Bisedimet ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës, në kushtet aktuale duket se janë bërë një domosdoshmëri për të lëvizur situatën e krijuar “as luftë, as paqe” nga pika e evdekjes. Kohët e fundit fillimi i një dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbështetet fuqimisht edhe nga Tirana e cila, nga ana e saj e shikon këtë edhe si një mjet për të shmangur shtrirjen e konfliktit të shpërthyer në ish-Jugosllavi edhe në Kosovë, ku gjasat për t’u përfshirë edhe Shqipëria, do të ishin të mëdha. Dihet se për një dialog të tillë janë shprehur edhe vetë autoritetet serbe, por, në ndryshim nga shqiptarët, që kërkojnë një palë të tretë, serbët e konsiderojnë këtë si të tepërt. Dihet e fundit po flitet për rolin që mund të luajë Greqia në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Shkak për komentet e shumta lidhur me këtë është bërë një deklaratë e presidentit shqiptar, Berisha, ku i kërkohej Greqisë “të nxiste Beogradin për të filluar dialogun, me udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës”. Pavarësisht se Berisha i ka kërkuar Greqisë të luajë rolin e “nxitësit” dhe jo atë të “ndërmjetësit”, diskutimet bëhen lidhur me këtë të dytën. Po a mund të jetë Greqia ndërmjetësuesi ideal në dialogun serbo-shqiptar? Pa as më të voglën mëdyshje kushdo do të përgjigjej negativisht. Së pari, duke qenë një vend ballkanik, më tepër se për një zgjidhje të drejtë, Greqia do të ishte e interesuar për një zgjidhje e cila t’u përshtatet interesave të saj, që siç dihet përkojnë me ato të Serbisë. Edhe në rast se pala greke do të mbështeste ndonjë obcion të pëlgjyshem për shqiptarët, është jashtë çdo dyshimi se do të kërkonte të njëjtën gjë edhe për grekët që jetojnë në Shqipëri. Nuk mund të injorohen edhe reperkusionet që do të kishte tek fqinjët tanë caktimi i Greqisë në një rol të tillë. Por duke pasur parasysh këmbënguljen e Beogradit për mospranimin e një pale të tretë, pasi kjo do të ishte një mohim i asaj që “Kosova është çështje e brendshme e Serbisë”, qenia e Greqisë në rolin e mbështetëses së dialogut serbo-shqiptar mund ta “joshtë” Serbinë për t’u ulur në bisedime.
Por më tepër prononcimi i përpërmendur i Berishës duket se synon objektiva të tjerë. Në planin ndërkombëtar, përpjekja për të angazhuar Greqinë në çështjen e Kosovës do të krijonte përshpytyen me Tirana nuk ka anjë paragjykim ndaj Athinës përderisa i beson një çështje të një rëndësie të tillë. Kjo do të bënte që të zvogëlohej dukshëm para faktorit ndërkombëtar efekti i akuzave greke në drejtim të Shqipërisë në rast të ndonjë acarimi të marrëdhënieve greko-shqiptare në të ardhmen.
Në planin e brendshëm, kjo lëvizje e Berishës, lidhet me hipotezat për rolin vendimtar që do të ketë në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Greqisë në drejtim të forcave politike shqiptare. Në këtë drejtim, si pasojë e politikës së ndjekur nga kjo qeveri, vetë të fundit, partia e Berishës, në ndryshim nga e Majta apo partitë e Qendrës së Majtë, nuk e gëzon statusin e “të privilegjuarës” tek Greqia. Kështu, një hap i tillë i Berishës në drejtim të Greqisë, mund të shikohet si një përpjekje për të fituar terrenin e humbur në këtë drejtim. Ndoshta për këtë ka ndikuar dhe njëfarë “braktisje” nga ana e grekëve të disa miqve të tyre “antiberishianë”. Duke e parë kështu hapin në fjalë të Berishës, komentet që vijnë nga e Majta, të cilët e fryjnë pak si tepër, mund të shikohen si përpjekje për ta vënë atë në një pozitë të vështirë përballë forcave nacionaliste dhe vetë shqiptarëve të Kosovës.
Dhe më të vërtetë, është me interes të parashikohet nëse Berisha do të ndiqet nga presioni i Krahu të Djathë apo do ta vazhdojë garën për të rrëmbyer pjesën më të madhe të “kulaçit” grek.
LDSH në Jug të vendit
Nga e shtuna…
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PRSH njofton se nga data 15-19 prill 1995, kryetarët e subjekteve që përbëjnë LDSH do të ndërmarrin një turne takimesh me popullin në disa qytete në Jug të Shqipërisë.
Itinerari do të jetë:
1. E shtunë, datë 15 prill, ora 11.00, miting në Tepelenë.
2. E diel, datë 16 prill, ora 11.00 miting në Përmet.
3. E hënë, datë 17 prill, miting në Gjirokastër.
4. E martë, datë 18 prill miting në Delvinë.
5. E mërkurë, datë 19 prill miting në Sarandë.
Kryetarët e degëve të PR në këto rrethe, në bashkëpunim me kryetarët lokalë të subjekteve të tjera që përbëjnë LDSH, të marrin të gjitha masat për organizimin sa më mirë të këtyre mitingjeve.
Gjirokastra, Delvina dhe Saranda të njoftojnë për orën e mitingjeve të tyre.
Për çdo sqarim të nevojshëm kryetarët e degëve të lidhen me Selinë qendrore të PRSH.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit
Takimi i z. Sabri Godo me deputeten e Partisë së Lirë Austriake
Në selinë e PR, me 11 prill u zhvillua një takim miqësor ndërmjet kryetarit të PRSH, z. Sabri Godo, dhe zonjës Barbera Shëfnagel, deputete e Partisë së Lirë Austriake, me ndërmjetësimin e zotit Herman Fidler, përfaqësues i VPL në Shqipëri.
Bisda e ngrohtë e zhvilluar krijoi kushte të një njohjeje më të mirë e më të plotë të pikëpamjeve e strukturave partiake të dy palëve.
Një vend të veçantë në këtë takim zuri diskutimi i problemeve të pranishme mbi tokën në Shqipëri, ligjin e sotëm komunist që përdor qeveria, pretendimet e qeverisë për përqindjet e ndarjes së tokës dhe pavërtetësinë e këtyre shifrave, të cilat përfaqësojnë përqindje të ndryshme në ndarjen e tokës, dhe nëmarrjen e të quajturave tapi.
Deputetës se nderuar iu
me tej në f.4
Laço ka braktisur Gjinushin por jo matematikën e tij
Teodor Laço, parashikuesi i fundit i rezultateve elektorale, pas një parashikimi anonim me pseudonimin “Eu-robarometri”, del me parashikimin e më shumë se 10% për gjithë Krahu e Djathtë. Edhe pse z. Laço, tregohet më dorëlirë ndaj “të Djathtës” se anonim “Eurobarometri”, ai tregon akoma më dorëlirë ndaj partisë BDNJ, të cilën e çon deri në 15% duke e parë si partnerë të ardhshëm në pushtet të njerëz nga “partitë e mëdha”.
Ndonëse z. Laço mundohet që duke na e thënë një të vërtetë (se partia i tij do të marrë apo s’do të marrë ndonjë votë), të na shesë dhe një fantazi tjetër mbi përmasat e të Djathtës. Sa për partinë e vet i themi se nuk ka gabuar, por le të tregojë aty e të mos shkojë me tutje nëse dëshiron që njerëzit ta njohin për parashikues të mirë.
Teza se një mënyrë për të siguruar sukses elektoral janë edhe lajk at ndaj PBDNJ dhe Greqisë kemi menduar se është krijuar dhe përkrahur nga parti një çikë më të majta se z. Laço. Siç doftë, neve na mungojnë aftësitë parashikuese të z. Laço që të parashohim se sa do të shkaksa ai me aleatët e vet. Megjithatë, të lind mendimi se njeriu i duhet diçka më shumë se aftësia parashikuese për të “parë” një parti greke në pushtetin e ardhshëm shqiptar.
Në anën tjetër lind pyetja, si shpjegohet që nga të gjitha anët bëhen “parashikime serioze”, “zbullime të sondazheve sekrete”, dhe intervista me “njohës” të politikës shqiptare vetëm për të gjetur një arsye për të dimencionuar të Djathtën siç dëshirës së të Majtës. Sidoqoftë frika e tyre nuk është e pabazuar.
Megjithatë, zgjedhjet janë shumë afër, me afër se do të deshte z. Laço, dhe nëse do ta vlejë, do të shkojmë ta pyesim pas zgjedhjeve z. Laço se ku e paskan tradhëtuar formulat e vjedhura nga Gjinushi.
Edhe Shkodra entuziaste për
Protestë kundër taksave mbi shtypin
Drejtuesit e 15 gazetave shqiptare, të pavarura dhe partiake, qendrore dhe lokale, të sindikuara dhe të pasindikuara në shoqatat e gazetareve u mblodhën dje për të koordinuar veprimet e nevojshme kundër taksave të pajustifikueshme që mundojnë e rrezikojnë ekzistencën e shtypit të shkruar në Shqipëri.
Në përfundim të këtij takimi u vendos:
1. Krijimi i një komiteti për mbrojtjen e shtypit të shkruar i përbërë nga: Nikollë Lesi, Carlo Bolino, Ilirian Zhupa, Shpëtim Nazarko, Luan Rama dhe Lutfij Dervishi.
Komiteti ju delegua përgjegjësia për të përcaktuar veprimet në funksion të çlirimit të shtypit nga taksat dhe tarifat e papërballueshme.
2. Komiteti, duke mbajtur parasysh se pluralizmi i informacionit është një vlerë supreme e demokracisë, e shëng angazhimin dhe vejat që do interesit politik që përfshin partitë.
3. Brenda javës së ardhshme Komiteti do të përgatisë amendamentet ligjore për heqjen e taksave të tatim-qarkullimit, të reklamave dhe të taksës doganore, të levave e të lëndëve para të shtypit.
4. Ndërkohë Komiteti do të kërkojë takime me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Parlament, me ministrin e Financave, z. Dylber Vrioni, dhe me Komisionin Parlamentar të mediave.
Parlamentarë shqiptarë në Athinë
Një delegacion i Komisionit të politikës së Jashtme të Parlamentit Shqiptar, i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Eduard Selami, udhëton dje drejt Athinës, duke iu përgjigjur i pari ftesës greke.
Mësohet se parlamentarët shqiptarë gjatë dy ditëve në Athinë do të priten në takime të veçanta nga kryetari i Parlamentit grek, nga ministri i Jashtëm, Papulias, si dhe nga kryetari dhe komisioni homolog i politikës së jashtme të Greqisë. Delegacionet do të diskutojnë që të arrijnë marrëveshje për disa çështje që u përkën edhe gjatë vizitës së Papulias në Tiranë, ku problemet ndërkufitare dhe legalizimi i emigrantëve ekonomikë shqiptarë mendohet se do të jenë nga çështjet më të rëndësishme.
VOA
Edhe Shkodra entuziaste për LDSH
Mit i ngi i LDSH në Shkodër
Mit ingi i LDSH në Shkodër
Më 9.04.1995 në Teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, LDSH zhvilloi një takim me banorët e këtij qyteti. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues nga LDSH, kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë si dhe kryetari i radhës i Lidhjes së Djathtë Shqiptare, z. Kurt Kola, nënkryetari i Partisë Balli Kombëtar, z. Hysen Selfo, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Dr. Guri Durollari, kryetari i Partisë Republikane, z. Sabri Godo, kryetari i Shoqatës së të Persekutuarve Ekonomikë dhe politikë, z. Haki Hajdari, sekretari i Bashkimit Demokratik, Harri Mandri, sekretari i LDSH, z. Besim Ndre Gjoni, djali i kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve për qytetin e Shkodrës, z. Nike Pavaci.
Fjalën e hapjes së këtij tubimi e mbajti z. Nike Pavaci, i cili pas prezantimit të përfaqësuesve të LDSH-së në këtë takim, ndër të tjera e quajti krijimin e LDSH si një besëlidhje të përtë rëndësishme për fatet e kombit dhe që nga rendesja radhitet pas Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu dhe Lidhjes së Prizrenit.
Në fjalën e tij z. Nike Pavaci theksoi se o sot o kurrë për ne si nacionalistë shqiptarë, si antikomunistë kjo Lidhje do të mund të realizojë dëshirat dhe ëndrrat e këtij populli përherë të vuajtur, për të përkrahur e forcuar të djathtën, theksoi ai, i shërben vetëm ardhmja e këtij populli. Ai në emër të këshillit organizator u shpreh për bashkimin e forcave të djathta nacionaliste dhe për formimin e një fronti të përbashkët, duke i bërë thirrje njeri-tjetrit vetëm për një qëllim, për t’i dhënë jo rikthimit të komunizmit në Shqipëri.
Me pas ai beri një ekspoze të situatës së sotme politike në Shqipëri dhe u ndal në ligjin e shitherjes se tokës, i cili, theksoi ai, do të sjellë konflikte sociale, madje do të provokojë edhe luftë civile në Shqipëri.
Nënkryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, z. Hysen Selfo, bëri një zbërthim të hollësishëm programit të LDSH dhe u ndal në ligjin e shitherjes se tokës. Ai theksoi se ky ligj do të mund të ishte i drejtë dhe do të mund të kishte shitherje të tokës vetëm pa toka t’i jetë kthyer pronarit të saj, e për më parë pronarit të saj të ligjshëm. Zbatimi i këtij ligji bëhet vetëm me qëllim që të humbase gjurmet e pronës, ndaj, theksoi ai, ne duhet t’i themi Parlamentit dhe Qeverisë me anë të një peticioni se populli nuk është për shitblerjen e tokës.
Me pas z. Selfo e quajti të drejtën për referendum për zgjedhjen e formës së regjimit si një shprehje të vullnetit të tre drejte, politik të popullit. Ai u ndal mbi problemin e emigracionit klandestin dhe pasojat e tij, mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga problemet me të mprehta qe LDSH e ka në qender të vëmendjes së saj, është zgjedhja e çështjes kombëtare, bashkimi i trojeve tona të ndara padrejtësisht.
Pas fjalës se z. Selfo liderët e LDSH: Godo, Durollari, Kola dhe Hajdari ju përgjigjen pyetjeve të shumta nga salla mbi problemin e shitherjes, të zgjedhjeve të parakohshme, të Projektkushtetutës që s’u aprovua, mbi mënyrën e realizimit të referendumit për zgjedhjen e formës së regjimit Monarki apo Republikë, mbi marrëdhëniet e Lidhjes se Djathtë Shqiptare me Kosovën etj. Pyetjes se a ka filluar fushata elektorale, z. Godo ju përgjigj në mënyrë pohuese, por theksoi se kjo gjë ende nuk është shpallur.
Lidhur me përqindjet e caktuara nga eurobarometri mbi përqindjet e mundshme të fituara nga LDSH në zgjedhjet, z. Godo theksoi se kjo përqindje s’jane te bazuara, pasi LDSH nuk ka qene krijuar ende kur janë nxjerrë këto përfundime.
Me pas ai shtoi se Qeveria përmes Shoqatës per Kulture Demokratike, mund të bëjë ndonje sondazh, por me sa duket ajo i druhet nje gjeje të tillë. Vetëm marsi do te mund te tregojë se sa përqindje do të marre LDSH, tha ai në fund të përgjigjes.
Takimi zgjati rreth katër orë.
Shkodra shprehu entuziazmin e vet për krijimin e LDSH dhe njëkohësisht tregoi vullnetin e dëshirë për ta mbështetur programin e saj, si të vetmen alternative për të ndalur kthimin e komunizmit në pushtet.
Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
Kryesia e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë së konsideruar rritjen e menjëhershme të çmimit të letrës në gazetë si një kërcënim për ekzistencën e shtypit shqiptar.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Financave për të bashkëpunuar në gjetjen e hapësirave për të ndihmuar shtypin shqiptar lidhur me çështjen e tatimeve dhe taksave. Veçanërisht në situaten e re të krijuar. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kërkon me insistimin fillimin e dialogut me Qeverinë për uljen e taksave dhe tatimeve. Ne mendojmë se ekzistojnë hapësira që të hiqet të lehtësohet ngecje pikepamja financiare e shtypin, duke rishqyrtuar uljen e taksave dhe të tatimeve.
Ne të njëjtën kohë Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shpreh keqardhjen për politizimet e herëpashershme të gazetave dhe drejtuesve të tyre që pretendojnë jashtëm private dhe në të njëjtën kohë kërkojnë mbrojtje financiare. Në lojën e madhe të ekonomisë se tregut shtypi i lirë dhe të gjithënis mat u është mbrojtur e vet nga qëllim bëtare e ti sigurua-ara nga falimentimi.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë është kundër instrumentalisë ekipëta buxhevimeve me një çështje kajtë debate si është shtypi.
Kryesia e Lidhjes se Gazetarëve të Shqipërisë vërejndoa qe të kërkojë takime me përfaqësuesit e Qeverisë për të shqyrtuar në mënyrë urgjente lehtësimin e tatimeve dhe taksave.
Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
YLLI RAKIPI
Nga kronikat
“Njerëi që ka renë nga dardha dhe ka hipur në mur” nuk fik, pretendon se ka ngrënë mollë e ka filluar të shesë peshkë.
Kur të bëjë nga fiku nuk do të pranojë më në Dardhë. Ata që bien nga fiku nuk i pranon më dardha. Nuk i parashikojnë të ardhme të mirë atyre që kanë rënë nga dardha. Se druri i dardhës nuk është po aq i cmueshëm si ai i arrës.
Unë jam dakord që Greqia të ndërmjetësojë për të ndarë nëqa shqipteti në Epir. Serbia mund të ndërmjetësojë që Greqia të fillojë dialogun me çamet për vetëvendosjen e Camërisë pa pranine e ndonje pale tjetër.
Shqipëria po thyem bllokadën ndaj Serbisë. Me mijra tonelata nafte në minuta kaluan mbreme nga porti i Durësit. Ne kemi deklaruar se jemi per forcimin e rezistencës. Po u hoq embargo-ja nga Serbia e blen karburantin grekë, nuk e blen nga ne.
Me rastin e drejtëveterit të komandantit do të mbahen roje nderi për një muaj pranë varrit të tij. Kryetari i komisionit përkujtimeor, Fadil Namik Vehbie Hoti, me këtë rast dha këtë deklaratë: Namiku (Dokle) do të jetë në ndërtesën e pare, pasi do të ketë ca punë me kryetarin e komisionit të verifikimit të mandateve dhe imuniteteve, shokun Fehmi Abdiu. Kryetari Hoti parashikon një vend në ndërtesën e fundit edhe për Nanon. Rojet e nderit do të ndërrohen çdo 25 orë. Socialistet që kanë qenë për zgjedhje të parakohshme tani bëjnë thirrje për zgjedhje të kohshme. Socialistët që dikur thërrisnin për demokracine socialiste e kanë kthyer pllakan, tani thërrasin për socializmin demokratik.
Çmimi i letrës është rritur, por fjala kushton ende lire. Prandaj është e mira që shokët përgjegjës të shkojnë mundësisht e të dëgjojnë fjalën dhe vendimet që doganes e gojen e njerëve.
KRONIKANI
Si mund të bëhet agresioni në media
Faqe 3
Njoftim i zëdhënësit të PRSH
Lidhur me rezultatet e Eurobarometrit për zgjedhjet në Shqipëri, botuar nga gazeta “Koha Jonë”, dt. 6 prill 1995, zëdhënësi i PRSH mori kontakt me redaksinë e kësaj gazete.
Drejtuesit e “Koha Jonë” shpjeguan se botimi i rezultatit 1% për PR ishte thjesht një gabim shtypi dhe se PRSH ishte llogaritur e inkudruar në LDSH.
Zëdhënësi i PRSH ka shpërndarë një deklaratë për shtyp nga ana e të cilës deklaron se shifrat prej 6% për LDSH konsiderohen të pasakta, pasi sondazhi është zhvilluar kur nuk ka ekzistuar kjo Lidhje. Gjithashtu ne sondazhin nuk janë llogaritur Shoqata e të Përsekutuarve Politikë dhe lah-Kulakëve.
Zëdhënësi i PRSH
ndërmjetësuesi ideal në dialo- efekt i akuzave greke në drejtim G. LEVONJA