Socialistët festuan 54 vjetorin e themelimit të PS
Dje në Tiranë...
Dje PS festoi 54 vjetorin. Me moshën mund të gënjesh, nuk është ndonjë mëkat i madh, por vjen një kohë që gënjeshtra për moshën bëhet bajate dhe i vetmi njeri që beson është ai që e thotë.
Partia Socialiste gëzoi dje 54 vjetorin e themelimit të vet, pas një kongresi, i cili ishte i fundit dhe i pari. Ishte kongresi që mbylli epokën e lavdishme të PP dhe hapi atë të PS. Mënyra e krijimit, pjesa e konsiderueshme e përbërjes së saj, qëndrimet për disa probleme kyçe, sidomos kur është fjala për të kaluarën, e veçanërisht për figurën e atit të tyre Enver Hoxha, janë shenja të qarta se PS është PPSH. Këtë e pro- provojnë më së miri pikëpyetjet që lindin për kushtet dhe rrethanat në të cilat komunistët shqiptarë vendosën të ndryshojnë emrin. Pse nuk doli dhe PS, ashtu si gjithë partitë e tjera, duke bërë formalitetet e zakonshme, po iu desh të priste Kongresin e 10-të të PPSH? Pas formimit të PD si e para parti opozitare e ligjëruar nga dekretimi i pluralizmit politik në Shqipëri, pasoi krijimi i disa partive të tjera, të cilat përfaqësonin shtresa të ndryshme të popullsisë, megjithëse boshti kryesor i tyre ishte antikomunizmi. Në atë kohë vendi ndodhej në prag të zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991. Ramiz Alisë i duhej një forcë politike e aftë që ta mbështeste në planet e veta politike. Po të nisemi nga kushtet e atëhershme, duke mos injoruar të kaluarën si dhe poziten e Ramiz Alisë, nuk është vështirë të konkludosh se e vetmja forcë politike që mund Më tej në f. 3
Bazë ushtarake buzë kufirit
Gjatë një ceremonie ushtarake të organizuar këto ditë në Kotor, presidenti malaz-es, Momir Bulatoviç, bëri të ditur se Mali i Zi ka vënë në dispozicion të forcave ushtarake të Jugosllavisë së vetëshpallur Gjirin e Valdanozit, ku do të ndërtohet një bazë ushtarako-detare, si dhe 130 banesa në lagjen Pinjesh të Ulqinit, ku do të strehohen oficerët dhe familjet e tyre.
Projekti i shpallur për militarizimin e këtij Gjiri ka shqetësuar prej kohësh të gjithë opinionin shqiptar e malazez si dhe specialistët e çështjeve ushtarake, të cilët e shohin ndërtimin e kësaj baze si një rrezik për të gjithë rajonin. ATSH
Teleni
Më falni që ju lashë pa haberë mbrëmë, por isha në festë dhe nuk mund të dilja rrugëve. Festa shkoi mjaft mirë vetëm se në fund u thyen ca shishe e karrike në kokat e të pranishmëve. Shkaku ishte se cila tesër partie ishte më e mirë, ajo e PP apo ajo e PS. Njerëzit janë bërë pak budallenj këto kohët e fundit. Grinden kot. Të gjithë kështin mbrëmë nga dy palë tesera dhe nuk dinin kush ishte më e mira.
Hysni Milloshi ka dalë maleve të Tepelenës me komitat e vet. Njësiti i Hysniut po përpiqet të çlirojë komandant Fatosin. Fatosi nuk jep shenjë se është i gjallë, pas daljes së Kodit të ri Penal. “E ç’do të bëj si të dal nga teqeja?” citohet të ketë thënë Fatosi për një gazetë shumë të pavarur.
Kur të marrin pushtetin socialistët do ta bëjnë reformën me ndihmën time. Unë do të dal me të gdhirë të yllit të sabahut dhe do them: “Të gjithë punëtorët e administratës dhe pronarët e kioskvave të mos dalin sot në punë deri në një urdhër të dytë!” E shikoni, asgjë nuk ndryshon, por përsëritet në një formë tjetër. Kështu e bënë reformën komunistët në 1946.
Kohët e fundit po përdoret shumëlla e re Nami-Nano, more cun, ‘ka partia si pëllumb’. Pellumbi i janarë nrirë pendët, por ka porositur gjelqere në Greqi. Gjelqero ja vetëm të zbardh faqen, por të dizinfekton edhe narkomanët. Gëzuar 54 vjetorin! Komunizmi nuk vdes kurrë. Rroftë PS!
Vlerësimi jo-reali i Kosovës mund të çojë në ndërlikime të rënda
f. 2
Turqi - Greqi: Në prag të konfliktit? Të fundit nga Ballkani