27/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 prill 1995

Dita e Gjykit do të vijë edhe për Maqedoninë

Dje në Tetovë 20.000 vetë iu përgjigjën ftesës së partive politike dhe shoqatave shqiptare në Maqedoni për të protestuar kundër gjyqit që pushteti maqedon ka ndërmend t’i bëjë rektorit të Universitetit të Tetovës Dr. Fadil Sulejmanit dhe Milaim Feiziut, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Nga pushteti maqedon nuk është pritur ndonjë ndryshim qëndrimi po të kihet parasysh politika e ndjekur deri tani. Po diplomacia shqiptare a ka menduar si do t’i përgjigjet dënimit të mundshëm? Gjyqi i Tetovës, na kujton gjyqin kundër pesë minoritarëve grekë, të cilët Drejtësia shqiptare i shpalli fajtorë për akuzën e spiunazhit dhe i dënoi me kusht kryesisht për shkak të rrethanave politike. Na kujtohet presioni grek, dhe jo vetëm grek, që iu bë gjykatave dhe gjithë shtetit shqiptar për të liruar minoritarët e akuzuar, pa marrë parasysh se çka do të dëshmonin në sallën e gjyqit. Në fund grekët ia arritën që spiunët minoritarë t’i nxjerrin të lirë nga salla e gjyqit, të ndihmuar pa kursim edhe nga të tjerë. Shqipëria, bëri ç’bëri, duke gelltitur dhe ndonjë lojë me dinjitetin e vet, pranoi kompromisin. Një kompromis që rrallë ndonjë shtet do ta bënte në rrethana edhe më komplekse se këto që mbretërojnë në Ballkan. Kompromisi i cili nga opinioni patriotik shqiptar u kritikua fuqishëm. Po shqiptarët, a i kujtojnë, vallë, gjithë ato sofizma që përdorën për të arsyetuar zmbrapësjen para presionit grek, sot kur duhen mbrojtur tre shqiptarë që nuk u morën me spiunazh, por që duan vetëm arsimim për popullin e vet? Me çfarë sofizmash mund të arsyetohet indiferenca jonë kur aq mirë ditëm të reflektonim para argumenteve banale greke? Kujanë gjithë ata partizanë të të drejtave të njeriut që ishin mbledhur verën e kaluar dhe tundnin kokën me dyshim ndaj Drejtësisë shqiptare? Kujanë ata “shqiptarë” që patën aq shumë mëshirë për pleqërinë dhe sëmundjen e pesë minoritarëve spiunë ose terroristë, siç i cilësoi një ish-ministër grek? Po Qeveria Shqiptare si do reagojë ndaj këtij gjyqi? Do të heshtë përsëri “për hir të stabilitetit të Maqedonisë”? Apo... afrimi i fundit me Greqinë do të bëjë që diplomacia shqiptare të përvetësojë dicka nga arsenali grek i përdorur në çështjen e të pestëve? a. popoci Ka disa shenja që tregojnë se po rrumbullakoset vullneti i përbashkët politik i atyre që kanë fuqi për t’i lëvizur nga gjendja ekzistuese marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Se a do të jetë pozitiv apo negativ kahu i kësaj lëvizjeje varet nga shumë faktorë, por në masë të madhe edhe nga politika e jashtme e shqiptarëve, e brenda saj, veçanërisht nga politika e jashtme e Shqipërisë... Më tej në f. 2

Në kemi koncepte të kundërta me socialistët

Takim i z. SABRI GODO me banorë të Krahësit në Tepelenë

Ne kemi koncepte të kundërta me socialistët

Takim i z. SABRI GODO me banorë të Krahasi[t?] në Tepelenë Me kërkesë të banorëve të Krah[a?]sit në rrethin e Tepelenës, nëndega e PR të kësaj komune organizoi më 26 prill një takim me kryetarin e PRSH, z. Sabri Godo. Takim i z. SABRI GODO me banorë të Krahasit në Tepelenë Ne kemi koncepte të kundërta me socialistët Me kërkesë të banorëve të Krahasit në rrethin e Tepelenës, nëndega e PR të kësaj komune organizoi më 26 prill një takim me kryetarin e PRSH, z. Sabri Godo. Takimin e hapi kryetari i nëndegës, Razi Kapllani, i cili i uroi z. Godo mirëseardhjen. Në fjalën e tij z. Sabri Godo e konsideroi gjendjen e sotme politike në Shqipëri si tejet të rënduar. Në kuadrin e grupimit të forcave, edhe PS po grumbullon rreth vetes në mënyrë të fshehtë parti politike. Ne po përpiqemi të krijojmë një Krah të Djathtë të fuqishëm në Shqipëri, vazhdoi më tej z. Godo. LDSH do të krijojë ekuilibër me parlamentin e ardhshëm. Monopoli i dy partive është i dëmshëm dhe ne mendojmë se pas zgjedhjeve, në parlament do të ketë tre grupime në të cilat do të rreshtohen partitë politike. Ne kemi koncepte krejt të kundërta me socialistët, tha z. Godo. Ata kërkojnë të vendosin kontroll shtetëror mbi ekonominë e vendit, ndërsa ne duam që shteti t’u krijojë hapësira e t’i lërë të lirë njerëzit të realizojnë iniciativat e tyre private. Për këtë, e shumë arsye të tjera, të cilat i kemi thënë, rikthimi i socialistëve në pushtet duhet kundërshtuar. PD-ja nuk i bën më dot ballë asaj, përkundrazi socialistët po shkojnë drejt pushtetit nëpërmjet rrugës që ua ka shtruar me lule PD-ja. Më pas z. Godo shpjegoi gjendjen e sotme në vend si dhe qëndrimet e kundërshtimet e PR ndaj kësaj situate e të pushtetit aktual në Shqipëri. Se pari, për pronat Më tej në faqen 2

Nënsekretari britanik i shtetit viziton Tiranën

John Coles, nënsekretar i Përhershëm Shteti në Foreign Office-in e Britanisë së Madhe, gjendet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, parashikohet që nënsekretari britanik i shtetit do të pritet në takime të veçanta nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Pritet që në këto takime të trajtohen çështje të bashkëpunimit dypalësh si dhe të bisedohet për situatën e tensionuar në Ballkan.

Van Den Broek arrin në Shqipëri

Sot vjen për vizitë zyrtare në Shqipëri z. Hans Van Den BROEK, anëtar i Komisionit Evropian, i ngarkuar për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ish-Bashkimit Sovjetik, Mongoli, Turqi, Maltë dhe vendet e tjera; ai është gjithashtu përgjegjës për politikën e Jashtme të Përbashkët dhe të Sigurimit, të Drejtave të Njeriut si dhe misioneve diplomatike të jashtme. Gjatë kësaj vizite, z. Van Den BROEK, do të takohet me personalitetet më të larta politike e shtetërore të vendit përfshirë edhe Presidentin Berisha. Në orarin e tij është parashikuar edhe takimi me përfaqësuesit e partive kryesore politike. Në fund të takimit, z. Van Den Broek do të japë një konferencë shtypi ku do të japë vlerësimet e veta mbi rezultatet e bisedimeve me zyrtarë dhe personalitete tjera shqiptare. Më tej në faqen 2

Van Den Broek

Pakti i ri ushtarak Moskë-Beograd

Faqe 6

Shirak në kërkim të votave të të djathtëve

Faqe 6

Fjalëkryq, kuriozitete, sport

Faqe 7

Telani Në Shqipëri ka Shoqata që kryejnë punët e partive dhe parti që kryejnë punët e shoqatave. Por mos u merzisni se kjo punë do rregullohet së shpejti, pasi ministri për Drejtësinë do të nxjerrë një qarkore ku do të kërkohet që partitë për çdo vit të paraqesin listat e anëtarëve të vet. Rroftë shoqata e miqësisë Tiranë - Durrës. Duhet të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike në këtë shoqatë, pasi kryetari është zgjedhur me metoda puciste. Së shpejti do të krijohet edhe shoqata e të barinjve fushorë. Sipas sondazheve në zgjedhjet e ardhshme 7 parti do të zënë vendin e parë, 6 vendin e dytë dhe 4 do të ndajnë vendin e tretë. Asnjë parti nuk do të pranojë koalicion pas zgjedhjeve. Unë nuk jam kundër që disa gazeta të botohen me tetë faqe të bardha. Më mirë t’a kesh faqen e bardhë sesa t’a nxish. Greqia do të ndërmjetësojë që Kosova të zgjidhë problemet me Serbinë, ndërsa nga ana e vet Serbia do të ndërmjetësojë që Camëria të zgjidhë problemet me Greqinë.