08/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 tetor 1995

Me një këmbë në zgjedhje dhe ende pa ligj elektoral

Megjithëse nuk përjashtohet edhe ndonjë çudingë nga ana e pushtetit; data normale e zhvillimit të zgjedhjeve po afron. Por, pavarësisht nga kjo, me gjithë zërin e engritur nga partitë e ndryshme politike, të krijohet përshtypja se pushteti dhe vetë presidenti as nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të diskutuar, hartuar e miratuar një ligj elektoral, në përshtatje me kushtet e krijuara si pasojë e zhvillimeve politike në vend gjatë këtyre katër viteve. Edhe takimet e zhvilluara ndërmjet partive të ndryshme si p.sh. tryeza e rrumbullakët e zhvilluar rreth një muaj më parë lidhur me këtë problem nuk kanë ndikuar në sensibilizimin e atyre që kanë të drejtë të vendosin tani për tani. Një gjë e tillë është pasojë e psikologjisë së vetë pushtetit për të mos përfillur asgjë që nuk bëhet sipas urdhrave apo direktivave që duke gjykuar nga eksperienca e deritanishme e qeverisjes së PD, ka shumë mundësi kthehet në realitet me mbështetjen e kartonave të deputetëve të PD-së. Presidenti e argumentoi këtë dëshirë të tijën me “ruajtjen e stabilitetit në vend”, pasi sipas tij “ligji mazhoritar, duke mundësuar përfaqësimin në parlament të një numri sa më të vogël partish, do të ngushtonte hapësirat për krizat qeveritare në të ardhmen”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se në tezë e tillë e hedhur nga presidenti është për konsumin propagandistik, pasi në të vërtetë ai dhe udhëheqja e lartë e PD mendojnë se sistemi mazhoritar, përfaqësimi i sa më pak partive në parlament do t’u mundësonte fitoren ose të qenët në një pozicion komod si opozitë. Madje për këtë po qarkullojnë fjalë, poshtë e lart, për një rritje deri 7-8% të “barazhit” për të hyrë në parla- ment, i cili tani ka qenë tek 4%- shi. Me këtë mund të shpjegohet Më tej në f.5

Parlamenti ka qenë Gjykatë për komunistët…

Një nga shqetësimet që po paraqitet në opinion pas daljes së ligjit për genocidin është çështja e dënimit kolektiv dhe a ka të drejtë Parlamenti të shndërrohet në gjykatë e të marrë vendime se kush duhet të marrë pjesë në politikë e kush jo. Megjithëse zhurma e madhe që po bëhet në shtyp me tepër ka nuanca personale se sa parimore, ia vlen të ndalesh pak në shqetësimet e konceptimeve të lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk është hera e parë që Parlamenti me ligj “dënon kolektivisht”. Ishte Parlamenti Shqiptar më 1992 që dënoi me ligj të gjithë komunistët shqiptarë duke mos i lejuar të organizohen në parti politike. Po me ligj është ndaluar dhe organizimi i partive fashiste. Mjafton të përmendësh këto dy raste për të “konkluduar” se ka precedentë demokratikë kur Parlamenti është kthyer në “gjykatë” duke “dënuar” kolektivisht. “Çdo ligj në vetvete është kufizim, apo ndalim kolektiv. Është prania e ligjit që ndalon, psh. hajdutët të vjedhin. Pra thjesht nga këndi i lirive dhe ky është një kufizim kolektiv që ndalon racën e hajdutëve të ushtrojë hobin e vet. Kufizimi që bëhet në ligj për pjesëmarrjen në politikë të ish-nomenklaturës së lartë komuniste, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk është kataklizmo për qytetaret. Rrethi është shumë i ngushtë ndaj dhe britmat dëgjohen më të larta.

Yje të kinematografisë botërore “zbarkojnë” në Kuçovë

Veç Patricia Milloret, gjykatëses magjike e “Oktapodit”, edhe katër yje të tjera të kine- matografisë Faqe 4 Veç Patricia Milloret, gjykatëses magjike e “Oktapodit”, edhe katër yje të tjera të kinematografisë

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PRSH

Nesër ora 10.00, në Tiranë do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PRSH për miratimin e Programit të Partisë dhe ndryshimet në Statut.

Shqipëri - Bullgari 0-3

Dje ekipi ynë kombëtar i futbollit u mund thellë në Bullgari me skuadrën vendase. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 1-0 me gol të shënuar në minutën e 18-të. Në pjesën e dytë lojtarët tanë përballuan një sërë sulmesh të ekipit vendas deri në minutën e 80-të, minutë kur i mirënjohuri Stoickov pas një aksioni personal, nxjerr të lirë një kolegun e tij që shënoi pa vështirësi. Edhe në këtë ndeshje traineri Bajko pati problem grumbullimin e lojtarëve që luajnë jashtë Shqipërisë. Gjithsesi në takimin e djeshëm rezultati nuk paraqet lojën e zhvilluar S. R

Sesion shkencor për 100 vjetorin e lindjes së Mbretit Zog I

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, Partia Lëvizja e Legalitetit, organizon në Pallatin e Kongreseve më dt. 8 tetor 1995, ora 10.00, një sesion shkencor. Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Tirani

Ligji për genocidin ndalon çdo veprim të marrin pjesë aktive në jetën politike të vendit. Kjo jo është shkallë me të dyja duart e lir- isë së individit dhe një shembull i qartë se Shqipëria po rrëshqet drejt një diktature të qendrës. Drejtuesit aktuale të Partisë So- cialiste po shfrytëzojnë minutat për të bërë propagandë elektorale sa kohë që nuk ka hyrë në praktikë ligji që i jep një jetë 7 vjeçare. Gramoz Ruçi do të bëjë pushimet sërish përmbi Tepelenë. Në Fier çitohet të ketë thënë se do të futemi nëpër shtëpiat e fshatarëve natën me demek për të bërë fushatë. Rritja 10% e rrëzogave ishte vepi- mi më antipullor që ka marrë z. Meksi gjatë këtyre viteve të qever- isjes. Po të shtonte edhe një zero prapa 10 atëherë po. Veprimi do të kthehej në popullor dhe demokracia do të punonte 24 orë. Nuk është e vërtetë se ko- mbëtarja jonë e futbollit humbi në Bullgari. Ne kemi luajtur në mënyrë dinjitoze dhe kemi fitu- ar moralish. Me që ra fjala tek morali. A ka moral në politikë? Do krijohet Partia e Spiunëve dhe mbijmë spiunëve. 30 mijë firmat janë gati. Elektorati sh- qiptar do të mblidhet nga gëzimi për njerëzit e penës dhe të push- kës. Koha sot vende - vende do jetë si ajo që në para 1000 vjetëve. Era nuk do të fryjë në shenjë proteste për ligjin e genocidit që miratuan ligjvënësit. ...ndikuar në sensibilizimin e aty- re për të mos përfillur asgjë që nuk bëhet sipas urdhërave apo direktivave të tij ose që nuk është në unison me interesat e tij. Vetë zoti president, është shprehur se është për një ligj mazhoritar,

Në brendësi

• Kullotat e Konispolit as të pronarëve, as të blegtorëve................f.2 • Kërkohet privatizimi i sistemit energjitik pa marrë parasysh pronësinë e rreth 6000 pronarëve të tokës ku janë ndërtuar gjithë objektet e KESH...f.2 • Kapitalizimi punës në Shqipëri................f. 3 • Partia e Bashkimit Demokristian pranon 14 pikat e Lidhjes së Djathtë Z. Bushati, ju nuk përfaqësoni demokristianët........... f. 3 • Në emigracion gjejnë punësim rreth 70% e emigrantëve............. f. 3 • Më shumë familje në qytet, por më shumë njerëz në fshat.............. f. 4 • Emigrantët shqiptarë “harrojnë” fëmijët në maternitetet e huaja... f.4 • 47% e shqiptarëve qytetarë nuk pushojnë f. 4 • Lufta Antifashiste ’39-’44 mbana brenda shumë enigma............. f. 5 • Pa pjesëmarrjen aktive të intelektualëve zhvillimi i demokracisë është i dyshimtë................. f. 5 • Vendi gjykimit Andreotti mbetet Palermo f. 7 • Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë................. f. 8