Kohët e fundit, në artikuj të shtypit të majtë dhe në deklarata të politikanëve të këtij grupimi ka filluar të përhapet si tezë se gjoja elektorati shqiptar qenka një “brumë” i së Majtës dhe për këtë shkak e Djathta nuk ka elektorat.
Kjo tezë arsyetohet me faktin se në Shqipëri popullsia është shumicë e varfër dhe se të varfërit, sipas logjikës së tyre, votojnë vetëm për të Majtën!! Kjo tezë është shumë e pasaktë saqë në të vërtetë edhe nuk do t’ia vlente të diskutohej po të mos përdorej si argument edhe nga politikanë që përpiqen të mos njihen për spekulime politike si, për shembull, z. Gjinushi. Që teza e shtruar nuk është e saktë, do përpiqemi ta argumentojmë. Po të votonin të varfërit për të majtët kurse të pasurit për të djathtët, atëherë e Djatha nuk do të kishte as sot dhe as në të kaluarën pushtetin në asnjë vend të botës, pikërisht për shkak se të varfërit gjithkund në botë përbëjnë shumicën. Natyrisht këtu flasim për varfëri relative. Nga ana tjetër, dihet që baza elektorale e së Majtës është e pasura kanë një klasë të fuqishme pronarësh dhe i japin përparësi partive me programe të zhvilluara sociale. Ndërsa në vendet ku nuk ka zhvillim aq të qëndrueshëm ekonomik janë në pushtet të djathtët që favorizojnë një ekonomi tregu më liberale, që favorizon kapitalistin. Mendimi se i varfëri duhet të votojë për partitë e majta po përsëritet aq shumë saqë ekziston me të vërtetë rreziku që ai të merret si i vërtetë. Sa më e varfër që të jetë një popullsi, aq më të mëdha do të jenë arsyet që votën t’ia japë një partie që në programin e saj i jep përparësi, aq të nevojshme për përparimin e këtij si dhe të çdo vendi tjetër në botë. Dhe ne luftojmë që të vijë dita që kjo shtresë të forcohet aq shumë sa një parti e majtë të mund të dalë para elektoratit dhe të thotë: mjaft me këtë politikë që po favorizon kapitalistët që na janë forcuar kaq shumë. Si duket sot punët qëndrojnë ndryshe dhe kjo ditë është ende shumë larg. Të thuhet se politika e majtë i duhet një vendi që nuk ka shtresën e vet kapitaliste është njëlloj sikur të thuash se duhen frigoriferë në Polin e Veriut (apo të Jugut). Më tej në f.3
Dr. CERCIZ MINGOMATAJ
klasa punëtore, e cila në Shqipëri pothuaj nuk ekziston, dhe, sipas kësaj logjike, e Majta do të duhej të kishte halle me elektoratin dhe jo e Djathta.
Nëse i shikojmë shtetet evropiane perëndimore, do të shohim se shtetet që janë më të pasura kanë në pushtet parti që qëndrojnë në spektrin politik të atyre vendeve më majtas, ndërsa shtetet evropiane më pak të zhvilluara kanë në pushtet të djathtët. Arsyeja e kësaj është e thjeshtë: shtetet japin përparësi parave djathtët të cilët përparësi krijimit të shtresës së pasur. Por politika sociale ka kuptim vetëm në një shtet ku kapitalistët janë forcuar aq shumë saqë me të vërtetë janë “rrezik” për ata më të varfërit. Në një shtet si yni ku kapitalisti nuk ekziston, ose është ende shumë i dobët, nga kush duan ta mbrojnë partinë e majtë punëtorin dhe fshatarin? Nga agai i përrallave?!
Shqipërisë do t’i duhet për një kohë të gjatë të ketë një politikë të fortë të djathtë që do t’i krijojë kushtet për formimin e shtresës kapitaliste, dhe të
Transparenca nuk është e dëmshme
Kësaj radhe “Koha Jonë” dhe “Gazeta Shqiptare” detyrojnë Kuvendin Popullor të reagojë lidhur me një kërkesë sipas së cilës ministri i Jashtëm, Serreqi, të japë shpjegime për lëvizjet e fundit në kuadrin diplomatik.
Shkak për këtë u bë një intervistë e nënkryetarit të Komisionit parlamentar për punët e jashtme, zotit Bashkim Zeneli, i cili pasi kërkuar nga Serreqi të paraqesë arsyet e ndryshimit të personelit diplomatik në disa prej ambasadave tona. Por, më tepër se kundër Zenelit, Kuvendi Popullor proteston ndaj mënyrës së të interpretuarit të intervistës së zotit Zeneli nga dy gazetat tona të përditshme. Në sqarimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Kuvendit Popullor thuhet se, sipas rregullores, mbledhjet e komisioneve të Kuvendit Popullor janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre, ndërkohë që propozimin apo idenë e zotit Zeneli e ka paraqitur si një “bisedë” dhe jo si propozim. Në sqarimin në fjalë gjithashtu thuhet se në bazë të ligjeve ekzistuese shkarkimi dhe emërimi i përfaqësuesve diplomatikë është kompetencë e Presidentit të Republikës. Duke u nisur nga ky fakt i fundit, është me vend të theksojmë se duke pasur parasysh kushtet e diplomacisë sonë, mungesën e kuadrove të specializuar dhe problemet e vështira, me të cilët janë të detyruar të ballafaqohen ata, do të ishte më mirë që të kishte më shumë transparencë në emërimin e tyre, duke krijuar terrenin për vërejtje dhe sugjerime atyre që emërohen, por edhe duke propozuar. Janë një dukuri e rëndomtë tashmë për diplomacinë tonë përfaqësuesit e paaftë në vende të ndryshme. Këtë e vërtetoi edhe vala e ndryshimeve masive në përfaqësitë tona kohët e fundit. Për këtë arsye nuk do të kishte asgjë të keqe sikur para se Presidenti të vendoste, këta të kalonin në filtrin e Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit.
Maqedonia keqtrajton gazetarët e TVSH
Për të pasqyruar punimet e Kongresit të Parë të Partisë Demokratike Popullore të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për të shënuar ngjarje të tjera me interes nga hapësira shqiptare në Tetovë, mbërriti këtu një ekip i Radio Televizionit Shqiptar i kryesuar nga gazetari Bujar Muharremi.
Ndonëse të pajisur me lejën e qëndrimi dhe akreditiva të nevojshme nga Ministria për Informim e qeverisë së Maqedonisë, ai iu nënshtrua një trysnie të pashembullt nga ana e policisë maqedonase.
Mes marrëveshjes dhe imponimit
f. 4
Kroacia gjithmonë në luftë për identitetin kombëtar
f. 5
Serbët zgjedhin rrugën e forcës
f. 6
Tehran
Do të dalë një ligj i ri që do të rregullojë shitjen e gazetave edhe në male e ligjene. Gazeta që do të ketë më shumë lexues në pyll do të shtypet pa para në shtypshkronjën e re që do të vijë nga BRSS si dhuratë shtypit opozitar konstruktiv që shtrohet dhe pyetja se a ekziston apo jo. Ata që thonë se ekziston e thonë këtë me qëllime të caktuara. Ata që thonë se nuk ekziston gjithashtu e bëjnë me qëllime të caktuara. Edhe ata që heshtin kanë qëllimet e tyre të caktuara. Me qëllime të pacaktuara janë vetëm ata që bëjnë gazetën demokratike dhe më të pavarur.
Sot do të fillojë fushata e grevave të urisë. Në këto katër vjet kushtet në grevat e urisë janë përmirësuar shumë. Përpara grevat ishin shumë më të varfëra, me mungesë ushqimesh. Atëherë mund të bëje grevë duke mos ngrënë kosin e zakonshëm, ndërsa tani duke mos ngrënë salcice.
Polonia ka marrë edhe më pak: vetëm 46 lekë të vjetra. Këtu nuk hyn ndihma për sistemin elektronik të votimit që opozita e ka kërkuar të montohet në gjithë vendin...