Ligji për genocidin
Askush nuk mund të vërë në dyshim ekzistencën e genocidit në Shqipëri gjatë 50 vjetëve të sistemit komunist. Madje është për t’u ardhur keq qëndronjë prej liderëve të PS, duke luajtur me fjalë, mundet t’umbushë mendjen të tjerëve se ajo ç’ka është ushtruar mbi pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri nuk ka qenë genocid, po, “luftë kundër kundërshtarëve politikë”. Në një shtet ligjor secili duhet të përgjigjet për atë që ka bërë, qoftë edhe shumë kohë më parë. Shembulli më konkret që na servir bota demokratike në këtë drejtim, është gjuetia dhe dënimi i ish kriminelëve nazistë, megjithëse kanë kaluar 50 vjet dhe pavarësisht se këta vetë janë me një këmbë në varr. Edhe për genocidin e ushtruar nga hierarkët e pushtetit komunist, prokuruesit, komanduesit dhe zbatuesit duhet të përgjigjen, dhe kjo, kur është fjala për një shtet ligjor, duhet bërë në bazë ligjesh të sakta, ku secili të jepë llogari për pjesën e tij të fajit. Në këtë aspekt projektligji i miratuar përmbrëmë në parlament le shumë për të dëshiruar. Duke i futur të gjithë ish funksionarët e sistemit të kaluar në një thes, si atë që mund t’i ketë lyer duart me gjak, si atë që mund të ketë ndonjë mëkat të vogël, por edhe ndonjë që mund të jetë fare i pafajshëm, projektligji tregon se hartuesit e tij vuajnë akoma nga reminishencat e mendësive të kaluara. Konceptimi i tij në bazë të frymës kolektiviste, është gjëja e parë që ia zbeh vlerat këtij ligji. Një paradoks tjetër që lidhet me këtë projektligj është se po u kërkohet të përgjigjen për genocidin komunist bishtrave të pushtetit të dikurshëm në kohën që protagonistëve të atij sistemi, në vend të kësaj, në proceset gjyqësore iu kërkua llogari për kafetë që kishin pirë. Që duhesh një ligj për të dënuar shkaktarët e genocidit ishte e nevojshme, por kjo duhej bërë që në fillimet e përmbysjes së madhe. Duke kërkuar llogari në atë kohë do të filtroheshin ata që do të merreshin me politikë dhe aktualisht, nuk do të ekzistonte problemi i pastrimit të skenës politike. Tani, gjë që s’mund të mohohet, një pjesë e atyre që penalizohen prej këtij ligji kanë fituar edhe një farë reputacioni në elektorat dhe për keq, merite ka edhe PD-ja. Kështu, ky projektligj i vonuar dhe i hartuar shkel e shko ka shumë mundësi të kthehet në një bumerang për vetë PD-në, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera.
z. Godo prononcohet për çështjen Brozi dhe ligjin për genocidin
Një shoqëri që synon drejtësinë dhe qytetërimin nuk mund të mbartë me vete krime të pandëshkuara
Ndofta do të kishte më tepër qartësi sikur opozita të mos kish dalë nga Parlamenti, dhe sikur z. Brozi të qe paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur veten.
• Një shoqëri që synon drejtësinë dhe qytetërimin nuk mund të mbartë me vete krime të pandëshkuara
• Ndofta do të kishte më tepër qartësi sikur opozita të mos kish dalë nga Parlamenti, dhe sikur z. Brozi të qe paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur veten.
Diskutim i Prof. Dr. Mehmet Çeliku, deputet i PR mbajtur në Parlament më 2 shtator 1995
“Ta lemë demokracinë të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”
I nderuar, z. Kryetar, Të nderuar deputetë, Unë do të flas shkurt, vetëm për projektligjin, nuk do të ndalem në efekte konkrete historisë, as në emra personash, nuk do të bëj diskutim partiak (propagandë partiake).
I nderuar, z. Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Unë do të flas shkurt, vetëm për projektligjin, nuk do të ndalem në efekte konkrete historisë, as në emra personash, nuk do të bëj diskutim partiak (propagandë partiake).
Projektligji për “Gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” vjen para Parlamentit shqiptar vërtet vonë në kohë, por me gjithë rrjedhojat pozitive të një ligji të gjathtë konstruktiv. Janë të pakta ligjet, si ky në shqyrtim, me një orientim të qartë antikomunist, të ashpër për individë të veçantë, por me një mesazh të qartë: “Ta lemë demokracinë të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
- Ky ligj sulmon me akuzë të sakte persekutorët politikë dhe jo thjesht “për kafe, dreka e darka”, ndërkohë që e dënon ata me tolerancën demokratike sipas Kodit të Ri Penal dhe jo me dënime ekstreme të paragjykuara standarde hakmarrëse; ai i dënon edhe me mospjesëmarrjen në jetën politike, (pra vetëm për pak vjet privohen disa persona për t’u rizgjedhur), dëni me këtë lloj etikë-shoqëror.
- Ky ligj mbron liritë dhe të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, të atyre që janë persekutuar nga diktatura. Duke pasur parasysh diktaturën e tmerrshme shqiptare, këta të persekutuar, siç dihet, përbëjnë një shumicë të konsiderueshme. Ky ligj vë në diferencë nomenklaturën komuniste nga komunistët e thjeshtë dhe bijtë e tyre që nuk kanë pse të mbajnë
Më tej në f. 3
A do të ripërmbytet përsëri Shqipëria
Kjo është pyetja pas dy përmbytjeve të njëpasnjëshme te fundgushti dhe 20 shtatorit.
Në të dyja rastet rrëshqitjet shkaktuan përmbytje të vogla. Madje më 21 shtator gjeografia e saj filloi në zonat malore dhe përfundoi në buzën e takimit të tokës me detin. Tani sapo fillon shiu, njerëzve menjëherë u shkon mendja tek Lezha, Zadrima, Laçit ke vërshimi i lumit Mat.
F. 2
ITALIA - padyshim partneri më natyral i Shqipërisë
Pas errësirës që përjetuan marrëdhëniet italo-shqiptare gjatë periudhës së komunizmit si pasojë e politikës absurde të vetizolimit të ndjekur nga qeveria komuniste, me fillimin e pluralizmit, ishte përsëri Italia, ajo që kapi e para sinjalet që vinin nga Shqipëria, të cilët kërkonin ndihmë për të mbijetuar.
F. 4
Në brendësi
A do të ripërmbytet
SILENÇI: “NE NUK MUND TA NDALOJME LUFTEN”
SILENÇI:
“NE NUK MUND TA NDALOJME LUFTEN”
Jo ligje, por edhe sikur të më varni prej gjuhue unë nuk do të heq dorë nga zanati i spiunlt. Në Shqipëri ndodhin paradokset më të mëdha në botë. Sapo nis e ia merr dorën një zanati, të heqin.
Mirë që po na heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, po asistencë socialiste pse nuk na japin?
Partia Punës tani do njohë vetëm fitore. Ruçi, Zëqo, Cani, Nano etj. etj. do krijojë një parti tjetër me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësojnë denjësisht alternativën e socialdemokracisë europiane.
Komiteti i Helsinkit ka kohë që nuk po prononcohet për çka po ndodh në këtë dynja. Gjithashtu ky komitet nuk është prononcuar as për atë që po ndodh në dynjanë tjetër.
Rrofshin zgjedhjet dhe zgjedhjet demokratike.
Pëllumbi do fluturojë tek foleja e Qukapikut. Aty do takojë Bufin, por vetëm pasi të jetë larguar Qyqja. Qukapiku nuk do ta hajë Krimbin, pasi aty përqark do jetë Gjuetari me Cifte. Piku do jetë i ngarkuar me mision nga Lupi. Antena nuk do kapë valët pasi do të interferojë Rrufja. Amin.
Nëse bëhet siç shi, janë marrë të gjitha masat që të ketë përmbytje. Përmbytje do fillojë nga veriu dhe do të shtrihet edhe në jug. Temperaturat më e ulët dhe më e lartë në zonat malore të vendit tonë do jetë 4 dhe 14 gradë celcius. Era do të fryjë dhe do të fryjë në të njëjtën kohë.