shqiptarë të larguar

Sipas kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Adem Demaçi, nga Kosova “Bujku” njofton— Gjatë “Bujkut” njoftohet se këto ditë si pasojë e dhunës serbe, 500 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga Kosova. Duke cituar deklaratat e të Njeriut, në Prishtinë, Adem Demaçi, gazeta shkruan se nga Kosova është larguar 1/4 e shqiptarëve, pjesa më vitale e kombit, duke lënë tokën djerre dhe vatrat e shkreta. Është e kuptueshme, thekson më poshtë Demaci, se një situate e tillë u ahkon përshtat dhe thellëson realimin e synimeve të pushtuesit. ATSH

dojë akoma më shumë problemin e lënë varur prej tre vjetësh nga PD, sepse në përmbajtje dhe ligji i kullotave është i njëjtë me atë të tokave.

DEKLARATË e subjekteve të Djathta të rrethit të Gjirokastrës ...

Më 31.03.1995, të gjitha forcat e djathta që veprojnë në rrethin e Gjirokastrës, duke u nisur nga interesat e larta kombëtare dhe të demokracisë, të ndërgjegjshme për specifikat e rrethit tonë, u mbodhën në tryezë të rrumbullakët. Pas diskutimesh e debatesh nga të gjitha subjektet politike, u ra dakord të dihet me një deklaratë të përbashkët si më poshtë: - Detyra parësore për ne do të jetë çështja kombëtare, përpjekjet e përbashkëta për bashkimin e kombit në kufijtë etnikë. Në këtë mënyrë realizohet edhe rritja e dinjitetit kombëtar. - Lufta e vendosur dhe pa kompromis për çrrënjosjen e komunizmit mbetet detyrë e përhershme. Pas goditjes që mori më 22 mars 1992, ai u mëkëmb dhe aktualisht përbën një rrezik evident, të cilin vetëm forcat e vërteta të djathta do ta zhdukin përfundimisht. - I takon vetëm popullit, me vullnetin e tij të lirë, nëpërmjet referendumit mbarëkombëtar të përcaktojë formën institucionale të shtetit, republikë apo monarki. - Njohja dhe kthimi i të gjitha pronave, të tundshme apo të patundshme, të rrëmbyera nga diktatura komuniste me anë të konfiskimit, sekuestrimit, shpronësimit, shpronësimit ose të grabitura në çdo mënyrë tjetër pas datës 28 nëntor 1944, përbën kushtin themelor për vendosjen e demokracisë së vërtetë dhe prosperitetin e vendit. Ligji 7501 Për tokën, datë 7.09.1990, është ligj tipik komunist dhe antikombëtar. Miratimi i projektligjit për shliberimin e tokës dhe kalimi i mundshëm për miratim në Parlament, përbën një akt kriminal dhe tradhti të lartë ndaj interesave kombëtare. Lëvizja demografike e popullsisë të kontrollohet nga shteti pa cenuar në asnjë rast interesat e pronarëve legjitimë. Sistemi i tyre të bëhet në tokat shtetërore. - Të rishikohen gjithë veprimtaria e bordeve të privatizimit, si një nga vatrat kryesore të korrupsionit. (Vetë vendimi qeverisës për ruajtjen e dokumenteve të privatizimit deri në një vit e vërteton më së miri këtë). Vetëm vendosja dhe funksionimi i shtetit të vërtetë ligjor do të sigurojë ruajtjen e rendit, qetësinë e njerëzve, zhvillimin ekonomik të vendit.

Shqiptarët në Kosovë nuk kanë pse të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare me protesta, bota i ka të qarta problemet e saj

Rugova kundër protestave në Kosovë Në konferencën e shtypit të mbajtur dje në Prishtinë, presidenti Rugova vlerësoi lart demonstratat e protestave që po zhvillohen në SHBA dhe disa vende të Evropës Perëndimore në përkrahje të pavarësisë së Kosovës dhe bëri të ditur se në përfundim të tyre nuk do të ketë asnjë dinamizëm politik të pakontrolluar të shqiptarëve. Rugova i cilësoi si shumë të rrezikshëm protestat e pakontrolluara në këtë situatë kur, si tha ai, dhuna dhe represioni i sforcuar janë shenja që tregojnë për një provokim dhe paralajmërim për një provokim më të madh. Nuk është e nevojshme që shqiptarët në Kosovë të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare me protesta, sepse bota, tha Rugova, i ka të qarta problemet e saj. ATSH

Nga kronikat

Sot është një datë e shënuar për ne dhe aq nuk kemi parti sepse partia jonë është ndodular. Partia jonë me këtë datë nuk arrini as me politikanë e mbajë atë që është mbajtur 50 vjet me p... Kullotat të ia falni kujtdo vetëm pronarëve mos ua ktheni. Po mendaneni i kullotë në të vërtetë pronarëve mos ua ktheni! Nuk i meritonje. Kur u thash unë se do të ham bar ata thanë jo. Tani ne nuk ua kthejmë kullotat. Do t’i ham vet po pronarëve nuk ua japim as një fije bari. Kontributi im për demokracinë nuk mund të matet me kontributin e askujt. As me kontributin e ... as me të S... as me të P... Kontributi im është specifik. Pas shumë ministrave dhe pas shumë personave me post me të lartë si jan p.sh. unë, në gjyqin e jan... ditë madh në Sh... do të thotë edhe radioja me ... madhe e qendres së majtë. Një shpjegim serioz dhe transparent i kësaj formule do të kërkonte që socialistët të prononcoheshin para elektoratit. Kam parë në ëndërr të keqe: një ministër qante si fëmijë ndërsa një gazetar e ushqente me biberon dhe e thoshte, “U plake duke qarë.” U bëfsh 1000 vjeç duke qarë! Kush jeni ju që doni të më hiqni? Kur kam luftuar unë, bëhox ju i bëni masces me lugë. Si mendoni ju? Mua më takon statusi i të përsekutuarit. Unë kam luftuar birzhos, për të shprehur disidencës. Bixhozi është shfaqje perëndimore. Na dalin disa edhe sot kundër bizhoit. Këta ose janë nostalgjikë ose fondamentalistë. U thom atyre se për bizhoin për të fituar kohën e humbur, qeveria do të bëjë investime të mëdha duke punësuar një numër të madh njerëzish. Të gjitha do t’i bëjmë si dimë neve. Qeveria është gjendur në një e një ish-ministri as të kuq as të të kuq. Sipas analistëve të cilët qofshin të zgjedhur për spektrin politik shqiptar do të shtohet shumë këto ditët e fundit të vjeshtës. KRONIKANI