Jo filantrop me pronat e të tjerëve, z. President!
Gjatë vizitës së tij në Korçë me rastin e Pashkëve ortodokse, Presidenti Berisha poh(a)i edhe një herë në mënyrë tepër të qartë se nuk ka ndërmend të shkëputet nga konceptet e vjetra, kur është fjala për kthimin e pronave pronarëve të tyre të ligjshëm.
“...Por, është e kuptueshme që ne nuk mund t’u kthejmë pronarëve tokën are, tha ai ndërmjet të tjerash në një familje korçare. Duhen pasur parasysh lëvizjet demografike që janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Ata pak pronarë, besoj se nuk do të dëshëronin fatkeqësinë e tre të katërtave të popullsisë”, përfundoi Presidenti lidhur me problemin e pronësisë mbi tokën bujqësore.
Së pari, nga mënyra si Presidenti mundohet të justifikojë moskthimin e tokave are pronarëve legjitimë, tregon se ai vazhdon të gjykojë sipas atyre parametrave, produkt i të cilëve ishte Ligji 7501, i miratuar nga parlamenti komunist i vitit 1991. Këto janë frut i parimit socialist “të gjithë shqiptarët pronarë”, i cili është i ngjashëm me termin komunist “prona e gjithë popullit”. Nga ana tjetër, kjo tregon se zoti President ka ndërmend të bëjë ç’është e mundur që nëpërmjet parlamentit neokomunist aktual të kalojë edhe ligjin e ri kriminal për shitblerjen e tokës, për të shuar çdo iluzion të pronarëve të tokave. Së dyti, nuk dimë se cilave statistika u është referuar Presidenti kur flet për një “numër të pakët pronarësh”, të cilët dëmtohen nga Ligji mbi Tokën. Këta pak pronarë janë, as më shumë as më pak, 87% e popullsisë. Hesapi është i thjeshtë: shtim demografik nuk kanë pasur vetëm familjet pa pronë. Kështu, z. President. Së treti, ligji i mëseprëm dhe këmbëngulja për ta zbatuar atë, janë një miratim i shpronësimeve masive të bëra nga diktatura komuniste dhe një përpjekje për t’u dhënë njëfarë legjitimiteti, i cili do të “përso(se)” me ligjin për shitblerjen e tokës.
Demokracia me të vërtetë është respektim i vullnetit të shumicës, por ama para se të vijmë këtu, duhet të respektojmë të drejtat dhe liritë e individit, ndër të cilat e drejta mbi pronën është themelore.
Ndoshta me këtë zoti President preferon ose t’i bjerë shkurt, duke gjetur rrugën më të lehtë ose synon të grumbullojë rreth partisë së tij ata, që jetojnë në fshat, duke i joshur me pr-
Më tej në f.2
Dje paradite u zhvillua ceremonia e vendosjes së gurit të parë në Sh typshkronjën “At Gjergj Fishta” në Tiranë.
“Një investim i mirëseardhur italo-sh italo-shqiptar,” u shpreh në ceremoninë e hapjes ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti. Nga ana e tij kryeministri Meksi tha se “ky investim, si çdo investim tjetër, do të thotë më shumë mirëqenie, më shumë vende pune për shqiptarët” por ky është i veçantë pasi bëhet në fushën e kulturës, fushë në të cilën kemi nevojë më shumë.” Fillimisht do të punësohen 100 vetë, ndërsa në fazën e dytë numri i të punësuarve do të arrijë në 300. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe senatori i përjetshëm italian Francesko Kosiga, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Ivan
Intelektualë të FISH-it takojnë Rugovën
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, u takua këto ditë me një përfaqësi të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë (FISH), të përbërë nga Prof. Dr. Pandel Çina, Prof. Fatos Arapi, Ing. Zef Rakacolli, Prof. Koli Koxa, Trim Gjata, Prof. Vasilak Kedhi dhe Prof. Kozma Lara.
Në takim u fol mbi aspekte të rëndësishme të problemit kombëtar, mbi gjendjen tepër të tensionuar në Kosovë dhe mbi rolin e intelektualëve shqiptarë lidhur me këto çështje.
“Takimi ishte vëllazëror dhe u zhvillua me një mirëkuptim të plotë.”
Duhet të quhem “Kadarejevski” që të marr Nobelin
Ismail Kadare, deklaroi në të përjavshmen spanjolle Kambio 16, se vendi i tij “nuk është marrë parasysh” dhe se për të marrë çmimin Nobel për letërsinë, do të duhet të quhem “Kadarejevski” ose të kem një mbiemër kinez, ose japonez”.
“Komunizmi ishte një pretekst për ta izoluar Shqipërinë”, vazhdoi Ismail Kadare, që garanton se si shkrimtar, ai ka vuajtur vazhdimisht nga “bojkotimi i vendit dhe i kulturës së tij”.
Shqipëria nuk merret parasysh, por edhe nëse ndodh, bëhet me shumë kursim”, theksoi autori i “Pallatit të ëndrrave” në një intervistë të botuar të hënën.
“Shqipëria ka qenë një vend shumë i izoluar” dhe “përgjegjës për këtë është regjimi komunist”, siguron shkrimtari, por “ka gjithashtu një harresë të madhe nga ana e Evropës”. “Në Perëndim nuk është folur kurrë për një vend i cili, sidoqoftë, prej marrëdhëniet me sistemin sovjetik”, deklaroi Ismail Kadare duke vlerësuar se ekzistonte një marrëveshje midis të dy blloqeve “për ta mbytur” Shqipërinë.
Shkrimtari siguron gjithashtu se “mund të shkruhen mijëra libra kundër integralizmit islamik, por për sa kohë që do të vazhdojnë masakrat në Bosnje dhe në Çeçe-
(vijon në f.2)
Dias, Arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit Imzot Rrok Mirdita, deputetë italianë, përfaqësues të qeverisë shqiptare. Gjithashtu sot në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së gurit të parë të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”
Nga Epiri i historisë te “Vor-io Epiri i politikës”
Faqe 4
Një politikë e dështuar, mbështetje e sigurtë për biznesmenët
Faqe 3
Duhet të quhem “Kadarejevski” që
Telaui
“Në emër të Popullit lirohet i pafajshëm nga çdo gjë që ka bërë dhe mund të bëjë në të ardhmen, por vetëm brenda mandatit të dy partive më të mëdha në vendin tonë të bekuar. Po erdhën në pushtet parti të ndryshme nga tonat, zoti e ndihmoftë.
Po pergatitet një ligj i ri për zgjedhjet. Neni 19 do të jetë befasa e vitit. Nuk është fjala për këtë vit. Është fjala për vitin e ardhshëm. Ky ligj do të votohet jo me vota të fshehta që do të thotë me vota... si i thonë. Me këtë ligj fitoreja e askujt nuk është e pasigurtë, as e jona.
Unë vetëm lexoj vendimet prandaj nuk keni nevojë të më qerasni mua. Unë nuk ju fala asnjë pëllëmbë tokë. Unë vetëm po ua komunikoj. Vendimet janë marrë më lart se këtu. Unë jam vetëm një telall i thjeshtë. Dhuruesi i madh është atje lart, në... qiell.
Me vendimin e fundit nr... lajmërohen të gjithë ata që duan të ndërrojnë pseudonimet dhe emrat të paraqiten të zyrës nr. 5 mbrapa malit të Dajtit. Ata që duan të ripërtërijnë emrat e vjetër mund ta bëjnë këtë me postë ose me telefonin kujdestar.”