PR ka dhënë kontribut të veçantë për pranimin e Shqipërisë në KE
- Një koment nga ana juaj lidhur me pranimin e Shqipërisë në KE.
- Pa dyshim ky është një hap me rëndësi i Shqipërisë drejt Europës dhe një lajm i gëzueshëm për të gjithë. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë se pavarësisht nga lufta politike, kur vjen puna për interesat e Shqipërisë duhet të veprojmë së bashku e të përgjigjemi njëzëri. Socialistët dhe ndonjë forcë tjetër e afërt me ta, në vrull e sipër, shpesh e kanë harruar këtë detyrë dhe në kontaktet me Europën kanë vënë përpara problemet e tyre partiake, duke synuar t’i zgjidhim ato me denoncimin e gabimeve të pushtetit. Ky është naivitet politik, për të mos thënë më tepër.
- Cili ka qenë qëndrimi i PR në këtë çështje?
- Besoj se kemi dhënë një ndihmë të veçantë që Shqipëria të pranohet në Këshillin e Europës dhe këtë e kemi bërë pa zhurmë e pa reklamuar veten.
Në prillin e vitit të kaluar, Lordi Finsberg, kryetari i Komitetit Ad Hoc për Shqipërinë më drejtoi një letër personale,
Më tej në f.2
Për pronën private në kuptimin e pastër të fjalës
Në takimin e kryetarëve të partive politike kryesore me z. Van Den Broek, kryetari i Partisë Republikane, z. Sabri Godo tha:
Presidenti federal austriak për vizitë zyrtare
Të martën së bashku me një delegacion qeveritar
Në një konferencë shtypi ambasadori austriak në Tiranë, Kurt Shpalinger, njoftoi mbi vizitën që do të bëjë në Shqipëri presidenti austriak Dr. Thomas Klestil.
Sipas këtij njoftimi, vizita në fjalë do të fillojë më datën 2 maj. Presidenti Klestil do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Dr. Alois Mok, nga ministri i Drejtësisë Dr. Nikolaus Mihalek, presidenti i Dhomës Ekonomike të Austrisë, Leopold Maderthaner, ministrja e landit të Vorarlbergut, Elisabeth Gehrer, si dhe nga një delegacion ekonomik, në përbërje të të cilit ndodhen 20 sipërmarrës austriakë si dhe përfaqësues të universiteteve dhe organizatave që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri.
Partia Republikane, duke e vendosur Austrinë ndër pesë vendet aleate më të ngushta për Shqipërinë, e cilëson si shumë të rëndësishme vizitën e presidentit austriak në Shqipëri dhe është e sigurt se kjo vizitë do të jetë edhe një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, duke ndihmuar edhe në forcimin e pozitës së vendit tonë në rajonin e trazuar ballkanik.
Historikisht Austria ka qenë gjithmonë një vend mik për Shqipërinë. Që në kohën e pushtimit otoman, Kara Mahmut Pashë Bushati kishte vendosur lidhje me Perandorinë Habsburge. Më pas, në ngjarjet e rëndësishme historike, ku ishte në lojë ekzistenca e Shqipërisë, kombi shqiptar gjeti tek Perandoria Austro-hungareze mbrojtësen e tij më të madhe kundër synimeve të disave që përpiqeshin për zhdukjen e tij nga harta e Ballkanit. Në qoftë se sot ekziston një Shqipëri e pavarur, nuk duhet harruar edhe roli austro-hungarez në Konferencën e Londrës. Historikisht Austria ka përkrahur gjithmonë lëvizjen atdhetare shqiptare. Edhe gjatë dy konflikteve botërore të dy vendet tona patën pak a shumë fat të njëjtë.
Austria është një ndër vendet që sot mbështetet të drejtat e shqiptarëve të Kosovës më shumë se kudo.
Korresp. "Republika"
Presidenti Federal Tomas Klestil -I lindur më 1932, mbaroi studimet në Tregtinë botërore në Vjenë. Menjëherë pas mbarimit të studimeve u inkuadrua në kryertrininë federale si specialist në punët e tregtisë. Pas dy vitesh në këtë post iu bashkangjit misionit austriak në OECD ku mblodhi një eksperiencë e cila i dha rast të punojë pastaj në ambasadën austriake në SHBA, sekretar i kancelarit federal, konsull general i Austrisë në Los Angelos, drejtor i Zyrës së Organizatave Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme Federale, përfaqësues i përhershëm i Austrisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ambasador i Austrisë në SHBA dhe, që nga viti 1987 deri para se të zgjidhej president federal i Austrisë në vitin 1992, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Punëve të Jashtme.
pastër të fjalës
Në takimin e kryetarëve të partive politike kryesore me z. Van Den Broek, kryetari i Partisë Republikane, z. Sabri Godo tha:
tha:
Ne jemi partia e dytë e krijuar menjëherë pas PD. Kemi qenë në koalicion me këtë parti deri në mbarim të vitit të kaluar dhe dolëm, sepse koalicioni nuk i shërbente më gjatë demokracisë. Bëjmë pjesë në Lidhjen e Djathtë Shqiptare me tre parti të tjera dhe dy shoqata, njëra nga të cilat është shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë. Jemi për pronën private dhe tregun e lirë në kuptimin e pastër të fjalës. Partitë që përfaqësohen në këtë takim kanë pikëpamje të ndryshme, por s’ka dyshim se populli shqiptar bashkohet në orientimin evropian dhe aty e ka shpresën. Prandaj fjalët e z. Komisar, që me zbritjen në aeroport, gjetën jehonë të mirë. Është e vërtetë se vendi ynë ka përparuar në këta tre vjet, por disa gjëra nuk duhet dhe nuk mundemi t’i fshehim nga Evropa mike. Kemi probleme të zhvillimit të demokracisë, të reformës ekonomike dhe njohjes së pronës ligjore. Veçoj sidomos Ligjin mbi tokën. S’ka qeveri demokratike në botë të ketë bërë atë që u bë te ne. Qeveria u vetëshpall pronare e përgjithshme e tokës dhe e ndau atë me një kriter të kulluar leninist. Megjithatë, këto probleme Shqipëria mund t’i zgjidhë më mirë brenda strukturave evropiane. Them se qeveria duhet t’u vërë veshin vërejtjeve të z. Komisar për ndërtimin e kuadrit ligjor dhe strukturave financiare që pengojnë investimet e huaja. Përsa i takon politikës së jashtme, ne kemi qenë faktor stabiliteti, pavarësisht nga ndonjë naivitet i
këtë detyrë dhe në kontaktet me Evropën kanë vënë për-
Kontribut për Programin Kombëtar
Faqe 4 - 5
Padituri apo kthesë në politikën e jashtme të Shqipërisë?