04/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 korrik 1995

Dokle i vetëm para gazetarëve

Megjithëse, çështja Nano nuk u votua sensibilizimi u rrit! Një nga protagonistët e Strasburgut, nënkryetari i PS, Namik Dokle, u paraqit i vetëm para gazetarëve në konferencën për shtyp të organizuar nga PS dje në mesditë. Konferenca në fjalë i kushtohej hyrjes së Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Ndoshta ngaqë ishte ende në osmozën e ngjarjes së shënuar në Strasburg, ku siç kemi mësuar u arrit një akord për të bashkëpunuar në kapërcimin e pengesave, ndoshta për faktin se nuk dëshiron një polemikë me PD-në lidhur me shëndetësinë edhe anëtarësimin e PD-së në Unionin Evropian të partive kristiane dhe popullore. Ashtu si dhe përfaqësues të forcave të tjera politike shqiptare, kryetari i grupit parlamentar të PS e quajti “ngjarje historike dhe një shans konkret për integrimin në Evropë”. Megjithëse për njëfarë kohe socialistët shqiptarë e përdorën Këshillin e Evropës si një kartë për të nxjerrë nga burgu liderin e tyre dhe vetëm kohët e fundit bashkuan sensibilizimi u rrit! PS-në, ashtu si për gjithë shqiptarët, hyrja në Këshillin e Evropës është festë dhe fitore”, duke shtuar se “PS ka dhënë me kohë konsensusin e plotë për një gjë të tillë”. Mbështetja që socialistët vendosin t’i japin konkretisht anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës mund të jetë Namik kundër Namikut F. 2

Ilir Hoxha ndërro(n) banesë

Dje në ora 14, pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit, i biri i ish-diktatorit Enver Hoxha do të jetë banor i repartit 313, drejt të cilit u nis i shoqëruar në një furgon blu të policisë, menjëherë pas mbarimit të seancës gjyqësore, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë. Ilir Enver Hoxha ishte dënuar rreth një muaj më parë me një vit burgim, pasi në një intervistë dhënë gazetës “Modeste” - sipas organëve të drejtësisë shqiptare - ka konsumuar një vepër penale siç është “nxitja e urrejtjes midis pjesëve të popullsisë”. Por, në bazë të Kodit të ri Penal që ka hyrë në fuqi më 1 qershor të këtij viti, zoti Hoxha duhej qëndronte në arrest shtëpiak deri sa të dilte vendimi nga Gjykata e shkallës së dytë. Lënia në fuqi e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë nga ajo e Apelit, bën që Ilir Hox- bëri që Ilir Hoxhën të merrte fund gjendja e arrestit shtëpiak, duke bërë që t’i bashkohet nënës së tij Nexhmije, e cila po kryen dënimin prej tetë vjetësh. B. M.

Namik(u) kundër Namikut

… ngjarje dëshiron një polemikë me PD-në lidhur me “pronësinë” e suksesit të Strasburgut, tonet e zotit Dokle në konferencën e djeshme ishin shumë distensive. Ai nuk mungoi të për… … fare kohe socialistët shqiptarë e përdorën Këshillin e Europës tyre dhe vetëm kohët e fundit bashkuan përpjekjet e tyre me ato të përfaqësuesve të partisë në pushtet që të çanin barrierat për në Këshillin e Europës, zoti Dokle tha se “për… … Këshillin e Europës mund të jetë bërë për këto arsye. Ekziston mendimi, dhe ky jo vetëm në radhët e socialistëve, se duke qenë në Këshillin e Europës apo dhe në… Më tej në f. 2

Të huaj

Nuk jam dakord me mendimin e shprehur se nuk kemi kritere në fushën e letrave. Mjaft njerëz me anë të mbushjes së letrave kanë arritur rezultate që zor se i ëndërronin. Dokle do të dalë kaçak, pasi po kërkon ta vrasë Gramoz Ruçi. Ur-dhëri është dhënë nga Bënça e Tepelenës. Njësitë guerile të qytetit kryen atentatin të shumtën në sabah. Dokle shpejton në konferencën e shtypit. Në emër të PSD Dokle tani është i dënuar me vdekje. Edhe PD-ja e ka dënuar Doklen, në emër të Shtypshkronjës. Serbët e Bosnjes kanë filluar të “marrin nishan” në trupat paqeruajtëse të OKB-së. Jasusni Akashi ka thënë se ne do ruajmë gjakftohtësinë sikur edhe një paqeruajtës të mbetet gjallë. Liria e Bosnjes do të vijë ditën që paqeruajtësit do të shkojnë për pushime. Fushatë e madhe e papara ndonjëherë. Njerëzit ngrihen që në natë me fshesa e lopata, dhe pastrojnë rrugët e rrugicat e qyteteve. Gjelqere dynjaja. Me këtë fushatë që po ndërmerrtë kolerës as që do t’i shkojë mendja për t’u dukur në Shqipëri. Gerasim Arsenis ka kërkuar që të vërë një kurorë në monumentin që përkujton Masakrën e Çamërisë, por nuk e kanë lënë. Nuk duan të prishin marrëdhëniet shumë të mira që kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë ndërmjet dy qeverive dhe dy popujve miq.

Klinton për luftën në Kosovë

Presidenti amerikan, Klinton, ritheksoi këtë ditë vendosmërinë e SHBA për të mos lejuar shtrirjen e luftës në Kosovë, duke paralajmëruar edhe njëherë Beogradin se Amerika nuk do të hezitojë të angazhohet edhe ushtarakisht në rast se lufta do të prekë “Vivin e Kuqe”, që është vendosur në Kosovë. ATSH

Në brendësi

Buxheti dhe papunësia hanë njëri-tjetrin F. 3 Gjurmët e terroristëve të çojnë në Beograd Dita e Pavarësisë e SHBA Demokracia e kurorëzuar më 4 korrik

Ultranacionalizmi me fjalë - pseudonacionalizëm

Ultranacionalizmi me fjalë - pseudonacionalizëm F. 4

Kampionati Europian i Basketbollit

Finalja - e madhe, tragjike, e papritur F. 7

Njoftime Reklama

Njoftime Reklama F. 8

Njoftim

Komisioni nismëtar i pavarur i Intelektualëve Shqiptarë që do të denoncojë gjenocidin e diktaturës enveriane në Shqipëri, njofton anëtarët nismëtarë të këtij Komisioni të paraqiten në Tiranë, të Premten, datë 7 korrik 1995, ora 11.00 për mbledhjen e tyre të dytë, në po atë seli që u mblodhën radhën e parë.