13/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 gusht 1995

Baba Rexhepi- figurë e shquar e botës shqiptare

f.5

Peponis në Tiranë - me të dhe refugjatët

Nga pika doganore e Kakavisë dhe e Kapshticës kthehen nga forcat policore dhe ushtarake greke çdo ditë 80-100 refugjatë shqiptare.... f.5

LDSH në Shkodër

“Bashkohuni të vendosim pronën mbi baza ligjore”

f.4

Ndodhemi të gjithë si mbi një tokë të minuar

Dje, paradite z. Godo dha një konferencë shtypi për gazetaret. Gjendja e krijuar pas miratimit të ligjit të shitblerjes së tokës nga parlamenti, ligji i ri elektoral dhe situata e krijuar me dërgimin e refugjatëve serbë nga Kroacia në Kosovë - ishin çështjet e trajtuara nga kryetari i Partisë Republikane. Ne fillim, z. Godo lexoi një deklaratë për shtyp, dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetareve (Më hollësisht f.1-2)

LDSH i drejtohet strukturave evropiane

Për çështjen e Pronësisë mbi tokën F.3

Godo gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Foto: P. Omeri, ATSH

Deklaratë për shtypin

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Degës së PD për Tiranën, Presidenti Berisha përsëriti edhe një herë urimin e njohur që 2.300.000 shqiptarët ta gëzojnë tokën. Kjo shtron sërish pyetjen: ku e gjeti pushteti i sotëm tokën që u fali shqiptarëve? U shpronësua dikush për t’u pronësuar dikush tjetër, gjë që s’mund të ndodhë në një rend demokratik ligjor. U shkel haptaz e drejta e pronës, element themelor i të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Paktën e Ligjeve Kushtetuese, garant i parë i të cilave është Presidenti i Republikës. Duke dashur të mbrojë partinë e tij nga akuza e bashkëpunimit me socialistët në legjipt për tokën, Presidenti tha se një pjesë e deputetëve të ish-Partisë së Punës nuk votuan për Ligjin 7501. Por ky ligj mban nënshkrimin e ish-kryetarit të komunistëve, Ramiz Alisë. Asnjë detaj s’mund të mohojë faktin e bashkëveprimit të Partisë Demokratike me Partinë Socialiste në hartimin dhe zbatimin e ligjeve djallëzore për ndarjen e tokës sipas koncepteve leniniste. Pasoja imediate e kësaj të keqe që u gatua gjatë katër vjetëve është se tani ndodhemi të gjithë si mbi një tokë të minuar, një pjesë e së cilës iu fal shtetasve me kombësi të huaj. Ky realitet kërkon reflektim të thellë nga kreu i shtetit dhe kursesi nuk përbën objekt për të ngritur dolli urimi. Nuk duhet harruar se, veç të sotmes, kemi edhe një të kaluar si edhe një të ardhme, gjykimit të së cilës askush s’mund t’i shmanget. Në gjithë këtë punë duket se kanë ndikuar fort edhe disa llogari elektorale që mund të dalin të gabuara. Nga ana e tij kryeministri Meksi, gjatë intervistës së fundit televizive, i quajti dokumentet mbi pronësinë “tapitë e mykura”. E ftojmë kryeministrin të tërheqë një deklarim të tillë, me të njëjtin ndikim të keq në administratën shtetërore. Nëse përhapet ky koncept, çdo nëpunës mund të flakë të një dokument pronësie duke e dorëzuar këtë me përmasat e një qetari me shtëpinë. Deklarime të tilla të përgjegjshme nuk ndihnin në themelimin dhe mbrojtjen e shtetit ligjor që duhet të ndërtojë çdo dokument ligjor noteriai, nëse nuk do të bëre në një gjendje anarkie ku qytetarit nuk i mbetet veç t’i dalë zot vetes. Kurse kompensimi i pronarëve në Ligjenet e Lurës e vise të tjera të ngjashme ku edhe herë të vjetra s’ka për të shkelur këmbë njeriu, është një tallje e madhe. Kjo lojë propagande mbrojtëse që bëjnë krerët e shtetit, duke sfiduar haptaz pronarët e grabitur ngre edhe më tepër tensionet sociale. Shoqata e banorëve të bregdetit të Sarandës me ka ftuar për një miting të hënën në ... Më tej në f.2

Mos sistemoni refugjatët në KOSOVË

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Beogradin Sic bën të ditur “Zëri i Amerikës”, Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar qeverinë e Serbisë, që të mos i sistemojë refugjatët serbë të Kroacisë në Kosovë. Kosova konsiderohet si një fuçi e mundshme baruti për një konflikt më të gjerë ballkanik. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka udhëzuar diplomatët e Shteteve të Bashkuara në Beograd, që t’i kërkojnë qeverisë serbe për qellimin e saj. Shk-pëtarët përbëjnë rreth 90% të popu-llsisë së Kosovës. Presidenti i republikës Kosovës dhe thu-het se Presidenti Rugova, për ven-dosjen e refug-jatëve serbë në Kosovë.... Faqe 3 Kroacia nëse refuzon. Kosova konsiderohet si një fuçi e mundshme baruti për një konflikt më të gjerë ballkanik. Shte-tit i ka udhëzuar diplomatë e Shteteve të Bash-kuara në Beograd, që t’i kërkojnë qeverisë serbe për qëllimin e saj. Sh-kptaret përbëjnë rreth 90% të popu-llsisë së Kosovës. Presidenti i republikës Kosovë dhe thu-het se Presidenti Rugova, për ven-dosjen e refug-jatëve serbë në Kosovë. ... Faqe 3

Kush s’ka ideale

Zhgjënjimi (Katër shokë të vjetër lufte) Fjalëkryq Njoftime ankandi f.7-8

Shqip shqiptare është tepër i veçantë. Të gjitha gazetat merrren vetëm me problemet që qever- ren vetëm me problemet që qever-jnë, me projektligjet që endikojnë drejtëpërdrejtë mbi qytetarët. Asnjë gazetë nuk merret me politikanët. janë 20 politikanë shqiptarë që duhet të flasin gjithë vitin për hallet e Shqipërisë, të Ballkanit e më gjerë, por asnjë gazete nuk i hap faqet për intervistë këtyre 20 politikanëve që mund t’a nxjerrin në dritë këtë kombë të lë shtatë sa toka. Toka do të shthet me bona privatizimi, pasi këto duke qenë të reja nuk do të zënë mbyk si tapitë që ndodhen nëpër kadastra. Vlera e bonove do të arrijë 365-366%. Serbia duket se nuk i do serbet e Kroacisë përderisa shkon dhe i rrass në Kosovë. Nëpër muret e Prishtinës po shkruhen parrulla bashkim - Vëllazërim, Slobodan Milosheviçi është bërë blloz ndaj Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, pasi këtej dy të fundit janë shpallur kriminelë lufte. Titulli kriminal sot është titull nderi që e nderon z. Millosheviç. Serbia kërkon të dalë në det, por duket se edhe nëse mberrin në det do të dalë me polumbarët e OKB-së