13 parti përkrahin propozimin e Partisë Republikane
Partia Republikane që prej disa kohësh e kishte ngritur zërin e saj për nevojën e diskutimit të ligjit elektoral.
Kjo gjë diktohej jo vetëm për faktin se ligji aktual penalizon në një farë mënyre partitë e vogla, të cilat vërtiten në kufijtë e “barazhit” të 4% shit, por mbi të gjitha për të marrë vesh se me ç’ligj elektoral do të shkohej në zgjedhje. Por përballë kërkesave të vazhdueshme të republikanëve dhe të disa subjekteve të LDSH shteti qëndronte indiferent, mos përfillës.
Alarmin e lëshuar në këtë drejtim e kapën dhe e mbështetën partitë të tjera, të cilat u bënë të ndërgjegjshme për seriozitetin që kishte çështja dhe kush më shumë e kush më pak e mbështeten idenë e ardhur nga PR për të mbajtur një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar ligjin elektoral me të cilin do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.
Kështu u arrit tek tryeza e rrumbullakët e pardjeshme me pjesëmarrjen e 13 partive politike, në të cilën u diskutua ligji elektoral. Të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë dhe socialistët, të cilët nuk munguan të thonë hapur se “ligji aktual i favorizon”, ishin dakord për ndryshimin e ligjit aktual duke i dhënë më shumë hapësirë proporcionalitetit gjë që do të shtonte karakterin pluralist të parlamentit, duke e bërë këtë të larmishëm e jo bipolar.
Vetëm përfaqësuesit e PD-së hodhën idenë se “ka kohë për të diskutuar, se “do të mblidhemi përsëri” etj. Kjo tregon se udhëheqja e lartë e PD-së, duke se është në dilemë të favorizojë “të vegjlit” apo socialistët dhe veten e vet.
Gjithsesi tryeza e rrumbullakët e pardjeshme përbën një fitore për forcat politike shqiptare dhe tregon se në të ardhmen presioni i tyre për ta detyruar qeverinë të bëjë modifikimet e nevojshme dhe të përcaktojë sa më parë ligjin elektoral, do të jetë në rritje. Tryeza e ardhshme për këtë problem, ideja e së cilës u mbështet nga pjesëmarrësit do të vërë më mirë pikat mbi i dhe padyshim rezultatet do të jenë
Do vazhdojmë luftën për t’i kthyer pronën të zotit
Merr pjesë Kryetari i PR z.Sabri Godo
Dje në pallatin e kulturës Fier u mbajt një miting i LDSH.
Kryetari i rradhës z.Hysen Selfo foli për ligjin e shibhtlerjes se tokes dhe probleme te tjera te dites. Fjala e tij u prit me miratim dhe brohoritje nga te pranishmit. Pastaj lideret e Lidhjes, Kurt Kola, Guro Durollari, Haki Hajdari e Sabri Godo iu pergjigjen pyetjeve te shumta.
Z.Godo tha se veten regjimet komuniste bejne shpronësimin te
Berisha niset në vizitën e tij në SHBA
Presidenti i Republikës Sali Berisha u nis për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesën e presidentit të ShBA, Klinton.
Ndihma e ShBA për Shqipërinë gjatë tre vjetëve të fundit ishte e një intensiteti që tejkalon në masë të madhe ndihmën amerikane për shtetet e tjera të lindjes komuniste. Ndihmë kjo që në fund u kurorëzua edhe me shlyerjen e borxhit shqiptar nga institucionet monetare perëndimore ku siç dihet peshën kryesore e mban ShBA-ja.
Pas gjysëm shekulli ngrirjeje, marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar përmirësim të vazhdueshëm, duke filluar nga vizitat e dy ish-presi-
(Me tej në f.5)
Në Bregdet shteti nuk ka prona
Miting i shoqatës “Bregdeti”
:
Në Bregdet shteti nuk ka prona
Të premten pasdite anëtarë të shoqatës atdhetare kulturore Bregdeti u mblodhën në një tubim në sallën e mbledhjeve të PR për të protestuar ndaj ligjit të shitblerjes së tokës. Në këtë mbledhje pjesë edhe kryetari i Pr z. Sabri Godo.
Në fjalën e tij kryetari i shoqatës “Bregdeti” z. Vangjel LLazari prezantoi hollësisht gjendjen aktuale të pronësisë në Bregdet. Ai theksoi se “bregdetasit gjatë shekujve luftuan me thonj për të kthyer zonën e thepisur e shkëmbore në një perlë të rrallë të rivierës shqiptare dhe dhënia e kësaj toke të tjerëve do ngjallte reaksion te pronarët bregdetas. Në bregdet nuk ka pellëmbe toke të tepërt. Gjithashtu z. LLazari në fjalën e tij beri prezent faktin se mjaft shqiptarë në diasporë i kanë bërë kërkesa shoqatës për të ardhur dhe investuar në Bregdet, por ata duhet të merren vesh me pronarët e vërtetë.
Më pas e mori fjalën dhe kryetari i PR z. Sabri Godo.
Më tej në f.4
Që nga dita e nesërme do të bëhet një ligj i ri për zgjedhjet. Me atë ligj nuk do të kenë të drejtë partitë politike të marrin pjesë kandidatët e tyre. Ndërsa populli do të ketë vetëm votë konsultative. Tjetër gjë është se nuk mund të besosh këtë elektorati prandaj me ligj duhet të merren masa që në rast humbjeje të dilet me deklaratën se populli nuk na e dha votën por kjo nuk do të thotë se ai nuk na do neve në pushtet. Mospërmbajtja e votës është vetëm një formë demokratike e shprehjes pa kënaqësisë për disa gabime segmentë të caktuara te pushtetit. Në përgjithësi populli është i kënaqur sidomos me të ardhurat për kokë banori.
Gjykata e Kasacionit do të futet në greve urie. Kjo greve do të zgjasë deri në ditën e gjykimit të çështjes më të rëndësishme të vitit. Pas mbarimit të çështjes do të festojmë duke ngrënë e duke pirë. Me të majtët a me të djathtët nuk ka rëndësi.
Sot do të bëhet një referendum për një çështje të rëndësishme. Të gjithë personat nën moshën 11 vjeçare ftohen të votojnë një orë e më parë.
Në kongresin e grave në Pekin u fol edhe për të burgosurit politikë në vendet borgjeze. Nuk kemi lajme për solidarizime me ndonjë nga ana jonë...
Në brendësi:
Franca gjithnjë e vëmendshme ndaj Shqipërisë F.5
Ligji elektoral t’i shërbejë Shqipërisë F.4
Deklaratë e partive pjesëmarrëse në takim
Ditën e premte, datë 8.09.1995, me iniciativën e Partisë Republikane, u organizua një takim i partive politike parlamentare si dhe ato të përfaqësuara në pushtetin lokal, për të diskutuar lidhur me përshtatshmërinë e ligjit elektoral në zgjedhjet e pritshme.
Partitë; Agrare, Aleanca Demokratike, Bashkimi Demokrat, Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Balli Kombëtar, Bashkimi Social-Demokrat, e Djathta Demokratike, Demokristiane, Lëvizja e Legalitetit, Republikane, Socialiste, Social-Demokrate dhe Unitetit Kombëtar, u shprehën pro ligjit aktual elektoral e në vendin pro thelb të tij si një ligj mazhoritar i korrektuar proporcionalisht. Diskutantët shprehën shumë mendime e propozime konkrete për të bërë përmirësime të karakterit teknik në ligjin ekzistues. Për këtë u vendos të formohet një komision shumëpartiak. nevojshme dhe të përcaktoje sa më parë ligjin elektoral, do të jetë e një rëndësie të veçantë. u mbështet nga pjesëmarrësit do të verë mbi pikat mbi i dhe padyshim rezultatet do të jenë shumë më konkrete. Z.Godo tha se vetëm regjimet komuniste bëjnë shpronësimin e tokes, por kjo s’mund te ndodhe ne asnje vend te demokracise. Shqipëria beri perjashtim nga ky rregull. Z.Godo renditi shtate arsye qe e bejne krejt te pamundur pranimin e ketij ligji: - Krijon pabarazi ndermjet fshatareve qe u kthyen me vetgjyqesi ne tokat e tyre dhe pjeses tjeter qe iu nenshtrua ligjit, duke nenvizuar nje ndarje te rrezikshme veri-jug. - Pabarazi ne siperfaqen per fryme, ne kundershtim me propaganden e PD-se qe thote se i vuri fshataret ne start te barabarte, sepse ne fakt diku fshatari mori 1.2 ha toke dhe gjeti 4.5 ha. - Pabarazi ne llojet e prones, sepse ndera tani sigurohet njohja e pronesise mbi pyjet dhe kullotat, nuk njihet (vijon në f.2)
“Albania” sërish në Shqipëri
Sot është dita e tretë që lexuesit shqiptarë krahas dhjetra gazetash e revistash shohin në treg të përditshmen informative “ALBANIA”.
Redaksia e “Republikës” përshëndet daljen e Albanias dhe i uron suksese në rrugën e saj.