30/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 korrik 1995

Demokratët dhe socialistët përfunduan "punën" e nisur më '91

Ligji shitblerjes së tokës akt i grabitjes masive Më në fund neokomunistët dhe socialkomunistët realizuan me të tupërshmin akt grabitës masiv të popullit shqiptar, Ligjin e Shitblerjes së Tokës. Dueti soc-demokrat grusht bashkuar rreth Ramiz Alisë dhe bazës së vjetër komuniste përfundoi këngën e filluar që në fillimet e pluralizmit. Të dy palët në sinkron të hatashëm vlerësojnë këtë akt të pavdekshëm, legjendar, largpamës e heroik që bënë. Dhe në një aspekt vërtet i tillë është, sepse që një grusht kundër idesë së paprekshmërisë së pronës, të asaj force që e mbajti gjallë kombin tonë gjatë 50 vjetëve të diktaturës që betohet se nuk di që të ketë ndonjë kundërshtim ndaj këtij ligji makar komuniste. Për të qenë korrekt me opinionin e jo për të atakuar të nderuarin kryetar Pjetrin, sepse ai di çdo gjë e për këtë, pos korrektësisë ndaj të tjerëve, po i tregojmë odisenë e peticionit të paraqitur Kuvendit Popullor. Delegacioni niset për në zyrat e Kuvendit, ku pritet nga njëri prej juristëve të kuvendit. Shtrohet problemi i përgjigjes; disa telefonata e pastaj: “unë jam i depolitizuar. Po për t’ju sqaruar juve, sipas paketës sonë të ligjeve ju nuk mund të kundërshtoni një ligj. Ju mund të propozoni një ligj me 200 mijë firma...

Vendime të mbledhjes plenare të LDSH-së

Tiranë Më 28 korrik u mbajt Mbledhja Plenare e LDSH duke marrë unanimisht këto vendime: Miratimin në Parlament të ligjit diskriminues antikom-bëtar dhe kriminal të shitblerjes së tokës. LDSH e konsideron si një akt tradhtie ndaj pronarëve të ligjshëm të tokës dhe interesave të kombit, dhe do të luftojë kundër këtij ligji sipas programit që u hartua posaçërisht. 1. Të vazhdojë nënshkrimi i peticionit për anulimin e ligjit për shitblerjen e tokës. 2. Të organizohen në të gjithë vendin mitingje popullore kundër këtij ligji, të bëhen padi në instanca gjyqësore shtetërore dhe deri në organizma të larta ndërkombëtare. 3. Të kërkohet diskutimi i ligjit elektoral me të gjitha bashkohen me LDSH. 5. Të bëhet një sqarim shtesë në pikën 7 të Programit të LDSH. Aty ku thuhet… “LDSH e konsideron të shenjtë pronën private dhe do të anulojë gjithë konfiskimet…” të shtohet “sh-tetëzimet, sekuestrimet dhe shpronësimet” e kryera në dëm të pronës ligjore nën regjimin komunist. 6. Në veprimtarinë e deritanishme, me gjithë vullnetin e mirë të subjekteve, janë vërejtur disa mangësi organizative të shkaktuara nga rrethanat e kohës të cilat duhet të menjanohen me çdo kusht me një funksionim me efektiv sidomos në veprimtarinë e Këshillit koordinues. 7. Kryetar i radhës së LDSH, sipas protokollit, u caktua zoti Hysen Selfo, zv.kryetar i Partisë B.K. 8. U miratua deklarata lidhur...

Deklaratë e LDSH - së

Lufta në Bosnje hyri në rrugë të panjohur. Nëse njerëzimi ka ndërgjegjen e asaj që po ndodh, duhet thënë se tragjedia e një populli po merr rrëmbyeshëm përmasa universale. Kombet e Bashkuara, NATO-ja, Komuniteti Evropian, Këshilli i Evropës, po tërhiqen para serbëve duke humbur vlerat si strukturë mbrojtëse të paqes dhe demokracisë. Serbët po sfidojnë tërë botën. Ata duhet të tërhiqen me shpejtësi dhe të gjykohen, ose makinat së tyre luftarake duhet t’i … jepet një goditje e shpejtë dhe vendimtare. Ndryshe paqja botërore do të bëjë pre e agresorëve kriminalë. Është krejt e sigurt se si të mbarojnë punë me Bosnjen, serbët do të ndezin luftën për pastrimin etnik të Kosovës duke hedhur në konflikt Ballkanin dhe Evropën. Lidhja e Djathtë Shqiptare përshëndet dhe përkrah deklaratën e Qeverisë Shqiptare të datës 26 korrik 1995 dhe fton Kuvendin Popullor të deklarojë qëndrimin e vet në këtë çështje me rëndësi vitale.

Në brendësi

Diskutime të deputetëve që votuan kundër ligjit të shitblerjes së tokës f. 4-5 Fillojnë debatet mbi ligjin elektoral LDSH do veprojë energjikisht të arrijë synimin e kanë filluar të dalin efektet përparimtare të tij. Janë shitur 24234525 ha me dokumente të rregullta. Muajin e ardhshëm pritet të shiten të gjithë hektarët e mbetur. Kjo shitje në histori do të hyjë me emrin “shitja që ngjalli reformën”. Nesër paraqitet në parlament ligji “Për lirimin e Fatos Nanos dhe të disa ...”. Këtë ligj do ta bojkotojë e gjithë opozita konstruktive dhe destruktive. Nëse ligji do të aprovohet nga partia, atëherë do të jetë Gjykata Kushtetuese që do ta shpallë antikushtetues nëse më parë nuk shkrihet... Parlamenti është i sofistikuar si aeroplanët amerikanë pa pilote. Komandohet nga baza e sigurtë diku thellë... ndërsa informacionet nga terreni i dërgon me kamera shumë të ndjeshme. Skandali i fundit në Parlament kur disa nga deputetët nuk dinin fjalët e internacionale-s që kënduan pas aprovimit të ligjit, pati në mesin e tyre edhe të majtë të vetëshpallur, nuk mund të mbetet në heshtje. Nuk mund të bëhesh i majtë vetëm me fjalë. I majti ka edhe veprat e majta. Të majtët e vetëshpallur janë më të rrezikshëm se vetë borgjezët. Borgjezët bëjnë luftën hapur për idetë e veta, ndërsa disa të kuazimajtë vetë me sabotojnë luftën e shenjtë.

LDSH do veprojë energjikisht të arrijë synimin e fundit

Intervistë e z. Godo dhënë VOA f.2

SHQIPËRIA REDUKTON BORXHIN E JASHTËM

Tirana e kërcënuar nga “pushtimi” i karkalecave f.3

Fukarallëku politik fillon nga dogmatizmi

f.5 Uashingtoni pranon mundësinë e dërgimit të armatimeve në Bosnjë f.6

Qytetarë

Nënshkruani peticionin pranë subjekteve të Lidhjes së Djathtë. Kështu i shërbeni vetes, popullit dhe kombit.