Sot fillon vizitën dyditore Xhanfranko Fini, lideri i “Aleancës Nacionale” të Italisë
Në Tiranë mbërrin sot për një vizitë dydtore Presidenti i Aleancës Nacionale, Xh. Fini, i cili, përveçse me përfaqësues të PR dhe asaj PD, do të takohet edhe me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.
Një ndër liderat kryesore të politikës së sotme italiane, Fini, njihet nga shqiptarët si përfaqësuesi më në zë i së djathtës, dhe si pjesëmarrës në koalicionin e qeverisë Berlusconi, që ra pas daljes nga ajo e Lidhjes së Veriut të Umberto Bosit.
Në Itali, Fini mbahet si konsoliduesi i pozicionit të Partisë së Lëvizjes Shoqërore dhe modernizimit të saj, që shkon deri tek ndërrimi i emrit në Aleanca Nacionale, gjatë kongresit të fundit të kësaj partie.
…te djathtë italian është parashikuar takim me Presidentin Berisha, si dhe me kryeministrin Meksi, e ministrin e Jashtëm …
…simin që i bëhet në përgjithësi politikës italiane në Shqipëri.
Fini dhe ish-aleati i tij, Berlusconi, parashikohen si favor…
zgjedhjet e ardhshme, që mendohet se do të mbahen para qershorit, gjë që përkon edhe me zgjedhjet në Shqipëri. Reputacioni i të djathtëve në Itali duket se po rritet edhe nga seria e Partisë Demokratike të Majtë, ish-komunistët, si rrjedhojë e njoftimeve për përfshirje në një skandal financiar të liderit të majtë, Masimo d’Alema.
Takimi i Finit me drejtuesit e PR konsolidon më tej bashkëpunimin mes të djathtëve italianë dhe shqiptarë, të cilët pretendojnë fitore respektive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sot pasdite Fini do takohet në selinë e PR, me drejtuesit e PR dhe nesër në mëngjes do ketë një …
Perlat e folklorit shqiptar kunder pasojave të përmbytjes
Sot, në Pallatin e Kongreseve në ora 19.00 koncert i madh bamirësie kundër pasojave të përmbytjes.
Rreth 40 grupe folklorike me perlën e tyre të demonstruar në skenën e Festivalit të Beratit do të mbushin sallën e madhe të shfaqjeve të Pallatit të Kongreseve. 70% e vlerës së fitimeve të nxjerra nga biletat, që është nga 1000 secila, do të shkojë bamirësi për të goditur nga pasojat e përmbytjes së datave 11-20 shtator në shumën e rreth Shqipërisë. Kështu “Fest-Folklori 95” kthehet në një festë e cila do të ndihmojë të dëmtuarit. “Është hera e parë në Shqipëri që një aktivitet kombëtar merr këtë karakter. Sipas bised… bisedës me inspektorët e Ministrisë së Kulturës, ky festival me koncertin e sotëm arrin kulmin e tij sepse praktika botërore e emrave të mëdhenj muzikës bëhet realitet edhe në Shqipëri. B. Përmeti Jam për mbrojtje kushtetu-cionale për të drejtat e njeriut. Dua që sot e tutje çdo shkelje e të drejtave të njeriut të mbahet shënim me laps në dorë nga përfaqësuesit socialistë.
Kthimin e ish-komunistëve në pushtet nuk e ka përkrahur asnjë forcë politike shqiptare me përjashtim të Partisë Socialiste të Rindërtuar. Tani bashkë me qumështin në disa vende do të shpërndahen edhe traktate kundër Amerikës së madhe.
Nëse dëshirojmë që të hedhim hapat e duhura drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe sidomos me Serbinë, socialistët mund të luajnë një rol të dobishëm së pari dhe të fundit njëherësh.
Skafet që deri dje bënin rrugën për në Greqi e Itali, pas shirave të fundit do të fillojnë të pamonë nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë; nëpër fshatra do përdoren komardare.
Me gjithë këtë shi që ra si nuk u mbyt një spiun çhanëm! Shoqata e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit së shpejti do t’i drejtohet gjyqit të Hagës për të vendosur në vendin e vet nderin e nëpërkëmbur.
Poshtë ata që denoncojnë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit! Rroftshin bashkëpunëtorët!
Dje në qeveri
Këshilli i Ministrave miratoi dje përdorimin e fondit rezervë të tij për 120 milionë lekë për të përballuar dëmet e shkaktuara kohët e fundit nga rrëshqitjet e rena për ristrukturimin dhe ndërtimin e rrugëve të dëmtuara, kanaleve të shkarkimit, urave si dhe dëmtime të tjera në rrjetin e shpërndarjes së ujit, energjisë, elektrike etj. Në zbatim të planit kombëtar të veprimit për mjedisin, u miratua vendimi për detyrat që kanë ministritë, institucionet dhe për masat juridike e fizike për monitorimin dhe kontrollin e mjedisit. Në vijim të privatizimit të kapitalit shtetëror në ndërmarrjet e përbashkëta, u miratua shitja e kapitalit shtetëror për shoqërinë “Albitol” Sh.p.k. Tiranë. Në zbatim të Ligjit për fondet e investimeve, u miratua ngritja e Komitetit Mbikëqyrës të Fondeve të Investimeve.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u shqyrtuan dy projektligje: për ndryshime në “Kodin Doganor” dhe ligjit “Për Armët”, të cilat synojnë mbështetjen e masave për ristrukturimin e organeve doganore, duke përfshirë në këtë sistem Policinë Doganore, si dhe ngritjen e përpjekjeve të kontrollin doganor për transportuesit e mallrave të importit. Po kështu, këto ndryshime synojnë për përmirësimin e procedurave për kontrollimin e detyrimeve doganore të likuiduara dhe zvogëllimin e derdhjes së këtyre detyrimeve.
Luan Lazimi, emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
U lind më 3.1.1949, ka përfunduar me rezultate shumë të mira studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Matematikë, ka kryer detyra të ndryshme në arsim dhe, këto kohët e fundit, Inspektor i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Operacioni “Siga - siga” diskriminim për shqiptarët
Për ’95-ën, 11 mijë emigrantë shqiptarë më shumë se ’94 të kthyer nga Greqia
Prej datës 20 shtator e mbrapa pikat tona kufitare me kufirin grek kanë pritur në mënyrë intensive kthimet e valëve të refugjatëve nga policia dhe ASFALIA greke. Sipas komunikatës së Ministrisë së Brendshme Shqiptare, vetëm më 20.09.1995 janë kthyer 820 emigrantë, prej të cilëve në Kapshticë 350 dhe Kakavijë 470. Ky ritëm kthimi ka vazhduar dhe ditët e tjera. Ky operacion i qeverisë greke është shoqëruar dhe me keqtrajtime. Madje policia greke 17 vjeçarit Viktor Kucaj, nga Lezha, policia greke i ka thyer këmbën, ndërsa 20 vjeçarit Selim Duro, nga Skrapari, gjashtat e duarve.
Ndryshenga politika e policisë greke për 5 vitet e kaluara, valët e kthimit të sivjetëm kanë qenë jo të zhurmshme, por çdo ditë mbi 500 emigrantë.
Kështu këto kthime që i kanë shpëtuar zhurmës mes medias dhe sensibilizimit ndërkombëtar kanë qenë më të mëdha në numër se vetë operacioni “S. Kupa” në gushtin e shtatorin e vitit 1994.
Të çudit fakti se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë veshur me një fasadë mirëkuptimi, por prapa tyre qëndrojnë shumë probleme dhe në veçanti problemi i emigrantëve.
Më tej në f.4
Protestë masive ndaj neokomunistëve në pushtet
“Ky takim është një protestë masive ndaj neokomunistëve të PD, kundër demagogjisë së Ligjit për tokën, kundër korrupsionit masiv, kundër intrigave të komunistëve me neokomunistët”.
Kështu e përcaktoi z. Kalakula takimin e simpatizantëve të Partisë Demokratike të Djathtë (PDD), që u mbajt ditën e dielë në ora 12 paradite, në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura, në Tiranë. Ai dhe z. Aranit Kokobobo, sekretar i kësaj partie, i cili me fjalën e tij hapi takimin, u shprehën me tone të ashpra kundër pushtetit dhe presidentit të Republikës. Sipas zotit Kokobobo, sot shteti në Shqipëri nënkupton persona në pushtet, që duan të pasurohen, ndaj mund të thuhet se, praktikisht, nuk ka shtet.
Të dy krerët e PDD e cilësuan tragjedi mundësinë e rikthimit