06/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 qershor 1995

Serbët qëllojnë mbi Sarajevë

Kosova në Komisionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës F. 6

Edhe një herë për dëmtimet e ullinjve

F. 2

Çfarë fshihet pas "konfliktit" Millosheviq - Sheshel

F. 5

Kur prona i kthehet të zotit

F. 3

Edhe Bashkia e Tiranës “vylëhumbur”

Kalimtarëve apo servir-xhinjve që patën rastin të ndodheshi dhe pranë Bashkisë së Tiranës u tërhoqi vëmendjen mbyllja e derës së jashtme të saj rreth mesditës, në një orë që zyrtarët bashkiakë fillojnë pritjen e popullit. Askush nuk lejohej të hynte, ndërsa ata që dilnin kontrolloheshin në trup me imtesi nga njerëz që nuk ishin të Bashkisë. Me siguri nga ata që dilnin prej Bashkisë u mor vesh se aty njerëz të policisë dhe SHIK-ut po bënin kontroll për zyrat e saj. Një “shet-rrethim” i tillë të bënte të mendoheshe se diçka alarmante duhej të kishte ndodhur. Sipas të dhënave nga punonjës të Bashkisë, por jo të konfirmuara zyr-tarisht, u mësua shumë shpejt se shkaku i këtij “shet-rrethimi”. Me tej në f. 2. Bashkia e Tiranës

Kush e çoi Tiranën në gjyq

1/3 së familjeve të kryeqytetit të Shqipërisë në vitin 1994 u ka takuar të kenë konflikt gjyqësor. Këtë përllogaritje e bëjmë duke u nisur nga numri i familjeve që ka Tirana dhe numri i çështjeve gjyqësore që janë regjistruar e gjykuar në këtë gjykatë gjatë vitit 1994. Trana me 75 mijë familje për vitin 1994 pati 9327 çështje civile të regjistruara dhe 1770 çështje penale, ose 12097 çështje gjyqësore me rreth 30000 mijë familje si palë në gjyqe. Ajo që duhet theksuar është se nëse në Republikë u gjykuan 59000 çështje gjyqësore, më 1994 vetëm në gjykatën e Tiranës janë gjykuar 6697 çështje gjyqësore civile dhe 1228 çështje penale duke mbetur të mbaruara për vitin 1995 rreth 1500 (sipas statistikës së kësaj gjykate më 31 maj 1995), por sipas llogaritjeve të sakta 2630 çështje civile dhe 542 çështje penale. Nese do të studiohësh natyrën e konflikteve gjyqësore që e ka çuar popullin e kryeqytetit me ritme të jashtëzakonshme drejt konflikteve gjyqësore, do konstatosh se vendin e parë e zënë çështjet gjyqësore të pronësisë me rreth 3000 çështje dhe pastaj divorcet, pjesëtimet e pasurisë dhe vërtetimet e faktet me rreth 3000 çështje. Kurse vetëm 1/3 e çështjeve gjyqësore janë për fenomenet e tjera të jetës së Ministria e Drejtësisë

Padova: “Të njohim Shqipërinë”

Mungon përfaqësuesi nga ambasada shqiptare Në njërën prej ditëve të fundit në Padova të Italisë u zhvillua një takim me temë “Të njohim Shqipërinë”. Të pranishëm në takim u formuan mbi zhvillimet në vendin tonë, për kulturën, traditat, historinë e Shqipërisë, rolin që kanë luajtur shqiptarët në periudha historike të caktuara. Gjithashtu në takim u fol për letërsinë tonë dhe për artet në përgjithësi, ku artiste të njohur shqiptare treguan vlerat e tyre para të pranishmëve, ndër të cilët kishte personalitete të njohura italiane, shqiptare me banim në Itali etj. Sipas njoftimeve, nga të ftuarit në këtë tubim mungonin vetëm shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe përfaqësuesi i ambasadës sonë në Romë. Kadareja ndoshta mund të ketë qenë i zënë me aktivitete të ndryshme, ku shpesh është i ftuar, po është e pa-shpjegueshme mungesa e një përfaqësuesi nga ambasada shqiptare në Romë. A thua të kenë aq shumë punë diplomatët e ambasadës sonë në Romë, sa nuk u gjend as edhe një punonjës i thjeshtë për të shkuar në Padova? Korresp. “Republika”

Qytetin tonë e kanë lënë pa vulë. Ata që e kanë konsumuar këtë krim të rëndë nuk kanë të drejtën morale të merren me politikë. Ndodhta dhe nuk e kanë bërë me qëllim por sidoqoftë edhe të drejtë politike nuk kanë. Vula sipas disa informacioneve të brendshme ka qenë aq shumë e konsumuar dhe do të ndërrohej brenda disa ditëve me një të re. Ajo jo vetëm se ishte konsumuar por edhe ishte komprementuar duke i rënë çfarëdo letre. Sot kam një gjë për t'ju thënë që përbëhet nga këto dy çështje: e para, e dyta dhe e treta. Të fillojmë nga fundi, nga e katërta, nuk duhet menduar se hapa e S... ka qenë ndonjëherë e dëshmshme. Demokracia ka edhe anët e mira... këte nuk e keni ditur por ja që sot ka ardhur edhe kjo ditë që mund ta themi lirisht këtë fakt, pa pasur frikë se do të shpallemi nostalgjikë. Ekologjistët kur u larguan lanë pas vetes 46.2 tonelata plehëra në formë të kanoçeve, shisheve San Benedetto dhe disa parulla se “duam kodër e një penal ekologjik”, “refugjatët mos hedhin kanoçe nga skafët” etj. Midis çenjëstrës dhe të vërtetës gjithmonë ndodhet një gazetë. Ndërsa midis dy të vërtetave ndodhen një parti.