Deklaratë e Lidhjes së Djathtë Shqiptare
Më 16 maj Komiteti Shqiptar i Helsinkit botoi në “ZP” një deklaratë për të denoncuar një frazë të z. Kurt Kola në Konferencën II Kombëtare të Shoqatës ish-të Përndjekurve Politikë: “Nëse ajo (PS) do të ishte në pushtet, ne si kundërshtarë të përjetshëm me të, nuk do t’ia kërkonim me lutje e peticione të drejtat tona, por do t’ia rrëmbenim me pushkë”.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e denoncon këtë shprehje si antiligjore, si thirrje për ushtrimin e dhunës dhe përdorimin e armëve. Autorët e deklaratës mezi e kanë mbajtur nëpër dhëmbë dëshirën për të kërkuar haptas ndjekje penale ndaj Kurt Kolës. Nuk mund të thuhet se Komiteti Shqiptar i Helsinkit s’është në gjendje të gjykojë sensin e vërtetë të fjalëve të z. Kurt, i cili thotë, “nëse do të ishte në pushtet ajo (PS)...” Kuptohet se është një referencë lidhur me të kaluarën, ose, më shqip, nëse socialistët (Partia e Punës) do të kishin vazhduar të ishin në pushtet. Atëherë, Kurt Kola dhe gjithë ata që duan Shqipërinë e lirë demokratike patjetër do të kishin dalë në rrugë për të rrëzuar pushtetin komunist, qoftë edhe me dhunë e vetësakrifikim, sikundër ngjau në dhjetor-janarin e viteve 1990-1991.
Z. Kurt Kola është ndër iniciatorët kryesorë e më aktivë të Lidhjes së Djathtë Shqiptare dhe, në emër të Shoqatës që përfaqëson, ka nënshkruar programin e saj. Në pikën e dytë të këtij programi thuhet:
“LDSH është për zhvillimin e plotë të demokracisë pluraliste, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit në të gjitha fushat dhe pacenueshmërinë e votës së lirë, si bazë e ndërrimit të forcave politike që vijnë në pushtet”.
Nuk mbetet pikë dyshimi se z. Kurt Kola dhe gjithë subjektet përbërëse të Lidhjes së Djathtë vënë si kusht themelor “pacenueshmërinë e votës së lirë”, që do të thotë respektim i plotë i vendimit të popullit. Për këtë parim të shenjtë z. Kurt Kola ka luftuar tërë jetën e tij në burgje e internime që në moshën 10-vjeçare.
Duam t’i kujtojmë Komitetit Shqiptar të Helsinkit se, ndërsa janë deklaruar për lirinë
Më tej f2
Nuk distancohem nga Kurt Kola
- Z. Godo, në “Gazeta Shqiptare”, të datës 16 maj, shkruhet se ju distancoheni nga deklarimi i Kurt Kolës lidhur me kundërshtimin me armë të socialistëve?
- Nuk distancohem asnjë hap nga ide të mbrojtura z. Kurt, sepse për to kemi nënshkruar bashkarisht. Korrespondenti të gazetës në fjalë i kam shpjeguar me telefon se Lidhja e Djathtë Shqiptare ka si një ndër shtyllat kryesore të programit të vet respektimin pa kushte të votës së lirë, dhe se, do t’i nënshtrohemi vullnetit të popullit pa asnjë diskutim në zgjedhjet e ardhme, të cilat do t’i fitojmë ne. Prononcimit të Kurtit në fundin e fjalës së tij në Konferencën II Kombëtare të Shoqatës, i është bërë një interpretim keqdashës nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Me këtë rast do t’i lutesha “Gazetës Shqiptare”, për të cilën kam respekt, të mos më atribuojë mua sentencia e deklarime që ndoshta i duhen gazetarIt për tërhequr vëmendjen e lexuesit.
Nuk parashoh distancime nga Kurti as tani, as në të ardhmen sepse marrëveshja jonë është e plotë.
Portret i Sabri Godos
Kini respekt për ligjet që i keni bërë vetë!
Meqenëse kryetari i Parlamentit mendon se gezon të drejtën ekskluzive, që në kundërshtim të plotë me ligjin të caktojë se a duhet të diskutohen në këtë seancë nga parlamenti apo jo, Partia Republikane i drejtohet drejtpërdrejt deputetëve, dinjitetit dhe ndërgjegjes së tyre.
I nderuar, z.deputet,
Marrim lejën t’ju dërgojmë projektligjin e Partisë Republikane mbi tokën, me shpresën se ky projekt, që i jep një zgjidhje të drejtë problemit të madh të pronësisë mbi tokën, do të tërheqë vëmendjen tuaj.
Projektligji i është paraqitur nga deputeti ynë Kryesisë së Kuvendit Popullor 15 muaj më parë. Në shkelje të hapur të Paketës së Ligjeve Kushtetuese që u jep të drejtën e inicimit të ligjbërësit nëjzetëmijë qytetarëve ose një deputeti, Kryesia e Kuvendit as që denjoi të shqyrtonte projektin. S’ka më keq për një vend kur shkelen ligjet vetë bërësit e tyre.
Ju, zotëri, mund të keni pikëpamje të ndryshme nga tonat përsa i takon ligjit të tokës. Por ne ju lutemi të ndiqni kolegun tuaj, deputetin republikan, në kërkesën e tij për të shqyrtuar e votuar me votë të fshehtë projektligjin tonë. Kjo s’ka të bëjë me partinë, po me respektimin e një ligji që të gjithë ju keni pranuar për Parlamentin dhe prandaj po u drejtohemi pa dallim gjithë deputetëve.
Me shumë nderim
Kryetari i Partisë republikane
SABRI GODO
Jo ligjit komunist 7501! F. 3
Zëri i Inteligjencies për Çështjen Kombëtare
Nga difensiva në ofensivë
hkëlzen Maliqi
F. 4
RTV-të private mund të shpëtojnë RTSH-në
F. 5
Bosnja rrezikohet të mbetet pa mbrojtje ndërkombëtare
f. 6
Sport, fjalëkryq, reklama, njoftime
f. 7-8
Firmosni peticionin kundër ligjit për shitblerjen e tokës!
Teani
Kush do të kishte besuar se komunitetit mund të jenë supersticiozë. Ata nuk thonë se nuk besojnë në fat, por ja që kanë filluar të qesin fall mu në faqen e parë të gazetës së tyre. Vetëm se falli i tyre nuk mund të dalë, sepse ata shkruajnë fallin duke shikuar yjet që janë shuar tash pesë vite dhe vetëm ata mund t’i shohin. Shifrat që ata tregojnë këto yje janë shifra të plan- eve të tejkaluara që ata i paraqesin si sondazhe social- isologjike. Sipas këtyre sondazheve, edhe gratë na dalin më të majta se burrat.
Lajmërohen të gjitha organizatat e huaja të reagojnë më shpesh e jo vetëm kur t’u thonë nga brenda por jo nga jashtë prej nga marrin para. Do të dalë se shpejti ligji që do të rregullojë punën e shoqatave dhe sipas të cilit paras- ikohet që çdo shoqatë të ketë edhe krahun e vet të majtë dhe jo vetëm atë të djathtë. Janë bërë shoqatat shumë të djathta.
Ata që janë të aftë për ta çuar demokracinë përpara, duhet të paraqiten në portin e Durrësit sepse duke e sh- tyre shumë përpara po e hedhin në det.
Karikaturë