Qytetarë! Hidhni firmën tuaj kundër neokomunizmit
Deklaratë e Lidhjes së Djathtë Shqiptare
Më 9 maj Qeveria miratoi projektligjin për shitblerjen e tokës bujqësore. Lidhja e Djathtë Shqiptare e konsideroi këtë akt si të paligjshëm dhe kërkon tërheqjen e menjëhershme të tij.
Ndarja e tokës për frymë, me Ligjin komunist Nr. 7501 datë 19.07.1991, nënshkruar nga Ramiz Alia është një grabitje e hapët e pronës private dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Me këtë ligj pushteti u shpall pronar i përgjithshëm i tokës dhe e ndau atë sipas një kriteri që nuk guxoi të zbatonte as regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. Me projektligjin për shitblerjen e tokës, tike i imponon vendit ligje të papranueshme. Veç ligjit të shitblerjes së tokës, sikundër deklaroi në televizion më datë 1 maj zoti Meksi, ajo përgatit edhe projektligjin për dhënien në koncesion të huajve të trojeve dhe tokave, gjë që po e bën edhe sot, gjithnjë sipas kriterit se qeveria mund të disponojë lirisht mbi trojet e mbi tokat, pa marrë parasysh faktin se çdo pëllëmbë vend e ka një zot dhe se vetëm ky zot i ligjshëm ka të drejtë të shesë ose të hyjë në shoqërim me investitorë të brendshëm e të huaj. Po nëse qeveria shkel të drejtat e individit, që do të thotë shkelje e të drejtave të gjithë popullit, shtetasit nga ana e tyre duhet t’i përgjigjen haptan [?] pushtetit se nuk mund të shitet toka. Nëse nuk e bëjmë këtë, shpresat për të kthyer tokën te i zoti duhet të quhen të humbura, shteti demokratik nuk do të ngrihet mbi bazat ligjore që sundojnë në tërë botën e lirë dhe ekonomia jonë do të mbetet në amulli. Shitblerja e tokës do të vihet në fuqi vetëm pasi t’i jetë kthyer pronarit të ligjshëm.
Qytetarë!
Ligjet neokomuniste të qeverisë mbi pronësinë po u shtrojnë rrugën e pushtetit socialistëve, të cilët deklarojnë çdo ditë se e kanë siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Ky kërcënim i hapur që bëhet për efekt psikologjik nuk duhet t
ut. projektligjin për shitblerjen e tokës, pushteti synon ta çojë grabitjen deri në fund e të zhdukë gjurmët e pronësisë mbi tokën, duke e vënë parlamentin e ardhshëm para një fakti të kryer. Komunikimi i shkurtër i vendimit të Qeverisë, synon ta paraqesë çështjen si një akt të thjeshtë administrativ, ndërsa kemi të bëjmë me një problem të madh kombëtar.
Lidhja e Djathtë Shqiptare vëren se, duke pasur shumicën në parlamentin e sotëm, që u zgjodh në kushte të tjera, qeveria e Partisë Demokra- e tyre duhet t’i përgjigjen hapur pushtetit se nuk lejojnë të nëpërkëmbën.
Qytetarë!
Lidhja e Djathtë Shqiptare vëren se është koha t’i tregohet pushtetit se s’mund të spekulojë pa kufi, sikundër ka bërë, me privatizimet e sotme, duke kthyer në normë korrupsionin shtetëror, e duke dekretuar ligje që e çojnë vendin prapa.
Veprimi i parë dhe më i ngutshëm për të rrëfyer vullnetin tonë është të nënshkruajmë peticionin mbarëpopullor për ndalimin e projektligjit të shitblerjes së për efekte psikologjike, nuk duhet të na hutojë. Të përndjekurit politikë, pronarët, gjithë forcat politike të Djathta, po të veprojnë të bashkuara, përbëjnë një forcë të majtë për të përmbysur socialisht dhe për ta radhitur përfundimisht Shqipërinë në anën e shteteve të demokracisë perëndimore. Një provë e këtij bashkimi do të jetë nënshkrimi pa dallim i peticionit të Lidhjes së Djathtë për ndalimin e projektligjit të shitblerjes së tokës.
Të gjithë ata që nuk duan apo bëjnë sikur nuk duan të besojnë në Ligjin e Shitblerjes së Tokës, le të presin e të shohin. Edhe komunistët mendoheshin për të përkëdhelur, por na mbetën 50 vjet. Ligji duket i pabesueshëm në shikim të parë, bile duket edhe shaka, por po të shihet puna e gjertanishme e qeverisë ky projektligj duhet të merret seriozisht. Qeveria vetëm sha-
ka nuk bën, edhe kur nuk e ka seriozisht.
Ju e dini mirë se pazari me mallin e tjetrit bëhet kollaj. Qeveria do jetë në rolin e sekserit për shitjen e tokës. Nga përqindja që do fitojë do shpërblejë njerëzit për bonot e privatizimit.
Partia Socialiste është ndarë mes të rinjve dhe të vjetërve. Asgjë e re. Kështu u ndanë edhe në ‘41-shin. Pastaj filluan ndërtimin e socializmit. Në të vërtetë ka një ndryshim. Ata të djeshmit ndërtuan demokracinë socialiste, ndërsa këta të sotmit kanë premtuar se do ndërtojnë socializmin demokratik.