30/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 maj 1995

Zgjidhja më e mirë forcimi i LDSH

Fjala e z. Sabri GODO mbajtur në mitingun e Fierit më 28 maj Lufta e partive për pushtetin është hapur. Çështja se kush do të qeverisë vendin në katër vjetët e ardhme është tema e diskutimit të çdo dite. U duk sikur kjo çështje u zgjidh përfundimisht më 22 mars 1992, kur mbi dy të tretat e shqiptarëve votuan për demokracinë. Por pas tre vjetësh të qeverisjes demokratike, prapë bëhet pyetja nëse vitin që vjen do të kemi një pushtet demokratik, apo do të rikthehemi nën sistemin socialist të moderuar. Këtë rrugë kanë bërë edhe shumë vende të tjera të Lindjes. Pas fitores së bujshme të demokracive të reja me shembjen e Murit një pakt-social. Kështu vrasin me një gur dy zogj, vënë njerëzinë në gjumë, meqë për vete e quajnë të sigurtë fitoren dhe në të njëjtën kohë, Servet Pëllumbi me shokë, dalin në sytë e popullit si pëllumba të paqes. Qytetarë të Fierit, Është koha e fjalëve të shumta. Rikthimi i Partisë Socialiste në pushtet në Shqipëri është katastrofë e vërtetë, për arsyen e thjeshtë se këta tanët janë tridhjetë vjet më prapa se socialistët jo vetëm hungarezë e bile edhe ata bullgarë. Pas vdekjes së Stalinit, vendet socialiste të Evropës Lindore u nënshtuan proceseve të Hrushovit e Gorb[a]çovit, filluan U desh ndoshta nxjerrja e ushtrisë italiane në bregdetin e Puljes apo më saktë intensifikimi i trafikut të klandestinëve në drejtim të Italisë nga Shqipëria që të zhvilloheshin kontaktet në nivel të lartë midis dy vendeve. Tre ditë më parë ministri ynë i Jashtëm, Serreqi, takon në Romë homologen e tij Anjeli. Sipas komunikatës së Ministrisë sonë të Jashtme, një vend me rëndësi në bisedimet midis tyre zuri dhe problemi i emigracionit. Z. Serreqi vuri në dukje angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të penguar me të gjitha mjetet trafikun ilegal të klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të bregdetit italian, duke kërkuar nga pala italiane punësimin sezonal të shqiptarëve në Itali, dhe arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për këtë. Pa mohuar anët pozitive të bisedimeve Serreqi-Anjeli, duhet vënë në dukje se ato që u trajtuan aty, mund të ishin biseduar me kohë, duke mos pritur zhvillimet e fundit, të cilat shqetësuan qeverinë aktuale italiane. Politika e jashtme shqiptare, më tepër se nga improvizimet dhe spontaniteti, duhet të priret nga drejtime të përcaktuara saktësisht. F. 6 ë të tjera të Lindjes. Pas fitoreve të bujshme të demokracive të reja me shembjen e Murit të Berlinit, në një varg shtetesh u rikthyen në pushtet të ish-partitë komuniste. Rasti më i fundit dhe më flagrant është ai i Bullgarisë, ku po bëhen ligje për të ngritur sërish kooperativat si një mjet i zhdukjes së pronës private mbi tokën. Dikush mund të thotë: me ndryshime të tilla ndodhin edhe në vendet e tjera të Lindjes, përse të mos e marrim punën me të qetë dhe të shkojmë në zgjedhje pa e vrarë mendjen dhe aq? Pikërisht këtë duan socialistët tanë, prandaj propozuan të parët se socialistët polakë, vendet socialiste të Europës Lindore iu nënshtruan proceseve të Hrushovit e Gorbаçovit, filluan të mësojnë diçka nga demokracia e të ecin nga pak në tregun e lirë. Kurse tek ne Stalini mbeti gjallë deri në dhjetorin e vitit 1990. Krerët e partisë së sotme socialiste erdhën në demokraci drejt e nga kabinetet më të rëndësishme të Enver Hoxhës. Këta kishin jetur në darkë si komunistët më fanatikë dhe u çuan në mëngjes si demokratë të kulluar. Kjo është një ndër arsyet kryesore për të mos u zënë besë. Ar-syeja tjetër është se asnjëherë Më tej në f. 4

Alternativat e së Djathtës janë konkrete

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare, të cilat sipas ligjit dhe asaj ç’ka ka deklaruar kreu i shtetit, do të zhvillohen pranverën e ardhshme, ka bërë që në kuadrin e fushatës propagandistike për të joshur elektoratin, të jenë shtuar edhe spekullimet politike sidomos nga ato forca politike, të cilat ndodhen rrotull qendrës. Është bërë një dukuri tashmë tej e rëndomtë që parti të ndryshme, të cilat veshën qyrkun e antikomunizmit për të marrë pjesën e asaj, që do të ofronte sofra politike pas përmbysjes historike, vazhdojnë të bëjnë zhurmë kundër komunizmit, megjithëse në praktikë mbështesin apo votojnë ligje komuniste. Aktualisht, për shkaqe objektive, por edhe si pasojë e gabimeve në qeverisje, i shfaqjes së dukurive negative të tilla si korrupsioni, nepotizmi, fryma part-tizmit etj. të pashmangshme këto, por jo që s’mund të luftohen, elektorati i PD-së ka pësuar një rënie, e cila u bë e prekshme në rezultatin e referendumit të 6 nëntorit të vitit të kaluar. Varfëria ekstreme, ku ishte zhytur vendi nga diktatura komuniste është faktori kryesor, i cili luan në favor të së majtës aktualisht në Shqipëri. Duke qenë në nivele ekstremele përsa i përket varfërisë, shumica e shqiptarëve nuk mund të përballojnë pasojat e reformës ekonomike të ndërmarrë gjatë këtyre tre vjetëve. Si rrjedhim, ata e kanë të nevojshme një mbështetje sociale, të cilën shteti s’ia ofron, duke qenë i detyruar të zbrazë xhepat e tij, gjithmonë në kuadrin e reformës, nuk është në gjendje ta realizojë duke plotësuar nevojat jetike të kenëshme të popullsisë. Nuk duhet nëne vleftësuar në këtë drejtim edhe mendësia e shtetit asistencialist e edukuar gjatë 50 vjetëve të totalitarizmit. Rrjedhimisht, një hemorragji e elektoratit, që solli në pushtet PD-në, nga e majta është e pashmangshme. Nga ana tjetër, dukuri negative të vërejtura në veprimtarinë e qeverisë së moshkuar deri në fund e reformës ekonomike dhe asaj institucionale, lënia në “sur-dinë” e nevojave dhe interesave të atyre shtresave, të cilat dhanë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e PD-së, siç janë ish të përndjekurit, dhe pronarët e ligjshëm, çojnë në një rrjedhje të elektoratit të PD-së në drejtim të së djathtës. Shtoji këtyre edhe deformimet ligjore të nxitura për interesa të ndryshme të funksionarëve shtetërore, që më shumë se këdo dëmtojnë ato shtresa sociale, të cilat shikojnë tek e djathta mbrojtësen e tyre të logjikshme. Deformimet dhe shkeljet ligjore, të cilat janë bërë objekt jo vetëm i shtypit opozitar, por edhe i atij ndërkombëtar, janë të lihura ngushtë dhe në mënyrë logjike me korrupsionin. Është një fakt i pamohueshëm ekzistenca e korrupsionit në çdo qeveri. Por në Shqipëri, ku si u përmend më sipër, shumica e njerëzve janë ngërthyer në një betejë të vazh-

Vetë i keni lënë të livadhisin!

F. 5

OKB dhe NATO mund të paguajnë shtrenjtë për dësh-fimet në Bosnjë

F. 6

Tenali

Pas disa orësh do të hyjë në fuqi kodi i ri penal. Ky kod është një ndër më demokratikët në Evropë, Botë dhe më gjerë. Duhet të jesh me të vërtetë kriminel debil të futesh në burg me këtë kod. Po të mos ishte ky kod do të shkonim në Evropë shekullin e kaluar. Ç’të keqe të bëra që më bënë këtë të mirë?! Kjo është pyetja që njeriu me gjitëll i bën njërit me kitarë elektrike dhe me mikrofon. Unë lexoj këtu lajmet ndërsa qeveritë të ndryshme ndërsa disa tyre i bien qiftelisë. Kur nuk ankohët qiftelia që i bien pse ankohem ti që e dëgjon. Kryetari i bashkisë ka urdhëruar mos të shiten gazetat nëpër rrugë. Kush e bënë këtë gabim do të dënohet me kodin më të vjetër penal që do të gjejmë në arkivat e perandorisë... Ata që mendojnë të bëjnë propagandë nëpër rrugë duhet të dinë se grumbullimi ndalohet me ligj pa lejen e organëve... Gjoba që vë qeveria mund të paguani me bono privatizimi. Edhe fatos nano mund të paguaj dëmshpërblimin me bono që shumë prej 7 milion$ e paguan me një pako cigare. I ndaloj personat që merren me politikë të më marrin nëpër gojë. Unë jam e depolitizuar. Jam jashtë partie e jo sikur...