18/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 korrik 1995

MILIONIERË: Me kohën, rrogat, dhe ligjet e shtetit

...Ekspertë të veçantë, kanë mundur, të realizojnë 30, 40 dhe më shumë eksperte, që kanë sjellë të ardhura 6 apo 7 milionë lekë të vjetra. Këto ekspertiza, nëse kryhen me kërkesat e ligjës, duan kohë të konsiderueshme dhe ato u bëjnë brenda orarit të punës, në zyrat e shtetit dhe me mbrojtjen e ligjeve të shtetit. f.3

Fallsifikimi biznes i shëmtuar dhe i paligjshëm

S’i kanë shpëtuar fallsifikimit as diplomat e shkollës së lartë e as deftesat e shkollës së mesme. Në Tiranë ekzistojnë “bi- “biznesmenë” që shesin truall dhe sipërfaqe tokeme tapitë e fallsifikuara. f.5

Avokatët humbin gjyqin dhe dërgohen në riprovim

Gjykata kushtetuese vendosis se nuk ka asgjë antikushtetuese në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për të testuar avokatët para se t’u vazhdojë licencat. Pas një zhurme të madhe, dje zyrtarist filloi testimi për avokatët. Në bazë të një ligji për avokatinë të gjithë avokatët që kanë marrë licenca të rregullta duhet të japin provime kualifikuese për të vazhduar të ushtrojnë profesionin. Miratimi i këtij ligji hasi në reagime të ashpra nga avokatët. Ata kërkuan nga Gjykata Kushtetuese ta shpallë këtë ligj antikushtetues. Në rast se nuk fitojmë të drejtë në gjykatën kushtetuese do të bojkotojmë testimin - ishte vendimi i avokatëve. Gjykata kushtetuese nuk e vuri në dyshim ligjin dhe as avokatët nuk hoqën dorë publikisht nga bojkotimi. Megjithatë në Ministrinë e Drejtësisë, gjithçka ka vazhduar sipas programit të parashikuar. Dhe duhej të paraqiteshin avokatë e Vlorës. Komisionin i special, i ngritur special për të testuar kolegët e tyre i përbërë nga gjykatës të Gjykatës së Kasacionit, njerëz të Ministrisë së Drejtësisë si dhe një përfaqësues i Dhomës së Avokatëve, Kleanti Koci. Ditën e parë megjithatë janë paraqitur disa avokatë për provim. Para dite numri i tyre arriti në tetë. A janë këta “grevythyesë”, apo avokatë në mënyrë të heshtur kanë vendosur të gjunjëzohen para “Drejtësisë” do të shohim ditët e ardhshme. I. Alia

Avokatët dhe të pandehurit s’pranojnë të mbrohen

Seaca e 61-të e procesit Arsidi Seancë rrufe në maratonën Arsidi. Vetëm 15 minuta. Dje sipas procedurës gjyqësore ishte radha e fjalës së mbrojtjes nga ana e pesë të pandehurve dhe gjashtë avokatëve të tyre. Por nuk ndodhi kështu. Si duket pretenca e prokurorit Qeleshi dhe Gjyqtari i ka shokuar ata. Në seancën e djeshme i pari mori fjalën avokati Maksim Haxhia që mbron Ilir Hotin. Ai njoftoi se “Unë nuk jam përgatitur fare për arsye se dosja është mbajtur në prokurori, dhe vetëm ditën e premte, datë 14 korrik, ka arritur në gjykatë. Së dyti, theksoi Haxhia, sipas rregullores së burgjeve, ne lejohemi të takohemi me klientët tanë vetëm 30 minuta. Kjo kohë është e pamjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen për një gjyq që vazhdoi dy vjet dhe ka një volum dosjesh me mbi 20 mijë faqe.” Të njëjtën gjë bënë dhe avokatët e tjerë, megjithëse zëra të ndryshëm pretendonin se ata ishin të përgatitur. Kjo gjë i shpëtoi në fjalën e tij avokatit mbrojtës të ish-kryeministrit Ahmeti i cili tha se “unë jam i përgatitur por për arsye se të tjerët janë ende papërgatitur dhe unë do shkoj gjëra. Avokatët nuk i bind as sqarimi i gjykatësit A.Çelnika “se Gjykata s’ka ndaluar asnjë nga ju për të qëndruar më shumë me klientët tuaj në birucë, por me sa kuptohet mungon vullneti për të bërë një gjë të tillë”. Gjykatësi Çelnika i tërhoqi vërejtjen avokatit Sanxhaku, i cili nuk mori pjesë as në ditën e dhënies së pretencës. Sipas Çelnikut, “Sanxhaku ka ikur për motive të pajustifikuara jashtë shtetit duke braktisur klientin e tij”. Nisur nga ky largim i përsëritur i Sanxhakut, Çelnika i tërhoqi vërejtjen për të përsëritur si të padënj nga mbrojtja. Këtë gjë Çelnika ua ka relatuar me shkrim edhe Kolegjit të Avokatëve. Flitet se vonesat bëhen që vendimi të jepet pas datës 1 gusht, kur hyn në fuqi Kodi i ri i Procedurës Penale, pasi sipas Kodit të ri nuk merren parasysh thëniet në procesin hetimor, por vetëm ato në sallën e gjyqit, çka mund të sjellë rifillimin e procesit nga e para. Çelnika në fund vendosi që me datë 20 korrik pacjëtër të fillojë seanca me fjalën e mbrojtjes nga ana e të pandehurve dhe avokatëve. Në rast të kundërt, theksoi ai, gjykata do të vendosë sanksione që s’janë në të mirë të procesit, por ato janë të drejta ligjore kur vërtetohen shmangie me dashje nga vazhdimësia e procesit gjyqësor. B. MALO

Kur thëmi Marksi

Edhe Marksi është një nga ata që përfitoi nga rënia e diktaturës komuniste. Në kohën e “udhëheqjes legjendare” shumicë pak i përfituar, ndërsa vepra e tij ishte botuar e censuruar, tani si duket pa del në “madhështinë” e tij të vërtetë. I censuruar dhe i përsëkurtuar nga regjimi i Hoxhës si duket në këto kohë edhe ai po “jeton” ditë me të mira. Marksi ky simbol i unitetit komunist duket se po ringjallet për të përçarë partitë me të parinovueshme në tërë Lindjen. Bashkë shpirtërohet i komunizmit, i parevizionuar deri më tani nga asnjë parti komuniste, duket se vështrimin

Kur themi Marksi nënkuptojmë...

Edhe Marksi është një nga ata që përfitoi nga rrënia e diktaturës komuniste. Në kohën e “udhëheqësve legjendarë” shumë pak i përfolur, censuruar dhe i persekutuar nga regjimi i Hoxhës si duket në këtë kohë edhe ai po “jeton” ditë më po ringjallet për të përcarë partinë më të parinovueshme në tërë Lindjen. Bashkipushtetarët i përkujtojnë të paravizionarë deri më tani nga asnjë parti komuniste, duket se vështirësimi kritik do ta çojë nga Ish-partia komuniste më ortodokse në Lindjen e Europës. Dersa të rinjtë socialistë nuk e duan, të vjetrit thonë se nuk kanë hedhur poshtë të gjitha idetë e tij. Tani në kohë demokracie, gjithkofhtë, mund të marrim atë që është e mirë në mendimin e tij. F. Engels

Gorazhda mund të mbrohet vetëm në sajë të helikopterëve amerikanë

Deklaron Rifkind Britania e Madhe u shpreh të hënën se helikopterët amerikanë janë i vetmi mjet për të përforcuar trupat e OKB-së në mbrojtje të enklavës së Gorazhdes që shtrihet në Bosnjen Lindore. Sekretari i Jashtëm britanik Malkolm Rifkind, i tha BBC-së se Britania do të mbështesë operacionet ushtarake për hapjen e një rruge që çon për në kryeqytetin e rrethuar të Bosnjes. Ai u shpreh se “Britania do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që Gorazhda të vazhdojë të qëndrojë edhe në të ardhmen një zonë e sigurtë, por tha ai “ende nuk është e ditur i durim qëndrimi amerikan lidhur me furnizimin e helikopterëve për përforcimin e trupave të OKB-së. “As Franca dhe as Britania nuk kanë helikopterë të tyre në terrenin boshnjak që mund të përdoren për mbrojtjen e Gorazhdes. Kështu që vendimi amerikan do të jetë vendimtar. Por endenuk dimë gjë nëse amerikanët do të lëvizin në këtë drejtim”, tha Rifkind.

TOLAN

Avokatët do të testohen nga një komision ndërkombëtar juristësh me qendër në Hagë - të hënën telalli dje pasdite, duke përfkuar kokën me gjestin e madh. Marrja në provim e avokatëve në mes të Tiranës është një provokim që synon nxjerrjen e Shqipërisë nga Avropi. Avuketërit kanë vendosur të futen në grevë urie te kafe fundi. “Dardha”, kështu që nesër e tutje mbëtar me këtë rast të pandëhurit do t’i mbrojnë prokurorët. Si një herë e një kohë. Pastërtia - ky vrryt i lartë i qytetarëve dhe fshatarëve, i punëtorëve dhe intelektualëve, po na i çon mushka. Na ka marrë mall për aromën e pluhurit dhe të pisllëkut. Megjithë këtë pastërtinë e jetër që do të gjobitet ndonjë inspektor shëndetësie. Imagjino – po të mos kishim këtë pastërti do ta shtynim vapën e korrikut. Luftës në Bosnjë po i vjen fundi. Komuniteti Ndërkombëtar me këtë rast do të organizojë tubime festive për paqen që vjen me anë të luftës. Në Maqedoni, maqedonasit ende nuk e kuptojnë se ku po i çon mushka. Simbas rregullave të lojës që po zbatojnë tanët shpejt do të vijë dita që gjuha e vetme atje të jetë shqipja. Ilustrim karikaturor me shkrimin “TOLAN”.

Noterët e rrugës

Nesër shumë qytetarë do të çuditen kur dokumentet e tyre do të dalin të pavlefshme. f.5

“Inflacioni i fjalëve nuk është inflacion parash”

Me z. Neritan Alibali, Shefi i Shtypit dhe Informacionit dhe zëdhënës i PRSH