Brenda pak ditësh në dy raste asistuam në përplasjen e shtetit me shtetas të tij.
Një javë më parë, shteti duke u mbështetur në ligjet e veta, vendosi të shembë shtëpitë e “imigrantëve” të ardhur nga zonat verilindore të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në fshatin Bathore. Por forcat e policisë, të cilat shkuan për të ekzekutuar vendimin e qeverisë, hasën në rezistencën e “imigrantëve”, të cilët arritën të bllokojnë edhe rrugën kombëtare, duke paralizuar qarkullimin në të. Dy ditë vazhdoi situata e tensionuar për të përfunduar me tërheqjen e qeverisë nga vendimi i saj.
Ndërhyrja e drejtuesve të PD për të zgjidhur konfliktin dhe zgjedhja në dëm të qeverisë hoqi hijen e dyshimit mbi mundësinë e një manovre me karakter elektoral të partisë në pushtet. Kështu, tani, qeveria duhet të mendohet sërish për t’u gjetur një vend tjetër banorëve të fshatrave, shtëpitë e të cilëve do të përmbyten nga ujëmbledhësi i Bovillës.
Më shpejt se Meksi dhe ministrat e tij reaguan fshatarët e më sipërm, të cilët, të nxitur ndoshta edhe nga suksesi i arritur në Bathore nga “imigrantët” verilindorë, kanë pushtuar digën e Bovillës, duke pezulluar punimet.
Shkaku i vetëm i revoltave të tilla është paaftësia e shtetit për të vepruar dhe, me kryesorja, mungesa e një koncepti të drejtë mbi atë që quhet “shtet ligjor”. Dukët se tek pushtetarët e sotëm nuk janë larguar ende simptomat e apolitikës së rrugës, ndoshta meqë ka rezultuar e suksesshme në fazën e parë të demokratizimit të vendit.
Por mbi të gjitha, qoftë konf-
Më tej në f. 2
Takime sekrete në Athinë
Znj. Nano takon krerët e lartë të shtetit grek
Gjatë një vizite në Athinë, e shoqëruar nga sh. Bashkim Zeneli, znj. Nano pati takime me krerët më të lartë të shtetit grek, përfshirë këtu edhe ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin grek.
Këto takime janë veshur me “mister”, pasi edhe zëdhënësja e Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, nuk ka shkruar asnjë rresht për takimet në kryeqytetin grek. Vetë znj. Nano nuk pranon të thotë qoftë edhe një fjalë për çka është biseduar në Athinë.
Ajo që vlen për t’u veçuar është fakti se megjithëse z. Zeneli shoqëroi znj. Nano në “tripin” e vet në Athinë, ai nuk mori pjesë në takimet me dyer të mbyllura që zhvilloi znj. Nano.
Tortura shtazarake ndaj refugjatëve
Kthimet, keqtrajtimet dhe kafshëritë e ndryshme të ushtarëve dhe policëve, madje edhe qytetarëve të rëndomtë grekë ndaj refugjatëve shqiptare shqiptarë në Greqi shfaqen dhe zhduken në faqet e shtypit tonë varësisht nga tensioni i marrëdhënieve politike në mes të dy vendeve.
Kthimet, keqtrajtimet dhe kafshëritë e ndryshme të ushtarëve dhe policëve, madje edhe qytetarëve të rëndomtë grekë ndaj refugjatëve shqiptarë në Greqi shfaqen dhe zhduken në faqet e shtypit tonë varësisht nga tensioni i marrëdhënieve politike në mes të dy vendeve. Atëherë kur këto marrëdhënie janë pak a shumë të qeta duket se refugjatët nuk kanë probleme. Por në realitet ndodh krejt e kundërta. Atje në Kakavijë dhe Kapsthice shqiptarët i gjen t’i kthejnë çdo ditë, t’i keqtrajtojnë çdo ditë, t’i torturojnë çdo ditë. Trajtimi i egër i tyre nuk kushtëzohet nga acarimi politik, prezenca e tyre në media po.
Një krim i tillë me i fundit, një torturë shtazarake e ushtrisë greke ndaj katër të rinjve nga Burreli, që ndodhi para pak ditësh në kufirin grek është e denjë për kohën kur urrejtja dhe krimet greke ndaj refugjatëve ishin në shkallën e egërsisë ekstreme. Këta katër të rinj, me inicialet A.S, K.B,
Më tej në f. 3
Kuçedra që po i bllokon ujin kryeqytetit i ka kokat lart në Qeveri F. 2
Ligji nuk është vetëm për “njerëzit e ligjit” F. 5
A do të aprovohet Statusi i Jetimit nga Parlamenti? F. 5
Greqisë i tërhiqet vëmendja: Të lëpërohen sanksionet Zemërimi antisërb i Shkupit F. 6
“Biznesi” i leckave Bëju vetë mjek Fjalëkryq Fimi i ri Njoftime reklama F. 7-8
Në numrin e ardhshëm do të lexoni: E Diatha - shpëtim i vendit
Lajmërim
Lajmërohen të gjithë anëtarët e KD të FRRSH se të shtunën, me datë 17.06.1995, do të zhvillohet një mbledhje urgjente e KD të FRRSH në ora 10.00.
Të merren të gjitha masat që të mos mungohet.
FRRSH
Teuani
Më falni që nuk dola mbrëmë, por më kishin rrëmbyer. Më kishin rrëmbyer, kështu e dha edhe media. Unë në fakt isha për çaj tek daja, por meqë në gazetë lexova se më kishin rrëmbyer, e besova. Nuk kishte asnjë arsye serioze që të mos besoja. Gazetarët, si të ata të varur, ashtu dhe ata që ende nuk janë varur gjithmonë të vërtetën kanë thënë.
Që nëse e tutje për t’i dhënë impulse të reja reformës, ligjet do të bëhen ndryshe. S’ka anë ardhur punët nuk ka pikë kuptimi që të gjithë njerëzit t’i binden ligjit. Ky është arkaizëm me brirë. Atë ku ligji mund të gjejë zbatimin me konsensus, aty le të zbatohet. Aty ku nuk gjen zbatim me konsensus të bëhet ligj i ri për atë kallaballëk. Kemi apo nuk kemi demokraci.
Greku do të zgjedhë ujar territoriale, po nuk janë dakord peshqit që ndodhen nën ujë. Nuk është puna se greku ka frikë nga turku, jo, gjithë puna është se peshqit në të dy anët e kufirit detar ndërmjet dy vendeve nuk janë dakord të ndryshojnë pronar.
Socialistët kanë premtuar se do të kthejnë ndërmarrjet shtetërore. Meqë nga viti i ardhshëm pritet të dalë nga Toka edhe Ramo socialistët do propozojnë që të krijohen hotelet dhe akrepat. E thënë me një fjalë, socialistët nuk do të njohin asnjë lloj pronësie para vitit 1945 dhe pas vitit 1990. Rrofë socializmi ngadhënjimtar! Përpara për fitore të reja! Grusht çeliku rreth partisë Par-ti - Ramiz unëlit nuk lëviz.
Më tej në f. 2