06/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 prill 1995

Përkrahje e fuqishme LIDHJES SE DJATHTE

Korça dhe Pogradeci pritën liderët e Lidhjes së Djathtë pas takimeve të suksesshme në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës. Më 2 prill në ora 11.00, rreth 800 korçarë mbushën ambientet e Teatrit “Çajupi”, ndërsa shumë të tjerë mbetën jashtë dyerve të tij. Pas përshëndetjes së kryetarit të Shoqatës së të ish-të përndjekurve politikë të degës së Korçës morën fjalën me radhë liderët e LDSH, Kurt Kola, Sabri Godo, Guri Durollari, Hysen Selfo, Haki Hajdari dhe përfaqësuesi i PBD Hajri Manzi. Vetëm një ditë pas, në Pogradec, u mbajt një takim tjetër po aq i suksesshëm. Pjesëmarrja e madhe në takim tregoi se LDSH gëzon përkrahje të gjerë edhe në këtë qytet perlë të vendit. Fjala e zotit SABRI GODO mbajtur në mitingun e Korçës më 2 Prill 1995 ... dhe në Pogradec më 3 Mars 1995 Njerëz të kategorive të ndryshme po binden gjithnjë e më tepër se vendit i duhet e Djathta në pushtet. Lidhja jonë, edhe pse përbëhet nga subjekte të ndryshme, shpreh një të vetme, luftën për bashkimin e Kombit, respektimin e votës së lirë dhe një ekonomi të bazuar në pronën private. Këto aspirata mbajtën gjallë shpirtin e popullit nën regjimin e errët komunist dhe këto synoi të arrinte populli me fitoren e demokracisë. Kryetari ynë i radhës z. Kurt Kola, më kërkoi të flas këtu për qëndrimin e Lidhjes së Djathtë ndaj pronës. Po s’mund të kaloj nga Korça pa thënë një fjalë edhe rreth çështjes kombëtare, sepse Korça ka qenë në ballë të përpjekjeve për pavarësinë e Atdheut e për çlirimin shqipe. I gjithë vendi ka një detyrim të madh ndaj atdhetarëve dhe kapedanëve të qarkut të Korçës që për kombin dhanë dhe jetën nën plumbin, thikën dhe helmin e armikut. Nuk ranë këmbanat për vdekjen e Papa Kristo Negovanit, u kishër[a?] Petro Nini Luarasi, u vra pabesisht në dhe të huaj Themistokli Gërmenji, për flijimi i tyre, ashtu si edhe i qindra patriotëve të tjerë të këtij qarku, do të mbeten përherë gjallë në zemrat tona. Me këtë traditë të shkëlqyer Korça vijon të japë kontributin e saj në shtetin demokratik. Por për fat të keq, diku gjenden edhe njerëz që harrojnë nga vijnë e ç’janë, nxisin kriminalitetin e përçarjet fetare e nuk u skuqet faqja edhe po të mohojnë kombësinë. Kur në Ballkan bëhen luftëra të përgjakta shoviniste, kur kombi shqiptar mund të arrijë bashkimin ose edhe ta humbasë atë për një kohë të gjatë, duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit e jo të copëtojmë nga ato që Pesë vjet më parë pushteti të shpallte armik të popullit dhe përfundonte në burg po të flisje për pronën private. Tre vjet më parë njerëzit filluan të ngrënë zërin për dobínë e pronës dhe ta kërkojnë atë. Sot që të gjithë janë të bindur se s’mund të ketë liri të individit dhe zhvillim ekonomik pa pronën private. Këtu përfshihen edhe një pjesë e madhe e demokratikëve dhe vetë socialistëve, që flasin nën zë për pronën private të trashëguar, por që nuk deklarohen hapatas, se bien në kundërshtim me politikën e partive të tyre. Me lehtë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë mund të flasësh për pronën në Pogradec, se këtu shumica e qytetarëve bëjnë një punë a një zanat, po kishin një copë tokë a dy dynym vreshtë për ushqim dhe botën me verë për dimrin që zgjat gjatë muajit. Këtë jetë “borgjeze” të pogradecarit komunizmi s’mund ta duronte, prandaj ju çveshi tërësisht nga çdo lloj prone. Veç një gjë nuk mund të bënte, t’ju shkulte idenë e pronës nga mendja, sepse kjo është rrënjosur tek njeriu që nga fillimi i kohërave. Pronesia mbi tokën merr rëndësi të dyfishtë në Pogradec, sepse do të lulëzonin përsëri rrethinat e qytetit, por do të niste edhe turizmi me investime të huaja, duke qenë Pogradeci një nga vendet më të bukura në Ballkan dhe me liqenin më të kthjellët të Evropës. Këtu toka s’ka të paguar. E këni parë vetë ç’është bërë përballë jush në Ohër e sidomos në Prespë, megjithëse aty jetonin një një komunizëm të shuar. Këtu disa janë kthyer në tokat e tyre dhe mund të thonë nën një komunizëm të shartuar. të thonë se nuk janë më të interesuar. Por pronësia mbi tokën prapë mbetet problem për të gjithë, meqë ligjin e kemi vende-vende, duke me vetëqeverisje e diku sipas ligjit në fuqi të ndarjes për frymë, jo vetëm nga një krahinë në tjetrën, por edhe brenda një rrethi. Kjo sjell pasiguri për të gjithë dhe ndikon sidomos te të huajt, cilët si kusht të parë kërkojnë të shohin tapinë private dhe pastaj një kuadër ligjor e një sistem bankar që t’u garantojë investimet. Por pushteti i sotëm, në vend që të ecë në drejtimin evropian, vazhdon të thellojë reformat komuniste. Populli nuk duhet ta lërë veten ta tërheqë për hunde qeveria, por populli t’i thotë qeverisë se ç’duhet të bëjë. Ky është ligji themelor i demokracisë. Që të mund ta bëjmë këtë si popull, duhet të njohim problemet e të dimë ç’të kërkojmë e si ta kërkojmë. Prandaj është më e dobishme të përqendrohemi në diskutime me vend e veprime të gjalla e jo të merremi vetëm me parrulla. më tej në faqen 2 edhe i qindra patrioteve fat të keq, di ku kriminalitetin e përçarjet fetare e nuk u skuqt gjatë, duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit e jo të coritemi nga ato sëllit kohë. Lidhja e Djathtë Shqiptare është për miqësi të vërtetë me Greqinë. S’mund të jesh burrë i këtij vendi, po të mos shkosh mirë me fqinjën. Greqia e sotme radhitet ndër vendet e para në botë për zhvillimin e demokracisë. Por disa qarqe, me influencë jo të pakët, që i kanë selitë rreth kufirit tonë në tokë e në det, bëjnë çmos t’u japin punëve një rrugë tjetër. Shohim me kënaqësi se tani së fundi qeveria greke po merr disa masa për t’i kufizuar këto qarqe, gjë që u prit me një entuziazëm të tepruar nga qeveria shqiptare. Kurse problemet janë ende të shumta. Deri më sot parlamenti grek s’ka nënshkruar njohjen e kufijve shtetërorë, popullsisë shqiptare të dëbuar nga Greqia me forcë nuk i është njohur prona dhe me emigracionin shpesh bëhet loja e macës me miun. Nga ana jonë nuk kërkojmë ndryshim të kufijve, nga ana e jonë u njohim shtetasve shqiptarë me kombësi greke të drejtën e plotë mbi pronën ligjore. më tej në faqen 2

Shqiptarët pacifistë dhe “amerikanofilë”

Sipas sondazheve amerikane Vitin e kaluar, sektori i hulumtimit të Departamentit amerikan... Vitin e kaluar, sektori i hulumtimit të Departamentit amerikan të ... të SHBA (Office of research and media re-

Përtej pushtimit

7 Prilli: 56 vjet më parë ushtritë e Musolinit do të sulmonin Shqipërinë, të cilën, pa shumë vështirësi do ta pushtonin. Agresionet kundër vendeve të tjera dhe pushtimet kanë qenë dukuri të cilat, pavarësisht nga karakteri dhe përmasat që kanë pasur në periudha të ndryshme historike, kanë shoqëruar njerëzimin edhe në kohërat moderne. Vendet e vegjël si Shqipëria ishte më e natyrshme që do të ishin në një objekt i përshtatshëm për ambiciet jo vetëm të vendeve të mëdhenj, por edhe të fqinjëve tanë. I parë në një optikë të tillë pushtimi fashist i 7 Prillit nuk do të konsiderohej ndonjë “hata” e madhe. Pushtuesit e ndryshëm qëndronin për njëfarë kohe, të shkurtër apo të gjatë, dhe një ditë ikin të detyruar nga përpjekjet nga brenda për liri, apo ndoshta më tepër si pasojë e konjukturave në shkallë ndërkombëtare. Vetë Shqipëria përfaqëson një eksperiencë të veçantë në këtë drejtim, duke provuar mbi truallin e saj pushtues nga më të ndryshmit. Historikisht ka ndodhur që në ndonjë rast pushtuesi të ketë qenë edhe çlirimtar. Në këtë aspekt, duhet vënë në dukje edhe fakti se, pavarësisht nga qëllimet e tij, fashizmi bashkoi trojet e banuara nga shqiptarët etnikë. Për Shqipërinë fatkeqësia nga pushtimi fashist do të qëndronte gjetiu. Se pari, e shkëputi Shqipërinë nga Evropa, drejt së cilës ajo kishte bërë hapa të admirueshëm brenda një kohe të shkurtër. Së dyti, ndërpreu funksionimin e mekanizmave të një shteti ligjor, efikasiteti i të cilit ishte vazhdimisht në rritje. Bashkë me këtë, u venit edhe dëshira e sapokrijuar e shqiptarëve për të bashkëvepruar me shtetin, duke iu bindur ligjeve të tij. E kjo, nuk ishte pasojë e një sistemi monarkist apo republikan, po thjesht e veprimt të vetë shtetit. Por më e keqja nga të gjitha ishte se ajo që ndodhi në atë 7 Prill të 1939-së, do t’i hapte rrugën vendosjes së regjimit komunist, që do të përdhunonte Shqipërinë dhe shqiptarët. Pikërisht këto ditë, ndërsa kujtojmë 7 Prillin, është publikuar një sondazh, ku vetëm 23% e shqiptarëve të anketuar shprehen në favor të mbrojtjes së Atdheut. Mafton të krahasohet ky fakt me atmosferën inkadeshente që mbretëronte në ditët e para të prillit të atërhershëm, kur shqiptarët kërkonin armë, për të treguar se ç’ka bërë komunizmi mbi popullin shqiptar. G. L.

Synë dhe veshi i SHIK-ut në sillogjet vorio-epirote

Gazeta greke “Ta Nea” mitizon Shërbimin Sekret Shqiptar Depertimi i agjentëve të shërbimit sekret të shtetit shqiptar në mekanizmat e sillogjeve vorioepirote në Janinë është shënuar në periudhën e Qeverisë Micotaqis. Kështu SHIK-u i famshëm jo vetëm dinte për ekzistencën e MABH-it, por pat dhe sukses në ngritjen e akuzës në kurriz të pesë kuadrove të Omonia-s, duke ndjekur më parë veprimtarinë e organizatave vorioepirote. Qarqe vorioepirote në Janinë dhe në Shqipëri ia hedhin fajin për arrestimin e të pestëve dhe dërgimin e tyre në gjyq, që pati si rezultat tensionimin e marrëdhënieve greko-shqiptare, organizmave vorioepirote dhe kuadrove të KYP-it (shërbimi sekret grek). Një grup i madh spiunësh shqiptarë kishte depërtuar në organet e fondacioneve dhe organizatave të ndryshme vorioepirote, të cilat subvencionim me veprimtarinë e vetëm të organizatave të vorioepirotëve, si dhe të zyrës së KYP-it – që merrej me të gjitha të tjera të Epirit, sidomos të vorioepirotëve të Omonia-s dhe të Akritas. Këto e dë… Gjëra në shtypin shqiptar për SHIK-un shkruhet akonisht me ironi, në shtypin grek për të shkruhet me respekt dhe frikë. Sipas gazetës “Ta Nea”, SHIK-u ka pasur nën survejim shumë sillogje vorioepirote me anë të të cilëve është bërë e mundur përgjatë gjykimit të pesë minoritarëve. Ja se çfarë përmban ky artikull me pak shkurtim: …kalarojnë kuadro të policisë dhe anëtarë të sillogjeve vorioepirote. Një dhe një tjetër që i referohet MABH-it është në në prill e ’93 shërbimi sekret shqiptar hetuan dy vorioepirotë nga Delvina të cilët arrestuan për shkrime të parrullave për autonomi dhe interesi i tyre u përqëndruan nëse ekzistonin donjële organizatë me emrin MABH dhe cilat ishin marrëdhëniet e tyre me kuadrot e KYP-it të Janinës. Njëri nga të shtatë të arrestuar, Apostolos Karvelas, ishte një nga vizitorët e Jorgo Papadhopullit (udhëheqës i Juntës unitarake në Greqi). Gjithashtu bëhet e ditur se edhe Thoma Dhriaka, që shërbënda traktet me avionin e tij mbi territorin shqiptar nëntorin e kaluar, kishte vizituar të njëjtin person. Ky zbulim tregon se njëra qartë për lidhjet e MABH-it me njerëzit e Juntës. Një agjente e re SHIK-ut në fondacionin grek të Dejona … Një nga treguesit e depërtimit të shërbimeve të tjera greke është shkrimi që u arrit të përpilohej. Kështu grekët arritën e u morën me grumbullimin. Kështu grekët e agjentëve … Përkthyer: Ilir Pilo …greke që shkonin në Shqipëri duke luajtur rolin e përkthyeses dhe në këtë mënyrë ajo bënte raporte të hollësishme për shërbimin e saj mbi të gjitha takimet me minoritarët. Ishte kaq i madh besimi te kjo vajzë nga drejtuesit e organizmave të ndryshme dhe nga kuadrot e larta të KYP-it të Janinës, saqë ndërryja e një kuadri të qeverisë së Partisë Demokracia e Re e bëri atë nëpunëse në Fondacionin me rrogë të rregullt. Në të njëjtën kohë u fut edhe në universitetin e Selanikut për mësimin e gjuhës greke dhe rinë në perfeksion. Gjëja më e çuditshme është fakti se vajza agjente mori pjesë në delegacionin e nivelit të lartë të kryesuar nga Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Tiranë, bile edhe në takimin me Ramiz Alinë, në rolin e përkthyeses. Në kohën kur shërbimet sekrete greke ranë në gjurmët e vajzës, ajo u akuzua në mënyrë miratoze. Në KYP dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme cilësia në fjalë u mbajt sekret. Në kalimet doganore greke kanë filluar të hyjnë materiale propagandatike për Partinë Socialiste dhe do t’i shërbejnë gjatë fushatës zgjedhore, njëkohësisht edhe në vendkalimet kufitare me Greqinë, formularet e doganës greke janë “stolisur” na distinktivat e Partisë motër Socialiste. Nuk mungojnë as klithjet vorioepirote të akuzuar në piesen me këtejvare tregtare shqiptare; Rroftë Vorioepiri, Sebastianos, PASOK - PS etj.

PASOK dhe PS filluan fushatën elektorale

Ne kalimet doganore greke kanë filluar të hyjnë materiale propagandistike njëkohësisht edhe në vendkalimet kufitare me Greqinë, formularët e doganës greke janë “stolisur” me Sebastianos, PASOK - PS etj. KROFTE VORIO EPIR! E TEMBET... KONT... E... [shkrim dore i paqartë]. POSSH. (Shenja në fletë)

Komunikim i LDSH

Mbledhja plenare e kryesive të subjekteve të Lidhjes së Djathtë Shqiptare që u mbajt më 4 prill 1995, shqyrtoi dhe miratoi veprimtarinë e muajit mars. U konstatua forcimi i mëtejshëm i Lidhjes dhe mirëkuptimi i plotë. Mbledhja plenare mori njerëz këto vendime: 1. Të kundërshtojë me të gjitha forcat projektligjin kriminal në shitblerjes së tokës. Të fillojë në gjithë rrethet nënshkrimi i një peticioni mbarëpopullor me formularë të rregullt që do të dërgohen nga qendra. Në peticion të përfshihen gjithë shtetasit me të drejtë vote. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Komisioni koordinues në qendër dhe komisionet në rrethe. 2. Të kërkohet transparencë e plotë mbi privatizimin e pasurisë kombëtare dhe shpërndarjes së letrave me vlerë. Lidhja do të marrë qëndrimin e vet mbi këtë çështje madhore sipas zhvillimeve të mëtejshme. 3. Lidhja e Djathtë Shqiptare do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me kandidatë të përbashkët. T’i paraqesë Parlamentit një amendament për ligjin elektoral ku të parashikohet pranimi i grupimeve si subjekte elektorale. Krahas emrit të kandidatit të përbashkët, të votohet edhe për partinë/grupimin që preferon zgjedhësi. 4. Të formohen komisionet koordinuese të Lidhjes në gjithë rrethet. Këto komisione mund të pranojnë anëtarësimin e subjekteve të tjera të djathta që duan të aderohen në Lidhje sipas kërkesave të caktuara dhe pa ndryshuar në asnjë rast programin themelues të Lidhjes. 5. Organet e shtetit të subjekteve që përbëjnë Lidhjen të bashkërendojnë punën në takime 15-ditore për paranë-qitje sa më të mirë të veprimtarisë së Lidhjes dhe për njohjen e programit të saj nga lexuesit. Kryetari i 1 radhës i Lidhjes së Djathtë Shqiptare KURT KOLA

Në brendësi:

Shqiptarët paqësorë dhe “amerikanofilë”

Shtetit ka zhvilluar një anketë në shumë vende të Evropës Lindore, në bazë të kampionit prej 1000 banorëve. Kjo lloj ankete, e cila ishte cilësuar sekrete, nuk i shpejtoi gjashtëvjeçare në sensacionet. Ky dokument është nënshkruar nga Zyra e Hulumtuesve dhe Reagimit të Mediave të Agjencisë Informative të SHBA (Office of research and media reaction në US Information Agency USIA). Dokumenti është botuar në shtypin kroat dhe aty është prezantuar me shumë pjesë ku analizohet Kroacia. Ne po botojmë tabelën ku Shqipëria paraqitet me disa shënime në lidhje me disa çështje. më tej në faqen 3

Në brendësi: “REPUBLIKA” paska thënë gjithnjë të vërtetën

faqe 3

Nga kronikat

“Sot ka filluar pranvera. Tre lloje virusesh kanë sulmuar vendin tonë. Tre lloje virusesh kundër demokracisë sonë të brishtë. Nuk na ndihmon as Amerika kundër kësaj mynxyre. Në buxhetin e shtetit nuk janë parashikuar harxhimet për të stimuluar korrupsionin në zonat ku ai nuk është në nivelin e duhur. Unë jam për rritjen e buxhetit, por për zvogëlimin e tatimeve. Diferencat do t’i plotësojmë me borxhet që na kanë shtetet evropiane dhe Amerika. Buxhetin tim propozoj ta aprovoj sepse është më i miri, më i bukuri dhe i gjithë është llogaritur në lek. Imuniteti im përveç se më shpëtoi nga gripi këtë dimër, më shpëtoi edhe nga arrestimi. Deshën të më arrestojnë por nuk mundën se isha me imunitet. Sa për partinë që po formojmë, do ta bëj publike në ditët e ardhshme. Nuk di a të pozicionohem majtas apo djathtas PD-së, PS-së dhe anasjelltas. Nga e djathta ka vend për ç’e do që në atë anë është një i djathtë që i vetëm dhe nuk po i del gjë nga krahu. Si e ka emrin? S’ka nevojë të ta them! E thotë ai vetë në gazetë... sepse nuk shkruan jo pak shpesh në gazetë. Demokratizimi do të zgjasë po aq sa edhe diktatura. Reforma e institucioneve do të zgjasë sa elektrifikimi. Lufta kundër korrupsionit sa lufta e klasave. Ndërsa ndërtimi i infrastrukturës, sa tharja e kënetave. Kush e ka shkaktuar krizën greko-shqiptare? Nuk e di, por di se për këtë punë do të bëhet një film. Nëse në këtë republikë nuk merr rolin kryesor atëherë unë do të dorëzoj imunitetin. Ç’më duhet? Për këtë paskërkërkam bërë gjithë këto luftëra? Ne jemi popull shumë optimist, nuk humbim shpresat edhe pas vdekjes. Ne jemi shpresat e humbjes, por nuk i humbim shpresat se do të na kthe… K R O N I K A N I