27/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 qershor 1995

Vizat vetëm për pakicën greke - dyshim në sinqeritetin grek...

...Mosaplikimi i vizave të afatgjatapër emigrantët shqiptarë të bën të dyshosh se autoritetet greke e shikojnë si të mundshëm një përkeqësim të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe kështu nuk dëshërojnë të shkaktojnë drama e akte limit-i masiv të emigrantëve shqiptarë... faqe 4

Fshatarët të pasigurtë me tapinë e qeverisë

...Fshatari nuk mund të pajtohet me thirrjen dhe urimin “ta gëzoni tokën”, pasi ky do të ishte i besueshëm po të vinte nga vetë ish-pronari, jo nga shteti? Fshatari e sheh se dhe thënia “ky është emërtimi më i mirë për shumicën”, është pa peshë. Në të vërtetë elementi i barazisë që pretendon PD dhe Qeveria e saj është falls. Një fakt: në një ish-kooperativë, një fshat merr 2 dynym tokë për frymë, në fshatin tjetër 4 dynymë!…

GODO: “Trokisni në çdo derë”

Letër e hapur: Komiteteve Drejtuese të Partisë Republikane në rrethe Vetëm kështu bëhet i mundur mosmiratimi i shitblerjes së tokës Letër e hapur: Komiteteve Drejtuese të Partisë Republikane në rrethe GODO: “Trokisni në çdo derë” Vetëm kështu bëhet i mundur mosmiratimi i shitblerjes së tokës Peticioni LDSH për ndalimin e projektligjit të shitblerjes së tokës gjen përkrahje të shëndoshë. Në disa degë të Partisë Republikane janë arritur rezultate më të dukshme. Deri më 24 qershor në degën e Tiranës janë depozituar 20 mijë firma. Korça, Durrësi, Malësia e Madhe, Kurbin, Pogradeci janë në kuotën e 10 mijë firmave. Dega e Kurbinit ka arritur në 89% të firmave të mundshme dhe ajo e Malësisë së Madhe në 60%. Por degë të tjera si Mirdita, Dibra, Gjirokastra, Shkodra, Peqini, Fieri, Lushnja, Mati, Puka etj., ndodhen në përqindje të ulëta. Mendoj se diferencimet e mëdha në rezultatet e degëve janë thjesht subjektive. Disa komitete drejtuese e kanë marrë te 10 herë më pak se Kurbini e Malësia e Madhe që nuk kanë mjete. Kundrejt popullsisë, Malësia e Madhe ka mbledhur 5 herë më tepër firma se Shkodra. Shifrat janë të merzitshme, po edhe gjëja më e rëndësishme. Tërë puna është te dëshira, të ngulemipër të gjetur rrugët. Mbase nuk është e mundur që gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues të shkojnë në gjithë komunat, po mund të thirren në qendër kryetarët e seksioneve e nëndegëve. Secili gjen mënyrat me vetë veprim republik(an), pa ndarë nga mendja arritjen e qëllimit. Janë shpërndarë listat në fshatra dhe së shpejti do të kemi një dyfishim të rezultateve që figurojnë më 24 qershor. Në të njëjtën kohë punojnë edhe subjektet e bashku me zëmbrapsjen e rrezikut komunist dhe për fitoren e demokracisë së vërtetë. Peticioni për të thyer ligjin kriminal të shitblerjes së tokës është një shërbim i madh ndaj vendit, sepse do t’i japë mundësi parlamentit të ardhmë të vërë në vend pronën private mbi tokën, duke hedhur themelet e shtetit ligjor. Po në të njëjtën kohë ky peticion mund të dëshmojë shtrirjen që ka në elektorat secili subjekt i Lidhjes dhe e gjithë Lidhja së bashku. Në këtë vështrim peticioni është një fushatë që meriton kujdesin dhe angazhimin më të madh. Është e sigurtë se po të trokitet në derën e çdo qytetari e po të arrihet çdo fshat, Lidhja e Djathë do të mbledhë “lehtësisht” aq firma sa të bëjë të pamë-thjeshtë. A mund të mblidhnë çdoanëtari PR 10 firma? Nëse po, ne arrijmë një rezultat me të vërtetë të shkëlqyer. Atëherë mbetet të bëjmë vetëm një gjë: Të takojmë çdo republikan dhe të kërkojmë prej tij 10 firma. Ose 5 republikanë së bashku të plotësojnë një fletëlistë. Kam bindjen se shumica e republikanëve do ta benim menjëherë në gjë të tillë. Zakonisht punët e mëdha zgjidhen me mënyrat më të thjeshta. U lutem gjithë komiteteve drejtuese në rrethe të shqyrtojnë me ngut këtë çështje dhe në dy javët e ardhme të përfundohet me sukses një ndër veprimtaritë më masive të Partisë Republikane, duke perëndije të uleta. thjesht subjektive. Disakomitete drejtuese e kanë marrë ngadalë dhe kapen pas mungesave të tashme gjithnjë: “S’kemi makina, s’kemi para”. Por Gjirokastra që ka automjet është — kan, të rezultateve që figurojnë tjera të Lidhjes. Bashkërendimi i mirë që vërehet në shumë rrethe, provon forcën e Lidhjes dhe vullnetin tonë për të qëndruar së hatë e po të arrihet çdo fshat, Lidhja e Djathtë pamundur miratimin e ligjit të shitblerjes së tokës. Si Parti Republikane le ta shtrojmë çështjen në një mënyrë të — Republikane, duke justifikuar më së miri pjesëmarrjen tonë në Lidhje. SABRI GODO

Tregtarët: Rriten edhe çmimet

Pas 1 korrikut taksat doganore do rriten 25% Me 1 korrik 1995 hyn në fuqi ligji i miratuar nga Parlamenti shqiptar 1 muaj më parë për rritjen 25% të taksave doganore të mallrave ushqimore të sjella nga jashtë. faqe 3

Përgënjeshtrohet takimi Zhelev - Berisha - Gligorov

Shtypi maqedonas botoi dje përgënjeshtrimin e zëdhënësit të presidentit bullgar Zhelev, bërë pardje lidhur me lajmin e përhapur nga agjencia MAK PRES për një takim të afërt të presidentëve Zhelev, Berisha dhe Gligorov. Në këtë përgënjeshtrim zëdhënësi i presidencës bullgare deklaron se presidenti Zhelev nuk ka planifikuar një takim të tillë, ndaj edhe një lajm të kësaj natyre ai e konsideron të pabazë.

Haag person i padëshirueshëm

Sipas një deklarate të ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se shtetasi gjerman Gerhard Haag, për të cilin është shkruar në numrin e fundit të gazetës “Dita Informacion”, është ndaluar hyrja në Shqipëri për shkak se është marrë me predikimin dhe përhapjen e Scientologjisë. Autoritetet shqiptare kanë zbatuar këtë masë që nga data 2. 3. 1995 si për Gerhard Haag ashtu edhe për bashkëpunëtorin e tij Elias Tsalkis.

Lajmërojmë opinionin se nuk ka vend për asnjë shqetësim. Listat e fundit të zhulura nuk kanë qenë lista kundërmish-lista të izolimit (se mund të thotë ndonjë komunist i paniformuar por qellimmirë), ato thjesht kanë qenë listat e mishit të cilat rastësisht kanë përfunduar në arkivat e sigurimit. Keqpërdorimi i fundit i këtyre listave tregon se koha kur listat e tilla ishin të nevojshme (pra përmish) nuk ka qenë edhe aq e pamundur të thuhet. Njoftojmë ata që nuk kanë qenë në lista dhe kanë ngrënë mish në atë kohë, ky fakt nuk është agj, Mishi është ngrënë jashtë. Kot alarmohen për ketolistat. Atëherë gjithë Shqipëria ishte në një kamp përqendrimi, dhe nuk kishte nevojë të bëheshin lista vetëm me 100 mijë vetë! Një ngjarje madh që u zhvillua kohet e fundit na zbuloi se dosjet nuk mund të jenë dhe trillime dhe të vlefshme për qyq. Pastaj, në fund të fundit, ata që kanë qenë ministra nuk kishin nevojë për dosje, pasi njerëzit tane e kishin si detyrë partie të ndihmonin sigurimin, armën e dashur të partisë dhe të popullit. Sigurimi nuk ka vdekur sepse nuk ka Vdekura as komunizmi. Kur të ringjallet komunizmi sigurimin do ta gjejë të koka duke e puthur. Sa herë më merr malli për sigurimin i shfletoj dosjet me nostalgji. Na mori malli për të raportuar me shkrime me gojë. Kot po na bien në qafe njerëzit. Ne jemi disidentë. Le të hapen dosjet dhe të shihet se në ç’vërtetën kemi thënë, nuk kemi gënjyer asnjëherë…

Modele dhe modalitete të marrëdhënieve shqiptaro-greke

Mirëpo shkenca e derisotme, qoftë shqiptare, qoftë greke e jo shqiptare përgjithësisht nuk ka sjellë fakte historike a të dhëna empirike që të tregojnë se kur, ku dhe si i ka përkrahur qoftë edhe një rast të vetëm politika zyrtare greke Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk gjenden madje as raste si qëndrimi i Jugosllavisë dhe Mohima Pijades në Konferencën e Paqes në Paris me 1946… faqe 5

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës!

Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën. Peticionin mund tsa firmosni pranë degëve të PR, PRK, PRD, PLL, Shoqatës së Kulakëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në rrethe.