18/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 prill 1995

Betejën me ish - komunistët do ta fitojmë

LDSH në Jug të vendit P as mitingjeve në Tepelenë dhe Përmet, dje kryetarët e subjekteve të LDSH-së u takuan me popullin e Gjirokastrës në sallën e teatrit “Çajupi” të këtij qyteti. Z. Kurt Kola, kryetar i radhës i LDSH dhe kryetari Shoqatës Kombëtare të ish-të Përndjekurve Politikë, pasi përshëndeti pjesëmarrësit prezantoi subjektet e LDSH. Më pas e mori fjalën z. Hysen Selfo, nënkryetari Partisë së Ballit Kombëtar. Gjirokastra, tha ai, ka nxjerrë intelektualë të shquar me personalitet të spikatur si Bahri Omari, Eqrem Çabej, Musine Kokalari etj. të njohur në të gjithë Shqipërinë. Më pas z. Selfo foli për domosdoshmërinë historike të krijimit të LDSH-së. Ne sot jemi për- me shumë liri për qytetarët. Në fund z. Hysen Selfo u bëri thirrje intelektualëve të paangazhuar të bashkohen me LDSH. Pas fjalës së n/kryetarit të BK, kryetarët e subjekteve të LDSH iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve. Zotërinjtë Kurt Kola, Sabri Godo, Hysen Selfo, nëpërmjet përgjigjeve shpjeguan qëndrimin e LDSH për ligjin 7501, problemin e kthimit të pronave ish - pronarëve, për rrezikun që i kanoset Shqipërisë në rast të aprovimit të ligjit për shitblerjen e tokës dhe peticionin që po përgatit LDSH për problemet e ish - të persekutuarve politikë, për problemet e së Djathtës shqiptare dhe këmbënguljen e LDSH për t’u bashkuar me të gjitha forcat e djathta për t’i lënë mënjanë konfrontimet, për shpërndarjen e pasurisë kombëtare nëpërmjet letrave me vlerë. Letrat me vlerë të shpërndara në këtë mënyrë do të vlejnë më pak se vlera e letrës me të cilën bëhen, tha ndër të tjera z. Godo. Gjithashtu liderët e LDSH iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet me minoritetin, Greqinë dhe politikën e jashtme, për dënimin e atyre që kanë bërë krime gjatë viteve të diktaturës etj. Etapa e katërt e turneut të liderëve të LDSH në Jug do të jetë takimi me popullin në Delvinë. Korresp. “Republika”

LDSH në qytetin e vëllezërve Frashëri

përballë një beteje të madhe me ish-komunistët, të cilën duhet ta fitojmë. Është detyra jonë ta shpëtojmë Atdheun nga kthimi prapa. Më pas z. Selfo zbërtheu programin e LDSH duke bërë një kritikë të ashpër ndaj qeverisë së sotme. LDSH merr përsipër të riparojë të gjitha gabimet e grumbulluara në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Ajo do t’i krijojë më shumë hapësirë ligjore individit të lirë nëpërmjet ligjit dhe shtetit ligjor, më shumë të drejta e emër të kryetarëve të subjekteve të LDSH, paraqiti programin politik, social dhe ekonomik të Lidhjes. Ndër të tjera ai theksoi domosdoshmërinë e hartimit të një platforme kombëtare, shpjegoi iniciativën e LDSH për organizimin e një Peticioni mbarëpopullor për të kundërshtuar ligjin për shpërblerjen e tokë, e cilësoi Ligjin 7501, ligj socialkomunist, duke theksuar dëmet që i ka sjellë dhe po sjell vendit, kërkoi mbrojtjen e emigracionit shqiptar dhe të drejtat e diasporës. Në fund ai evokoi traditat patriotike të Përmetit dhe popullit të tij. Tingujt e Himnit Kombëtar sinjalizuan fillimin e mitingut të LDSH në Përmet. Kryetarët e subjekteve të Lidhjes u takuan me përmetarët në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti më 16 prill, ora 11.00. Pas përshëndetjes së z. Ylli Kasaj, kryetar i Shoqatës së ish të Përsekutuarve Politikë të Përmetit, e mori fjalën z. Kurt Kola, kryetar i radhës së LDSH dhe kryetar i Shoqatës së ish-të Përsekutuarve Politikë të Shqipërisë. Pasi përshëndeti popullin e Përmetit, ai paraqiti subjektet përbërëse të LDSH. Më pas z. Kola ia dha fjalën z. Hajri Mandri, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Bashkimit Demokrat. Z. Mandri, në Pas fjalës së z. Mandri, kryetarët e subjekteve të LDSH iu përgjigjën pyetjeve të pranishmëve. Në përgjigje të një pyetje mbi politikën e ndjekur nga Qeveria për bashkimin kombëtar, z. Godo u përgjigj se politika e jashtme e gabuar që është ndjekur e ka vështirësuar zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ne nuk kemi qenë të aftë e të bashkuar për çështjen kombëtare. Në lidhje me politikën ekonomike, z. Godo e cilësoi ter- apinë e shokut si gabim të madh të Qeverisë. Kurse z. Kola tha se ish-anëtarët e Byrosë Politike të PPSH të dënuar nga E. Hoxha nuk janë konsideruar të përnd- Më tej në f.8

Rugova takon socialistët. Pse tani...?

Dje Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, bëri një takim me (të gjithë) nënkryetarët e Partisë Socialiste. Ky takim i Rugovës me liderë të partive opozitare është i pari pas atij me Nanon dy vjet më parë, pak kohë para arrestimit të këtij. Siç theksohet nga burimet pranë Rugovës, ky takim është në kuadër të takimeve të Rugovës me udhëheqës të partive politike shqiptare. Pozicioni i privilegjuar që i është dhënë PD-së dhe Presidentit Berisha Më tej në f.8

Janullatosi s’do të kthehet në Shqipëri?

Mjeku i tij deklaron se nuk priten përmirësime të shpejta Që më 29 mars 1995 Janullatos Anastasi ndodhet i shtruar në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës. Sipas komunikatës mjekësore të dhënë për shtypin grek, shkaku i shtrimit urgjent ishin “problemet serioze në frymëmarrje dhe një infeksion pneu-monal që shkaktoi një acarim të formës azmë kronike”. Ndryshe nga sa u paralajmërua në masmedia, nuk qenkan sytë ata që e kanë detyruar atë të shkojë në Greqi për t’u kuruar. Sytë që përmendi z. Papulias ishin vetëm shkaku për ta pajisur atë me vizë shqiptare për t’u kthyer. Kryesore mbetet se sipas mjekut të drejtëpërdrejtë të tij, Prof. Dr. Russos, ai vazhdon të jetë i sëmurë dhe s’erdhi dot në Ditën e Dafines e nuk pritet të vijë në Ditën e Pashkëve më 23 Prill. Në telefon nga Spitalin “Evangjelizmos” për “Republikën” mjeku Kristof, që i shërbente të koka Janullatosit, bëri të ditur se s’ka përmirësime dhe nuk rekomandohet udhëtimi në këtë gjendje.

Teuali

O milet!! Sot në ditë nës e Pashkëve kur katolikët festojnë populli shqiptar ka vendosur të bashkohet sipas shembullit të Europës Katolike. Prandaj dhe angazhimi i socialistëve në çështjen e kosovës do të rritet. Këto masa merren vetëm pasi kosovarët pranuan grekët si ndërmjetësues, përndryshe askush nuk do t’i dërgonte me shkathtësi e tere me takëm. Nuk është e rëndësishme se do të zgjidhet çështja jonë kombëtare, e rëndësishme është se do të zgjidhet. Çështja jonë është çështje e shtruar për zgjidhje dhe do të zgjidhet. Do të dalë ligji i ri për t’i dhënë çdo shqiptari atë që i takon. Ata që mendojnë se nuk meritojnë kaq shumë sa u jep ligji mund t’ia falin Partisë Demokracia e Re, por jo më vonë se pas dy javësh. Qeveria do të organizojë me këtë rast pritje për përfaqësuesit e partive politike që do t’i bëjnë thirrje elektoratit të vet të mos i pranojë këto letra të privatizimit. ...