Godo: Na përkrahni! Do të jemi partia tuaj
Ky vend do të vuajë gjatë sa kohë të komandojë kulturën gjysmëkultura
Kryetari i PR u bën thirrje intelektualëve në takimin e organizuar në Korçë, më 1 tetor për një angazhim më të madh në problemet që po kalon sot Shqipëria
Ka ardhur koha të bëjmë një llogari serioze me potencialin intelektual të vendit, ndryshe do të lemë pa zgjidhur shumë nga problemet ekzistenciale do të krijojmë të tjera, në emër të idealit kombëtar dhe të zhvillimeve demokratike.
Lëvizjet e një epoke, që kanë cuar përpara njerëzimin, duke përfshirë edhe lëvizjet politike, janë udhëhequr nga intelektualët. Ajo që duhet shtrojë për diskutim publik është kjo fjalë: deri ku kanë qenë në krye të lëvizjeve në Shqipëri ne shekullin tonë intelektualët tanë. Është një barrë që i kalon fuqitë e mia. Po do të përdor medoten e thjeshtë për të hapur këtë diskutim të domosdoshëm.
Mund të bëjmë lehtësisht një udhë si lëvizjen për identitetin kombëtar, lëvrimin e gjuhës dhe arritjen e Pavarësisë, e udhëhoqën Rilindasit tanë mendjendritur. S’ kemi ende një kuadër të plotë të kontributit të tyre, për shkak të politizimeve të historisë; sidomos nën regjimin komunist, por kjo nuk na pengon të afirmojmë se mund të ishim zhdukur si shtet e si komb pa ndërhyrjen e Rilindasve, në kohën kur djepi i Shqipërisë lëkundej nën tehun e shpatës, siç thotë një trashëgimi e Lumo Skëndos. Gjatë sundimit të monarkisë (1924-1939) pati një drejtim e shtetit disa intelektualë të fuqishëm, por potenciali intelektual anoninë tepër nga opozita, e cila nuk pati pengesa serioze për të dhënë kontributin e vet në zhvillimin mendor, kulturor e artistik. Më kaq, domethënë fare percipztar, do të mbul për sot, rolin e intelektualizmit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit. Tani vij drejt rolit i intelektualëve në regjimin enverian dhe këto vite tranzicioni demokratik.
Me intelektualët ndodhi ajo që parashihte Dostoevski ne romanin “Demonet”, kur thote se “do te vije nje kohe qe te sundoje gjysmekultura, te ciles do t’i perulet me servilizme dhe kultura e vertete”. Per ata qe s’kane pasur rast te lexojne kete roman, po permend edhe nje pasazh tjeter. Anarkisti i madh thote se do te krijojme nje shoqeri ku te sundoje kallzimi dhe gjithe njerezit do te ndjehen njeri-tjetrin si minjte e mbyllur ne nje kafaz te madh, kurse ne, “te zgjedhurit”, do te rrihemi siper e do te sundojme boten pa telashe. Thote edhe se per te krijuar iluzionin e barazise gjithnjerezit do te vishen me rroba gri. Edhe ne “te zgjedhurit”, per sy e faqe do te vishemi nga jashte me rroba gri, kurse brenda do te kemi jetën tonë të pastër e të lartë. I tillë ishte revolucioni kulturor në Kinë. Besoj ju kujtohen gardistët e kuq, dacibaot dhe uniformat gri të tërë popullit të cilën e veshi edhe vetë kryetari Mao. Edhe sot pyet veten, pa gjetur ndonjë përgjigje, qysh mundi Dostoevski të parashihte, deri në hollësitë më të vogla atë që do të ndodhte në Kinë 150 vjet më pas! Në Shqipëri nuk u veshëm të gjithë me uniforma gri, po sidomos nga viti 1947 e mbrapa këtu nisi një “revolucion kulturor” i vazhduar, gjatë të cilit, për të mbetur gjallë, duhej të flisje vetëm gjuhën e Enver Hoxhës dhe të jetoje e punojë si vendoste celula e partisë. Regjimi komunist u përpoq të përjetësonte sundimin politik dhe ideologjisë mbi kulturë, të ndante vendin nga e kaluara historike, të merrte prej saj vetëm atë që mund t’i shërbente për nevoja operative e propagandistike, t’i kthente fetë e besimet në histori, duke shkëputur faktet dhe ekonomitë drejt një historie dhe epoke te re komuniste dukshëm akumuluar krijen më të rëndë të identitetit kombëtar. Demokraci operacion dos ky operacion do te niste me intelektualet, si pjese e popullit që mendon e vepron me aktivisht, e për rrjedhim është edhekundershtari më i rrezikshëm. Një pjesë e intelektualëve velikuida fizikisht me pushkatime e burgime, nën akuza të trilluara, ose u flak n’errugë. Pjesa tjetër u detyrua të ulte kurrizin e të kryejë punë teknike, nën mbikqyrjen e rreptë të Sigurimit dhe sekretarëve të partisë. Megjithatë një pjesë e tyre, me zotësi profesionale të lartë e me mendi-
• Tu hapet rruga intelektualëve të ndershëm dhe të aftë
• Shteti e shoqëria të drejtohet nga njerëzit më të mirë që të ndalet degjenerimi moral i kombit
• Populli - truppa kokesën e nuk kanë ballë intelektualët e vërtetë
Me tej f.3