16/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 maj 1995

Për pronën vendos vetëm i zoti

Sipas një propozimi të PAD u zhvillua një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar problemet që kanë rrjedhur nga Ligji 7501 për tokën, ligj ky i miratuar nga parlamenti komunist i vitit 1991, si dhe për të diskutuar rreth ligjit mbi shitblerjen e tokës, i cili pritet të hidhet në parlament e për tu votuar. Në atë tryezë nuk mori pjesë asnjëra nga forcat politike të djathta dhe si pasojë ajo që ishte shpresuar të arrinhej nga ideatorët e saj nuk u realizua. Secila parti që nuk iu përgjigj ftesës së PAD ka pasur arsyet e saj, por, përsa i përket subjektëve që përbëjnë LDSH, ato nuk mund të bëhet bashkëautorë nismash që janë në kundërshtim me pikat e platformës së saj. Në njërën prej pikave të kësaj platforme prona e trashëguar njihet si e shenjtë, gjë që buron prej faktit se e drejta mbi pronën është një e drejtë që rrjedh nga ligjet e natyrës. Çdo ligj tjetër, duke përfshirë edhe ato shtetërore, të cilitdo shteti qofshin, që cenojnë të drejtat e natyrshme mbi pronën, nuk kanë asnjë bazë ku të qëndrojnë, si pasojë janë të përkohshëm. Për këtë arsye prona nuk mund të bëhet objekt diskutimi prej askujt, aq më pak e një tryeze të rrumbullakët, e përbërë prej pesë-gjashtë vetësh. Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me pronën e tjetrit. Çdo propozim, ide apo dhe vendim i marrë prej kujtdo që kundërshton apo dhe pengon procesin e natyrshëm të kthimit të të gjitha pronave të grabitura nga ligjet e sistemit komunist, nuk është gjë tjetër veçse sanksionim i tyre në kushtet e asaj që sot quhet demokraci. Dikush mundet ta paraqesë mospjesëmarrjen e LDSH në atë tryezë si “mungesë emancipimi politik”, por në qoftë se emancipimi politik kuptohet si mbështetje në statu quo në krijuar nga zbatimi i ligjeve të komunizmit, askush nga ata që aspirojnë për demokraci, për “hyrje në Evropë” etj. nuk do ta dëshironte një “emancipim” të tillë, madje dhe do ta kundërshtonte me të gjitha forcat e mundësitë e tij. LDSH për këtë problem i është drejtuar popullit, në radhë të parë sepse është e drejta e tij ekskluzive, e të gjithë atyre që u dhimbet djersa dhe gjaku i paradhëshve të tyre, që përbëjnë themelet mbi të cilët janë krijuar pronat e grabitura nga ligjet e sistemit komunist. Për këtë problem nuk mund të vendosë në parlament komunist, apo neokomunist, ku e Djathta praktikisht nuk është e përfaqësuar më tepër kur ky sot për sot nuk përfaqëson raportin real të forcave nuk mund të nxjerrë gjë në dritë për së mbari. Se sa i bazuar dhe sa i drejtë është ligji për tokën e tregojnë sipërfaqet e mëdha të mbetura djerrë, ku secili e ndjen veten si mbi gjemba duke qëndruar mbi tokën e tjetrit. Por shumë me të rëndë do të jenë pasojat në rast se hyn në fuqi e zbatohet ligji për shitblerjen e tokës, pa iu kthyer kjo pronarëve të ligjshëm.

40 familjeve rrezikohen t’u shembën shtëpitë

Përfaqësues të një lagjeje të ndërtuar “eger” në periferi të Tiranës në drejtim të Kombinatit, janë të alarmuar për shkak të një paralajmërimi që kanë marrë për prishjen e shtëpive të tyre për arsye të ndërtimit të unazës së re të Tiranës. Këta hallëxhinj të ardhur këtu pasi fshati i tyre është përmbytur me rastin e ndërtimit të Digës së Fierzes pretendojnë se ekziston një vendim Qeverie që lejon qen-arimin e tyre aty ku janë. Ata apelojnë që mos të merr-et ky hap radikal pa u gjetur një zgjidhje e pranueshme e problemit të tyre. Korresp. “Republika”

Fadil Sulejmani lirohet nga paraburgimi

Sipas informacioneve të fundit Fadil Sulejmani rektor i Universitetit të Tetovës është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri. Fadil Sulejmani i dënuar nga gjyqi i shkallës së parë së bashku me kryetarin i Këshillit të Mbrojtjene e Lirive dhe të Drejtave të Lirive të Njeriut, Melaim Fejziun për hapjen e institucionit arsimor pa lejen e maqedonëve ka shkaktuar indinjatën e shumtë shqiptarëve dhe opinionit arsimor botëror. [Ilustrim: Të huaj] Ligji për Tokën është ligji pa të cilin nuk shkohet në Evropë. Këshilli i Evropës nuk pranon ata që nuk kanë shpronësuar fshatarët. Prandaj në bazë të kompetencave të veta vendosi: Në rreth të futet edhe një nen që sanksionon shpronësimin e të gjithë fshatarëve që kanë pasur tokë më shumë se për varr. Ekskursion turistik në Itali. Nuk pranohen ata grekë që qëndrojnë në Sh... pa vizë. Nuk lejohen...! Të gjithë duhet të kthehen në Greqi dhe të marrin viza të rregullta. Protestojmë në lidhje me protestën e Serbisë se ne i kemi shitur naftë të pezrier me ujë. Naftën e kemi marrë nga Greqia dhe nuk dimë se ç’ka bërë greku me të. Mos ndoshta greku ka menduar se nafta është për neve, apo mos ndoshta nuk ka dashur të tej embargon as për hir të serbëve. Të gjithë ata që nuk e dinë se kush e solli demokracinë në Shqipëri, le të lexojnë intervistën e Ralisë. Ai e di se kush e solli demokracinë dhe kush organizoi protestat. Kjo është e vërteta lakuriqe.

Ministria e Brendshme merr parasysh kritikat nga jashtë

Konferencë shtypi e ministrit të Brendshëm, Musaraj “Qytetari shqiptar i vrarë nga ushtarët serbë ishte në territorin e Shqipërisë.” Konferenca e djeshme e ministrit Musaraj të cilën ai e paraqiti si fare të zakonshme, në të vërtetë ishte një përgjigje për kritikat e shtruara kohëve të fundit nga jashtë në lidhje me emigracionin klandestin dhe mos-spektimin e embargos. Aksioni policor “spektakolar” (të cilin e kishte regjistruar TV) e paracaktoi temën e kësaj konference edhe pse nga mini-stri u paraqit si një aksion i përditshëm. Gjithashtu ministri reagoi ashpër kur nga një gazetar u përdor fjala “fushtatë”. Sidoqoftë edhe në mos qoftë “fushtatë”, pas kritikave nga ana monitoruese të OKB për mosrespektimin e embargos si dhe vendosurit italian për të nxjerrë ushtrinë e vet në plazh e Adriatikut, ndihje në punë më e fortë e policisë shqiptare në këto dy fusha të “jetës kriminale” shqiptare. Mobilizimi nuk është vetëm në luftën kundër këtyre dy llojeve të shkeljes së ligjit, por edhe në marketin e punës së policëve. Regjistrimet në TV dhe konferenca e shtypit i japin gjallëri aksioneve policore dhe me siguri do të kenë ndikim shkattërrues në moralin e kriminelëve dhe ndikojnë në ngritjen e sigurisë së qytetarëve. “Bashkëpunimi me shtetet fqinje që kanë probleme me emigracionin nga Shqipëria është në nivelin e kënaqshëm dhe nga ana e policisë shqiptare nuk ka asnjë rezervë në këtë drejtim”, theksoi ministri Musaraj. Në lidhje me vrasjen e fundit të një qytetari shqiptar nga ushtarët serbë, ministri tha se ai është vrarë në territorin shqiptar dhe se ky është edhe përfundimi i komisionit të përbashkët, ndërsa për kundërmasat ai tha se kjo nuk është punë e Ministrit të Brendshëm, por e atij të Jashtëm. Ministri Musaraj në konferencë shtypi.

Për bonot e privatizimit ka mbetur vetëm 30% e pasurisë

F. 3

Demokracia dhe çështja kombëtare shqiptare

Nga Fatos ARAPI F. 4

Çërçill, Rusevci dhe Kunfi i Perdes së Hekurt

Nga GERHARD WEINBERG F. 5

Një hap drejt zgjidhjes apo një ndërlikim i mëtejshëm?

Nga Gavrosh Levonja F. 6

Përfundoi Festivali i 10-të i Filmit Shqiptar, bëjnë vetë mjekë, falëkrya, njotime e reklama

F. 7 - 8