Deklaron Karl Bild, përfaqësues i ri i diplomacisë evropiane në Konferencën e paqes për ish-Jugosllavinë
Në një konferencë shtypi të mbajtur pas vizitës që bëri në Washington, përfaqësuesi i ri i diplomacisë evropiane në Konferencën për paqen në ish-Jugosllavi, Karl Bild, ushpreh skeptik lidhur me të ardhmen e Bosnjes dhe theksoi se të gjitha parashikimet çojnë drejt një lufte të përgjithshme në ballkan.
Edhe në qoftë se do të mund të arrihet ndonjë paqe e menjëhershme, theksoi ai, bashkësisë ndërkombëtare do të duhet të jetë e pranishme edhe për shumë vjet të tjera në ish-Jugosllavi për vetë problemet e mëdha që ekzistojnë për rindërtimin e saj, mbikqyrjen e të drejtave të njeriut dhe për zgjidhjen e konflikteve etnike në të gjitha ish-republikat e saj.
Ish-kryeministri suedez kërkoi një angazhim më të madh të SHBA-së ndaj iniciativave të reja evropiane tani, kur siç tha ai, ekzistojnë edhe shanset për një bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë.
Në Greqi… Shqiptarët "harrohen" në burgje
Në burgjet e Greqisë ka më shumë shqiptarë të burgosur se sa në burgjet e Shqipërisë.
Këtë shifër e konfirmojnë mjetet e masmedias greke dhe veçanërisht vizita e Janullatosit në dy burgjet e Athinës. Llogaritet që në këto burgje janë rreth 2.000 shqiptarë, transmetonte para disa ditësh në një emision të tij kanali televiziv privat grek “SKAI”. Cuditërisht edhe hiresia e tij Janullatos i diferencoi të burgosurit shqiptarë. Ai coi libra, fletore, revista, kaseta e manjetofone dhe ndonje pako biskota per ata te burgosur që janë regjistruar si ortodokse. Por me kryesorja mbetet fakti se janë të burgosur kaq shumë shqiptare. 1/2 e tyre mbahen në qelitë e errëta duke shkelur të drejtat elementare të njeriut sepse, edhe pse kanë kaluar 1-2 vjet policia dhe drejtësia greke s’po formulon dot nenin për t’i akuzuar dhe, me kryesorja, provat janë tepër të njeanshme, thjesht pohime policësh të rendomte provincash dhe ushtarësh postbllogesh. Shkohet deri aty sa ka shqiptare të burgosur vetëm se kanë fjetur në mullarin e barit apo shumë të tjerëse kanë vajtur në organet e rendit për t’u ankuar sepse pronari s’u paguan punën e bërë dhe kanë përfunduar të burgosur se “akuzojnë” qytetare greke. E gjithë kjo kategori njerëzish duhej të ishte liruar me kohë, por, sipas ligjit grek, nëse të dërozon një polic apo punonisë rendi në një qendër ndalimi e nëse ai nuk vjen të kërkojë vazhdimin e procesit hetimor, mund të mbetesh aty për shumë e shumë kohë. Me këtë metode e kanë pësuar jo pak shqiptare e veçanërisht rreth 80 adoleshente që qëndrojnë pa u gjykuar prej tre vjetësh nëpër këto burgje. Asnjë konfirmim qeveritar nga pala shqiptare nuk ka për këtë problem në bisedimet dypalëshe. M. B.
Presion ndaj veprimtarëve republikanë
Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Republikane Shqiptare
Natën midis 14 dhe 15 qershorit, persona të paidentifikuar kanë grisur nëntë stenda e PRSH pankartën me anë të së cilës i bëhej thirrje qytetarëve të Tiranës të firmosnin peticionin e LDSH kundër Projektligjit për shitblerjen e tokës.
Partia Republikane e konsideron këtë akt vandal dhe antidemokratik si dhunim të Selisë Qendrore dhe veprimtarisë së saj.
Zëdhënësi PR është i detyruar të njoftojë opinionin publik se nuk është rasti i parë që bëhen veprime të tilla. Në shumë rrethe të tjera ku qarkullon peticioni, si në Fier, Shkodër etj., janë grisur pankartat dhe u janë bërë presione veprimtarëve republikanë. Gjithashtu në Tiranë, në pikën e mbledhjes së firmave pranë ish-kinema “Partizani”, veprimtari PR u detyrua të largohej nga veprimet provokuese të disa personave të panjohur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në pika të tjera të qytetit të Tiranës. Këto veprime kanë detyruar degën e PR Tiranë të mbajë të hapur vetëm pikën e mbledhjes së firmave pranë Selisë Qendrore të Partisë.
Por disa ditë më parë, tre persona tentuan të mbyllin me forcë
Më tej në f.2
E Djathta shpëtimi i vendit
F. 2
Kambizmi në rrugë joshtë për kriminelët
… jo shije për kriminelët
… në Pragë
joshi[e?] për
kriminelët
F. 3
Një vështrim social mbi Kodin e Ri Penal
F. 4
Bosnja Viktimë e mëdyshjeve
F. 6
Në Shqipëri gjatë këtyre viteve janë ravijëzuar tri kategori pronarësh: 1. Pronarë të vjetër, 2. Pronarë të rinj, 3. Pronarë kiosakash. Kur të shkakërohet ky parlament, do të dalin edhe pronarët e vërtetë të kios[kave?]. Kandidatë të rinj për deputetë krahas deklarimit që nuk “kanë qenë të vërtetën për sigurimin e shtetit” duhet të deklarojnë nëse kanë kioskë.
Tani që po na afron lufta ballkanike do të kënaqen për të gjithë. Pas kësaj lufte do ndryshojnë edhe fqinjët e Shqipërisë: Sanxhaku, Bulgaria, Turqia, Republika e Turke të Qipros. Shqipëria. Albania e cila është për mosndryshimin e kufijve, do të angazhohet seriozisht që të respektojë të drejtat e minoriteteve të këtyre vendeve.
Do të mbyllet “Zëri Amerikës”! Dëgjuesve do t’u jepet asistencë sociale. Gazetat do të dalin tri herë në ditë. Në mëngjes do jenë të majta, në drekë të ekstremit të majtë, ndërsa në mbrëmje do dalin me faqe të bardha.
Vapa e korrikut do bëjë që një pjesë e njerëzve të rrjedhin nga trutë. Do ketë tregti të madhe trush dhe drush këtë verë. Plazhi i Durrësit do të jetë vetëm për opozitarët socialistë, në mënyrë që të lajnë mëkatet e vjetra dhe të reja. Pas opozitarëve do u vijnë radhapozitarëve, me pastëpangazhuarëve dhe kështu me radhë derisa t’i shterojë kripa Adriatikut.