Serbia jashtë Evropës pa u zgjidhur çështja e Kosovës
TIRANË, 4 tetor - Në takimin e Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Luksemburg, gjatë diskutimeve të djeshme, lidhur me ndihmën që do t’u jepet vendeve të ish-Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë luftës, u theksua se kthimi i Serbisë dhe i Malit të Zi në Bashkësinë Ndërkombëtare do të realizohet vetëm atëherë kur “Kosova të fitojë një autonomi të zgjeruar”.
Bashkimi Evropian u kërkoi palëve ndërluftuese në Bosnje-Hercegovinë të ndërpresin armëpushimet dhe të merren vesh, që deri në fund të tetorit të miratojnë programin e aksionit për rindërtimin e pasluftës. U propozua një ndihmë e përgjithshme humanitare, që do të jepet me kushtezime. Kroacia iu kërkua që të krijojë kushtet për kthimin e refugjatëve serbë në vendlindjen e tyre, në zonat që dikur kontrolloheshin nga OKB-ja, ndërsa Jugosllavisë së vetëshpallur i kushtëzohet kthimi në Bashkësinë Ndërkombëtare, “vetëm pasi Kosova të ketë fituar një autonomi të zgjeruar” dhe pasi të jetë siguruar respektimi i të drejtave të njeriut dhe i pakicave kombëtare në Vojvodinë e Sanxhak.
Eshtra martirësh… të magazinuara
Që prej pesë muajsh në një zyrë në Tepelenë prekin të rivarrosen 25 arkivole me eshtra të pushkatuarish politikë
Skandal nga Tepelena
Raste si ky i sotmi të nxisin të ulmosh, si krejtin e vetja, iluzionin që ndonjëherë edhe mund të avitet, pikërisht iluzionin se edhe socialistët janë shqiptarë, se edhe ata kanë të drejtën e rinovimit. Pojo! Pinjollët e atyre që dikur vranë e prenë legalisht dhe legalisht nuk manifestojnë as më të voglin iluzion për të zbutur sadopak mëkatet e rënda të prindërve. Ata refuzojnë në formën më të panatyrshme, dhe më të natyrshmin e më elementarin gjest njerëzor, varrosjen. Këshilli socialist i rrethit të Tepelenës jep sheshe për kioska e lavazhe, jep fonde për piknik dhe nuk jep fonde për rivarrimin e tyre. Në njërën zyrat e Shoqatës së të Përsekutuarve [?] të z. Bedo Asllani, pritet që eshtrat të rivarrosen në grup, por ende nuk po realizohet kjo ceremoni. Këshilli socialist i rrethit me gjithë kërkesat e përsëritura të Shoqatës, nuk po jep ende fonde. Eshtrat që prej pesë muajsh qëndrojnë mbi tokë. Drejtuesve të Shoqatës dhe familjeve të viktimave të genocidit komunist, në këshillin e rrethit, u thonë: “ata që i çvarrosën, ata le t’i varrosin”. Po t’i referohemi këtij shembulli makabër, të krijohet përshtypja se të tilla specie si socialistët tepelenas, janë gati të investojnë për t’i vrarë edhe njëherë këta skelete, sa të bëjnë detyrën: t’i varrosin të pa- paktën si njerëz të thjeshtë në mos i pranoftshin si martirë... Marrë nga "Sindikalisti", 4 tetor 95
për rivarrimin e tyre. Në njënnga zyrat e Shoqatës së të Përsekutuarve Politikë ndodhen të stivosur 25 arkivolë me eshtrat e të pushkatuarve politikë nga diktatura komuniste. Sipas shpjegimeve të
Ta ha [?]
Mjekët të rezervuar për presidentin maqedonas
SHKUP, 4 tetor- Mjekët e presidentit maqedonas, Kiro Gligorov, i goditur rëndë në tru dhe i operuar të martën pas një atentati me veturë kurth, e japin sot me rezerva parashikimin e tyre lidhur me ecurinë e gjendjes së tij.
Një buletin mjekësor, i publikuar të martën në mbrëmje pas operacionit, e konsideronte gjendjen e Gligorovit të “qëndrueshme” dhe përcaktonte se funksionet e tij jetike ishin të paprekura.
Gligorovit iu bë një ndërhyrje kirurgjikale, që zgjati gjashtë orë, gjatë së cilës mjekët nxorën nga truri i pacientit shumë cifla metali dhe dy hematoma, i bëri të ditur AFP-së një burim mjekësor, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Gligorov ndodhet në reanima-
Më tej në f. 5
Çmimi i ilaçeve kontrollohet me ligj
Që nga 1 dhjetori i vitit 1995 do të ketë kontroll të plotë mbi çmimet e ilaçeve dhe medikamentet që tregtohen nga 536 farmacitë e gjithë Shqipërisë.
Parlamenti Shqiptar ka miratuar dhe një ligj ku argumenton se pse duhet të vihet kontrolli mbi medikamentet mjekësore. Pas liberalizimit të çmimeve dhe privatizimit të farmacive dhe reparteve të stomatologjisë në Shqipëri, çmimet brenda vitit pësuan një rritje 4 deri në 5 herë.
Ilaçet që gjendeshin me vështirësi kapën shifrat marramendëse. Të sëmurët kronikë të zemrës apo diabetit e kishin shumë vështirë të përballonin çmimet e ilaçeve. Ndodhi që kontrollit të çmimeve i shpëtuan dhe 170 llojet e ilaçeve të cilat ishin përcaktuar si specifiket dhe do të shiteshin me çmim të caktuar nga shteti.
Megjithatë ende s’është përcaktuar qartë se si do të kontroll-
Më tej në f. 5
Karikaturë: dy burra pranë një tavoline ku qëndron një dosje e madhe.
Lidhjes së Djathtë Shqiptare
Lidhjes Djathtë Shqiptare
Partia e Bashkimit Demokratian është subjekt i parë politik që i bashkëngjitet Lidhjes së Djathtë Shqiptare. Kërkesa është shqyrtuar dhe pranuar me unanimitet në mbledhjen plenare të LDSH të mbajtur në Tiranë më 3 tetor 1995.
Në mbledhjen e fundit që zgjat rreth 6 orë, janë diskutuar dhe çështje të tjera të politikës së ditës dhe është caktuar afati i fundit i mbledhjes së firmave të peticionit kundër ligjit të Shit-blerjes së tokës, më 15 tetor.
Lidhja e Djathtë, që përbëhet nga pesë parti politike dhe dy shoqata (Partia Ballit Kombëtar, Partia Legalitetit, Partia Republikane, Partia e Bashkimit Demokrat, Partia e Bashkimit Demokristian, Shoqata e të Përndjekurve Politikë, shoqata e ish - Kulakëve) është aktualisht grupimi më i madh dhe më serioz i forcave politike në Shqipëri, pretendent për fitore në zgjedhjet e ardhshme.
Lidhja e Djathtë u krijua në shkurt të ’95. Qëllimi kryesor i saj është pengimi i rikthimit të ish-komunistëve në pushtet dhe ndërtimi i një shoqërie demokratike ku të sundojë rregulli e ligji.
Zgjeroхen [?] radhët e Lidhjes Diath-të Shqiptare
44% e popullsisë në qytet
Në brendësi:
Sipas deklarimeve të politikanëve vetëm tri parti do të arrijnë të kapin dy shifra, të tjeret do arrijnë tre e më shumë shifra në zgjedhjet e ardhshme
Tani që Shqipëria po bëhet gjithnjë e më qytetare zgjidhen shanset e opozitës së majtë për të fituar në zgjedhje. Dyndja e fshatarëve drejt qytetit bën pjesë në strategjinë parazgjedhore të pushtetit antipullor të PD-së për të fituar në ’97.
Bomba bë hapit trupin e Gligorovit ka hapur dhe plagët e Ballkanit. Kush do përfitojë nga destabilizimi i Maqedonisë?
Rritja e fundit e rrogave do të zgjidhë gjithçka dhe kthehen punësuarit në shtetin e sotëm. Priste që të shpërthejë një nisëm revolucionare nga punonjësit e dikastereve për të ulur në 4% rritjen e rrogave. Kjo shifër përkon dhe me kërkesën par-
tive politike për kufirin e hyrjes në Parlament.
Opozita ka mendimin se rrogat mund të rriten edhe 200%. Mirëpo unë si tellall nga përvoja them se sa herë që emër rritet rroga ndjej veten gjithë e më të varfër.
Tani që do hapen dosjet edhe për gazetaret parashikohet të mbjellen disa gazeta. Komiteti i Helsinkit do protestojë fuqimisht për ngushtimin e lirisë së shtypit dhe do t’a shpjerë çështjen në gjyqin ndërkombëtar të Hagës në Athinë.
Rroftë Demokracia Socialiste e cila është dhe demokracia e vërtetë