25/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 maj 1995

Mohimi i pronës nuk është matizëm. Është ultramatizëm

Jo pak kohët e fundit, duke marrë sigurisht shtytje dhe nga peticioni i Lidhjes së Djathtë kundër Projektligjit për shitblerjen e tokës, ka filluar të lakohet qëndrimi ndaj pronës dhe pronarëve të saj si pikë referimi për përcaktimin e krahëve të mendimit politik dhe partive që e përfaqësojnë, në të majta apo djathta. Madje jo rradhë disa forca politike guxojnë të vetëvishen me epitetin e moderuar “qendër e ekuilibruar”, vetëm e vetëm se ekuilibrin aq shumë të dëshiruar në këto momente çoroditjeje e shfaqin në skenën politike si një mesatare aritmetike përqindjesh dhe shifrash. Pavarësisht se një tendencë e tillë në pamje të parë të krijon përshtypjen se ka diçka të vërtetë brenda, është një orientim i gabuar që pseudoanalistët dhe politikanët dritëshkurtër po i japin opinionit publik shqiptar e më tej, duke ngatërruar edhe me këq të ngatërruarit e elektoratit shqiptar, që edhe kështu nuk janë pak. Gabimi qëndron para së gjithash në atë që emërtimin e mbështesim në një traditë inekzistuese pluraliste shqiptare duke e shtyrë madje maketin deri në imitimin ose citimin e demokracive tradicionale perëndimore, a thua se çorba e këtij vendi zien në të njëjtin kazan me gjellët e tyre. Nuk e di nëse ata që u pëlqen një çoroditje e tillë nisen thjesht Më tej në f. 3

Kontrata e vetme - eliminimi i rrezikut komunist

“Do të kemi një Shqipëri tjetër në vitin 2000” - tha presidenti Berisha në aktivin e zgjeruar të PD-së, te mbajtur para dy ditësh. Pra, zoti president e shfaqi me qartë se s’ka ku shkohet se PD ka ndërmend të qëndrojë në pushtet të paktën deri në fund të shekullit. Është e drejtë që çdo individ apo çdo grupimi politik të shfaqë një dëshirë, të synojë për të arritur një pikësynim, pasi dhe lufta politike për këtë zhvillohet, ndryshe pluralizmi politik nuk kishte pse të ekzistonte. Por, lidhur me këtë ne e shohim të arsyeshme të kujtojmë atë shprehjen e famshme se “dëshirat nga realiteti i ndan një det i tërë”. Pavarësisht nga ajo që dëshirojnë drejtuesit e PD-së, neve na duket se mundësitë e qëndrimit të PD-së në pushtet edhe për një mandat tjetër janë tejet të kufizuara, në mos të pamundura. Sot liderët e saj nxjerrin në plan të parë programin e partisë së tyre dhe e kanë në majë të gjuhës shprehjen se “do të ndjekim apo do të zbatojmë këtë program, pasi për këtë na e dha populli votën më 22 mars”. Një arsyetim i tillë, e para e punës, vuan nga mungesa e realizmit, për të mos thënë se është një lloj sofizme me anë të së cilës kërkohet të justifikohen një pjesë e mosrealizimeve, sidomos mosrespektimi i asaj që ata e quajnë “kontrate” me Më tej në f. 4

Në tryezë vetëm problemi i pronës

Çamëria: Këto ditë u zhvilluan bisedimet ndërmjet nënkomisioneve greke dhe shqiptare, ku, ndërmjet të tjerash, një vend të rëndësishëm zinin edhe pasuritë e popullsisë çame. Siç dihet, në përfundim të luftës, popullsia çame u nënshtrua një spastrimi të pashëmbullt etnik nga qeveria greke, duke u detyruar të vije në Shqipëri në mënyrë masive. Përveç kësaj, nëpërmjet një ligi, i cili sot as që mund të konceptohet, qeveria greke sekuestroi padrejtësisht të gjitha pasuritë e çamëve në Greqi. Më tej në f. 5

Dëgjoni mirë se këtë do ta përsëris vetëm një herë! PS do të hyjë në Konferencën Islamike si anëtar shok. Me të drejta të barabarta do të pranohet vetëm me kusht që të pranojë Markbin e pacensuruar. Ngjyra rozë nuk është ngjyra më e çelën mund të shkëlqejnë në Lindje, por në Perëndim nuk e kanë qejf. Jugu është për ngjyrën rozë, atë nga Mesdheu. Më 29 maj do të pranohemi në një organizatë me fondamentalistë së vetë Lindja. Ajo organizatë e cila do të na pranojë neve me këtë datë na ka bërë ngjind probleme. Konferenca Islamike nuk pyeste për kushtetuta. Ajo nuk kërkonte të fusim në fuqi Sheriatin. Pse Këshilli Evropian na kërkon kushtetutë sipas kritereve të saj? Ku është demokracia këtu? Komunistët e pranuan demokracinë nga zori, vlerësojnë analistët. Por sipas disa analistëve të tjerë thuhet se nuk qëndruan më pa Coca-Cola. Nuk është aq e lehtë të jesh komunist. I persekutuar edhe ka qenë lehtë, se nuk ke pasur zgjidhje. Bonot e Privatizimit janë liruar 90%. Janë i vetmi artikull që i ka rënë çmimi përveç letrave të përqarkimit të cilat u persekutuan me shumë se vetë të persekutuarit. Qeveria mendon për të varfërit... Ilustrim: “Të ani” [?]

Shqipëria përgënjeshtron “përkrahjen” e vet për heqjen e embargos

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Beograd, përgënjeshtroi informacionet e mediave serbe se Shqipëria ka nënshkruar kërkesën drejtuar Butros Galit, për heqjen e sanksioneve kundër Jugosllavisë, bënte të ditur Radio BBC në Shqip në një korrespondencë nga Beogradi. Sipas BBC, mediat pro-qeveritare serbe dhe disa të tjera në Greqi, kanë dhënë një njoftim se në takimin e përfaqësuesve të shteteve ballkanike dhe atyre të Detit të Zi edhe Shqipëria ka nënshkruar kërkesën drejtuar Butros Galit për heqjen e sanksioneve ndaj Jugosllavisë. I ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, bën të ditur radioja, shprehnu qendrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë me një deklaratë lidhur me këtë çështje në të cilën përgënjeshtrohen këto lajme. “Ministria i Punëve të Jashtme e Shqipërisë, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, ka deklaruar se qeveria shqiptare e ka kundërshtuar këtë iniciativë, duke i konsideruar sanksionet si shumë të nevojshme për të shtrënguar shkaktarët e agresionit, për të pranuar zgjidhjet e ofruara nga Komuniteti Ndërkombëtar, për të shpejtuar zgjidhjen e konfliktit në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, pastaj për të parandaluar zgjerimin e tij në jug të Ballkanit, si dhe për të imponuar gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për problemin e Kosovës.”

Kosova: tre vjet pluralizëm - tre vjet okupim

f. 3

“Refugjatët” në Tiranë

f. 2

Kaskat blu do të mbeten në Bosnjë! Po me çfarë roli?

f. 6

Ndal trokitjeve të kolerës në Berat

F 2