20/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 prill 1995

Bonot: "Vrasin" lekë privatizimi

Bonot e privatizimit po “vrasin” lekë privatizimi. Mjaftoi vetëm një njoftim - ibërë thua-jse një muaj më parë - mbi emetimin e afërt të bonove të privatizimit, që ka përshpejtu-ar procesin e rokullisjes së lekëve të privatizimit në hum-nerën e zhvlerësimit. Këto ditë çmimi i shitjes së lekëve të privatizimit - dhënë të përndjekurve politikë - në tregun e posaçëm të krijuar spontanisht në shkallët e godinës së Bankës së Kursimeve, ka zbritur në disa raste, deri edhe në 28 për qind të vlerës së tyre nominale. Lekët e privatizimit ose më saktë, llogaritë e tyre pranë Bankës së Kursimeve, iu shpërndanë ish-të përnd- Më pas kjo rënie çmimi vazhdoi thuajse në mënyrë konstante për të arritur në 50 për qind të vlerës në mars. Dhe tani, është emetimi i lajmëruar i bonove, që shkaktoi panik në radhët e zotëruesve të lekëve të privatizimit lidhur me rrezikun e një zhvlerësimi më të shpejtë të tyre. Por është pikërisht kjo frikë që po bëhet shkak për një zhvlerësim thuajse drastik të lekëve të privatizimit muajin e fundit. Sa më larg ngjitet spirala e frikës nga kërcënimi i bonove, aq më poshtë bie çmimi i lekëve të privatizimit. Në tregun e Tiranës llogaritë bankare në lekë privatizimi janë shitur ditët e fundit me deri 30 madje dhe 28 për qind të vlerës nominale. A është mundësia për t’i konvertuar këto “lekë” në bono privatizimi apo ajo e përdorimit edhe më vonë të tyre në procesin e privatizimit, nuk mund t’i frenojë dëshirën e mjaft prej zotëruesve të tyre - shpesh të ardhur nga zona e largëta fshatare - për t’i zbritur në tregun e kryeqytetit. Në rremë ta keq dëshire, është kërkesa që këta njerëz kanë për lekë reale. Është kjo kërkesë, tashmë e shumëfishuar nga ankthi që duket se shkakton vala e afërt e bonove, që po e bën çmimin e lekëve të privatizimit poshtë e më poshtë. ANDREA STEFANI

Masat gjyqësore favorizojnë të Majtën

Ashtu siç është e dëms(h)me, madje e pandershme të mohosh përpjekjet e qeverisë dhe arritjet e saj gjatë këtyre tre viteve, do të ishte akoma më e dëmshme që veprimtaria e qeverisë dhe PD-së t’u thurësh vetëm himne, të kthehej në mit çdo gjë, të flitej vetëm për suksese, arritje, duke mos i lënë gjë mangut periudhës së errët të monizmit. Vetë gjendja e sotme vendit, problemet e pazgjidhura, por edhe ato të krijuara nga dobësitë e punës së qeverisë, që jo rallë kanë qenë edhe artificiale. Ndër këto të bien në sy kontrastet midis shtresave të caktuara të popullsisë, sëmundje të tilla si format e ndryshme të kriminalitetit, korrupsioni në radhët e qeveritarëve në nivele të caktuara, pa përmendur të tjera, tregojnë se jemi ende larg asaj që u premtua para 22 marsit. Pa lënë mënjanë vështirësitë objektive, me të cilat ishte e detyruar të ballafaqohej, jo vetëm qeveria, por edhe gjithë forcat demokratike antikomuniste, një pjesë jo e vogël e mosrealizimeve qenë pasojë e gabimeve me karakter subjektiv të drejtuesve të pushtetit, në radhë të parë burgjeve të thella të mendësive komuniste të injektuara gjatë diktaturës. Ishin pikërisht këto dhe njëfarë vazhdueshmërie sipas skemave të vjetra, të cilat bënë që proceset e filluara të mbeteshin në mes të rrugës. Pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ishte zbatimi i Ligjit komunist 7501 të Tokës, lënia e shtresës së ish-të përsekutuarve nëpër bunkerë dhe barraka, mosndalimi, madje dhe nxitja e çvendosjes së familjeve të tera në tokat e të tjerëve etj. Këto nuk kishin si të mos çonin në qëndrime intolerante të qeverisë ndaj grevave të ish-pronarëve dhe ish-të përsekutuarve. Aq më tepër binin në sy qëndrime të tilla kur konstatohej një tolerancë e pashpjegueshme ndaj ish-nomenklaturës së kuqe, e mbuluar në parulla të tilla si “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”. Mbi të gjitha, qeveria harroi se kush e solli në fuqi dhe detyrimet që kishte ndaj tyre. Këto bënë që shpejt ajo të braktisej prej subjekteve të djathta, të cilat nuk mund të pajtoheshin me politika të tilla. Të djathtët nuk mund të kënaqeshin me gjyqe kafesh e perdesh, apo me paaftësinë e sistemit gjyqësor për të argu- Më tej në f.4

Rugova takohet me Serreqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, u takua dje me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Alfred Serreqi. Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi bëri një ekspoze të aktiviteteve të kohëve të fundit të diplomacisë shqiptare e të angazhimit të saj në çështjen kombëtare. Biseda u përqendrua mbi gjendjen në Ballkan, sidomos mbi situatën në ish-Jugosllavi. Ministri Serreqi theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për kushtëzimin e heqjes së sanksioneve ndaj… Më tej në f.4 Presidenti i Republikës së Kosovës në takimin e djeshëm me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Serreqi

Takim me shk…

Takim me shkrimtarin Sabri Godo

Me rastin e ardhjes së z. Sabri Godo në Tepelenë, nxënësit e gjimnazit të këtij qyteti organizuan me 15.04.1995, ora 18.00, një takim me autorin e romanit “Ali Pashe Tepelena”. Pas përshëndetjeve të rastit me shkrimtarin, të rinjtë e ndryshëm diskutuan për vlerat e veprës dhe vendin që zë ajo në letërsinë shqiptare. Etleva Gjonca foli për trajtimin emocional të figurës së Ali Pashës. Enkelejda Peci recitoi një fragment nga romani. Më pas, Erion Konomi foli për kompozicionin e veprës, ndërsa për veçoritë e stilit foli Dritan Shehu. Etleva Dervishi dhe Marsel Bega recituan fragmente të ndryshme nga romani. Oratorë të tjerë, nxënës dhe mësues, shprehën vlerësimet dhe konsideratat e tyre për veprën. Në fund, shkrimtari Sabri Godo falënderoi për organizimin e aktivitetit dhe foli për punën e tij të mundimshme me romanin. Ai u tha nxënësve se angazhimet e tij politike e kanë larguar nga veprimtaria e tij si shkrimtar. Z. Sabri Godo iu përgjigj edhe pyetjeve të pjesëmarrësve për letërsinë e sotme shqiptare si dhe për kushtet dhe vështirësitë e saj.

Si i dolën britë “Gazetës Shqiptare”

Faqe 5 Gjenocidi në Ballkan Faqe 5

Anulohet neni që ngarkon shtypin e parë demokratik me taksa të vena vëne në kohën e monizimit. Denimi për ata që kërkojmë ulje më të madhe, do të jetë futja e një mbikakse mbi humbjet. Bonot e privatizimit do t’i shpërndahen të gjithë shqiptarëve që janë të moshës më të madhe se 18 vjeç. Bonot nuk i përfitojnë ata që janë adoptuar nga familje të huaja edhe po të kenë kaluar këtë moshë. Vendi i fundit është që bonot të mos kenë asnjë vlerë sepse po të bëhen të gjithë shqiptarët e pasur atëherë ç’kënaqësi ka pasuria kur s’ka të varfër që ta kenë lakmi. Znj. Çuderu ka dhënë dorëheqje sepse la frukë se mos e takon prapë homologun shqiptar i cili ua pat prishur mendjen para dy vitesh. Ajo i kishte ngrirë marrëdhëniet të cilat tradicio- T e u a u i …nalist kanë qenë të mira që nga koha e Aristotelit. I bëjmë apel të gjithëve të respektojmë ligjin për tokën bule dhe për shitblerjen e saj sepse nuk kemi forca të mjaftueshme që t’iu detyrojmë me dhunë. Ata që nuk i përmbahen këtij urdhër apel, nuk do të përfitojnë nga ligji për kullotat. Nuk do t’u japim as një fije bari…Të drejtat e autorit për këtë shkrim i ka qeveria për 20 vjet me shumë sipas ligjit të miratuar. Çdo shfrytëzim i paautorizuar dënohet.