- Z.Godo, çfarë mund të tho-ni për zhvillimet e fundit lidhur me ushtrinë italiane në brigjet e Pulies?
- Mendoj se po tregohen një vullnet i mirë nga të dy palët. Po nuk është mirë të ndodhin gjëra pastaj të shqyrtohen. Masat që po merren tani mund të ishin diskutuar që më parë dhe ndofta do të qe menjanua dalja e repartve të ushtrisë kundruall brigjeve tona, gjë që ekspozon Shqipërinë ndaj Evropës dhe opinionit qytetar italian.
- Ju ishit i pari që denoncuat këtë ndodhi. A mos shihnit para kësaj ndonjë ftohje në marrëdhëniet me Italinë?
- PR i sheh marrëdhëniet me Italinë si të dores së parë dhe në çdo rast duhet punuar për zhvillimin e tyre e jo për të krijuar vështirësi. Nuk mendoj se ka ftohje në realitet, por edhe s’mund të themi se janë në nivelin e du-hur. Italia është vendi evropian më i afërt me Shqipërinë. Import-eksportet, bashkëpunimi në fushën e investimeve etj., mund të zhvillohen me kosto më të ulët e në mënyrë më të natyrshme me Italinë. Për shumë arsye edhe bashkëpunimi në fushën politike duhet të jetë më intensiv.
- Sipas mendimit tuaj, çfarë ka penguar rritjen e marrëdhënieve në nivelin e përfy-tyruar nga ju?
- Kjo duhet kërkuar nga të dy krahët. Ndofta në Itali, duke qenë tepër të zënë me problemet e brendshme politike, s’kanë gjetur tërë kohën e duhur për t’u marrë me Shqipërinë, baraz me interesat që paraqet ky vend për Italinë, si fqinjë dhe si një ndër portat kryesore të Ballkanit. E them këtë me bindje jo të plotë. “Telashe” të brendshme Italia ka pasur gjithnjë. Aty, mesatar-ja e qëndrimit në fuqi të një qeverie është afërsisht 11 muaj. Kjo vazhdon, që nga mbarimi i luftës. Po kjo s’e ka penguar Italinë që të rritet si një ndër pesë vendet më të zhvilluara të botës dhe të zhvillojë një politikë të jasht-me aktive.
Atëherë mbetet të them se vështirësitë të vogla të hasura nga ana jonë nuk janë përballuar me
Më tej në f.3
Fotografi e një burri me syze dhe kostum.
A nuk duhet alarmuar?
ESHREF YMERI
Është vënë re se Shqipëria në disa raste ka shërbyer dhe po shërben si një laborator eksperimentesh politike për institucionet evropiane. Kështu, fjala vjen, vendi ynë u dashka të shërbejë si model(!) për respektimin e të drejtave të minoriteteve, paçka se popullit shqiptar të Kosovës dhe të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë i mohohen të drejtat më elementare, megjithëse në këtë të fundit ai përbën gati gjysmën e popullsisë së kësaj republike, minoriteti shqiptar në Greqi nuk njihet fare nga legjislacioni grek, e lë më pastaj të flitet për të drejtat e tij; ndërkohë që shumë janë shëmbë n Evropë, kombi shqiptar vazhdon të jetë i copëtuar në pesë shtete, pa iu shpërblyer nga diplomacia evropiane kontributi i tij si faktor stabiliteti në Ballkan.
Por, si për çudi, eksperimentet vazhdojnë, madje edhe nga vetë shqiptarët. Të flasim më konkretisht:
Ministria e Arsimit ka përgatitur projektligjin për sistemin parauniversitar, i cili duhet të kalojë (ndoshta edhe ka kaluar) për miratim në Këshillin e Ministrave dhe mandej do t’i përcillet edhe Parlamentit për t’u kthyer në ligj.
Ky projektligj nuk sqaron në mënyrë eksplícite dy gjëra:
a) pozicionin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor publik shqiptar;
b) funksionin e arsimit të detyrueshëm në kornizat e gjithë
Më tej në f. 4
Firmosni kundër përligjjes së grabitjes së tokës
Sipas lajmeve nga degët e Lidhjes, peticioni i Lidhjes së Djathtë kundër miratimit të ligjit për shitblerjen e tokës bujqësore po vazhdon me intensitet në të gjitha rrethet.
Përgjigja e qytetarëve ndaj këtij ligji ka qenë shumë e mirë edhe pse forcat e tjera politike që piqet të kundërshtojnë këtë ligj në Parlament nuk kanë bërë ndonjë apel për të përkrahur iniciativën e Lidhjes së Djathtë Shqiptare për të rrëzuar këtë ligj që në fillim.
Sipas rezultateve, brenda kësaj jave në rrethet nga të cilat kemi laime është mbledhur ky numër i firmave:
Fier: 3 mijë; Korçë 4 mijë; Vlora 7 mijë; Tirana, Durrësi 9 mijë. Shkodra 2500; Gjirokastra 1 mijë: Skrapari 3 mijë.
Ja rezultatet e fundit të sondazhit të bërë dje paradite nga agjensia neutrale socialis-tologjike.
Për zellin në korrupsion pati në vendin e parë sh-shion PD me 60.05 %. Në vendin e dytë PD me 23.34% (?!?!). Pastaj pasojnë dhjetë parti me nën 4% të cilave kjo perqindje (domethe në kyzell) nuk u sigur-on pjesëmarrje në parlament. Këto rezultate mund të kundërshtohen nga ndonjë parti me zell(!) me të vogël por janë ap-solutisht të vërteta. Janë vërtetuar edhe nga institucione ndërkombëtare. Kush do të bëjë vërtetjë me lidhje me këto shifra, ka kohe deri pasnesër. Nëse tejkalohët ky afat vërtetjet do të bëhen vetëm në adresën e ZP në rubrikën “Pohojme me gojen e tyre”.
Në lidhje me 400.000.000 dollarët e marë nga disa zyrrtarë të zërit të popullit me thonjëza natyrisht, lajmërojmë të gjithë prokurorët, hetuesit, policët dhe hajdutët se ato para i janë paguar ZP si dëmshpërblim për sekutimin dhe meqenëse nuk kishim letra me vlerë u dhamë dollarë. Ata nuk patën asnje vërtetje. Po ju të drejtin keni që merreni me këto punë?
Për paratë e harruara në apartamentin e Blerym Çeles leroni sot në ZP. Pse të lodheni undo kot?!
"Do të marr peng kaskat blu"
Karaxhiç kërcënon OKB-në, NATO-n dhe sfidon Hagën
Lideri serb, Karaxhiç, kërcënoi se nëse forcat e NATO-s do të hyjnë në rajonin e konfliktit, atëherë ai do të marrë peng trupat e kaskave blu.
Gjithashtu ai deklaroi se nëse nuk çarmatosen boshnjakët në zonat e sigurisë të OKB-së, "ne do të marrim çdo gjë me armë, përfshi edhe Sarajevën."
Së fundi Karaxhiç lëshoi edhe një sfidë për Gjykatën e Hagës, i cila ka hapur një gjykim për të. "Nëse do të më gjeni 100 fëmijë të lindur nga përdhunimet, tha Karaxhiç, atëherë do të shpallem vetë fajtor."