Nuk shkatërrohet një shtresë për interesa të një shtrese tjetër
Një nga rregullat më të njohura të lojës politike, është paraqitja e alternativave specifike për problemet e shturura, mbi bazën e argumentimeve, sigurisht, të servirura në profilin original të natyrës së problemit, por edhe të forcës politike që e parashtron atë.
Në këtë kontekst, qëndrimi ndaj problemit më të akuzuar të momentit, në ecurrinë tranzitive të Shqipërisë, të pronës dhe pronarit të ligjshëm, pavarësisht se për nderin e të gjitha forcave politike që pretendojnë se aspirojnë për një psikologji demokratike duhet të ishte unik, trashëgimia komuniste në ide dhe personel e partive të mëdha të vendit, është e natyrshme të imponohet në trajtimin e tij.
Megjithëse është absurde të mendosh se çdo zgjidhje politike prezantohet në publik me perspektivën e universalitetit të përputhjes së unitërave, në fund të fundit, ballafaqimi i argumenteve duhet të shoqërojë patjetër ballafaqimin e zgjidhjeve. Kjo jo vetëm dhe as për të ndjellë duartrokitjet e fanatikëve të emrit të partisë, por mbi të gjitha, për të paraqitur veten si një forcë politike serioze që, në fund të logjikës ordinere të aventurizmit operon mbi praktikën e pranueshme të argumentit.
Edhe në një shkrim të botuar, tashmë është trajtuar dukuria e mjerimit fatkeq të mungesës së argumentit nga pushtetmbajtësit aktualë, të cilët ia vlen të theksohet se në fukarallëkun politik të tyre, i shtyjnë zullumet e turpit dogmatik në imitimin ad literum të praktikave dhe formave leniniste të komunizmit shqiptarë, jo vetëm në thelbin e interpretimit të ligjshmërisë që përpunojnë, por tani të trembur për turpin që përgatitet t’u veshë historia, nxitojnë aq shumë të justifikojnë vetveten, saqë as formën nuk mundohen më ta modifikojnë.
Ka qenë shumë e lehtë për shtypin ironizmi qoftë edhe për sensacion plagjiaturës vazhdimisht të shfaqur, të formës së të shprehurit, të organizimit të propozimeve, të argumentit të forcave politike dhe të vetë pushtetit, me paraardhësin kohor të tyre. Madje ka ndodhur jo pak herë që kjo t’u krijojë humor, duke u veshur edhe me petkun meshkullues të justifikimit intelektual për karakterin e personit që e ka bartur këtë plagjiaturë, si eksentrizmi, egoizmi apo edhe bajraktarizmi tradicional. Megjithatë, të aludosh duke ironizuar në një shtyp pluralist, nuk është e vështirë. Aq më komod bëhet ky veprim kur në pozicionin e opozitarit qe, të paktën, të jashteqeveritarit godet duke hamendësuar, apo duke nënkuptuar gjithmonë në sensin ironik. E vështirë por më e drejtë është të dish të godasësh atë që me të vërtetë minimum thelmet e asaj shoqërie të cilën po rraskapitemi ta krijojmë, duke shkatërruar para së gjithash themelet e antipodit të saj komunist.
Në pamje të parë, për të gjithë ata që kanë kohë që vëzhgojnë me kujdes rrëshqitjen majtas me PD-së, pohimi zhurrmë madh presidencial se “Partia Demokratike nuk është parti e pronarëve të mëd-
mendosh se çdo zgjidhje politike prezentohët në publik me perspektivën e universalitetit të përputhjes së uniteteve, në fund të fundit, ballafaqimi i argumenteve duhet të shoqërohet patjetër ballafaqimin e zgjidhjeve. Kjo jo vetëm për të indoktrinuar me demagogji pjesët e lëkundura të elektoratit, por të modifikojnë. Ka qenë shumë e lehtë për shtypin ironi zimi qoftë edhe për sensacioni organizimit të propagandës, të interpretimit të fakteve ose të deklarimeve zyrtare të... kohë që vëzhgojnë me kujdes rrëshqitjen majtas të PD-së, pohimi zhurmë të mëdhenj...” Më tej në f.4
Pronarët i afrohen bregdetit më shpejt se qeveria
Në disa pjesë të bregdetit shqiptar është organizuar shërbim 24 orësh.
Që prej ditës së premte, datë 4 gusht 1995, katër familje që banojnë në Divjakë dhe 20 familje me mbiemër Como që banojnë në Tiranë janë vënë në roje të bregdetit dhe me tapi është pronë e tyre. Sipas besës së Lindor Comon, banori i Lagjes 36 në Tiranë, “Komisioni i Kthimit të Pronave të Lushnjës ka hezituar të na kthejë ujën bregdetare Divjakë-Ardenicë, megjithëse është e bazuar nga dokumentacioni tepër i saktë dhe ligjor”. “Babai dhe xhaxhallarët e mi e kanë blerë këtë vijë bregdetare 11 mijë franga ari me 1934 dhe jemi shpërngulur me 1947. Ne tani jemi shtuar dhe do të ndahet breza 120 vjetësh ku çdo njeri u takon me pak se 60 ha. Kemi organizuar shërbim, se si-pasz Meksi, tapia jonë ka emra e mykur dhe atje do të kompensohen pronarët. Kjo gjë është tepër e vështirë të ndodhë, vazhdon bisedën Lindor Comoja. Si mund ta lejojmë ne që të na nëpërkëmbet prona kur e kemi pasur kullotë e pyll dhe regjim e ka masakruar. Tapia jonë ndodhet edhe në Kadastrën e ish-Prefekturës së Durrësit, edhe në Bashkinë e Lushnjës, edhe në duart tona. Por e shtëti i vetëm ky fïs që reagon menjëherë ndaj vendimit të Qeverisë për kompensim në bregdet. Të shtunën nga Tirana kanë udhëtuar urgjentisht për në Dukatin e Vlorës fiset Goxhaj dhe Vangjeli. Ata janë pronarë të ligjshëm të vijës bregdetare Orikum-Karaburun. “Aty, thotë Azis Goxhaj, kemi mbajtur 2000 kokë bagëti dhe rreth 80 shtëpitë me mbiemër Goxhaj. Ne kemi dokumentacionin dhe s’kemi si ta lejojmë që kjo pronë të nëpërkëmbet. Muajin gusht nuk largohemi andej dhe po qe nevoja do të vazhdojmë të rrimë. Edhe në zonën e Patok-Shëngjinit këto tre ditë Zonja e Bushkësit ka bërë një inkursion në ish-pronat e saj. Kështu pronarët po udhëtojnë drejt bregdetit më shpejt se Qeveria. B. MALO
Sprint për të miratuar ligjin e shitblerjes tokës
Pas peticionit me 175 mijë firma kundër Ligjit të shitblerjes së tokës, paraqitur Parlamentit edhe telegrami i dërguar zotit president nga mitingu i organizuar në Tiranë për të njëjtin problem nuk bëri asnjë efekt tek ata që janë të vendosur për të nxjerrë në pazar gjithë tokën.
Siç duket për qeveritarët tanë, parlamentarët dhe për vetë presidentin, vendimet e partisë qenkan ligje mbi ligjet. Vetë presidenti, kryetari i parlamentit, kryeministri e zyrtarë të tjerë të lartë e kanë bërë tashmë me së të qartë se Ligji i shitblerjes së tokës, ashtu si dhe masa të tjera të marra gjatë këtyre viteve janë vendosur më parë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të partisë në pushtet. Një gjë e tillë nuk ka si mos të na kujtojë një të kaluar të afërt ku për gjithçka më parë vendoste partia.
Dekretimi në mënyrë të rrufeshme nga ana e presidentit i Ligjit mbi shitblerjen e tokës tregon se edhe vetë qeveritarët tanë janë të ndërgjegjshëm se diçka e pandershme fshihet pas tij. Shpejtësia, dhe procedura e çuditshme për hartimin e Ligjit mbi shitblerjen e tokës: propozimi nga ana e presidentit, futja jashtë radhe në rendin e ditës të punimeve të Parlamentit, miratimi brenda pak orësh, përbën një nga rekordet e rralla të aktivitetit politik shqiptar. Nuk mjaftoi kjo, por zotëruesit dhe blerësit e freskinë e detit për të dekretuar një nga padrejtësitë më të mëdha që është sanksionuar nga pushteti i sotëm. Kjo vërteton edhe një herë atë që shqetësimet e shprehura nga subjektet e LDSH lidhur me pasojat që do të rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji janë plotësisht të drejta.
Koha është që do të tregojë se ç’fshihet prapa gjithë këtij nxitimi për të vënë në zbatim shitblerjen e tokës pa iu kthyer kjo më parë pronarit të saj të ligjshëm.
Qytetarë firmosni peticionin e LDSH. Kështu i shërbeni vetes, popullit dhe Kombit
Ligji mbi shitblerjen e tokës do të jetë i plotfuqishëm me ditën e sotme. Nuk duhet të bezdisen ata që janë kundër këtij ligji. Siç e dini në po jetojmë në një ehungel ligjesh, ku nuk e merr vesh i par të tretin. Me një fjalë toka për të qenë më të qartë, sqaroj se toka nuk do të shitet sot e tutje siç e mendon ndonjëri. Ajo do të grabitet si gjithhera.
Kultivimi i kanabisit është i vetmi rezultat me të cilin qeveria nuk krenohet. Turp! I vetmi shtim real i prodhimit dhe mediat nuk e pasqyrojnë si duhet. Kanabisi është edhe bukë edhe gjellë edhe pastë. Kush e mbjell kanabisin në pronën e tjetrit ka punë me qeverinë. Nuk është e vërtetë se qeveria do të ndajë kanabisin për frymë. Kanabisi do të shkojë tek pronarët e mëdhenj të rinj, me tapi të reja.
Amnesty International ka vendosur të lërojë një person të pafajshëm. Do të pyesni si? Thjeshtë! Nëse nuk lirohet personi në fjalë atëherë Sh... nuk do të pranohet anëtarë e Amn... Int... me të drejta të barabarta por vetëm si vëzhgues. Nëse nuk lirohet atëherë do të ndërrohet edhe statuti i Al. Ai nen që i lironte të burgosurit ordiner...
Kush dëshiron të kalojë pushimet në Beograd ose në zonat boshnjake në duart e serbëve të paraqitet tek Namikë Fadil Vehbi Hoti.
Në brendësi
VAPA DHE FRUTAT REZJOJNE INFLACIONIN
Labirinthet e pasaportave të reja
f. 3
Shkathtësi në Lidhje, shkathtësi në propagandë
f. 4
Shkatërrimi i pyjeve
amb-ar që gjer- “Ko- Dar- tjera llojin ipeji ndodje dhe r për se të der- me dhe tet e lhet ra e naq S. R nca që ësh më nje nde Que
Shkatërrimi i pyjeve f.5
Palët padisin gjykatësin f.2
Shqipëria drejt plakjes f.5
Ofensiva kroate zbulon paaftësinë e botës f.6
Studentët e kursit veror të gjermanishtes - një surprizë për pedagogët gjermanë f.7
[Ilustrimi paraqet një figurë që mban një orë; teksti vertikal: «STOP».]