Ligji për shitblerjen e tokës kapak mbi ligjin komunist për ndarjen e saj
Komisioni i ligjeve pasi e shqyrtoi projektligjin mbi shitblerjen e tokës ka vendosur ta kalojë së shpejti në parlament për ta miratuar atë. Kjo tregon se qeveria duke shfrytëzuar përbërjen aktuale të parlamentit, e cila nuk përfaqëson realisht raportin e forcave në skenën e sotme politike shqiptare, po vrapon t’ishkojë deri në fund lojës së rrezikshme me ligjin kriminal të shitblerjes së tokës. Në faqet e gazetës “Republika” është theksuar vazhdimisht se ky ligj përbën një shkelje flagrante të të drejtave më elementare të individit, siç është ajo e pronësisë. Qeveria dhe ata që e përkrahin në këtë ndërmarrje, pasojat e së cilës do të shfaqen menjëherë pas zbatimit të tij në praktikë, nga ideja për të hedhur lumin tani për tani, po më pas le të bëhet qameti. Me politikën e saj dritëshkurtër përsa i përket problemit të tokës në Shqipëri, qeveria ka arritur të krijojë disa lloj pronarësh për të njëjtën pronë, gjë e cila pa asnjë mëdyshje çon në konflikte të pashmangshme. Me fjalën një jetë të ligjit të shitblerjes së tokës, në konflikt, përveç pronarëve të ligjshëm dhe atyre të krijuar nga pushteti komunist dhe ky i sotmi, do të implikohen edhe ata që do të gjenden të blejnë tokë nga dikush që nuk është pronar legjitim i saj. Numuri i atyre që kanë firmosur peticionin kundër këtij ligji dhe që i kalon të 300 mijët duhet të shërbejë si një paralajmërim për qeverinë se ky projektligj më vonë do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur për të dalë. Është paradoks të flasësh për ligj shitblerje toke, kur vazhdimisht në revistat televizive propagandohet, mbledhja e zgjeruar “e këshilltarëve të rrethit, me pjesëmarrjen edhe të punonjësve të policisë për problemet që kanë dalë për ndarjen e tokës. Qeveria të paktën në këtë rast të jetë e ndershme me veten. Le të deklarojë se është ndarë toka 100% sipas ligjit 7501, në të gjithë vendin më pas të mendojë për shit-blerje. Faktikisht ky ligj do të diskutohet së bashku me disa ndryshime për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, tingëllon si një marrëveshje me të mirë e këtyre. Kjo tregon edhe një herë se edhe vetë qeveria është e ndërgjegjshme se ky ligj nuk ka asnjë bazë.
… që i kalon të 300 mijet duhet të shërbejë si një paralajmërim për qeverinë dhe parlamentin për të ndalur vrapin e marrë në një rrugë që do ta çojë vendin në një qorrsokak, nga i …
Partia Socialiste e paditur në Gjykatën e Tiranës
Kryesia Kombëtare e Partisë Socialiste së bashku me nënkryetarët Dokle, Pëllumbi, Meta dhe Hajdaraga është në gjyq. Në gjyq është dhe kryesia e Partisë Socialiste të Tiranës. Ata janë paditur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sepse prej një viti e gjysmë nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të të gjithë të punësuarve në administratën e këtyre subjekteve. Shuma e papaguar kap shifrën 75 milionë lekë ka zgjedhur Namik Doklen, sepse ua ka marrë dorën thirrjeve në organet e Drejtësisë. Avokati Sanxhaku i atashuar pranë Partisë Socialiste, konfirmon se e ka humbur gjyqin pasi Instituti ka plotësisht të drejtë. Kështu partia e shtresave të paprivilegjuara dhe partia që lexuesin më të madh të gazetës së saj e ka nga radhët e pensionistëve, u shpërndoron atyre pensionet. Ky s’është skandali i vetëm në këtë parti për punë parash. M. P.
Kosova - Burg
Shpresat për ndonjë marrëveshje, tani për tani, janë të pakta. Në Kosovë, si dhe në Maqedoni, një paqe kompromise në Bosnje dhe Kroaci, do ta rëndonte, në vend që a lehtësonte gjendjen e shqiptarëve, sepse do të pakësonte vëmendjen e Perëndimit ndaj fatit të tyre. Nga ana tjetër, në rast të një lufte të përgjithshme në Ballkan, ata do të ishin viktimat e para. F. 5
Bosnje: Aksioni që kërkon Parisi shqetëson Londrën dhe Uashingtonin
Strategët amerikanë dhe britanikë duhet të pranojnë me bezdi argumentimin francez në favor të kundërshtimit ndaj enklavës së tretë dhe të fundit, që është ajo e Gorazhdes. Dukët megjithatë se diplomacia franceze, e cila për këtë çështje duket se shfrytëzon prej iniciativës shumë personale të presidentit Zhak Shirak, do t’i lërë pak mundësi zgjidhjeje Londrës dhe Uashingtonit. F. 6
Fatos Nano do të mbetet banor i burgut të Tepelenës
Çelësat e derës së qelisë i ka në dorë gjykata e rrethit
Sapo u krye një procedurë e zakonshme, siç bëhet për çdo të burgosur. Për një procedurë rutinë, siç është mbrojtja e ligjshmërisë, “shpërthyen” tullumbacet e zakonshme të “çështjes Nano”.
Një shkresë e kryetarit të Kasacionit, Zef Brozi, me fuqinë e saj vepruese deri më 31 korrik 1995, u publikua në shtypin e interesuar si një nga “vendimet” më të rëndësishme të Kasacionit. Së pari harrohet se ajo është thjesht një propozim (dhe aspak një vendim) që i bëhet Plenumit të Kasacionit. Mënyra e mbrojtjes së ligjshmërisë është një trashëgimi e lënë nga kodi i vjetër, e cila aspak nuk liron Nanon. Që tani shanset matematikisht janë zero. Në ditën e votimit do të mungojnë tre veta: vetë kryetari Brozi (që më 29 korrik vë kurorën e martesës) dhe dy gjyqtarët e ikur me shërbim jashtë shtetit. Duke mos u plotësuar numri i llogaritur që Plenumi të mblidhet pas 1 gushtit, kur propozimi i Brozit s’do të ketë më fuqi. Sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, të drejtën e vendosjes së rigjykimit nga fillimi për çdo proces penal do ta ketë Gjykata e rrethit. Kështu që çelësat për derën e qelisë së Nanos praktikisht e ka gjykata e Tiranës. M. BARBULLUSHI
Edhe dy bllokmenët që u liruan dhe nga burgu kërkuan të firmosin peticionin e intelektualëve, për luftë kundër gjenocidit komunist. Është vendosur që buxheti i gjykatave do të përcaktohet nga ministria e Drejtësisë. Kjo është shkelje flagrante në pavarësinë e gjykatave! Që të rregullohet kjo anomali, tani tutje Gjykata e Kasacionit do të financohet nga Fondacioni Soros. Vendim do të merret nga bordi i drejtorëve. Sipas analistëve parashikohet që ligji i shitblerjes së tokës do të jetë ligji i parë që do të aplikohet pjesërisht, vetëm për pronat që kanë tapi me vulën e PD. Jemi për paqe me çdo kusht. Shtabi i Natos do ketë qendër në Tiranë, por nuk janë dakord me këtë gazetat e pavarura, dhe komunistët. Kërkesë për divorc me Marksin kanë bërë edhe dy nënkryetare të radhës të PS. Në fakt për çështjen e mbajtjes apo largimit të Marksit nga PS, është prononcuar nga Bënça edhe Nano. Duke lënë mënjanë diha sinjal të qartë që Marksi nuk duhej hequr, por fatkeqësisht këtë sinjal e kapi vetëm Pellumbi. Tani problemi komplikohet se disa janë të mendimit që më mirë të heqin mjekrën se Marksin. Asashi Akashi ka vendosur të bëjë harakiri, por nuk e lënë serbët.
Të gjitha
Në brendësi: Paradokse mbi pronësinë e tokës
Në brendësi:
Paradokse mbi pronësinë e tokës
Ligji mbi tokën, siç dihet, ka katër vjet që ka dalë dhe nuk është zbatuar. Në mjaft krahina ai ligj nuk është përfillur se vetë populli ka bërë që secili të marrë pronat e tij. Prandaj nuk janë të vërteta shifrat që tregojnë sikur ligji mbi tokën është në fund të zbatimit të plotë.
F. 3
Hapja e “çështjes Nano” - një kompromis ndërmjet PD dhe PS?
Edhe për Këshillin e Evropës një kompromis do të ishte ideal për arsye se në kohën që do të fuste në gjirin e tij Shqipërinë, do të bënte që të mos zhvlerësoheshin vërejtjet vlerëjet e bëra nga disa emisarë të tij, që kishin raportuar për gjendjen në Shqipëri gjatë vizitave të ndryshme. F. 4