Takimi i z. Sabri Godo me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova
Të premten paradite kryetari i PRSH, z. Sabri Godo priti Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Si i uroi mirëseardhjen dhe i kërkoi ndjesë që nuk mundi ta priste më parë për shkak të impenjimeve publike në Jug, kryetari i PRSH i shpjegoi Presidentit Rugova arsyet e daljes nga aleanca partiake me PD e nga koalicioni qeveritar dhe rreshtimin e PR në Lidhjen e Djathtë. Z. Godo tha se e shikon Lidhjen si një domosdoshmëri dhe i bëri të njohur Presidentit subjektet që e formojnë, duke sugjeruar një takim të tij me kryetarët e Lidhjes, e cila ka në krye të programit të vet bashkimin e Kombit. Z. Godo theksoi mbështetjen e Partisë së tij për çështjen e Kosovës, duke përmendur ndër të tjera peticionin e Partisë Republikane të vitit 1993 për “Kosova Republikë”, që u nënshkrua nga 500.000 qytetarë. Z. Godo tha se kemi qenë dhe jemi për bashkimin kombëtar, por jemi të shqetësuar për politikën që ndiqet sot në këtë drejtim. Partia Republikane është për një platformë të vetme kombëtare me strategji dhe taktikë të përcaktuar qartë. Lëkundjet në obcionet tona na sjellin dëm. Është folur për një Kosovë të pavarur nën mbikqyrjen e OKB-së, është folur për Kosovën Republikë, është folur për një konfederatë me Shqipërinë. Përsa i takon parlamentit dhe qeverisë shqiptare nuk është dhënë ende një përgjigje se cila është zgjidhja definitive që kërkojmë. Mungesa e një strategjie të përbashkët ka
Më tej në f. 5
Dy fotografi të Sabri Godos dhe Ibrahim Rugovës.
Filloi peticioni kundër ligjit shitblerjes tokës
Deklaratë e z. Kurt Kola
LIDHJA E DJATHTË SHQIPTARE
PETICION
Ne, të nënshkruarit jemi kundër Ligjit të Shitblerjes së Tokës [pjesërisht e palexueshme]…
Nr. | Emri, Atësia, Mbiemri | Nënshkrimi | Vendbanimi | Fshati
Filloi shpërndarja në rrethe e fletëve për peticionin kundër ligjit kriminal të shitblerjes së tokës. Komisionet koordinuese në rrethe do të ndajnë zonat e mbledhjes së firmave për çdo subjekt politik. Nga ana e tyre subjektet do të dorëzojnë me procesverbal fletët e nënshkruara në Komisionin Koordinues të Lidhjes së rrethit. Nënshkrimi parashihet të përfundojë deri më 31 maj 1995.
Gazeta “Republika” do të mirëpresë çdo informacion nga degët e Partisë ose subjektet e tjera të Lidhjes për ecurinë e peticionit. Gazeta do të hapë për këtë problem të madh kombëtar një rubrikë të posaçme, të vazhdueshme.
Në Oklahomë rritet dimensioni i masakrës
Edhe katër ditë pas masakrës, vazhdon të rritet numri i viktimave në raportet që vijnë nga ShBA.
Kjo masakër e cila edhe më tutje qëndron si lajm i parë në mediumet amerikane, tani për tani nuk ka asnjë autorë. Askush nuk është lajmëruar për të marrë përgjegjësinë ndërsa hetimet e gjertanishme nuk janë të mjaftueshme për të hedhur dritë mbi autorët e vërtetë të krimit.
Sipas “identikit” rezulton se dy persona për të cilët dyshohet janë të bardhë gjë që vë në dyshim versionin e sulmit të fundamentalistëve islamikë.
Kujdes nga ata që duan të na shkatë- trojnë Shoqatën
Deklaratë e z. Kurt Kola
Individe e grupe të veçanta, të përkrahur në rrugë të maskuara edhe nga organe të pushtetit, synojnë të përçajnë Shoqatën tonë dhe të çorodisin Kuvendin Kombëtar që do të mbahet me 6 maj të këtij viti.
Këta individë, që përulen me servilizëm të paturp ndaj PD-së dhe pushtetit të saj, janë duke kryer akte politike të tipit fashist për të vënë në krye të shoqatave në rrethe e për të dërguar në Konferencë njerëzit që duan ata. Përkrahjen e kërkojnë në radhë të parë te ish-të përndjekurit që kanë marrë poste në administratë dhe në organet e Rendit. Shembull tipik është rasti i z. Engjëll Kokoshi, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës, i cili më 21 prill shkoi në Elbasan për të shuar një konflikt dhe ndezi një tjetër. Aty u zhvilluan zgjedhje të reja, ku një pjesë e kryesisë shkarkon pjesën tjetër, përfshirë këtu Kryetarin, sekretarin dhe nënkryetarët. Konflikti në Elbasan u nxit nga anëtarë të PD-së dhe Bashkisë; ndërsa organet e rendit me ndalimet që i bënë n/kryetarit dhe sekretarit të shoqatës, na rikujtuan forcën e për- vjon në faqen 3
Kujt mendon t’i bëjë qejfin Maqedonia
Faqe 3
Kur do të futet Shqipëria në NATO?
Faqe 5
INTERNET?
Faqe 5
Botë në të cilën koha ishte ndalur
Faqe 6
Jemi kundër mënyrës së këtillë të reformës
Faqe 2
70 mijë punonjës të sektorit publik në grevë
Faqe 3
Të gjithë
I lumtë dora atij burri shqiptar që i ra me grusht njëfarë David Binderit që kinse na zbulon se kush i ka bërë serbët të pafajshëm. Motivet e shqiptarit janë të tjera, por kjo nuk do të thotë se ai nuk e meriton këtë. Ndodh që kur njeriu është i prirë të bëjë veprime më të vlefshme se kur është esëll.
Me ligjin nr. 75001 për shpronësimin nuk janë shpronësuar të gjithë. Ka disa që kanë marrë pronat. Ky ligj nuk është drejtë. Pse disa i shpronëson e disa jo?
Lajmërohen të gjithë grevistët se për grevën e dëshme nuk do të burgosen sepse greva e tyre nuk ishte e paligjshme. Nëse duan të burgosen dhe të rrihen grevistët duhet të thyejnë ligjin.
Lajmërohen të gjithë fshatarët e një fshati verior që të kalojnë kufirin poqëse duan të marrin pronat e veta shekullore. Nëqoftëse nuk e kalojnë do të marrin atë që u takon dhe bile ndonjë më tepër, pas veshit. Ata që nuk kalojnë me kohë mund të mbesin pa prona dhe pastaj mund të dëshirojnë të kthehen përsëri mbrapsht. Ky lajmërim hyn në fuqi menjëherë.