08/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 qershor 1995

Hapja e dosjeve-një veprim i vonuar

Pas një pauze relativisht të gjatë, fantazma e dosjeve doli përsëri në fushën e betejave politike, të cilat janë ashpërsuar së tepërmi me afrimin ose më mirë fillimin e fushatës elektorale. Disa kohë pas marrjes së pushtetit nga ana e PD-së, iniciativa për të kërkuar hapjen e dosjeve e kanë kërkuar më shumë përfaqësues nga forca të majta politike. Edhe tani, një i majtë, socialdemokrati Gjinushi, është bërë protagonist i afërsi që quhet “hapje e dosjeve”. Socialdemokratët nuk munguan të publikonin edhe një projektligj i cili do të mundësonte hapjen e dosjeve për politikanët. Liderë të partive të ndryshme janë shprehur pro hapjes së dosjeve, duke argumentuar me motive të ndryshme këtë hap të ndikuar edhe nga pozita e tyre në spektrin politik. Është më se e sigurtë se në partitë e ndryshme të formuara në kaosin që sundoi vendin gjatë viteve 1991-1992, shumë lehtë kanë depërtuar njerëz të angazhuar me detyra nga më të ndryshmet, ndër të cilët më e rëndomta ishte informatori për çka ndodhte në partitë opozitare për të vazhduar më vonë me misione më të rëndësishme. Disa prej këtyre janë mënjanuar që në fillim të proceseve demokratike, duke u larguar përfundimisht nga politika, në ndonjë rast ka pasur edhe vetëdenoncim me qëllim për t’i dhënë fund torturave psikike të vazhdueshme, por ka dhe nga ata “dosistë”, të cilët ose janë të vendosur për ta realizuar misionin e ngarkuar deri në fund, ose mendojnë se është më mirë të shijojnë sa të shijojnë privilegjet e fituara nga të qenit politikan. Po, a duhet të hapen dosjet? Së pari është për t’iu përgjigjur pyetjeve se a përfaqësojnë ato dosje plotësisht të vërtetën? A ka pasur manipulime apo zhdukje të tyre? Kur flitet për hapjen e dosjeve, kjo duhet të ishte bërë më kohë. Sa më shumë kohë që kalon, aq më i madh është edhe dëmi që shkaktojnë në të gjitha partitë e shoqatat e ndryshme misionarët e ngarkuar me detyra prej ish-Sigurimit famëkeq. Nga ana tjetër, duke parë ngulmin e të majtëve për të hapur dosjet, pushteti dhe PD-ja, duke mos e bërë këtë, kanë rënë plotësisht në lojën e saj. Majtës Njeriu zakonshem, duke analizuar në mendjen e tij ngulmin e të majtëve për hapjen e dosjeve dhe shurdhërinë apo kundërshtimin e pushtetit dhe partisë në push- [vazhdon në faqen 4]

Deputetët e Aleancës Nacionalë Italiane në Selinë Qendrore të PRSH

Më 6 qershor 1995, paradite, në Selinë Qendrore të PR, kryetari Sabri Godo priti delegacionin parlamentar italian të përbërë nga z. Tremalia, kryetar i Dhomës së Jashtme të Parlamentit italian dhe deputet i AN si dhe z. Tatarela kryetar i grupit parlamentar të Aleancës Nacionale. Në takim ndodheshin edhe nënkryetari i PR, z. Fatmir Mediu, Sekretari i Përgjithshëm, z. Çerçiz Mingomataj, si dhe shefat e sektorëve të Propagandës, Organizimit dhe Shtypit e Informacionit z. Gjok Beci, Ismail Male dhe Neritan Alibali. Pasi falenderoi për pritjen, z. Tremalia tha se Shqipëria përjetoi diktaturën më të egër komuniste në të gjithë Evropën Lindore. Ai vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme shtetërore dhe kërkoi që këto marrëdhënie të forcohen me tej në planin ekonomik dhe kulturor. Në drejtim të Partisë Republikane ai vlerësoi pozicionin e PR dhe kritikën konstruktive që bën ajo sidomos pas daljes nga qeveria e koalicionit. Nga ana e tij z. Tatarela tha se qëllimi i vizitës është njohja me gjendjen në Shqipëri, nxitja e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore si dhe krijimi i kontakteve politike. Ai kërkoi edhe lidhje marrëdhëniesh midis rajoneve të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë. Z. Sabri Godo bëri një ekspoze të gjendjes politike ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria, arsyet e daljes nga koalicioni qeveritar, qëndrimin ndaj pronës dhe ndaj fenomeneve aktuale, arsyet e krijimit të Lidhjes së Djathtë Shqiptare dhe subjekteve që e [vazhdon në faqen 3]

Moldavi - 2 Shqipëri - 3

Moldavi - 2 Shqipëri - 3 Edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Moldavi ekipi ynë kombëtar arrin të fitojë përsëri përfaqësuesen këtij vendi, por kësaj radhe me rezultatin 3-2. Ishin lojtarët tanë të cilët kaluan të parët në avantazh që në minutën e tetë të ndeshjes, për tu kaluar më pas nga moldavinet, të cilën për një fare kohe kryesuan 2-1. Por futbollistët shqiptarë ja dolën jo vetëm të barazonjë por edhe të fitojnë me rezultatin 3-2. Kjo ishte njëkohësisht edhe fitorja e dytë e përfaqësueses sonë pas një serie rezultatesh negative.

Diplomacia evropiane e pafuqishme në Bosnje

F. 6 Kabinete Komunës së Kamzës janë tërësore sepse ajo nuk zbaton asnjëfarë Ligji F. 3 Amerika - Kombi i emigrantëve F. 5 Tokë që vret Peshkun po e ha dinamiti... Gjykatat e Tiranës punojnë “qep e shqep” F. 4 UJKU - filmi i ri në Kinema Republika Sportifalkëvyn me proklje Njoftime reklama F. 7-8

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit për shitblerjen e tokës! Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën.

Të nderuar njerëz të të gjitha krahinave, edheve, sekteve dhe feve të ndryshme. Duke filluar nga data 1 korrik 1996, do të dalin nga shtypi dhe do të vihen në qarkullim në seri pasaportash të reja për të gjithë njerëzit me pseudonime. Kështu numri i pasaportave do të arrijë në 6 milionë.

Do të pranohen kërkesat vetëm për ata që nuk kanë nënshkruar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Kur të hapen dosjet do të mbyllen mjaft probleme, analistët vënë në dukje dhe vëzhguesit nënvizojnë se mund të mbyllen edhe mjaft gazeta dhe gazetarë të shquar mund të bëhen edhe më të shquar. Do zbulohet se zvarranikë e të raportuarit me shkrim e kanë përfeksionuar pa filluar punë. Ilir Enver Hoxha, është krenar për atë që ka bërë i ati. Kur ka lindur Iliri, i pari që e ka uruar Enver Hoxhën ka qenë Stalini. Tani Iliri shprehen që një ditë do të hakmerret. Në fakt nuk është vetëm Iliri që merret me këtë “do të na vijë dita”. Kam një lajm të mirë për Partinë Socialiste. Së shpejti do të ketë një anëtar më pak! Unë jam i mendimit, megjithëse detyra që krej si telal më ndalon të jap mendime personale, se ka shumë vetë që po më hujnë në zanat. Kjo nuk është e ndershme. Kemi apo nuk kemi copyright?! Po ju paralajmëroj se do t’i hedh në qarkullim vjedhje të profesionit. Karikaturë e një njeriu që mban një orë të madhe; pranë saj shkrimi “Telali”.