Në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Karikaturës, organizuar në Seul
28 vjeçari Medi Belortaja, është shpallur fitues i çmimit të Artë në festivalin e 5 të ndërkombëtar të karikaturës të organizuar në Seul, në korrik të këtij viti, me temën "50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore"
Lajmi ka mbërritur dje vonë në Shqipëri, dhe kështu Belortaja përsërit suksesin që arritime 1994, duke fituar çmimin e artë në konkursin ndërkombëtar të karikaturës të organizuar në Japoni.
Në konkursin e Seulit konkurronin 1996 karikatura
Toka vazhdon të zaptohet rregullisht
Nga konferenca e djeshme e shtypit e ministrit Bujqësisë z. H. Halili
“Shifra nuk mund të jepen. S’ka shifra të sakta për zaptimin e tokave”, deklaronte dje në konferencën për shtyp ministri i Bujqësisë Hasan Halili.
Më pas ai do të sqaronte se “sot toka siç lirohet nga një zotën zaptime dhe në një vend tjetër shtohen njerëzet zaptime të reja”; kështu që toka vazhdon të zaptohet. Problem tjetër që ministri Halili iu shmang plotësisht ishte kompensimi i pronave të zonën bregdetare. “Është ministria e Ndërtimit, shtoi ai, e ngarkuar që brenda datës 15 gusht të paraqesë studimin”, (pavarësisht se 50% e vijës bregdetare është tokë bujqësore dhe varet nga kjo ministri). Industria e përpunimit të qumështit do vite që do të përballojë prodhimin. “Është e vërtetë që vjet dhe sivjet një sasi qumështi dëmtohet për shkak të mungesës së përpunimit”, pohoi ai. Edhe pse është përpiluar se ka publikuar se ka përfunduar shpendarja e tokës sipas ligjit, ministri Halili pranoi se “shpërndarja e tokës nuk ka përfunduar si shkak i mosfunksionimit të komisioneve të ndarjes së tokave nëpër rrethe e komuna”. Gazetarët mbetën të çuditur kur ministri Halili deklaroi se “unë i kam parë në Fier qerka kanë vënë terkuzën vetë dhe kanë ndarë tokën e tyre vetëm për hir të demokracisë”. Kjo deklaratë ishte vijim i një materiali të gjatë të përgatitur me shkrim, të lexuar në fillim të konferencës për shtyp. Në këtë material ai theksoi se “PD ka bërë një sërë ndryshimesh kolosale”, duke i “kundërshtuar” pastaj në përgjigjet për pyetjet e gazetarëve kur deklaroi se “sivjet janë marrë 10 mijë tonë grurë më pak. Shifrën e publikuar nga INSTAT dhe Zyra Statistikore për blegtorinë nuk duhet ta merrni si të vërtetë, pasi në to ka fiktivitet, megjithëse regjistruar herë më pak dhe herë më shumë”. Edhe pse pyet kanë 10 vjet pa investime dhe në Pukë e Mat janë bërë masakrime mbi ta, ministri garantoi se shumë shpejt do të bëhej investimi për to, pa përcaktuar kohën e saktë. Për gazetarët, pyetje që kërkonte përgjigje ishte ishte problemi i firmave të përbashkëta të shqiptarëve me të huajt në sektorin e bujqësisë që përgjithësisht kanë shkuar drejt falimentimit, madje edhe në procese gjyqësore. Lidhur me këtë ministri Halili deklaroi se prurja e këtyre firmave është bërë në vitin 1991-1992 dhe është bërë në mënyrë të gabuar, sepse mungonte legjislacioni përkatës. R. Përmeti
PD përpiqet të fusë nën kontroll Shoqatën e të Përndjekurve Politikë
Prej disa kohësh nëpër disa qytete të vendit po dalin disa individë, të cilët gjoja shprehin vullnetin e shumicës së të përndjekurve duke e atakuar udhëheqjen e Shoqatës së ish të Përndjekurve si në qendër ashtu edhe në bazë. Nuk është aspak për t’u çuditur që Partia Demokratike filloi tu bëjë jehonë zhurmave të këtyre individëve, duke u thelluar kështu edhe më tej hendekun që e ndan nga LDSH dhe subjektet e tjera të djathta. Zgjedhjet, si ato parlamentare ashtu dhe ato lokale janë në prag të derës. Tani, të shtrënguar prej kësaj drejtuesit e PD-së kanë kthyer kokën prapa për të bërë një “inventar” duke parë se kush u ka mbetur pas. Në këtë mënyrë janë ndjerë me një realitet të hidhur por që pritej.
Ishte krejt normale që shtresa e ish të përndjekurve, ajo që luajti një rol vendimtar ndryshimin e PD-së në pushtet tashmë do të ndodhej shumë larg partisë në pushtet. Ishte vetë politika e kësaj të fundit që e largoi masën e madhe të ish të përndjekurve nga PD-ja. Ish të përndjekurit e cilët kishin provuar mbi shpatullat e tyre më shumë se kushdo shtypjen mizore të regjimit komunist nuk mund të pajtoheshin kurrsesi me qëndrimet komuniste të mbajtura nga partia në pushtet të manifestuara këto gjerësisht në qeverisjen e saj. Ish të përndjekurit nuk mund të pajtoheshin me zbatimin prej
Refugjatët nga Kroacia do të vijnë në Sh... Do të vendosen në pjesët e ulëta dhe toka do t’ju ndahet për frymë. Serbia nuk i pranoi ata prandaj ne duhet të ndërmarrim diçka në mënyrë urgjente. Nëse në mesin e tyre ka edhe pronarë të vjetër aq më mirë.
Përëndimi ka sabotuar programet e partive intelektuale politike. Sapo ndërtuan një plan ekonomiksi të shlyejnë borxhet përëndimi na i fali fare. Ky është sabotim e pashembullt. Ç’është kjo falje borxhesh.
Ndërrimi i emrave nuk mund të bëhet shkel e shko. Dihet se emrat mund të ndërrohen vetëm nga shqiptarët në jetën e kurrsesi nga asgjëlltas. Edhe pse të rralla ka pasur edhe raste të tilla. Opinio-
ni i ka dënuar.
Kërkohet mbrojtja e gjuhës shqipe me ligj. Ligji duhet të jetë në përputhje me ligjin e drejtave të njeriut dhe me konventat ndërkombëtare.
Sipas sondazheve të fundit asnjë parti nuk e ka siguruar vendin në opozitë. Për të fituar vendin e opozitës pritet një luftë e madhe mes partive kryesore politike. Elektorati është i lëkundur dhe nuk dihet kujt do t’ia besojë këtë post aq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Në brendësi
Shoqata Pronësi me Drejtësi i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
f.2
Intervistë me z.Skënder Buçpapaj
f.5
Heshtje që
Heshtje që të vret f.4
Moska dhe Uashingtoni bien në ujdi për Bosnjën
Sarajeva përpara dimrit të ri të luftës f.6
Fjalëkryq
Gjermania në vitet e para pas luftë F.7
Njoftime ankandi F.8