09/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 korrik 1995

PD fiton Evropën, por po dorëzon pushtetin

…Nuk kishte fund tjetër një proces (i bllokmenëve) i mbështetur mbi numrin e kafjeve të pira, mbi shpenzimet e mjekimeve apo udhëtimeve jashtë shtetit eti “çikërrimash” të tilla…. Vendimi i Gjykatës së Apelit, i cilësuar atë të Gjykatës së Faktit të rrethit të Tiranës, e ktheu në qytetar të lirë ish-presidentin e Shqipërisë dhe ish - kreun e komunisteve shqiptare pas vdekjes së diktatorit Hoxha. Kështu pra, pas pesë minoritarëve grekë, edhe Ramiz Alia i thotë lamtumirë burgut. Kështu ndër tre proceset gjyqësore, të cilët kanë qenë objekt diskutimesh e polemikash në kuadrin e luftës politike ndërmjet qeverisë e PD-së dhe forcave të majta, kjo është hera e dytë që pushteti tërhiqet, duke shkaget e lirimit, por edhe përsa i përket qëllimit të arrestimit e dënimit të tij dhe ish-udhëheqësve të PPSH. Tani që R. Alia është i lirë, duke reflektuar mbi momentin dhe situatën politike kur ai u vu nën arrest, duke gjykuar mbi procesin gjyqësor të organizuar kundër tij, akuzat e paraqitura dhe hapat nëpër të cilët kaloi lirimi i tij nga burgu të gjitha këto të çojnë në përfundim se R. Alia është arrestuar për t’idhenë bashkëemri qeverisë për “luftën kundër komunizmit”. Më tepër mund të thuhet se R. Alia “karamele” për të kënaqur ato shtresa të gjera që vuajtën nën diktaturën komuniste. Po me tepër se arsyet e arrestimit dhe dënimit të Ramiz Alisë, ka interes të dihet se si do të ndikojë lirimi i tij në skenën politike shqiptare. Ashtu si dhe proceset e tjera gjyqësore të bujshëm gjatë këtyre dy viteve të fundit, edhe procesi Alia nuk kishte se si t’i shpëtonte politizimit të skajshëm, i sendërtuar në një seri të pafund polemikash ndërmjet PD dhe mbështetësve të saj me PS e disa forcave të tjera politike. Si pasojë e kësaj, duke gjetur mënyra ndoshta jo shumë bindëse. Rruga me të cilën u procedua për lirimin e R. Alisë të le të dyshosh jo vetëm për lirimin e se R. Alia është arrestuar për t’i dhënë besueshmëri se R. Alia dhe bllokmenët e tjerë, nga mënyra si u dënuan, akuzat me të cilat gjykatësit mbështetën vendimet e tyre, shërbyen si një Si pasojë e kësaj, PD në sytë e opinionit ka krijuar imazhin e të mundurës. Më tej në f. 2

LDSH në Tetovë

Dje, në Tetovë, një delegacion i LDSH, i përbërë nga zotërinjtë, Sabri Godo, kryetar Partisë Republikane, z. Musa Maçi, përfaqësues i Shoqatës, së të Përndjekurve Politikë, dhe z. Xhevdet Libohova, përfaqësues i Partisë së Ballit Kombëtar, patën takime me kryetarët e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni si dhe deputetët shqiptarë në Parlamentin Maqedonas. Më hollësisht mbi takimet e LDSH-së në Tetovë do t’ju informojmë në numrat e ardhshëm.

Kontroll më i madh mbi FRESHI

Me 311 vota ndaj 147 njëri nga nënkryetarët e PS, Ilir Meta, zëvendësoi liderin e deritan- deritanishëm të këtij forumi, Pandeli Majko. Kjo përbën atë që mund të quhet evenimenti i kongresit të Forumit Eurosocialist, i cili grupon rininë e PS. Vendosja e një nënkryetari të PS në krye të forumit rinor të saj bëhet ndoshta për të errësuar pak a shumë idenë që kishte filluar të qarkullonte dhe që përbënte një temë të preferuar për propagandën e PD-së, mbi një Më tej në f. 2

Greqia po vuan shovinizmin e vet

E çuditshme vërtet, por më shumë se sa vete turmat, këto ngjarje po i jetojnë organet shtetërore dhe vetë shtypi grek. Të trembar tani, ata e kuptojnë se nuk po vuajnë gjë tjetër veçse shovinizmin që ditën të zgjedhin mbi turmat e verbëra... Më hollësisht F. 6

Asnjë hap përpara në bisedimet shqiptaro-maqedonase në Gjenevë

Kushtetuta maqedonase pengesa kryesore Dje në Gjenevë, përfunduan bisedimet shqiptaro-maqedonase, që u zhvilluan për tre ditë në praninë e ambasadorit Gert Arens. Sipas gazetës “Bujku”, në këto bisedime u fol për çështjen e arsimimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni e konkretisht për legalizimin e Universitetit të Tetovës, për ligjin mbi vetadministrimin lokal si dhe për të drejtën e përdorimit të gjuhës së nacionaliteteve. Palët nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëjnë ndonjë hap konkret përpara për zgjidhjen e këtyre problemeve. Pengesë kryesore për zgjidhjen e këtyre problemeve është vetë kushtetuta aktuale e Maqedonisë dhe pa ndryshimin e saj, siç theksuan përfaqësuesit e palës shqiptare, nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje politike.

Serbia miraton ligjin për shtetësinë

Refugjatët nga Kosova nuk do të marrin shtetësi Agjencia TANJUG njoftoi këto ditë se “qeveria federale e Jugosllavisë” përfundoi hartimin e projektligjit të ri për shtetësinë dhe pritet që së shpejti ai t’i paraqitet për miratim kuvendit. Ai përcakton se shtetësia jugosllave do t’u njihet të gjithë shtetasve të Serbisë dhe Malit të Zi, që kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin jugosllav që nga 27 prilli i vitit 1992. Ligjin për shtetësinë e dyfishtë, veçse në raste të veçanta, nuk lejon marrjen e shtetësisë por, siç nënvizon TANJUG, përcakton vetëmdrejtën për heqjen dorë prej saj etj. ATSH

Në brendësi

Historia e Partisë Punës Represioni demokratikas. Grupet klandestine nën hundët e milicëve të Musarajt dhe Gazidedës. Internimet masive të fëmijëve të militantëve të vjetër të Partisë në SHBA, Më hollësisht F.5 Me nënkryetarin e PRSH, z. Fatmir MEDIU Konservatorizmi - kjo i mungon politikës së sotme Them se konservatorizmi është ajo që i mungon në tërësi politikës së sotme dhe ele-

politikës së sotme

Them se konservatorizmi është ajo që mungon në tërësi politikës së sotme dhe elemente të veçanta kryesore të kësaj rryme politike hedhin baza për një zhvillim real dhe konsekuent të demokracisë. Më hollësisht F. 3

Dy kombe, por jo dy popuj

Ekzistenca e dy a tri kombeve në kuadër të një populli nuk është ndonjë rast i pashëm-bullt. Korea e Veriut e Korea e Jugut, Rumania e Moldavia, Greqia e Qiproja, Gjermania Perëndimore e Lindore dhe Austria, etj., janë shembuj të tillë. Më hollësisht F. 4

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës!

Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën. Peticionin mund ta firmosni pranë degëve të PR, PBK, PBD, PLL, Shoqatës së Kulakëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve politikë në rreth.

Tollani

firmosë, Aranit Çela, Hekuran Isai, Zylyftar Ramizi, Gramoz Ruçi, Nevzat Haznedari... Lista do jetë aq e gjatë, saqë edhe nëse Kuvendi Popullor nuk e merr parasysh peticionin, në bazë të kodit të ri të procedurës penale, peticioni menjëherë kthehet në ligj. Kaloi java nga pranimi në Këshillin e Europës dhe s’po bëhet ndonjë gjë. Sa kohë duhet të presim të bëhemi si gjithë Europa? Ne nuk jemi enklavuar kot. Duam të jemi të barabartë me vendet tjera europiane. Për këtë jemi lodhur gjithë këto kohë?! Për këtë jemi grindur ne?! Ja vën e ardhshme në Parlamentin Shqiptar në rend të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit në Këshillin e Europës. Fletët se deputetët islamikë do të votojnë kundër dhe do të kërkojnë që gjithë anëtarët e KE së pari të anëtarësohen në Konferencën Islamike e pastaj të japin votën pro anëtarësimit në KE. Nesër nuk është kundërkushtetuese, do të ishte mirë që edhe Parlamenti Europian të bëjë zgjedhjet në një datë me zgjedhjet në Shqipëri. Kjo do t’i kursente shumë para Eurobarometrit dhe institucioneve të tjera. Ej milet! Dëgjoni e mbani vesh! Ramiz Alia mbasi ka dalë nga burgu ka kërkuar të firmosë peticionin e intelektualëve që dënon gjenocidin gjysmë shekullor. Mbas shokut Ramiz, pritet që këtë peticion ta firmosin edhe...

FRESH