11/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 qershor 1995

Dënim me vdekje për rrëmbyesit

PR propozon: Partia Republikane Shqiptare ndjek me shqetësim të thellë përhapjen e krimit të organizuar në drejtim të kontrabandës, drogës, emigracionit klandestin dhe prostitucionit. Këtyre të këqijave të papajtueshme me virtytet e popullit tonë, u është shtuar kohët e fundit edhe rrëmbimi i fëmijëve, që sigurisht përdoren për shitje ose edhe për transplantim organesh. Pasiguria dhe frika rrënqethëse po përhapet në familjet, gjëja më e shtrenjtë e të cilave është jeta e fëmijëve. Pushteti është duke marrë masa për një rend më të mirë, por grabitja e fëmijëve duhet ndalur me çdo kusht. I bëjmë thirrje Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë të shqyrtojnë çështjen me ngut dhe të dekretjojnë një ligj për dënimin me vdekje të autorëve të rrëmbimeve dhe të burgjet me të rënda për bashkëpunëtorët. Kjo dukuri e jashtëzakonshme e paduruar kërkon edhe marrjen e masave të jashtëzakonshme. Kemi bindjen se kjo do të miratohet nga gjithë populli. PS. RTSH refuzoi transmetimin e kësaj deklarate

Partosh flet shqip

Parbërme në ambientet e Hotel Tiranës të peruruara botimi në shqip i librit “Bota që erdhi prej të ftohtit” i specialistit të BBC për çështjet e Europës Lindore, Gabriel Partosh. Libri është një pasqyrë e luftës së ftohtë. “Kur lufta filloi, nuk u bë kur- [?]” dhe Qendrore. Lindur në Hungari dhe i formuar pjesërisht atje, ai kthehet shpesh në vendlindjen e tij, Budapest- një intervistë me shkrimtarin Sabri Godo F. 3

Luftë kundër serbëve

Boshnjakët mes luftës së armatosur dhe “luftës për armatim”

Manovra turko-

Në kuadrin e nismës Partneritet për Paqe

Luftë kundër serbëve dhe embargo

Mbajtja e mëtejshme e embargos mund të arsyetohet vetëm me një plan serioz paqeje Boshnjakët mes luftës së armatosur dhe “luftës për armatim” Acarimi i fundit e gjendjes në Bosnje nxiti Kongresin Amerikan të marrë një vendim që ka rëndësi të madhe për zhvillimet në Ballkan: Të hiqet embargoja për furnizimin me armë të boshnjakëve. Edhe pse për t’u bërë ligj këtij vendimi i duhet të kalojë Senatin dhe në fund i takon vetë Presidentit amerikan të vendosë të vërë apo jo veton mbi të, vetë fakti se kongresmenët mendojnë që boshnjakët duhet furnizuar me armë bën një presion politik shtesë në faktorin ndërko-mbëtar. Po të vendosin SHBA heqjen e embargos mbi shitjen e armëve boshnjakëve, shtetet e tjera perëndimore dhe Rusia mund të mos e mbështesin, por kjo nuk do të ketë ndonjë peshë. Në të vërtetë, është e ditur se SHBA me ushtrinë e vet mban barrën më të madhe në përkujdesjen që të realizohet vendimi i OKB-së për mosfurnizim me armatim të palëve ndërluftuese. Në rast se ajo vendos që të mos respektojë këtë vendim, atëherë vendimi Më tej në f. 5

Manovra turko-shqiptare

Të mërkurën forcat ajrore dhe detare të Shqipërisë filluan një stërvitje në detin Adriatik edhe me pjesëmarrjen e fregatës turke “Ege”. Stërvitja me emrin e koduar MAREKS ‘95 zgjati 4 ditë dhe u zhvillua në afërsi të portit të Durrësit. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte koordinimi i dhënies së ndihmës humanitare nëpërmjet op- Më tej në f. 3

Mysafirët italianë nuk do të ngatërrojnë stalinistët e ZP me popullin shqiptar

F. 3

Tremalia: Shqipëria të vështrohet në mënyrë të privilegjuar

F. 4

T e l a u i

Sipas Kodit të Ri Penal shumë njerëz do të duhej të ishin në burg, por janë në liri. Si është e mundur, pyesni ju. Thjesht. Unë për shembull isha brenda dhe sipas Kodit të Ri dola. Por njeri që ishte me mua brenda nuk doli, sepse partia e tij nuk kishte votuar për këtë kod të ri penal, prandaj ai do të rrijë. E brenda sepse është mësuar me kodet e vjetra. Sipas kodit të ri penal që është në sirtarët e një partie të majtë të moderuar, një person mund të kandidohet për deputet edhe nga burgu. Sipas këtij kodi, ai që është brenda mund të bëhet kandidaturën vetëm si kandidat i pavarur. Korrupsioni nuk ka ngjyrë, prandaj disa dhe nuk e shohin. Po të kishte ngjyrë do ta gjenin më lehtë. Edhe demokracia nuk ka ngjyrë. P.sh. nuk mund të jetë e kuqe. Mund të jetë blu në raste të rralla, por në rastet më të shumta është pa ngjyrë. Të gjitha njoftimet e mia botohen në buletinet më të rëndësishme botërore dhe kanë një rëndësi të madhe. Shqetësimet e mia janë shqetësime të gjithë botës dhe nuk mund të mundohen asnjë shqetësim botëror pa mua.

të përgjegjësve F. 4 Bashkimi serb: një prezik për Kroacinë F. 5 PR nuk bën pazar në kurriz të programit të vet politik F. 2 Nafta çoroditëse e çmimeve F. 5 UNICEF-i përpjekje e suksese Filmi i Fjalëkryq Njoftime, reklama F. 7-8